{"id":240585,"date":"2020-05-27T15:09:35","date_gmt":"2020-05-27T13:09:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=240585"},"modified":"2020-05-27T23:13:06","modified_gmt":"2020-05-27T21:13:06","slug":"kujtime-te-luftes-5-ruset-hyne-ne-kryeqytet-serbet-festojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kujtime-te-luftes-5-ruset-hyne-ne-kryeqytet-serbet-festojne\/","title":{"rendered":"Kujtime t\u00eb luft\u00ebs (5): Rus\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb kryeqytet, serb\u00ebt festojn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Besim Kajtazi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Serbia n\u00eb fsheht\u00ebsi p\u00ebrgatiti deportimin e 2.800 t\u00eb t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgjet e Serbis\u00eb.- Vrasjet e bandave serbe ndodh\u00ebn\u00a0 edhe pas 12 qershorit&#8230;<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pas kalimit t\u00eb\u00a0 Xhavitit n\u00eb Maqedoni,\u00a0 po afrohej fundi i majit. Sulmet ajrore\u00a0 t\u00eb avion\u00ebve t\u00eb NATO-s\u00a0 ndaj caqeve serbe nuk ndaleshin dhe\u00a0 Millosheviqin e prisnin m\u00eb pak se dy jav\u00eb, q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohej para fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore. \u00a0Pas fushat\u00ebs s\u00eb arrestimeve\u00a0 t\u00eb 18-24 majit,\u00a0\u00a0 l\u00ebvizjet e policis\u00eb n\u00ebp\u00ebr lagje u rralluan, por edhe daljet tona, duke i ikur takimeve t\u00eb mundshme, ngase sipas asaj q\u00eb d\u00ebgjonim\u00a0 n\u00eb lajmet e agjencive t\u00eb huaja,\u00a0 ish-Jugosllavia, me emrin Serbi\u00a0 ishte n\u00eb prag \u00a0t\u00eb n\u00ebnshtrimit para trysnis\u00eb\u00a0 nd\u00ebrkomb\u00ebtare per\u00ebndimore&#8230;<\/p>\n<p>Lajmet p\u00ebr luftime n\u00ebp\u00ebr zonat e ndryshme\u00a0 operative\u00a0 t\u00eb Kosov\u00ebs, ishin shtuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb forcat e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb ndihmuara nga Alenca Euro-Atlantike, nga ajri, kishin nisur dep\u00ebrtimin e tyre\u00a0 n\u00eb brendi t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e thyer mbrojtjen serbe&#8230;<\/p>\n<p>Me baban\u00eb bisedonim rreth\u00a0 ndonj\u00eb rreziku tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb na priste\u00a0 gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vazhdim&#8230;<\/p>\n<p>Moti po nxehej, dhe muaji qershor paralajm\u00ebronte nj\u00eb ngroht\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr banor\u00ebt e izoluar gjithandej Kosov\u00ebs, e, edhe p\u00ebr kryeqytetin e pushtuar. Sheshi p\u00ebrmes banor\u00ebve serb\u00eb, e, edhe disa pakicave tjera, \u00a0p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb propaguar politik\u00ebn\u00a0 Serbis\u00eb, e cila \u00a0paraqitej si viktim\u00eb e luft\u00ebs dhe k\u00ebrkonin\u00a0 nd\u00ebrprerjen e fushat\u00ebs ajrore!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb \u00a0shtetrrethimit 78\u00a0 ditor\u00eb, pushtuesi lancoi \u00a0edhe nj\u00eb kanal televiziv \u201cAS\u201d, t\u00eb cilin e drejtonte Fatmir Sheholli dhe aty pasqyrohej\u00a0 politika\u00a0 e lojalitetit projugosllav&#8230; Sa mbaj n\u00eb mend n\u00eb intervist\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast e kishin thirrur edhe p\u00ebrcjell\u00ebsin e ish-presidentit\u00a0 dr. Ibrahim\u00a0\u00a0 Rugova, Adnan Merofci, mir\u00ebpo, biseda shihej se ishte e imponuar dhe nuk kishe se \u00e7ka t\u00eb m\u00ebsoje di\u00e7ka \u00a0p\u00ebr gjendjen\u00a0 ton\u00eb, kur dihet se qysh her\u00ebt sht\u00ebpia\u00a0 e\u00a0 Rugov\u00ebs n\u00eb \u201cVelani\u201d ishte n\u00ebn kontrollin e policis\u00eb &#8230;<\/p>\n<p>Babai \u00e7do dit\u00eb dilte te rrethi (af\u00ebr Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb), duke pritur lirimin e t\u00eb burgosurve. Nj\u00eb dit\u00eb, ai s\u00eb bashku me Drinin u vonuan dhe ne u b\u00ebm\u00eb merak. Kur u err\u00ebsua, erdh\u00ebn t\u00eb mbushur frym\u00eb dhe p\u00ebrpak sa nuk kishin p\u00ebsuar nga plumbat.<\/p>\n<p>Drinin e pyet\u00ebm, \u00e7ka ka ndodhur, pse u vonuat?<\/p>\n<p>Drini, tha: Ishim duke pritur te \u00a0Lagja e Spitalit, n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr, u ula ta lidhi k\u00ebpuc\u00ebn\u00a0 dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast di\u00e7ka m\u00eb fishlloi mbi kok\u00eb, k\u00ebrciti muri dhe u pa se ishte plumb\u201d.<\/p>\n<p>Aty af\u00ebr, doli nj\u00eb banor dhe i tha babait:<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka je kah del bre burr\u00eb \u00e7do dit\u00eb k\u00ebshtu, a s\u2019po\u00a0 sheh \u00e7far\u00eb situate \u00ebsht\u00eb?\u201d&#8230;<\/p>\n<p>\u201cDjalin e kam t\u00eb burgosur n\u00eb Burgun e Lipjanit dhe po pres mos po e lirojn\u00eb\u201d, ia ktheu babai.<\/p>\n<p>\u201cHajt n\u00eb sht\u00ebpi, \u00a0se n\u00ebse vjen djali deri k\u00ebtu, vjen edhe n\u00eb sht\u00ebpi, se po don me e marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d&#8230; E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr Drinin&#8230;<\/p>\n<p>Kapitullimi i Serbis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Fushata ajrore e NATO-s p\u00ebrfundimisht arriti q\u00ebllimin, m\u00eb 9 qershor 1999, kur u dha lajmi aq i pritur p\u00ebr ne, kur u shpall arritja e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs (ose Marr\u00ebveshja ushtarako-teknike n\u00eb Kumanov\u00eb), e cila i dha fund dhun\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb si nj\u00eb parakusht p\u00ebr ndaljen e bombardimeve t\u00eb NATO-s mbi caqet strategjike serbe.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, Serbia detyrohej t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb t\u00eb gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs, nd\u00ebrmjet NATO-s dhe \u00a0t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs RFJ-s\u00eb, e n\u00ebnshkrua m\u00eb 9 qershor 1999, hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 11 qershor 1999, t\u00eb cil\u00ebn e\u00a0 n\u00ebnshkruan Michael Jackson, komandanti i par\u00eb i KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, dhe ish-shefi i Shtabit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, gjenerali Nebojsha Pavkoviq.<\/p>\n<figure id=\"attachment_240590\" aria-describedby=\"caption-attachment-240590\" style=\"width: 1289px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-240590\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson.jpg\" alt=\"\" width=\"1289\" height=\"860\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson.jpg 1289w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-1068x713.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-630x420.jpg 630w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/generali-gjekson-1259x840.jpg 1259w\" sizes=\"(max-width: 1289px) 100vw, 1289px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-240590\" class=\"wp-caption-text\">Yugoslavia Serbia NATO Bombing 1999<\/figcaption><\/figure>\n<p>G\u00ebzimi ishte i madh n\u00eb sht\u00ebpi, por, pik\u00ebrisht nat\u00ebn e e n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, kaluam dit\u00ebt m\u00eb dramatike, kur forcat\u00a0 ushtarake ruse nga Bosnje e Hercegovina u nis\u00ebn drejt Kosov\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr t\u2019iu bashkuar forcave paqeruajt\u00ebse t\u00eb NATO-s!<\/p>\n<p>Prishtina u ndri\u00e7ua nga arm\u00ebt<\/p>\n<p>Hyrja e rus\u00ebve n\u00eb kryeqytet mbr\u00ebmjen e 10 qershorit 1999\u00a0 tek ne zgjoi frik\u00eb dhe zhg\u00ebnjim. Prej pas dit\u00ebs n\u00eb lajmet\u00a0 e televizivit serb njoftonin se forcat ruse po vin\u00eb\u00a0 dhe ato i \u00a0ftonin qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb dalin t\u2019i presin n\u00eb rrug\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Parakalimi i autoblindave ruse\u00a0 n\u00ebp\u00ebr qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit,\u00a0 nxori n\u00eb shesh, sidomos af\u00ebr Gran Hotelit \u201cPrishtina\u201d mij\u00ebra serb\u00eb, t\u00eb \u00a0cil\u00ebt me t\u00eb d\u00ebgjuar lajmin\u00a0 se rus\u00ebt arrit\u00ebn, me gra e f\u00ebmij\u00eb nis\u00ebn fest\u00ebn\u00a0 me t\u00eb sht\u00ebna t\u00eb pakontrolluara arm\u00ebsh, t\u00eb cilat Prishtina nuk i kishte p\u00ebrjetuar\u00a0 asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs ajrore t\u00eb NATO-s. Kryeqyteti u ndri\u00e7ua nga t\u00eb sht\u00ebnat e arm\u00ebve. T\u00eb sht\u00ebnat\u00a0 nuk u ndal\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe vazhduan deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<p>Ishim n\u00eb hall t\u00eb madh dhe\u00a0 vet\u00ebm prisnim momentin\u00a0 kur do t\u00eb na sulmonin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Motra Lumnija , n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb hallakam\u00eb, tha:<\/p>\n<p>\u201dAaa, bab\u00eb,\u00a0 i lajt\u00ebm duart! Do me na ba rusi papq\u201d!<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u201d,\u00a0 tha babai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse vazhdon k\u00ebshtu\u201d, i thash \u201cpo ikim e strehohemi n\u00eb tavan, po me shpres\u00ebn se kjo nuk do t\u00eb ndodhte\u201d.<\/p>\n<p>Po at\u00eb nat\u00eb, serb\u00eb t\u00eb maskuar hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazmi Gojanit, t\u00eb cilin e vran\u00eb dhe e pla\u00e7kit\u00ebn, kurse me t\u00eb u plagos edhe nipi i tij. Flitej se at\u00eb e sulmoi\u00a0 fqinji i tij serb. Gojani ishte nj\u00eb tregtar dhe qytetar i nderuar i Prishtin\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb nat\u00ebn nuk fut\u00ebm gjum\u00eb n\u00eb sy, duke pritur se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr hyrjen e rus\u00ebve alarmoi Qendr\u00ebn e NATO-s , e cila menj\u00ebher\u00eb urdh\u00ebroi marshimin e trupave t\u00eb tyre drejt Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Maqedonis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi\u00a0 erdhi dhe qytetin e kishte kapluar nj\u00eb heshtje e papar\u00eb. U p\u00ebrhap lajmi se serb\u00ebt po i lirojn\u00eb t\u00eb burgosurit dhe se ata pritej t\u00eb arrinin\u00a0 k\u00ebmb\u00eb nga Burgu i Lipjanit!<\/p>\n<p>Babai menj\u00ebher\u00eb, tha:<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb po shkoj ta pres Veliun, se sot po i liruakan nga burgu\u201d,\u00a0 dhe u nis vet.<\/p>\n<p>Prit\u00ebm kot dhe kur u kthye babai n\u00eb sht\u00ebpi, tha:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zotin i pash\u00eb autobus\u00ebt plot me t\u00eb burgosur shkuan p\u00ebr Serbi. Krejt lidh kishin qen\u00eb e me kok\u00eb teposht\u00eb!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb fytyr\u00ebn e tij u shfaq nj\u00eb m\u00ebrzi e madhe.<\/p>\n<p>U mundova ta qet\u00ebsoj\u00eb \u00a0duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cjo, s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb burgosur, por tu ka duk\u00eb\u201d, por kot, ai i kishte par\u00eb m\u00eb syt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pengjet e luft\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Pohimin\u00a0 e babait se i kishte par\u00eb t\u00eb burgosurit duke i bartur me autobus\u00eb si pengje lufte n\u00eb Serbi, i v\u00ebrteton rr\u00ebfimi i Veliut, i cili \u00a0d\u00ebshmon\u00a0 p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka ndodhi \u00a0\u00a0dit\u00ebn e 10 qershorit\u00a0 me t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNat\u00ebn e 9 qershorit, 12 or\u00eb para se t\u00eb ngarkoheshim n\u00ebp\u00ebr autobus\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve na i lidh\u00ebn duart me sixhim. Na nxor\u00ebn jasht\u00eb dhe rreth or\u00ebs 10:00 t\u00eb dit\u00ebs na ngarkuan n\u00ebp\u00ebr autobus\u00eb, sa e mbaj n\u00eb mend ishin gjithsej 55 autobus\u00eb. Un\u00eb isha n\u00eb autobusin e nr. 50, kurse\u00a0 n\u00eb t\u00eb 55-tin ishte Flora Brovina, autobus ky i\u00a0 vetmi\u00a0 q\u00eb nuk u mbush, \u00a0dhe n\u00eb nisje iu thyen xhamat , kurse t\u00eb tjer\u00ebt i kishin nga 55 veta brenda. Llogaritet se ishim diku rreth 2.800 veta\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr 24 or\u00eb nuk na dhan\u00eb as buk\u00eb, as uj\u00eb. Dymb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara na i lidh\u00ebn duart \u00a0me sixhim \u00a0mbrapa,\u00a0 t\u00eb kthyera shpin\u00eb p\u00ebr shpine, litar q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr lidhjen e \u00a0thas\u00ebve t\u00eb grurit. Nga dhomat duhej t\u00eb kalonim oborrin e burgut, \u00a0i cili ishte i mbushur me paramilitar\u00eb, \u00a0q\u00eb n\u00eb kraharor dhe kok\u00eb mbanin shirita t\u00eb kuq dhe t\u00eb verdh\u00eb. Kalimi n\u00ebp\u00ebrmes tyre ishte i r\u00ebnd\u00eb se goditeshe nga t\u00eb gjitha an\u00ebt deri sa hym\u00eb n\u00eb autobus. Brenda autobusit ishin nga dy gardian\u00eb burgu dhe nj\u00eb polic. E kishim \u00a0t\u00eb ndaluar t\u00eb shikojm\u00eb anash. Nga Lipjani erdh\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb,\u00a0 pastaj mor\u00ebm drejtimin kah Millosheva dhe u kthyem p\u00ebr Podujev\u00eb. Rrug\u00ebs na gjuanin me gur\u00eb ushtar\u00ebt, polic\u00ebt dhe popullata serbe. Kufirin e kaluam n\u00eb Merdare dhe mor\u00ebm drejtimin e Nishit\u201d, kujton Veliu dhe vazhdon:<\/p>\n<p>\u201cIshte nxeht\u00eb i madh. N\u00eb oborrin e burgut n\u00eb Nish, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb diellit me dritare e dyer t\u00eb mbyllura \u00a0t\u00eb autobusit na lan\u00eb rreth dy or\u00eb. Temperatura brenda ishte rreth 50 grad\u00eb. Nga djersitja dhe k\u00eblbaza q\u00eb qitnin t\u00eb burgosurit e s\u00ebmur\u00eb u mbush korridori mes ul\u00ebseve t\u00eb autobusit. Filluan halucinacionet e t\u00eb burgosurve dhe disa e humb\u00ebn edhe vet\u00ebdijen duke iu r\u00ebn\u00eb t\u00eb fikt\u00eb. Fal\u00eb nj\u00eb gardiani q\u00eb na i \u00e7eli dyert e autobusit, \u00a0shp\u00ebtuam pa u ngulfatur nga mungesa e oksigjenit. Af\u00ebr autobusit kishte qen\u00eb nj\u00eb qeshm\u00eb dhe gardiani na ka dh\u00ebn\u00eb nga gjysm\u00eb lit\u00ebr uj\u00eb secilit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi e mbante shishen me dor\u00eb e ne pinim ngase ishim t\u00eb lidhur. N\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Sremit kemi mb\u00ebrri rreth or\u00ebs 22:00. Edhe k\u00ebtu\u00a0 kordoni i gardian\u00ebve na kishte p\u00ebrgatitur \u201cmir\u00ebseardhje\u201d. Duhej te kalonim p\u00ebrmes tyre, kurse\u00a0 kordoni n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt, nis\u00ebn t\u00eb na q\u00ebllojn\u00eb me mjete nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet , q\u00eb i kishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr ne\u201d, kujton skenat e tmerrshme, Veliu.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebsaj ceremonie t\u00eb pritjes t\u00eb cil\u00ebn vet\u00ebm ata dit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb, na shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb kat\u00ebr dhoma, n\u00eb secil\u00ebn\u00a0 nga 70 veta. Nga \u00a0shtr\u00ebngimi i duarve t\u00eb lidhura me litar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 24 or\u00eb, duart na ishin \u00ebnjtur dhe\u00a0 piknin gjak, dhe pasi na zgjidh\u00ebn, nuk i ndienim\u00a0 duart&#8230;<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb burg\u00a0 na soll\u00ebn rreth\u00a0 280 veta, pasi q\u00eb burgjet tjera n\u00eb Nish , Prokuple, Pozharevc, Beograd etj., ishin t\u00eb mbushur plot&#8230;\u201d&#8230;<\/p>\n<p>\u201cIshte kjo nj\u00eb tradhti q\u00eb na u b\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs,\u00a0 m\u00eb 9 qershor. N\u00eb vend se t\u00eb liroheshim nga burgu, serb\u00ebt\u00a0 kishin p\u00ebrgatitur skenarin e fsheht\u00eb p\u00ebr t\u00eb na deportuar si pengje lufte n\u00eb Serbi, e, ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb na ekzekutuar m\u00eb von\u00eb&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>Lista e t\u00eb burgosurve, n\u00eb duar t\u00eb mjekut serb<\/p>\n<p>Babai, nuk u ndal. Po at\u00eb dit\u00eb doli n\u00eb qytet, dhe me Elhemen , gruan e Veliut, shkuan t\u00eb interesohen\u00a0 p\u00ebr fatin e t\u00eb burgosurve dhe fati deshi q\u00eb ai t\u00eb takoj\u00eb disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb qytet, n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs e shohin nj\u00eb mjek serb, i cili punonte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri e njohu dhe tha :<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb mjeku i burgut\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-240589\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-burgu-i-mitrovicces-se-sremit.jpg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"706\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-burgu-i-mitrovicces-se-sremit.jpg 720w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-burgu-i-mitrovicces-se-sremit-300x294.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-burgu-i-mitrovicces-se-sremit-696x682.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-burgu-i-mitrovicces-se-sremit-428x420.jpg 428w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/p>\n<p>Ai me vete kishte nj\u00eb dosje t\u00eb madhe m\u00eb list\u00ebn e emrave t\u00eb t\u00eb burgosurve. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kryqit t\u00eb Kuq, nd\u00ebrhyn\u00eb dhe\u00a0 ia mor\u00ebn list\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin emrat e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb i kishin transportuar fshehurazi n\u00eb burgjet e Serbis\u00eb dhe pik\u00ebrisht zbulimi i k\u00ebsaj liste si duket ua prishi skenarin e err\u00ebt q\u00eb kishin ata me t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb. U evidencuan emrat e t\u00eb gjith\u00ebve dhe dihej qart\u00eb se ata ishin transportuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgjet e Serbis\u00eb. Nuk vonoi shum\u00eb \u00a0dhe Kryqi i Kuq kontaktoi me zyrtar\u00ebt e Serbis\u00eb dhe b\u00ebri edhe vizitat e para t\u00eb t\u00eb burgosurve, t\u00eb cil\u00ebt ehe atje po u n\u00ebnshtroheshin torturave barbare&#8230;<\/p>\n<p>Ishte ky nj\u00eb leht\u00ebsim shpirt\u00ebror p\u00ebr bab\u00ebn dhe t\u00eb gjitha familjet e t\u00eb burgosurve, pasi mor\u00ebn vesh se p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha vuajtjeve,\u00a0 ishin t\u00eb gjall\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Rus\u00ebt n\u00eb Aeroport, Gurkhat n\u00eb kryeqytet!<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 12 qershorit, na zgjoi zhurma e helikopter\u00ebve \u00a0transportues t\u00eb NATO-s, \u00a0t\u00eb \u00a0cil\u00ebt kishin nisur\u00a0 t\u00eb zbarkonin automjetet ushtarake \u00a0n\u00eb fush\u00ebn\u00a0 p\u00ebrreth p\u00ebrmendores s\u00eb Prishtin\u00ebs. N\u00eb lagje n\u00eb rrug\u00ebn kryesore u d\u00ebgjua zhurma e zinxhir\u00ebve t\u00eb autoblindave t\u00eb vogla, q\u00eb parakaluan rrug\u00ebs s\u00eb \u201cDubrovnikut\u201d (tash \u201cGazmend \u00a0Zajmi\u201d). Nga g\u00ebzimi, njer\u00ebzit q\u00eb kishin mbetur n\u00eb lagje, dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb dhe me lule nderonin ushtar\u00ebt\u00a0 britanik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb par\u00ebt hyr\u00ebn n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-240588\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/ruset-ne-Prishtine.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"414\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/ruset-ne-Prishtine.jpg 620w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/ruset-ne-Prishtine-300x200.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/p>\n<p>Ishin nj\u00ebsit\u00eb \u201cGurkha\u201d q\u00eb parakaluan edhe n\u00eb lagjen ton\u00eb. Ata \u00a0u rrethuan nga banor\u00ebt shqiptar\u00eb, \u00a0\u00a0q\u00eb kishim mbetur n\u00eb lagje. Popullata nis\u00ebn t\u2019u ankohen ushtar\u00ebve britanik\u00eb , ua dham\u00eb edhe\u00a0 listat me njer\u00ebz \u00a0t\u00eb burgosur dhe \u00a0t\u00eb zhdukur, duke shpresuar se do t\u00eb zbardhej fati i tyre. N\u00eb \u00e7do\u00a0 skaj t\u00eb rrug\u00ebs , t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb asfalt \u00a0ata q\u00ebndronin\u00a0 t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do rrezik q\u00eb mund t\u00eb paraqitej, ngase n\u00eb kryeqytet ende kishte forca ushtarake e policore serbe, t\u00eb cilat duhej t\u00eb t\u00ebrhiqeshin deri m\u00eb 17 qershor&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa vazhdonte marrja e Aeroportit t\u00eb Sllatin\u00ebs nga komandanti, Gjenerali \u00a0Majk\u00ebll Xhekson , n\u00eb kryeqytet serb\u00ebt n\u00eb t\u00ebrheqje \u00a0e sip\u00ebr kryen edhe disa vrasje, si\u00e7 ishte ajo e vrasjes s\u00eb tre \u00a0t\u00eb rinjve n\u00eb\u00a0 Lagjen \u201cKodra e Diellit\u201d, kur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrleshje \u00a0me bandat serbe u vran\u00eb. Ishin k\u00ebta Nezir Gashi, Arianit Berisha, Uran Ajeti dhe Venet Bajramaj &#8230; Ishte ky nj\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb, ku dihej se n\u00eb kryeqytet kishin hyr\u00eb trupat\u00a0 britanike t\u00eb KFOR-it&#8230;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe\u00a0 nisi edhe k\u00ebrkimi i arm\u00ebve, t\u00eb cilat pushtuesit serb\u00eb i kishin shp\u00ebrndar\u00eb , n\u00ebp\u00ebr popullat\u00ebn e tyre. Ushtar\u00ebt britanik\u00eb, nga f\u00ebmij\u00ebt e lagjes son\u00eb m\u00ebsonin se \u00a0n\u00eb cilat sht\u00ebpi\u00a0 mund t\u00eb kishte ende arm\u00eb, dhe\u00a0 gjat\u00eb disa dit\u00ebve t\u00eb bastisjes u mblodh\u00ebn shum\u00eb arm\u00eb, q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e garazhet e tyre&#8230;<\/p>\n<p>Regjistrimi n\u00eb luft\u00eb!<\/p>\n<p>Pas fushat\u00ebs s\u00eb burgosjeve, pushtuesi n\u00eb Prishtin\u00eb, nisi regjistrimin e popullat\u00ebs q\u00eb kishin mbetur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi . Urdhri u dha\u00a0 nga policia dhe\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb\u00a0 ende q\u00ebndronin n\u00eb kryeqytet duhej t\u00eb paraqiteshin n\u00eb qendrat e regjistrimit, ku u jepej kartoni i gjelb\u00ebr. P\u00ebr pjes\u00ebn e lagjes son\u00eb ishte caktuar nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ish-Hoteli Park, af\u00ebr Parkut t\u00eb qytetit, n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb\u00a0\u00a0 t\u00eb k\u00ebtij hoteli, q\u00eb dikur p\u00ebrdorej si sht\u00ebpi publike e ku duhej lajm\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs deri aty kishte forca policore. Duke shkuar aty na k\u00ebrc\u00ebnonin dhe na fyenin.<\/p>\n<p>Pushtuesi d\u00ebshironte t\u00eb dinte se edhe sa qytetar\u00eb kishin mbetur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kishin m\u00eb leht\u00eb p\u00ebrcjelljen e gjendjes, mir\u00ebpo fati deshi q\u00eb k\u00ebta karton\u00eb nuk ju b\u00ebn\u00eb pun\u00eb dhe m\u00eb 12 qershor arriti liria&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-240587\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999.jpg\" alt=\"\" width=\"581\" height=\"432\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999.jpg 581w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999-300x223.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999-80x60.jpg 80w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999-160x120.jpg 160w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999-265x198.jpg 265w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999-485x360.jpg 485w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/foto-faksimile-regjistrimi-1999-565x420.jpg 565w\" sizes=\"(max-width: 581px) 100vw, 581px\" \/><\/p>\n<p>Foto:\u00a0 Kartoni i\u00a0 gjelb\u00ebr i regjistrimit<\/p>\n<p>(vijon)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besim Kajtazi Serbia n\u00eb fsheht\u00ebsi p\u00ebrgatiti deportimin e 2.800 t\u00eb t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgjet e Serbis\u00eb.- Vrasjet e bandave serbe ndodh\u00ebn\u00a0 edhe pas 12 qershorit&#8230; Pas kalimit t\u00eb\u00a0 Xhavitit n\u00eb Maqedoni,\u00a0 po afrohej fundi i majit. Sulmet ajrore\u00a0 t\u00eb avion\u00ebve t\u00eb NATO-s\u00a0 ndaj caqeve serbe nuk ndaleshin dhe\u00a0 Millosheviqin e prisnin m\u00eb pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":240588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-240585","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240585\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/240588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}