{"id":240821,"date":"2020-05-27T21:34:34","date_gmt":"2020-05-27T19:34:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=240821"},"modified":"2020-05-27T23:14:53","modified_gmt":"2020-05-27T21:14:53","slug":"politika-e-jashtme-dhe-denatyralizimi-i-albin-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/politika-e-jashtme-dhe-denatyralizimi-i-albin-kurtit\/","title":{"rendered":"Politika e Jashtme dhe denatyralizimi i Albin Kurtit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Artan Behrami<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Ngritja e tij nuk ndodhi mbi nevoj\u00ebn e brendshme p\u00ebr reforma, p\u00ebr modernizim, p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe p\u00ebr emancipim shoq\u00ebror, por mbi iluzionet se do ta jet\u00ebsoj\u00eb projektin komb\u00ebtar, t\u00eb cilin d\u00ebshtuan ta b\u00ebnin Ismail Qemaili, Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Trash\u00ebgimia politike e Kurtit \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht kuqezi, e bazuar n\u00eb bashkimin komb\u00ebtar, si nj\u00eb opium p\u00ebr l\u00ebngimet shekullore t\u00eb popullit ton\u00eb dhe si nj\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet e brendshme.<\/p>\n<p>Politika e Jashtme e Kurtit dhe kauza e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes u shnd\u00ebrrua n\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe n\u00eb izolim nd\u00ebrkomb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Muri i dig\u00ebs s\u00eb shpres\u00ebs, t\u00eb cilin e kishte nd\u00ebrtuar Kurti p\u00ebr largpam\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb politik\u00ebn e Jashtme, u p\u00ebrmbys nga pritjet e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb akumuluara p\u00ebr 20 vjet.<\/p>\n<p>As kritik\u00ebt m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb tij nuk kishin besuar se d\u00ebshtimi m\u00eb kardinal i Kurtit n\u00eb 100 dit\u00ebt e qeverisjes do t\u00eb jet\u00eb pika m\u00eb e fort\u00eb e tij!<\/p>\n<p>Kurti, i cili t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb opozit\u00eb ka l\u00ebvizur n\u00ebp\u00ebr teh t\u00eb ekstremeve, sapo mori postin e kryeministrit, u denatyralizua, duke i aktruar dit\u00ebt e para si kryeminist\u00ebr i but\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe duke qen\u00eb vetvetja si kryeminist\u00ebr arrogant i shkarkuar!<\/p>\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb dyja rolet, Kurti d\u00ebshtoi n\u00eb politiken e Jashtme, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs, t\u00eb vizionit n\u00eb diplomaci dhe t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar momentumet gjeopolitike.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, ai ktheu kok\u00ebposht\u00eb parimet mbi t\u00eb cilat ishte nd\u00ebrtuar politika e Jashtme e Kosov\u00ebs q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Kurti d\u00ebshtoi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vizionin e tij mbi t\u00eb arriturat 12-vje\u00e7are n\u00eb politik\u00ebn e Jashtme, q\u00eb ishin suksese edhe t\u00eb partner\u00ebve strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb krye me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb tyre, ai krijoi rregulla paralele, t\u00eb pad\u00ebgjuara n\u00eb politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e p\u00ebrdorur diplomacin\u00eb jo si mekaniz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, por p\u00ebr sh\u00ebrimin e paranojave dhe luftimin e armiqve personal\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti u b\u00eb kryeministri i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pas pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb hoqi dor\u00eb nga procesi i shtimit t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb forcimin e pozit\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve ai promovoi vet\u00ebm frik\u00ebn, urrejtjen dhe inatet personale q\u00eb kishte me oponent\u00ebt politik\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Antiamerikanzimi, parim i politik\u00ebs s\u00eb Jashtme<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ishin \u2018goditja\u2019 e par\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Kurtit, duke e konvertuar ideologjin\u00eb antiimperialiste n\u00eb parimin kryesor t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ai suksessh\u00ebm rr\u00ebnoi tradit\u00ebn e nj\u00eb koordinimi t\u00eb p\u00ebrminutsh\u00ebm me SHBA-n\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb edhe fuqin\u00eb diplomatike q\u00eb Kosova e kishte krijuar si nj\u00eb shtet me 1.8 milion\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n<p>Fuqia e politik\u00ebs s\u00eb Jashtme e shteteve t\u00eb vogla shpeshher\u00eb varet nga fuqia ekonomike e tyre, nga ajo ushtarake ose nga p\u00ebrcaktimi i partner\u00ebve strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>Me Amerikan mbrapa, Kosova dikur ishte fuqi dhe faktor diplomatik n\u00eb rajon, duke e mposhtur Serbin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht q\u00eb nga viti 1999, me intervenimin e NATO-s, me shpalljen e koordinuar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, me procesin e njohjeve etj.<\/p>\n<p>Ishte gjithmon\u00eb Serbia ajo q\u00eb largohej nga forumet, nga konferencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nga tavolinat e bisedimeve, ngase Kosova kishte nj\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe me aleat\u00ebt e tjer\u00eb evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Por, duke u konfrontuar me SHBA-n\u00eb, aleatin historik t\u00eb shqiptar\u00ebve, Kurti e riktheu dominimin diplomatik t\u00eb Serbis\u00eb mbi Kosov\u00ebn, duke shkaktuar nj\u00eb \u00e7orientim total n\u00eb politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb sken\u00ebn e brendshme, Kurti e eksportoi n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb edhe aleat\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos p\u00ebr temat e interesit nacional.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Rusia po synon destabilizim n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kina po b\u00ebhet sfid\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr Per\u00ebndimin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebvend\u00ebsimi i armiqve<\/strong><\/p>\n<p>Sa ishte n\u00eb opozit\u00eb, Serbia ishte armiku i jasht\u00ebm i Kurtit q\u00eb ndihmoi ngritjen e brendshme t\u00eb tij. Kur u b\u00eb kryeminist\u00ebr, Serbin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsoi me armiq t\u00eb brendsh\u00ebm, shumica prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ish-krer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po i godet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrmes letrave klandestine d\u00ebrguar qendrave t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke pranuar ndihma humanitare n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, Kurti amnistoi krimet serbe n\u00eb Kosov\u00eb, duke promovuar imazhin e nj\u00eb Serbie humanitare n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsi t\u00eb Kurtit, Serbia, derisa e lexoni k\u00ebt\u00eb OpEd, \u00ebsht\u00eb duke shp\u00ebrnda ndihma humanitare n\u00eb Guatemal\u00eb, n\u00eb Guine dhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u2019i bindur ato q\u00eb mos ta njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ose p\u00ebr ta t\u00ebrhequr njohjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Derisa kufirin me Serbin\u00eb e hapi nj\u00eb mij\u00eb pash, at\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb e bunkerizoi, duke u munduar ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pathyesh\u00ebm edhe p\u00ebr zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tramb\u00eb mes flamurit kuqezi me lara-lara<\/strong><\/p>\n<p>Jehona e fjalimit t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb Kurtit, i mbajtur n\u00eb protest\u00ebn e 28 n\u00ebntorit, m\u00eb 2016, kur e ringriti flamurin komb\u00ebtar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, u shua sapo u ngjit shkalleve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai hoqi dor\u00eb nga p\u00ebrkat\u00ebsia shqiptare dhe, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb denatyralizimit, mori rolin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs me flamurin, t\u00eb cilin n\u00eb protest\u00ebn e 28 n\u00ebntorit e quante lara-lara!<\/p>\n<p>Bashkimin komb\u00ebtar e ngriu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, p\u00ebr t\u00eb ringjallur iden\u00eb e bashkimit t\u00eb trojeve shqiptare p\u00ebrreth L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kurtin, bashkimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm, me kusht q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar rreth kultit t\u00eb tij \u2013 t\u00eb nj\u00eb gjeniu dhe shp\u00ebtimtari t\u00eb kombit nga imperializmi amerikan dhe nga servil\u00ebt e tyre brenda trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb q\u00eb VV-ja sundon n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri e Maqedoni, at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i mundsh\u00ebm bashkimi komb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Nj\u00eb ushqim perfekt p\u00ebr militant\u00ebt me nga 51 \u2018Fake Accounts\u2019 n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale, p\u00ebr t\u00eb nisur cyber-revulucionin mbar\u00ebshqiptar!<\/p>\n<p>Kurti, i natyralizuar, ishte zotuar p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb Jashtme unike me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e ndihmuar dhe plot\u00ebsuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, e jo duke garuar me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kurti, i denatyralizuar, e shkeli edhe k\u00ebt\u00eb zotim, duke instaluar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb Jashtme izolacioniste ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai telefonoi presidentin e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs q\u00eb nuk e njeh Kosov\u00ebn, at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, ai telefonoi edhe udh\u00ebheq\u00ebsit mysliman\u00eb t\u00eb Sanxhakut, por nuk telefonoi kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk telefonoi as udh\u00ebheq\u00ebsin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni ose at\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Dialogu-antipodi i Albin Kurtit<\/strong><\/p>\n<p>Dialogun Albin Kurti e pranon vet\u00ebm si p\u00ebrshtatje e mendimit t\u00eb tij. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbetet monolog-nj\u00eb proces ku ai nuk merr pjes\u00eb. Hyrja n\u00eb dialog p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ishte hyrje n\u00eb rishkrimin e identitet t\u00eb VV-s\u00eb, e cila n\u00eb ADN-n\u00eb e saj e p\u00ebrjashton dialogun si mjet politik.<\/p>\n<p>Kurti ka nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb roli n\u00eb l\u00ebvizjen pacifiste t\u00eb Rugov\u00ebs, n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurti u ngrit kund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre zhvillimeve historike, q\u00eb nga angazhimi i tij n\u00eb politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar iluzionin e krijimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb, si nj\u00eb rrug\u00eb transit p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar bashkimin komb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Kapitulli i fundit i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrmes normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb dhe p\u00ebrmes njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb si shtet i pavarur dhe sovran.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kapitulli i historis\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin Kurti d\u00ebshiron vet\u00ebm nj\u00eb rol-at\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb kapitujve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb shtetformuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2011, kur Policia e Kosov\u00ebs nd\u00ebrhyri n\u00eb veri dhe instaloi ligjin e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb rajon q\u00eb ishte territori m\u00eb i paligjsh\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr dallim, Kurti lejoi dhe pranoi zbatimin e ligjit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes pranimit t\u00eb shpalljes s\u00eb situat\u00ebs emergjente nga Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Ai premtoi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbin\u00eb, por reciprociteti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb iluzion i radh\u00ebs dhe inekzistent n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mbi 100 dit\u00ebt e qeverisjes, Kurti nuk b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, as nga Serbia dhe nga asnj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai zgjodhi t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb udh\u00ebhequr nga BE-ja me neutralitet n\u00eb thelb t\u00eb procesit, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb dialogu t\u00eb udh\u00ebhequr nga SHBA-ja q\u00eb synon njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Ai d\u00ebshiron nj\u00eb dialog ku nuk ka kund\u00ebrshtim, as pjes\u00ebmarr\u00ebs nga partit\u00eb politike, as nga shoq\u00ebria civile dhe as raportim t\u00eb pavarur t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Kurti d\u00ebshiron nj\u00eb proces pa rol t\u00eb SHBA-s\u00eb, me opozit\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe pa debat publik.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb, ai zgjodhi t\u2019i kthehet viktimizimit dhe opozit\u00ebs, aty ku \u00ebsht\u00eb vetvetja, aty ku mund s\u00ebrish t\u00eb natyralizohet n\u00eb Albinin, i cili edhe politik\u00ebn e Jashtme do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr ngritjen e tij t\u00eb ardhshme \u2013 n\u00ebse kjo ndodh ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Artan Behrami Ngritja e tij nuk ndodhi mbi nevoj\u00ebn e brendshme p\u00ebr reforma, p\u00ebr modernizim, p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe p\u00ebr emancipim shoq\u00ebror, por mbi iluzionet se do ta jet\u00ebsoj\u00eb projektin komb\u00ebtar, t\u00eb cilin d\u00ebshtuan ta b\u00ebnin Ismail Qemaili, Hasan Prishtina dhe Isa Boletini. Trash\u00ebgimia politike e Kurtit \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht kuqezi, e bazuar n\u00eb bashkimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":240823,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-240821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/240823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}