{"id":239594,"date":"2020-05-25T21:40:41","date_gmt":"2020-05-25T19:40:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=239594"},"modified":"2020-05-26T17:23:51","modified_gmt":"2020-05-26T15:23:51","slug":"veseli-dhe-kabineti-i-millkagores-marria-me-zbulimin-e-xhamise-arabe-me-1289-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/veseli-dhe-kabineti-i-millkagores-marria-me-zbulimin-e-xhamise-arabe-me-1289-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Veseli dhe Kabineti i Millka\u2019Gor\u00ebs: Marria me \u2018zbulimin\u2019 e xhamis\u00eb arabe m\u00eb 1289 n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Valon A. Syla\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Mjaftoi nj\u00eb propagand\u00eb e vjet\u00ebr boshnjake p\u00ebr nj\u00eb \u2018xhami\u2019 mesjetare t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb 1289 n\u00eb Millka\u2019Gor\u00eb t\u00eb Dragashit, 10 vite para themelimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane (1299) n\u00eb Azi dhe 100 vite para Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (1389), q\u00eb Kabineti i Kadri Veselit t\u00eb hyllet n\u00eb respektimin e saj p\u00ebr fest\u00ebn e Bajramit t\u00eb Vitrave. E shpall\u00ebn m\u00eb t\u00eb vjetr\u00ebn n\u00eb Ballkan, n\u00eb p\u00ebrpjekje d\u00ebshp\u00ebruese q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb aleat\u00eb dhe elektorat pro islamik, duke u bazuar n\u00eb goj\u00ebdh\u00ebna torbeshe, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb tregojn\u00eb se islami ishte arab, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se ai Osman. \u00c7ka i duhet kjo Kosov\u00ebs, PDK\u2019s\u00eb dhe Kabinetit Veseli? Pse t\u00eb ofendohet inteligjenca jon\u00eb dhe historia p\u00ebr nj\u00eb flirt t\u00eb lodh\u00ebt me elektoratin islamik.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Hyrje<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr lexuesin e thjesht\u00eb dhe joakademik duket e komplikuar kjo manov\u00ebr propagandistike q\u00eb na b\u00ebn ta shohim Kadri Veselin, q\u00eb me ndihm\u00ebn e kabinetit t\u00eb tij \u2018namuzli\u2019 n\u00eb dit\u00ebn e Bajramit t\u00eb Vitrave, shihet n\u00eb foto duke e \u2018zbuluar\u2019 nj\u00eb \u2018xhami\u2019 n\u00eb Gor\u00eb, e nd\u00ebrtuar kinse me 1289, nga nj\u00eb tregtar sirian, nga qyteti i Halepit (Aleppo). Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu kjo \u2018xhami\u2019 do t\u00eb ishte zbulim epokal dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt nga Stambolli, Riadi, Egjipti por edhe nga Oxfordi e Kembrixhi, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vlonin me hulumtime dhe ekspedita n\u00eb Gor\u00eb, sigurisht shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt se kabineti i Kadri Veselit me aft\u00ebsi shpik\u00ebse. Por natyrisht n\u00eb heshtje t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trik i \u2018Islamit Politik\u2019, i zier nga fondet arabe n\u00eb Sarajev\u00eb p\u00ebr t\u00eb fryer gjetjen e nj\u00eb identiteti boshnjak, larg influenc\u00ebs osmane, duke krijuar nj\u00eb mit historik q\u00eb islami boshnjak nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm osman, por daton para Osman\u00ebve dhe lidhet me arab\u00eb, Siri dhe Halep. Pra nj\u00eb inzhiniering sociologjiko-politik, po aq sa i \u00e7mendur dhe qesharak nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe i pa q\u00ebndruesh\u00ebm shkenc\u00ebrisht dhe p\u00ebrfundimisht jo valid. Por \u00e7ka ju dasht\u00eb Kadri Veselit dhe PDK\u2019s\u00eb, t\u00eb proklamoj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Boshnjaku, Torbeshi dhe \u2018xhamia\u2019 e Millk\u00ebs s\u00eb Gor\u00ebs 1289<\/strong><\/p>\n<p>Boshnjak\u00ebt e ngrat\u00eb n\u00eb telashet e veta identitare, dhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb aleat\u00ebve islamik jasht\u00eb vendit, shpesh her\u00eb dalin me teori historike p\u00ebr t\u00eb fuqizuar identitetin e tyre t\u00eb brisht\u00eb komb\u00ebtar se nuk jan\u00eb turq, serb, apo kroat t\u00eb islamizuar, por jan\u00eb di\u00e7ka special, pra di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ata kan\u00eb qejf t\u00eb quhen edhe ilir\u00eb, por jo shqiptar, kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flasin sllavisht, apo serbo-kroatisht, por mos t\u00eb jen\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ju p\u00eblqen feja islamike dhe Stambolli, ku jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.5 milion\u00eb boshnjak\u00eb tash e 120 vjet, por se osmanishtja nuk ju duket \u2018in\u2019 apo \u2018seksi\u2019 sikur Jugosllavia dikur, q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri i p\u00ebrth\u00ebkonte n\u00eb identitetin e tyre si sllav\u00eb t\u00eb jugut edhe pse t\u00eb islamizuar. Andaj nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore, e deri te koha e Ali Izetbegovicit gjat\u00eb shthurjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb 1990 e pandalur edhe sot, nuk heqin dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet n\u00eb gjetje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb sjell identitet boshnjak, q\u00eb nuk sulmohet nga serbi, kroati dhe turku, p\u00ebr prejardhje. P\u00ebr ata hulumtimet historike her\u00eb pas her\u00eb q\u00eb i ngjajn\u00eb atyre \u2018alla Fahri Xharra\u2019 jan\u00eb shp\u00ebtim. Qoft\u00eb kjo edhe me shfaqjen e nj\u00eb guri te torbesh\u00ebt e Millka\u2019Gor\u00ebs s\u00eb Dragashit, i cili p\u00ebrshkruhet sikur me do thupra, q\u00eb dikur sipas goj\u00ebdh\u00ebnave e kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb \u2018faltore\u2019 nj\u00eb tregtar, nga Siria, qyteti i Halepit (Aleppo) i cili i kishte ra andej gjat\u00eb rrug\u00ebtimit tregtar p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Goj\u00ebdh\u00ebna si Evrop\u00eb, specifikon duke p\u00ebrmendur vendet si Novi Pazari dhe Sarajeva si pika evropiane, e q\u00eb tregon mjaft se kjo Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb otomane. N\u00eb esenc\u00eb kjo rrug\u00eb tregtare \u00ebsht\u00eb aktivizuar 300 vjet m\u00eb von\u00eb dhe ka qen\u00eb e nxitur nga Pushtimi i Hungaris\u00eb dhe Rrethimi i Vjen\u00ebs nga Sulltan Sylejmani \u2018Ligjv\u00ebn\u00ebsi\u2019, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb art\u00eb t\u00eb historis\u00eb osmane.<\/p>\n<p>Ky guri n\u00eb Millk\u00eb t\u00eb Gor\u00ebs, u proklamua si di\u00e7ka e vjet\u00ebr, si pjes\u00eb e nj\u00eb faltore arabe q\u00eb e kishin respektuar torbesh\u00ebt dhe goran\u00ebt, dhe u dekretua nd\u00ebrtimi i Xhamis\u00eb m\u00eb 1822. P\u00ebr ata q\u00eb se din\u00eb, torbesh\u00ebt jan\u00eb popullat\u00eb bullgare e islamizuar q\u00eb quhen torbesh, sepse gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tyre mbanin rraqet n\u00eb nj\u00eb shtag\u00eb shkopi, ku lidhej thesi, i b\u00ebr\u00eb si \u2018torb\u00eb\u2019 q\u00eb nga gjuha sllave do t\u00eb thot\u00eb \u00e7ant\u00eb\/o (\u00e7on n\u00eb t\u00eb n\u00eb shqip), dhe nga torba me shkop, thirreshin torbesh, p\u00ebr t\u2019u dalluar nga bullgar\u00ebt, turqit dhe pjesa tjet\u00ebr e islamizuar. Ata njihen si gur\u00ebpunues, nd\u00ebrtimtar, blegtor\u00eb, kuzhinier ushtarak osman dhe gjell\u00ebb\u00ebr\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt e sotme moderne.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi arab dhe osman n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndikimi arab n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb minor, pothuajse inekzistent n\u00eb aspektin kulturor gjat\u00eb historis\u00eb. Si ndikim fetar dhe politik vjen kah fundi i viteve 90\u2019ta t\u00eb shekullit 20 dhe shfaqet m\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm pas 11 shtatorit 2001, menj\u00ebher\u00eb pas sulmit t\u00eb \u2018Kullave Binjake\u2019 n\u00eb New York dhe rishfaqjes s\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme. N\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnj\u00eb frym\u00ebn arabe t\u00eb predikimit islamik e sjell shkolla e Kairos s\u00eb Egjiptit, n\u00ebp\u00ebrmes hoxhallar\u00ebve t\u00eb shkolluar dhe financuar nga atje, kryesisht n\u00eb Mitrovic\u00eb, Novi Pazar dhe Pej\u00eb, e deri n\u00eb Sarajev\u00eb, si dhe ajo e Riadit n\u00eb regjionet e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedois\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebto ndikime luftojn\u00eb p\u00ebr kontroll me Stambollin dhe Islamin Turk\/Osman, p\u00ebr ndikime politike ekonomike dhe kulturore. N\u00eb aspektin historik ndikimi i tyre \u00ebsht\u00eb gati zero. E q\u00eb po mundohet t\u00eb ri-shpiket nga disa te Kabineti Veseli n\u00eb Millka\u2019Gor\u00eb.<\/p>\n<p>Ndikimi real vjen nga Perandoria Osmane. Vlen t\u00eb theksohet se Xhamia e par\u00eb Osmane \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pas betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1389\/90 n\u00eb Prishtin\u00eb, pas nd\u00ebrtimit t\u00eb tyrbes, apo varrit t\u00eb Sulltan Muratit i cili vdiq n\u00eb betej\u00eb. Kjo tyrbe iu la n\u00eb p\u00ebrkujdesje Familjes Tyrbedari t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb turq me prejardhje e q\u00eb i la ushtria osmane me detyr\u00eb dhe rol religjioz, q\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb tyrben dhe nderin e Sulltanit nga p\u00ebrdhosja e mundhshme, t\u00eb cil\u00ebn detyr\u00eb e kryen deri n\u00eb dor\u00ebzimin e tyrbes te autoritetet e Shtetit Jugosllav, pas r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Kjo familje, mund t\u00eb jet\u00eb edhe ndoshta e para familje islamike n\u00eb Kosov\u00eb dhe daton nga viti 1389\/90, e cila ende jeton dhe vepron n\u00eb Prishtin\u00eb. Kishte familje tjera islamike nga Fisnik\u00ebria shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri, si bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nj\u00eb nga ta edhe Hamza Kastrioti, por s\u2019kishte t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo ngjarje i bjen rrafsh 100 vjet pas gurit t\u00eb faltores s\u00eb Millka\u2019Gor\u00ebs. P\u00ebrndryshe Perandoria Osmane nga i cili vjen i gjith\u00eb ndikimi islam i regjionit \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb 1299, pra dhjet\u00eb vjet pas faltor\u00ebs s\u00eb Millka\u2019Gor\u00ebs n\u00eb Azi t\u00eb Vog\u00ebl, nd\u00ebrsa n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me pushtim osmanlit\u00eb shkelin m\u00eb tek n\u00eb vitin 1354. Perandoria Osmane u shua p\u00ebrfundimisht n\u00eb vitin 1923, nga e cila lan\u00eb shum\u00eb xhami dhe islamizoi p\u00ebraf\u00ebrsisht mbi 50 p\u00ebrqind t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan me d\u00ebshir\u00eb e pa d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Uran Ismaili dhe ndikimi islamik te Kabineti Veseli<\/strong><\/p>\n<p>Uran Ismaili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga islamik\u00ebt shembull q\u00eb PDK\u2019s\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit i ka gjetur p\u00ebr promovim n\u00eb parti. Imazhi i djalit t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb edukuar dhe musliman, i shkolluar edhe te amerikan\u00ebt, nj\u00eb djal\u00eb i mbar\u00eb, biznesmen, p\u00ebrfeksionist dhe besimtar, familjar dhe fetar, por kursesi \u2018Wahabi\u2019. Esht\u00eb pik\u00ebrisht Urani, ky tip perfekt q\u00eb po e k\u00ebrkon PDK p\u00ebr ta promovuar si model p\u00ebr t\u00eb ardhmen politike. Esht\u00eb pik\u00ebrsht Urani ai q\u00eb pag\u00ebzoi djalin me emrin Omar, dhe jo Ymer, q\u00eb lidhet me filozofin\u00eb s\u00eb pseudoshkenc\u00ebs s\u00eb \u2018xhamis\u00eb s\u00eb Millka\u2019Gor\u00eb\u2019s q\u00eb nj\u00eb xhami e tregtarit arab ishte, para osmanlive dhe se emri arab Omar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sakt\u00eb dhe i v\u00ebrteti, sepse Ymeri varianti i d\u00ebgjuar dhe i p\u00ebrdorur nd\u00ebr shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebr i shtremb\u00ebruar nga osman\u00ebt turqelinj. Sidoqoft\u00eb e drejt\u00eb personale, por kjo nuk lejon shtremb\u00ebrimin e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas tij vjen edhe djaloshi i sjellsh\u00ebm tjet\u00ebr fetar nga Ferizaji, Avni Bytyqi, me grua t\u00eb mbuluar dhe i respektuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha ritet nacionale dhe fetare islamike, q\u00eb prezenton ftyr\u00ebn PDK\u2019s\u00eb si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i partis\u00eb. Edhe k\u00ebtu theksohet nj\u00eb doz\u00eb e flirtit t\u00eb PDK\u2019s\u00eb me islamin, por tendeca t\u00eb tjera ditore v\u00ebrehen edhe me Besa Ismailin, me deputeten e mbuluar e cila her\u00ebn e fundit u pa duke i dor\u00ebzuar dokumentet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuse, sigurisht p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazh, edhe pse ata an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PDK, q\u00eb e kishin shkruar edhe pjes\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs nuk dukeshin gj\u00ebkundi. Dhe kulminacioni i mesazhit erdhi me Millka\u2019Gor\u00ebn, arabe, dhe jo otomane p\u00ebr dit\u00ebn e Bajramit t\u00eb Vitrave.<\/p>\n<p>E gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flirt i lodh\u00ebt me elektoratin islamik, p\u00ebr nj\u00eb grusht vota. N\u00eb rregull, ka m\u00ebnyra tjera q\u00eb k\u00ebt\u00eb elektorat t\u00eb tentoj t\u00eb p\u00ebrth\u00ebkoj PDK, apo cilado parti, por jo duke e ofenduar inteligjenc\u00ebn dhe historin\u00eb ton\u00eb. Fundja, prej kur qenkan kaq interesante tregimet torbeshe, m\u00eb shum\u00eb se tregimet e goj\u00ebdh\u00ebnat e shumta shqiptare, islamike, familjare. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje nuk besoj se e di as Kabineti i Millka\u2019Gor\u00ebs, si komb\u00ebtar dhe fetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb. Fundja, ne si kemi gajlet e boshnjak\u00ebve, apo jo?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Valon A. Syla\u00a0 Mjaftoi nj\u00eb propagand\u00eb e vjet\u00ebr boshnjake p\u00ebr nj\u00eb \u2018xhami\u2019 mesjetare t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb 1289 n\u00eb Millka\u2019Gor\u00eb t\u00eb Dragashit, 10 vite para themelimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane (1299) n\u00eb Azi dhe 100 vite para Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (1389), q\u00eb Kabineti i Kadri Veselit t\u00eb hyllet n\u00eb respektimin e saj p\u00ebr fest\u00ebn e Bajramit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":158510,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-239594","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=239594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239594\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=239594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=239594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=239594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}