{"id":245541,"date":"2020-06-05T15:01:40","date_gmt":"2020-06-05T13:01:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=245541"},"modified":"2020-06-05T15:02:41","modified_gmt":"2020-06-05T13:02:41","slug":"ish-ministrja-e-implikon-haki-abazin-ne-marreveshjen-e-dyshimte-te-qeverise-kurti-me-dy-biznesmene-te-huaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/ish-ministrja-e-implikon-haki-abazin-ne-marreveshjen-e-dyshimte-te-qeverise-kurti-me-dy-biznesmene-te-huaj\/","title":{"rendered":"Ish-ministrja e implikon Haki Abazin n\u00eb marr\u00ebveshjen e dyshimt\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti me dy biznesmen\u00eb t\u00eb huaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pakkush n\u00eb Kosov\u00eb ka njohuri p\u00ebr biznesmen\u00ebt Michael Glazer dhe Dragan Gregurec.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Glazer \u00ebsht\u00eb jurist me profesion, q\u00eb ka zhvilluar biznese t\u00eb konsulenc\u00ebs n\u00eb Lublan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb. Prej vitit 2013, ai udh\u00ebheq firm\u00ebn private p\u00ebr k\u00ebshillim t\u00eb bizneseve, SEE Regional Advisors Ltd..<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Gregurec \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen kroat, me profesion inxhinier. Ai udh\u00ebheq nj\u00eb kompani private n\u00eb Kroaci q\u00eb merret me zhvillimin e impianteve industriale.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr dy sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb Kroaci, kan\u00eb njohuri s\u00eb paku dy njer\u00ebz t\u00eb pushtetit t\u00eb kaluar: Haki Abazi dhe Emilija Redzepi.<\/p>\n<p>Njohja me dy ish-an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti, ka qen\u00eb \u00e7el\u00ebsi i nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb Glazer dhe Gregurec kan\u00eb lidhur me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Insajderi ka siguruar nj\u00eb dokument t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Emilija Redzepi, ish-ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, p\u00ebr angazhimin e Glazer dhe Gregurec m\u00eb 17 mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Dokumenti tregon se Glazer dhe Gregurec jan\u00eb autorizuar p\u00ebr t\u00eb asistuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb sigurimin e mb\u00ebshtetjes materiale nga organizata dhe institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb t\u00eb autorizuar t\u00eb kontaktojn\u00eb me entitete t\u00eb sektorit privat dhe publik, si dhe me organe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me koronavirusin\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e n\u00ebnshkruar nga ish-ministrja Emilija Redzepi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-245542\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/marr-1.png\" alt=\"\" width=\"633\" height=\"842\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/marr-1.png 633w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/marr-1-226x300.png 226w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/marr-1-316x420.png 316w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/marr-1-631x840.png 631w\" sizes=\"(max-width: 633px) 100vw, 633px\" \/><\/p>\n<p>Prapa n\u00ebnshkrimit t\u00eb ish-ministres s\u00eb MAPL-s\u00eb dyshohet se q\u00ebndron z\u00ebvend\u00ebskryeministri Haki Abazi. K\u00ebt\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet ish-ministrja Redzepi n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Gazet\u00ebn Insajderi t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se dy sip\u00ebrmarr\u00ebsit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb \u201ckontakt direkt\u201d me Abazin deri n\u00eb momentin e angazhimit nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb nga Kroacia dhe kan\u00eb pasur d\u00ebshir\u00eb t\u2019i ndihmojn\u00eb Kosov\u00ebs. Ata jan\u00eb n\u00eb kontakt me Ambasad\u00ebn e Kroacis\u00eb dhe direkt me z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Haki Abazin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Redzepi p\u00ebr Insajderin.<\/p>\n<p>Redzepi nuk i ka zbuluar lidhjet e mundshme t\u00eb Haki Abazit me Michael Glazerin dhe Dragan Gregurecin. Ka th\u00ebn\u00eb se ajo personalisht e njeh nj\u00ebrin prej dy biznesmen\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e njoh personalisht Dragan Gregurecin, sepse ai ka shum\u00eb lidhje me USAID-in n\u00eb Kroaci dhe ka insistuar t\u00eb ndihmoj\u00eb?\u201d, ka th\u00ebn\u00eb politikania q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson komunitetin boshnjak n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cHaki Abazi ndoshta n\u00ebp\u00ebrmjet e-maileve [\u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb], Edhe ai i ka ditur ata persona m\u00eb p\u00ebrpara ose pastaj, nuk e di un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ish-shefja e Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshja t\u00eb cil\u00ebn dyshohet ta ket\u00eb shtyr\u00eb Haki Abazi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente.<\/p>\n<p>\u201cSituata at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb urgjente dhe t\u00eb gjitha ato ndihma p\u00ebr t\u00eb cilat kemi pasur nevoj\u00eb, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb mir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Redzepi.<\/p>\n<p>Por, Haki Abazi mohon t\u2019i ket\u00eb takuar ndonj\u00ebher\u00eb dy biznesmen\u00ebt e angazhuar nga Qeveria Kurti, edhe pse ish-ministrja e MAPL-s\u00eb e implikon at\u00eb n\u00eb procesin e angazhimit t\u00eb Glazerit dhe Gregurecit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam njoftuar nga Znj.Rexhepi. Nuk i kam takuar dhe nuk i njof asnj\u00ebrin nga k\u00ebta persona dhe asnj\u00eb lidhje kontraktuale nuk kemi si qeveri\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abazi p\u00ebr Gazet\u00ebn Insajderi.<\/p>\n<p>Sipas ish-numrit tre t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti, dy biznesmen\u00ebt i kan\u00eb ofruar me vet d\u00ebshir\u00eb ndihm\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAta i kan\u00eb ofruar p\u00ebrkrahje znj.Rexhepi n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb dhe duke qen\u00eb q\u00eb Kroacia ka udh\u00ebhequr presidenc\u00ebn e BE-s\u00eb ata kan\u00eb ofruar p\u00ebrkrahje edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr procedurat e marr\u00ebveshjes, Insajderi ka k\u00ebrkuar sqarime nga sekretarja e Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjet q\u00eb ka d\u00ebrguar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj t\u00eb enjten.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-245543\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1.png\" alt=\"\" width=\"1354\" height=\"742\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1.png 1354w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1-300x164.png 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1-1024x561.png 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1-768x421.png 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1-696x381.png 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1-1068x585.png 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/die-1-766x420.png 766w\" sizes=\"(max-width: 1354px) 100vw, 1354px\" \/><br \/>\nMbi Michael Glazer r\u00ebndojn\u00eb dyshime p\u00ebr lidhje biznesore me politikan\u00eb slloven\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike dhe e kaluara e Michael Glazer, drejtorit t\u00eb SEE Regional Advisors Ltd., nxisin dyshime mbi arsyet e angazhimit t\u00eb tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb Slloveni p\u00ebr lidhje me politikan\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb af\u00ebrt me ish-kryeministrin e Sllovenis\u00eb, Miro Cerar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, gazeta Siol n\u00eb Slloveni, raportoi se si Michael Glazer, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 kishte bler\u00eb kompanin\u00eb Oeconomus nga Aleksander Keshelevi\u00e7, ish-k\u00ebshilltari politik i Miro Cerarit.<\/p>\n<p>Pas shitjes, kjo kompani kishte ndryshuar disa her\u00eb emrin dhe adres\u00ebn e saj, raporton kjo gazet\u00eb online.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb interesante q\u00eb kompania l\u00ebvizte ekskluzivisht n\u00eb adresat q\u00eb lidheshin me kompanin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Marian Groff, nj\u00eb biznesmeni i cili n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ishte d\u00ebnuar me pes\u00eb vjet e gjysm\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb afarizmit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim ndaj k\u00ebtij artikulli, Glazer kishte mohuar lidhjet e tij me politikan\u00ebt slloven\u00eb dhe me biznesmenin e d\u00ebnuar me burg.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr lidhje midis Glazerit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Miro Crerarit n\u00eb Slloveni \u00ebsht\u00eb edhe ajo me ish-ministrin e Ekonomis\u00eb, Jozhef Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>Glazer, sipas raportimit t\u00eb Siol.net, kishte themeluar kompanin\u00eb Auctor Zagreb \u2013 e cila merrej me shitjen e letrave me vler\u00eb \u2013 dhe n\u00eb vitin 2013 bleu 11 p\u00ebr qind t\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn Petrovi\u00e7 e mori mbi vete menj\u00ebher\u00eb pas blerjes.<\/p>\n<p>Michael Glazer (majtas n\u00eb fotografi) dhe Dragan Gregurec<br \/>\nQeveria Kurti i besoi inxhinierit kroat p\u00ebr fondet e COVID-19<\/p>\n<p>\u201cAlpha-Engineering\u201d, firma n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Dragan Gregurecit, biznesmenit tjet\u00ebr t\u00eb angazhuar nga Qeveria Kurti, merret me aktivitete t\u00eb ngjashme me interesat q\u00eb Haki Abazi ka mbrojtur, tashm\u00eb, prej vitesh.<\/p>\n<p>Kjo kompani merret me distribuimin e gazit dhe naft\u00ebs, si dhe me aktivitete n\u00eb sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat aktivitete \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe Haki Abazi.<\/p>\n<p>Ish-zv\/kryeministri ka bashk\u00eb-themeluar dhe udh\u00ebhequr KOSID-in, nj\u00eb konsorcium i organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb i cili ka adresuar p\u00ebr vite me radh\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projekt i bashk\u00eb-udh\u00ebhequr nga Abazi ka avokuar nevoj\u00ebn p\u00ebr burime alternative t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Haki Abazi njihet si kund\u00ebrshtuesi kryesor i nd\u00ebrtimit t\u00eb Termocentralit \u201cKosova e Re\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Abazi, i cili p\u00ebr rreth dhjet\u00eb vjet ka udh\u00ebhequr me fondet milion\u00ebshe n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb fondacionit \u201cRockfeller Brothers Fund\u201d, e kishte quajtur \u201ckancer t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d projektin p\u00ebr termocentralin.<\/p>\n<p>KOSID-i i udh\u00ebhequr nga Abazi, kishte zhvilluar fushata t\u00eb financuara kund\u00ebr k\u00ebtij termocentrali.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ish-drejtori i Rockefeller Brothers Fund u bashkua me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje \u2013 organizat\u00eb politike q\u00eb po ashtu e ka kund\u00ebrshtuar ashp\u00ebr projektin \u201cKosova e Re\u201d \u2013 p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb Kurti gjasht\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb pas ngritjes n\u00eb pushtet t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Haki Abazit, projekti i Termocentralit \u201cKosova e Re\u201d u anulua.<\/p>\n<p>Kompania q\u00eb kishte fituar kontrat\u00ebn e projektit, Contour Global, m\u00eb 17 mars nd\u00ebrpreu planet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit 500 megavat\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pakkush n\u00eb Kosov\u00eb ka njohuri p\u00ebr biznesmen\u00ebt Michael Glazer dhe Dragan Gregurec. Glazer \u00ebsht\u00eb jurist me profesion, q\u00eb ka zhvilluar biznese t\u00eb konsulenc\u00ebs n\u00eb Lublan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb. Prej vitit 2013, ai udh\u00ebheq firm\u00ebn private p\u00ebr k\u00ebshillim t\u00eb bizneseve, SEE Regional Advisors Ltd.. Nd\u00ebrkaq, Gregurec \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen kroat, me profesion inxhinier. Ai udh\u00ebheq nj\u00eb kompani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":245544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-245541","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245541\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}