{"id":244066,"date":"2020-06-02T21:55:41","date_gmt":"2020-06-02T19:55:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=244066"},"modified":"2020-06-02T22:02:15","modified_gmt":"2020-06-02T20:02:15","slug":"mohimi-i-drejtesise-per-viktimat-e-krimeve-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/mohimi-i-drejtesise-per-viktimat-e-krimeve-te-luftes\/","title":{"rendered":"Mohimi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat e krimeve t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebr k\u00ebto dy dekada t\u00eb pasluft\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb trajtim t\u00eb duhur t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs nga ana e institucioneve dhe mediave.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj po promovohet heshturazi kultura e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe po mohohet e drejta e viktimave dhe e familjar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb realizuar nga Le Monde Diplomatique (Shqip) me drejtorin ekzekutiv t\u00eb Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Para pak koh\u00ebsh, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, z.Albin Kurti shkarkoi, pas presionit publik dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, nj\u00eb nga k\u00ebshilltar\u00ebt e tij p\u00ebr shkak deklarimit se \u201cka pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) q\u00eb kan\u00eb kryer krime kund\u00ebr civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d. N\u00eb arsyetimin e tij t\u00eb shkarkimit, z.Albin Kurti deklaroi se\u00a0ka gj\u00ebra \u201cp\u00ebr t\u00eb cilat nuk pajtohet nga e kaluara\u201d me k\u00ebshilltarin e tij dhe se konsideron q\u00eb ai k\u00ebt\u00eb debat \u201ct\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb nga pozita e k\u00ebshilltarit\u201d. \u00c7\u2019n\u00ebnkupton p\u00ebr ju ky arsyetim i kryeministrit n\u00eb raport me tem\u00ebn e ngritur nga k\u00ebshilltari i tij?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb gjeti m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb ta anashkaloj\u00eb nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, tem\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ngriti k\u00ebshilltari i tij n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive. T\u00ebrthorazi ai e tha se nuk pajtohet me at\u00eb q\u00eb deklaroi k\u00ebshilltari i tij duke shtuar se ai mund ta vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb debat por jo nga pozita e k\u00ebshilltarit. Kjo tregon mosgatishm\u00ebrin\u00eb e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb temat q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb jopopullore.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Debati i shkaktuar nga pohimet e ish-k\u00ebshilltarit t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb ka rihapur diskutimin mbi krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, temave rreth luft\u00ebs s\u00eb past\u00ebr dhe luft\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, luft\u00ebs \u00e7lirimtare dhe luft\u00ebs pushtuese, krimeve shtet\u00ebrore dhe individuale, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb\u00a0\u00a0kolektive dhe individuale etj. Jo rrall\u00ebher\u00eb edhe lin\u00e7ohen ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat, sidomos p\u00ebr ato me p\u00ebrkat\u00ebsi tjet\u00ebr etnike. \u00c7\u2019n\u00ebnkupton p\u00ebr juve ky debat dhe k\u00ebto (kund\u00ebr)argumente q\u00eb po zhvillohen sot, nj\u00ebzet vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb ende, edhe pas m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs, temat e tilla shkaktojn\u00eb debate t\u00eb ashpra n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ku dominon diskursi i nj\u00ebansh\u00ebm dhe ku v\u00ebrehet nj\u00eb tendenc\u00eb e theksuar p\u00ebr t\u00eb mohuar, apo minimizuar, viktimat e shkaktuara nga ish-pjes\u00ebtar\u00ebt e UCK-s\u00eb, e q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike shqiptare. Kjo na le p\u00ebr t\u00eb kuptuar se p\u00ebr k\u00ebto dy dekada t\u00eb pasluft\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb trajtim t\u00eb duhur t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs nga ana e institucioneve dhe mediave. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj po promovohet heshturazi kultura e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe po mohohet e drejta e viktimave dhe e familjar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ka z\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb pohojn\u00eb se ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i relativizuar krimet e kryera nga aparati shtet\u00ebror i Serbis\u00eb duke dashur t\u00eb \u201cbarazohen\u201d ato me krimet e tjera, n\u00eb funksion t\u00eb \u201cbarazimit t\u00eb agresorit me viktim\u00ebn\u201d dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtete\/narracioni tjet\u00ebr p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb? Si ju p\u00ebrgjigjeni k\u00ebtyre pohimeve?\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shpesh mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb pohime t\u00eb tilla, ku thuhet se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ka pasur nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb revizionim i historis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb paraqiten nj\u00ebjt\u00eb, si kryer\u00ebs t\u00eb krimeve dhe n\u00eb ket\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barazohen krimet. Si promotore e k\u00ebtij procesi shpesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos me themelimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Pa marr\u00eb parasysh numrin tep\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr krimet e kryera ne Kosov\u00eb dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb regjistri zyrtar t\u00eb krimeve dhe viktimave te luft\u00ebs, megjithat\u00eb, ato nuk mund t\u00eb barazohen. Edhe ato pak gjykime t\u00eb zhvilluara, sidomos ato para Gjykat\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish \u2013 Jugosllavi (Tribunali i Hag\u00ebs), tregojn\u00eb p\u00ebrmasat e krimeve t\u00eb kryera nga forcat serbe, krime t\u00eb cilat jan\u00eb planifikuar dhe organizuar nga bart\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve politike, ushtarake dhe policore t\u00eb Serbis\u00eb. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb gjasht\u00eb serb\u00ebt e d\u00ebnuar para Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Kosov\u00eb, krimet e tyre jan\u00eb cil\u00ebsuar si krime t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb Nd\u00ebrmarrje Kriminale t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt. Nga ana tjet\u00ebr, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb dokumentuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si dhe krimet e ndodhura gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Rezultatet e k\u00ebtij dokumentimi tregojn\u00eb s\u00eb krimet e kryera nga institucionet e Serbis\u00eb dhe ato t\u00eb kryera nga ish-pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb barazohen.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket krijimit t\u00eb narracionit t\u00eb sakt\u00eb, k\u00ebtu rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mund t\u00eb luante nj\u00eb komision i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs i cili do kishte karakter rajonal dhe i cili do ta kishte p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebj\u00eb regjistrimin e t\u00eb gjith\u00eb viktimave t\u00eb luft\u00ebrave gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Kjo do t\u00eb ndikonte n\u00eb p\u00ebrafrimin e narracioneve kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse dhe n\u00eb pranimin e t\u00eb gjitha viktimave. K\u00ebt\u00eb qasje e promovon nisma p\u00ebr KOMRA.<\/p>\n<p><strong>Barriera e mosbashk\u00ebpunimit juridik Kosov\u00eb-Serbi<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2013 P\u00ebrballja m\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb shtetet post-konfliktuoze \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces mjaft i v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sa ka nd\u00ebrtuar kapacitete Kosova gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave p\u00ebr t\u00eb vendosur drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs dhe si q\u00ebndron ajo krahasuar me vendet e rajonit?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>:\u00a0N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ne nuk mund t\u00eb jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb ngritjen dhe zbatimin e mekanizmave t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale. Nj\u00ebri nd\u00ebr mekanizmat kryesor t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale jan\u00eb ndjekjet dhe gjykimet penale t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e kryera gjat\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse pyeten p\u00ebrfaq\u00ebsuesit vendor t\u00eb gjyq\u00ebsorit ata shpesh, pa hezitim, fajin ia hedhin misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK-ut dhe EULEX-it, duke th\u00ebn\u00eb se gjykimet p\u00ebr krime lufte kan\u00eb qen\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. N\u00eb fakt, kjo nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb sepse gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb vendor\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga fillimi n\u00eb k\u00ebto procese gjyq\u00ebsore, dhe q\u00eb t\u00eb dy misionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb mandatin e vet kan\u00eb pasur komponentin e ngritjes s\u00eb kapaciteteve t\u00eb gjyq\u00ebsorit vendor. Fakti \u00ebsht\u00eb se prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit vendor\u00eb nuk kan\u00eb treguar nj\u00eb vullnet t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt p\u00ebr krime lufte dhe performanca e tyre ka qen\u00eb e dob\u00ebt. Viteve t\u00eb fundit jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs nga ana e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Kosov\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb krijimi i Departamentit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe Departamenti Special pran\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0<strong>S\u00eb fundi keni deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi as p\u00ebr 1% t\u00eb viktimave t\u00eb luft\u00ebs? Cilat jan\u00eb arsyet?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>:\u00a0P\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb dh\u00ebnat statistikore m\u00eb japin t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pohim. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vite pas luft\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb zhvilluar kund\u00ebr atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe at\u00eb nga t\u00eb gjitha gjykatat duke p\u00ebrfshir\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs dhe Dhom\u00ebn Speciale p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Serbi, jan\u00eb d\u00ebnuar me aktgjykim t\u00eb plotfuqish\u00ebm rreth 70 persona. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sipas regjistrit t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb zhdukurve gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiluar nga Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare (FDH) me seli n\u00eb Serbi dhe Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare n\u00eb Kosov\u00eb (FDHK), jan\u00eb mbi 10.000 viktima civile t\u00eb vrar\u00eb apo zhdukur, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb subjekt i dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, apo ata q\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar trajtimit \u00e7njer\u00ebzor, apo kan\u00eb qen\u00eb subjekt i abuzimeve tjera. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona, dhe familjet e tyre, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sigurisht, kapacitetet e gjyq\u00ebsorit jan\u00eb t\u00eb limituara dhe nuk mund t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fajtor\u00ebt p\u00ebr krime lufte do t\u00eb p\u00ebrgjigjen nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr krimet e kryera. Posa\u00e7\u00ebrisht proceset gjyq\u00ebsore p\u00ebr krime lufte kan\u00eb sfida t\u00eb m\u00ebdha. Nnj\u00ebra nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb se tanim\u00eb kan\u00eb kaluar dy dekada nga k\u00ebto krime dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb gjenden prova forenzike. Prokuroria nuk ka n\u00eb dispozicion as prova t\u00eb shkruara \u2013 dokumente p\u00ebr k\u00ebto krime. Prokuroria tanim\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti bazohet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve okular\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb zbehur kujtesa, e ka edhe raste kur ata hezitojn\u00eb t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb e tyre. Megjithat\u00eb, mendoj se barriera kryesore p\u00ebr v\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat e krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb mosbashk\u00ebpunimi juridik n\u00eb mes t\u00eb prokurorive respektive n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb. Si\u00e7 q\u00ebndron tani puna, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb kufirit jan\u00eb viktimat nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kryer\u00ebsit e krimeve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb krijuar ambient i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr mosnd\u00ebshkueshm\u00ebri si pasoj\u00eb e mosbashk\u00ebpunimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0Themelimi i Gjykat\u00ebs Speciale\u00a0\u00a0ka polarizuar shoq\u00ebrin\u00eb kosovare. Madje kemi pasur dikur edhe deklarata nga kryeministri aktual se me ardhjen e tij n\u00eb pushtet nuk do t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb akuzuarit, apo edhe nism\u00ebn e partive t\u00eb ish-pushtetit p\u00ebr ta shfuqizuar at\u00eb? Si do ta kishit shpjeguar k\u00ebt\u00eb rezistenc\u00eb ndaj Gjykat\u00ebs Speciale?\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: Mendoj se si \u00e7do tem\u00eb tjet\u00ebr edhe Dhomat e Specializuara (Gjykata Speciale) jan\u00eb politizuar skajshm\u00ebrisht n\u00eb diskursin publik. M\u00eb kujtohet edhe debati n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebn kur ishte sjell\u00eb n\u00eb votim Ligji p\u00ebr Dhomat e Specializuara, me \u00e7 \u2018rast kishte fjalime\u00a0 t\u00eb shumta dhe t\u00eb zjarrta, disa prej t\u00eb cilave ting\u00ebllonin edhe patetike. Edhe m\u00eb pastaj, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, ka pasur akuza ndaj atyre q\u00eb kan\u00eb votuar themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale dhe \u00ebsht\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitohen poena politik\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pra nj\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb Dhomat e Specializuara e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr konformiz\u00ebm, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb edhe m\u00eb fuqish\u00ebm, sepse ekziston frika se ata vet\u00eb ose t\u00eb af\u00ebrmit e tyre mund t\u00eb jen\u00eb subjekt i hetimeve t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0\u00a0Ju keni sugjeruar krijimin e n\u00eb Dhome apo Departamenti t\u00eb Specializuar p\u00ebr Krime Lufte, si institucion t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, t\u00eb udh\u00ebhequr nga gjykat\u00ebsit vendor\u00eb. Pse e shihni t\u00eb nevojsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb institucion duke e ditur se tashm\u00eb ekziston Gjykata Speciale?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>:\u00a0Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb kufizuar. Juridiksioni l\u00ebndor i saj kufizohet n\u00eb krimet e supozuara q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb subjekt n\u00eb Raportin e Asambles\u00eb s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs si dhe subjekt i hetimeve t\u00eb Task Forc\u00ebs Speciale Hetuese (SITF). Prandaj kjo gjykat\u00eb nuk do mund t\u00eb procedoj\u00eb me t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1998-2000. Edhe n\u00eb rast se do kishte k\u00ebt\u00eb juridiksion, nj\u00eb gjykat\u00eb e p\u00ebrkohshme nuk do kishte kapacitete q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballohet me t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt e mundshme p\u00ebr krime lufte. Prandaj, n\u00eb Fondin p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare Kosov\u00eb (FDHK) besojm\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb Dhom\u00eb, Departament apo Gjykat\u00eb Speciale vendore, e p\u00ebrhershme, e vendosur n\u00eb Kosov\u00eb dhe me gjykat\u00ebs vendor\u00eb, pa inteferime politike dhe me kapacitete profesionale t\u00eb ngritura mund t\u00eb sillte nj\u00eb kualitet t\u00eb ri n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore p\u00ebr krime lufte dhe do kishte gjasa q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb viktimave.<\/p>\n<p><strong>Kultura e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb e njohur se nj\u00eb nga problemet p\u00ebrcaktuese p\u00ebr v\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb mbrojtja e d\u00ebshmitar\u00ebve. Disa media kan\u00eb pretenduar q\u00eb disa persona t\u00eb gjetur s\u00eb fundi t\u00eb vdekur n\u00eb rrethana t\u00eb pandri\u00e7uara n\u00eb Kosov\u00eb ishin d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. A mendoni se Gjykata Speciale po d\u00ebshmohet efikase n\u00eb mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka pasur frik\u00ebsim dhe k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb shum\u00eb procese gjyq\u00ebsore, duke p\u00ebrfshir\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme edhe para gjykatave n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe para Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs. Shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebto procese kan\u00eb nd\u00ebrruar deklaratat e tyre t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb procedur\u00ebn paraprake, e s\u00eb paku n\u00eb nj\u00eb rast d\u00ebshmitari ka refuzuar t\u00eb jap deklarat\u00ebn e tij n\u00eb shqyrtimin kryesor. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre rasteve, n\u00eb disa procese gjyq\u00ebsore prokuroria ka d\u00ebshtuar dhe trupi gjykues ka sjell\u00eb aktgjykim lirues.<\/p>\n<p>Si duket, Gjykata Speciale e ka pasur parasysh k\u00ebt\u00eb dhe s\u00eb paku deri m\u00eb tani, ajo ka treguar kujdes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e identitetit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm. Vet fakti se deri m\u00eb tani nuk ka rrjedh\u00eb asnj\u00eb informacion mbi krimet q\u00eb do t\u00eb gjykohen para k\u00ebsaj gjykate ndikon q\u00eb mos t\u00eb dihet identiteti i d\u00ebshmitar\u00ebve dhe k\u00ebshtu ata jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ekspozuar rrezikut. Gjithashtu, si duket Gjykata Speciale do merret m\u00eb seriozisht me rastet e veprave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pengimin e administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Mund t\u00eb presim se d\u00ebnimet ndaj personave t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ndikojn\u00eb tek d\u00ebshmitar\u00ebt, apo me veprime tjera do ta pengojn\u00eb v\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb d\u00ebnohen me d\u00ebnime shum\u00eb m\u00eb serioze nga ato t\u00eb dh\u00ebna nga Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat vepra.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0<strong>S\u00eb fundi, por edhe m\u00eb her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur ideja e \u201camnistis\u00eb dypal\u00ebshe\u201d n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ardhshme midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb? Si e komentoni iden\u00eb p\u00ebr amnisti si marr\u00ebveshje politike midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: Mendoj se opsioni i p\u00ebrfshirjes s\u00eb amnistis\u00eb n\u00eb nj\u00eb pako t\u00eb marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb \u2013 Serbi nuk do jet\u00eb i mundsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb arsye. N\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do t\u00eb haste n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb t\u00eb dy vendet dhe kjo do ta rrezikonte seriozisht n\u00ebnshkrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb marr\u00ebveshjes finale. Edhe po q\u00eb se ndodh, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rrezikohej zbatimi i marr\u00ebveshjes finale. Gjithashtu, nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do t\u00eb kund\u00ebrshtohej edhe nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sepse ajo marr\u00ebveshje automatikisht dhe drejtp\u00ebrdrejt do t\u00eb ndikonte n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale. Dhe n\u00eb fund, do t\u00eb thoja se nuk do kishte kuptim t\u00eb pretendohet se po vendoset nj\u00eb paqe e mir\u00ebfillt\u00eb, e q\u00ebndrueshme dhe historike, si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta quajn\u00eb vet\u00eb akter\u00ebt e saj, e cila n\u00eb themele t\u00eb saj vendos kultur\u00ebn e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr krimet m\u00eb makabre.<\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, znj.Albulena Haxhiu, ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb vendim p\u00ebr formimin e Ekipit Punues, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e analiz\u00ebs p\u00ebr themelimin e Institutit p\u00ebr hulumtimin e krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb? \u00c7far\u00eb prisni nga kjo iniciativ\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Bekim Blakaj<\/em>: N\u00eb parim, FDHK p\u00ebrkrah\u00eb \u00e7do nism\u00eb e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e mekanizmave t\u00eb cil\u00ebt e ndihmojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka ekzistuar nj\u00eb Institut p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs i cili m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb shuar dhe pastaj \u00ebsht\u00eb themeluar nj\u00eb Departament p\u00ebr Drejt\u00ebsi Tranzicionale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb mbivendosje t\u00eb kompetencave n\u00eb mes t\u00eb mekanizmave t\u00eb ndrysh\u00ebm. Edhe pse nuk kemi ndonj\u00eb pritje t\u00eb madhe nga Ekipi Punues, \u00a0si FDHK kemi shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb japim kontributin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekip e n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja edhe kritika konstruktive.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/lemondediplomatique.al\/mohimi-i-drejtesise-per-viktimat-e-krimeve-te-luftes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Intervistoi: Shkodran Hoti<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr k\u00ebto dy dekada t\u00eb pasluft\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb trajtim t\u00eb duhur t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs nga ana e institucioneve dhe mediave. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj po promovohet heshturazi kultura e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe po mohohet e drejta e viktimave dhe e familjar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr drejt\u00ebsi. M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb realizuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":244067,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-244066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244066\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/244067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}