{"id":24628,"date":"2019-04-20T17:26:41","date_gmt":"2019-04-20T15:26:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=24628"},"modified":"2019-04-20T17:26:41","modified_gmt":"2019-04-20T15:26:41","slug":"kronologjia-e-luftes-se-ftohte-mes-opozites-dhe-shba-ve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/kronologjia-e-luftes-se-ftohte-mes-opozites-dhe-shba-ve\/","title":{"rendered":"Kronologjia e \u201cLuft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u201d mes opozit\u00ebs dhe SHBA-ve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prej dy muajsh, q\u00eb nga protesta e fuqishme opozitare t\u00eb mes shkurtit, gjith\u00e7ka shkon keq mes diplomacis\u00eb amerikane dhe opozit\u00ebs. PD dhe LSI po marrin goditje t\u00eb ashpra dhe t\u00eb her\u00ebpshershme, t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs forc\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ashp\u00ebrsi si\u00e7 mor\u00ebn socialist\u00ebt e Ram\u00ebs n\u00eb janarin e 2011.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Opozita pretendon se Shqip\u00ebria qeveriset nga nj\u00eb pushtet i vjedhur, amerikan\u00ebt e quajn\u00eb at\u00eb legjitim, opozita ka djegur mandatet, amerikan\u00ebt e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb thyerje t\u00eb besimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve, opozita i quan lolo t\u00eb Ram\u00ebs Murrizin, Hajdarin me shok\u00eb, amerikan\u00ebt i konsiderojn\u00eb si minoranc\u00eb konstruktive, opozita k\u00ebkron \u00e7lirimin nga nj\u00eb regjim autarkik, amerikan\u00ebt i p\u00ebrgjigjen se po minon ardhm\u00ebrin\u00eb e vendit. Nisur nga kjo beteje q\u00eb ka marr\u00eb nota q\u00eb e kap\u00ebrcejn\u00eb cakun e gjuh\u00ebs diplomatike, Lapsi.al ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kronologji t\u00eb q\u00ebndrimeve amerikane t\u00eb dy muajve t\u00eb fundit q\u00eb kur PD dhe LSI nis\u00ebn aksionin radikal.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kthehemi pas, protest\u00ebs s\u00eb mes shkurtit i priu nj\u00eb debat mes aktor\u00ebve politik\u00eb q\u00eb kaploi dhe studio televizive, n\u00ebse dhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat qytetare dhe politike, apo n\u00ebse i duhet p\u00ebrgjigjur me dhun\u00eb, dhun\u00ebs q\u00eb ushtron nj\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat t\u00eb nxheht\u00eb nuk p\u00ebrtoi t\u00eb p\u00ebrvesh\u00eb ll\u00ebr\u00ebt edhe selia e rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit. N\u00eb 14 shkurt ajo doli me nj\u00eb deklarat\u00eb: \u201cDhuna kund\u00ebr njer\u00ebzve ose pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Ne iu b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs, dhe t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb refuzojn\u00eb dhun\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Protesta e mes shkurtit pati disa p\u00ebrplasje me policin\u00eb dhe ajo p\u00ebrfundoi me shkuljen e k\u00ebrpudh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb oborrin n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb kryeministris\u00eb. Amerikan\u00ebt reaguan p\u00ebrs\u00ebri duke b\u00ebr\u00eb n\u00eb 16 shkurt thirrje p\u00ebr qet\u00ebsi: \u201cd\u00ebmtimi i pron\u00ebs publike dhe dhuna nuk jan\u00eb t\u00eb pranueshme\u201d.<\/p>\n<p>Por, tonet do t\u00eb ashp\u00ebrsoheshin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr pasi Lulzim Basha u shfaq beftas t\u00eb diel\u00ebn pas protest\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr djegjen e mandateve opozitare. Nga ambasada amerikane, n\u00eb 19 prill, do t\u00eb vinte nj\u00eb nga mesazhet m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb. Ajo akuzonte se k\u00ebrc\u00ebnimet e PD- LSI \u201cpo minojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, dhe u b\u00ebnte apel deputet\u00ebve t\u00eb mos i bindeshin leder\u00ebve partiak\u00eb: \u201cShtetet e Bashkuara iu b\u00ebjn\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb ngrihen mbi sherret politike, t\u00eb refuzojn\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb braktisur mandatet e tyre\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb kot Lulzim Basha nga protesta e par\u00eb para parlamentit i sfidoi partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: \u201cUn\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ju \u00e7\u2019do gj\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoni , por mos pretendoni nga un\u00eb asgj\u00eb q\u00eb nuk e pranojn\u00eb dot popujt tuaj\u201d.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr goditjet do t\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb forta. Madje n\u00eb fillim atyre iu duk se i printe vet\u00eb selia e rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit q\u00eb shpesh ishte edhe m\u00eb e ashp\u00ebr se partner\u00ebt europinan\u00eb. N\u00ebse, p\u00ebrshembull, ambasadorja Gjermane n\u00eb Tiran\u00eb Susanne Sch\u00fctz (poshte), fliste edhe p\u00ebr dhun\u00eb t\u00eb ushtruar nga policia dhe e quante djegjen e mandatit t\u00eb drejt\u00eb personale, amerikan\u00ebt as nuk donin t\u2019ia dinin p\u00ebr k\u00ebto nuanca.<\/p>\n<p>Pas akteve radikale t\u00eb opozit\u00ebs duket se interesi amerikan e kaloi selin\u00eb diplomatike t\u00eb Tiran\u00ebs. Vet\u00eb z\u00ebvend\u00ebs ndihm\u00ebs sekretari i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn, Matthe\u00eb Palmer, pas protest\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs dhe b\u00ebrjes publike t\u00eb vendimit p\u00ebr t\u00eb \u201cdjegur mandatet\u201d, ngriti telefonin p\u00ebr t\u00eb folur me Bash\u00ebn e Kryemadhin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit i tha pas k\u00ebtyre bisedave Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se zoti Palmer \u201ci k\u00ebshilloi\u201d dy kryetar\u00ebt e partive \u201ckund\u00ebr dor\u00ebheqjeve t\u00eb koordinuara dhe n\u00eb mas\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs nga parlamenti, pasi kjo do t\u00eb d\u00ebmtonte p\u00ebrpjekjet p\u00ebr reforma dhe do t\u00eb d\u00ebmtonte nj\u00eb institucion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb\u201d si dhe t\u00eb hedhin posht\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb publikisht gjith\u00eb dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, opozita vazhdoi n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb protestave dhe mosbindjes civile, gj\u00eb q\u00eb e p\u00ebrballi me nj\u00eb furi m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebrpara manifestimit t\u00eb madh t\u00eb 16 marsit. Nd\u00ebrsa PD dhe LSI e kishin nj\u00eb nga argumentet e tyre kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrebelim, zgjedhjet e trukuara, p\u00ebr t\u00eb cilat kishin raportuar p\u00ebrpos mediave vendase edhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, nga ambasada u vinte si p\u00ebrgjigje nj\u00eb rrotullim i thik\u00ebs mbi plag\u00eb. Ajo pohonte n\u00eb 16 mars se: \u201cnjeh zgjedhjet e vitit 2017\u201d dhe p\u00ebr rjedhoj\u00eb dhe parlamentin e qeverin\u00eb e dal\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Madje si t\u00eb mos mjaftohej me k\u00ebto dukej se selia e rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit k\u00ebrkonte ti thyene hund\u00ebt argumentave t\u00eb k\u00ebsaj opozite q\u00eb po luante rolin e nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb pad\u00ebgjuesh\u00ebm. Duke u sugjeruar atyre q\u00eb dogj\u00ebn mandatet \u201ct\u00eb lejojn\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre\u201d, ajo vler\u00ebsonte pun\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi si dhe \u201cp\u00ebrparimin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar\u201d. M\u00eb kot raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit raportin p\u00ebr strategjin\u00eb e luft\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr narkotik\u00ebve e fshikullonte Shqip\u00ebrin\u00eb si vend burim p\u00ebr kanabisin dhe si nj\u00eb vend ku qe shtuar tranzitimi i drog\u00ebrave t\u00eb forta, ambasada i konsideronte k\u00ebto si hapa para. Sepse k\u00ebshtu i duhej p\u00ebr strategjin\u00eb politike q\u00eb ka zgjedhur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kronika q\u00eb \u00e7do aksioni t\u00eb opozit\u00ebs i p\u00ebrgjigjej nj\u00eb deklarat\u00eb e ashp\u00ebr e amerikane vazhdonte me t\u00eb nj\u00ebjtat tone, n\u00eb Tiran\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vizite rajonale Z\u00ebvend\u00ebs ndihm\u00ebs sekretari i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn, Matthe\u00eb Palmer. Prej bised\u00ebs telefonike q\u00eb ai pati me Bash\u00ebn dhe Kryemadhin n\u00eb shkurt, n\u00eb fillim t\u00eb prillit kishte ndrshuar vet\u00ebm nj\u00eb element. P\u00ebrpos djegjes s\u00eb mandateve, PD-LSI kishin hedhur n\u00eb treg edhe iden\u00eb e shkat\u00ebrrimit t\u00eb zgjedhjeve lokale. Gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi \u201cON\u201d me reporter\u00eb t\u00eb shtypit shqiptar, Palmer do ta godiste fort edhe k\u00ebt\u00eb opsion: \u201cUn\u00eb do t\u2019i nxisja t\u00eb gjitha partit\u00eb politike t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjdhjet lokale, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn partit\u00eb politike i detyrohen mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre, i detyrohen votuesve t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb aren\u00ebn politike, q\u00eb t\u00eb garojn\u00eb fort, t\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet dhe t\u00eb p\u00ebrdorin fitoren si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur premtimet dhe vizionin e tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Pa kaluar as dhjet\u00eb dit\u00eb nga ky mesazh, e ngarkuara me pun\u00eb Leyla Moses-Ones, q\u00eb kryen p\u00ebrkoh\u00ebsisht rolin e drejtueses s\u00eb ambasad\u00ebs, vazhdoi linj\u00ebn paralele t\u00eb shantazhit ndaj PD -LSI. Vet\u00ebm 24 or\u00eb pasi e p\u00ebrk\u00ebdheluara e amerikan\u00ebve, Rudina Hajdari q\u00eb po kryen role q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kan\u00eb nguruar ti juajn\u00eb Eduart Selami apo Genc Pollo, tha n\u00eb parlament se opozita e re do t\u00eb hynte n\u00eb zgjedhje, diplomatja mb\u00ebshteti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, krijimin e grupit paralamentar t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb re duke th\u00ebn\u00eb se \u201cFormimi i grupeve parlamentare do t\u00eb forcoj\u00eb m\u00eb tej aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar zgjedh\u00ebsit e tyre si an\u00ebtar\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb parlamentit\u201d q\u00eb ajo e \u00e7ertifikoi si stabil.<\/p>\n<p>Ajo e nxiti opozit\u00ebn e re t\u00eb konkuroj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme me nj\u00eb gam\u00eb sa m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb kandidat\u00ebsh q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sa m\u00eb gjer\u00ebsisht elektoratin kund\u00ebrshtar me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra sikurse shihet nga kjo kronik\u00eb, n\u00eb dy muaj, diplomat\u00ebt amerikan\u00eb i jan\u00eb qepur me buk\u00eb n\u00eb trast\u00eb opozit\u00ebs. Ata nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrgjigje t\u00eb ashp\u00ebr, asnj\u00eb nga aksionet apo aktet e saj, nga protestat, djegja e mandateve e deri tek p\u00ebrligjja e secilit prej veprimeve q\u00eb i shkojn\u00eb kund\u00ebr PD dhe LSI, q\u00eb nga mb\u00ebshtetja e formacioneve t\u00eb reja q\u00eb mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje e deri tek lavd\u00ebrimet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparimeve n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr krimin dhe korrupsionin. Duket sikur selia e rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit po p\u00ebrdor \u00e7do mjet, qoft\u00eb edhe nga ato q\u00eb mund t\u00eb shihen me rezerv\u00eb nga publiku, p\u00ebr t\u00eb thyer nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pad\u00ebgjueshme n\u00eb veprimet e saj.\/lapsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej dy muajsh, q\u00eb nga protesta e fuqishme opozitare t\u00eb mes shkurtit, gjith\u00e7ka shkon keq mes diplomacis\u00eb amerikane dhe opozit\u00ebs. PD dhe LSI po marrin goditje t\u00eb ashpra dhe t\u00eb her\u00ebpshershme, t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs forc\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ashp\u00ebrsi si\u00e7 mor\u00ebn socialist\u00ebt e Ram\u00ebs n\u00eb janarin e 2011. Opozita pretendon se Shqip\u00ebria qeveriset nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":24629,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-24628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24628"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24628\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}