{"id":2454,"date":"2019-03-12T17:38:07","date_gmt":"2019-03-12T16:38:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=2454"},"modified":"2019-03-12T18:22:51","modified_gmt":"2019-03-12T17:22:51","slug":"raporti-i-komisionit-hetimor-per-gulenistet-eshte-dorezuar-ne-prokurori-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/raporti-i-komisionit-hetimor-per-gulenistet-eshte-dorezuar-ne-prokurori-speciale\/","title":{"rendered":"Raporti i komisionit hetimor p\u00ebr Gulenist\u00ebt \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Prokurori Speciale"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji, b\u00ebhet nj\u00eb vit q\u00eb kur institucionet e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, d\u00ebbuan p\u00ebr n\u00eb Turqi gjasht\u00eb shtetas turq. Gjat\u00eb k\u00ebtij veprimi, \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Komisioni Hetimor Parlamentar q\u00eb u formua p\u00ebr t\u00eb hetuar se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me rastin e d\u00ebbimit t\u00eb gjasht\u00eb shtetasve turq nga Kosova, kishte evidentuar 31 shkelje.<\/p>\n<p>Kryetari i k\u00ebtij komisioni, deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Xhelal Sveqla, tha se pas identifikimit t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtyre shkeljeve dhe p\u00ebrpilimit t\u00eb raportit t\u00eb ekspertit, kishin filluar presionet e ndryshme n\u00eb pun\u00ebn e k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n<p>K\u00ebto shkelje, sipas deputetit Sveqla, jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ndalen, por duhet t\u00eb evidentohen dhe ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto shkelje t\u00eb nd\u00ebshkohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet p\u00ebrs\u00ebritja e k\u00ebtyre lloj praktikave.<\/p>\n<p>Sipas tij, individ\u00eb t\u00eb plotfuqish\u00ebm apo grupe t\u00eb caktuara t\u00eb cilat ndihen t\u00eb plotfuqishme, kan\u00eb kapur shtetin dhe mendojm\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb sipas interesave t\u00eb tyre private apo klanore.<\/p>\n<p>\u201cShantazhi me kuorum t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisionit, ku deputet\u00eb t\u00eb subjekteve qeveris\u00ebse, sa her\u00eb q\u00eb nuk iu kan\u00eb p\u00eblqyer rezultati i pun\u00ebs s\u00eb komisionit, kan\u00eb l\u00ebshuar mbledhjen apo nuk kan\u00eb ardhur fare n\u00eb mbledhjet e caktuara. Ne e kemi t\u00eb qart\u00eb, raporti \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm, e gjitha \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhet, ka qen\u00eb q\u00eb ky raport t\u00eb votohet, por votimi \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb obstruksioneve t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit\u201d, tha deputeti Sveqla.<\/p>\n<p>An\u00ebtari tjet\u00ebr i k\u00ebtij komisioni deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Driton Selmanaj, tha se i kan\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb Prokurori dhe presin q\u00eb kjo e fundit t\u00eb kryej\u00eb pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi jon\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb ka pasur rreth 31 shkelje, procedurale dhe madje edhe elemente t\u00eb caktuara t\u00eb vepr\u00ebs penale. Jemi t\u00eb bindur q\u00eb ka pasur vepra penale, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale t\u00eb kryera nga autoritetet shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dhe besojm\u00eb q\u00eb Prokuroria e Shtetit do t\u00eb arrij\u00eb q\u00eb me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ne i kemi ofruar, ta p\u00ebrfundoj\u00eb pun\u00ebn e saj\u201d, tha Selmanaj.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, Syl\u00eb Hoxha tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kan\u00eb filluar vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria Speciale e ka hapur rastin, qysh vitin e kaluar, \u00ebsht\u00eb duke mbledhur prova prokurori i rastit edhe raporti i komisionit parlamentar q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Prokurori, do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e l\u00ebnd\u00ebs\u201d, tha Hoxha<\/p>\n<p>Lidhur me presionin mbi pun\u00ebn e k\u00ebtij komisioni, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr media, kjo ambasad\u00eb tha se \u201cka kaluar nj\u00eb vit q\u00eb kur Kosova i ka d\u00ebbuar gjasht\u00eb shtetas turq, pa nj\u00eb proces t\u00eb duhur, duke pretenduar se k\u00ebrc\u00ebnonin sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKemi qen\u00eb t\u00eb lumtur p\u00ebr formimin e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar, i cili i ka ekspozuar shkeljet ligjore rreth incidentit, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb penguar pun\u00ebn e tij. Gjetjet e komisionit, t\u00eb cilat sugjerojn\u00eb 31 shkelje ligjore ose procedurale nga Agjencia e Inteligjenc\u00ebs e Kosov\u00ebs, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera, ngren\u00eb shqet\u00ebsime lidhur me mashtrimin e agjencive kryesore t\u00eb siguris\u00eb, si dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb e sektorit t\u00eb siguris\u00eb ndaj manipulimit politik&#8221;, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes saj, ambasada u b\u00ebri thirrje institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb nga kushdo q\u00eb e shkel ligjin dhe i kujtoi lider\u00ebt e Kosov\u00ebs se \u201cinstitucionet e siguris\u00eb duhet t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm brenda autoritetit t\u00eb tyre kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPresioni politik n\u00eb sektorin e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb thyer ligjin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e eg\u00ebr e vlerave demokratike. Ne b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb sektorin e siguris\u00eb dhe n\u00eb udh\u00ebheqjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb jashtme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohen nd\u00ebrhyrjet e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb politikan\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe ambasada e Gjermanis\u00eb, kan\u00eb njoftuar se e mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht q\u00ebndrimin e Ambasad\u00ebs amerikane rreth d\u00ebbimit t\u00eb gjasht\u00eb qytetar\u00ebve turq nga autoritetet e Kosov\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj, ka shkruar nw Facebook se \u201chapat e nd\u00ebrmarr\u00eb nga ekzekutivi jan\u00eb garantues se n\u00eb situata t\u00eb ngjashme ne do t\u00eb jemi t\u00eb pakompromis n\u00eb zbatimin e ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Pa asnj\u00eb paragjykim, sundimi i ligjit do t\u00eb jet\u00eb rruga jon\u00eb e vetme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZbardhja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsve dhe shmangieve ligjore do t\u2019i ndihmonin nd\u00ebrtimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe asnj\u00eb institucion i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb shkel\u00eb mbi t\u00eb drejtat universale t\u00eb njeriut\u201d, ka shkruar Haradinaj.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 mars 2018, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve turke, Policia e Kosov\u00ebs kishte arrestuar dhe d\u00ebbuar p\u00ebr n\u00eb Turqi gjasht\u00eb qytetar\u00eb turq, pes\u00eb prej tyre punonj\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cMehmet Akif\u201d, nd\u00ebrsa i d\u00ebbuari i gjasht\u00eb \u00ebsht\u00eb mjek.<\/p>\n<p>D\u00ebbimi i tyre \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb aksioni t\u00eb koordinuar nd\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs nga Turqia dhe Kosova. Por, deputet\u00ebt, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs pat\u00ebn th\u00ebn\u00eb se nuk kan\u00eb pasur njohuri lidhur me rastin.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij incidenti, kryeministri Ramush Haradinaj pati liruar nga detyra Driton Gashin, at\u00ebkoh\u00eb shef i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb dhe ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendsh\u00ebm, Flamur Sefaj, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00eb pas kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga pozitat e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjasht\u00eb shtetasit turq, Ankaraja dyshon se jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs \u201cHizmet\u201d, t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit fetar turk, Fetullah Gulen. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, autoritetet turke e faj\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr grushtshtet n\u00eb Turqi n\u00eb vitin 2016. \/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kerkohet-pergjegjesi-per-rastin-e-debimit-te-shtetasve-turq\/29817320.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">rel<\/a>\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji, b\u00ebhet nj\u00eb vit q\u00eb kur institucionet e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, d\u00ebbuan p\u00ebr n\u00eb Turqi gjasht\u00eb shtetas turq. Gjat\u00eb k\u00ebtij veprimi, \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut. Komisioni Hetimor Parlamentar q\u00eb u formua p\u00ebr t\u00eb hetuar se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me rastin e d\u00ebbimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":2456,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-2454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2454\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}