{"id":246985,"date":"2020-06-08T16:37:07","date_gmt":"2020-06-08T14:37:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=246985"},"modified":"2020-06-08T16:37:07","modified_gmt":"2020-06-08T14:37:07","slug":"coronavirusi-ne-gjashte-muaj-genjeshtrat-qe-lexuam-dhe-degjuam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/coronavirusi-ne-gjashte-muaj-genjeshtrat-qe-lexuam-dhe-degjuam\/","title":{"rendered":"Coronavirusi n\u00eb gjasht\u00eb muaj \u2013 g\u00ebnjeshtrat q\u00eb lexuam dhe d\u00ebgjuam"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjasht\u00eb muaj pas shp\u00ebrthimit t\u00eb coronavirusit, interneti \u00ebsht\u00eb mbushur me g\u00ebnjeshtra dhe dezinformata, t\u00eb cilat kan\u00eb penguar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta luftuar s\u00ebmundjen COVID-19, q\u00eb shkakton coronavirusi i ri.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Fjalit\u00eb m\u00eb posht\u00eb shp\u00ebrfaqin disa prej pretendimeve m\u00eb t\u00eb rreme q\u00eb jan\u00eb lidhur me coronavirusin.<\/p>\n<p>N\u00ebse mbushni hap\u00ebsirat dhe shp\u00ebrndani mesazhin online, edhe ju do t\u00eb mund t\u2019i bashkoheni narrativ\u00ebs s\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>* \u00cbsht\u00eb komplot i ushtris\u00eb s\u00eb _____p\u00ebr t\u00eb pushtuar ____.<\/p>\n<p>* \u00cbsht\u00eb komplot p\u00ebr t\u00eb rritur migrimin e _____ n\u00eb _____.<\/p>\n<p>* Sh\u00ebrohet me ___.<\/p>\n<p>* \u00cbsht\u00eb arm\u00eb biologjike e zhvilluar nga___ p\u00ebr t\u00eb eliminuar ___.<\/p>\n<p><strong>Deklarimet e rreme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 100 deklarata t\u00eb rreme q\u00eb lidhen me coronavirusin, sipas nj\u00eb ekipi hulumtuesish n\u00eb Universitetin me baz\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Carnegie Mellon, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb studiuar sesi jan\u00eb p\u00ebrhapur dezinformatat \u00ebrmes kanaleve online.<\/p>\n<p>Ky ekip ka identifikuar s\u00eb fundmi, t\u00eb pakt\u00ebn tri kategori t\u00eb informacionit t\u00eb pasakt\u00eb, m\u00ebnyra p\u00ebr parandalimin dhe sh\u00ebrimin e infektimit, natyr\u00ebn e vet\u00eb virusit dhe kthimin e virusit n\u00eb arm\u00eb biologjike.<\/p>\n<p>\u201cInformacionet e pasakta jan\u00eb pakontrollueshme n\u00eb internet dhe t\u00eb gjitha mediat sociale. Jan\u00eb duke u p\u00ebrhapur me q\u00ebllim ose nga njer\u00ebzit q\u00eb nuk e din\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb pasakta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb profesoresha amerikane, Kathleen Carley, q\u00eb udh\u00ebheq Institutin p\u00ebr Studime Softuerike n\u00eb Universitetin Carnegie Mellon.<\/p>\n<p>Metodat e rreme p\u00ebr parandalim dhe sh\u00ebrim kan\u00eb qen\u00eb temat m\u00eb t\u00eb popullarizuara t\u00eb dezinformimit n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, kryesisht t\u00eb p\u00ebrhapura nga robot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebnyrat e \u201csh\u00ebrimit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Birra Corona nuk e sh\u00ebron coronavirusin, as hudhra, apo p\u00ebrzierja e sup\u00ebs me speca djeg\u00ebs.<\/p>\n<p>As pastrimi i hund\u00ebs me krip\u00eb nuk do t\u00eb parandaloj\u00eb infektimin tuaj me s\u00ebmundjen COVID-19. Por, jo vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>N\u00eb internet kan\u00eb qarkulluar edhe ide t\u00eb injektimit me zbardhues, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb efekte vdekjeprur\u00ebse n\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr qeverish, organizatash dhe agjencish sh\u00ebndet\u00ebsore kan\u00eb hapur faqe t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb luftimin e k\u00ebtyre pretendimeve t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e Brazilit, nj\u00ebher\u00ebsh vendit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb goditur m\u00eb s\u00eb keqi n\u00eb bot\u00eb nga coronavirusi pas Shteteve t\u00eb Bashkuara, duke qen\u00eb e sfiduar nga presidenti i shtetit, i cili ka ulur posht\u00eb seriozitetin e pandemis\u00eb, ka krijuar kanale p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e rrjeteve sociale, q\u00eb p\u00ebrmes tyre t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb informacione q\u00eb besojn\u00eb se duhet hetuar.<\/p>\n<p>Rezultati i k\u00ebsaj iniciative q\u00eb mund t\u00eb gjendet n\u00eb gjuh\u00ebn portugeze, hedh posht\u00eb iden\u00eb se Rusia dhe Kina kan\u00eb zhvilluar vaksinat p\u00ebr s\u00ebmundjen COVID-19, q\u00eb kafeja dhe \u00e7aji me limon apo gargarat ndihmojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e coronavirusit.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e \u201clajmeve t\u00eb rreme\u201d ka edhe njoftime p\u00ebr informacion t\u00eb sakt\u00eb, sikurse ato q\u00eb pirja e duhanit mund t\u00eb rris\u00eb rrezikun p\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vet\u00eb me teori konspirative, ka luftuar po ashtu mitet q\u00eb kan\u00eb qarkulluar p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe rreth shp\u00ebrthimit t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Sh\u00ebndet e Kombeve t\u00eb Bashkuara ka hedhur posht\u00eb iden\u00eb q\u00eb konsumimi i alkoolit mund t\u00eb mbroj\u00eb kund\u00ebr coronavirusit, apo se mbajtja e frym\u00ebs p\u00ebr 10 sekonda v\u00ebrteton se nuk jeni infektuar, apo edhe pretendimet se ekspozimi n\u00eb temperatura t\u00eb larta apo t\u00eb ul\u00ebta mund t\u00eb parandaloj\u00eb s\u00ebmundjen.<\/p>\n<p><strong>Teorit\u00eb e m\u00ebdha konspirative<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe luftuar dezinformatat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga grupe si Sh\u00ebrbimi Evropian p\u00ebr Veprim t\u00eb Jasht\u00ebm, i cili kund\u00ebrshton iden\u00eb se COVID-19 \u00ebsht\u00eb krijuar nga \u201ckompani t\u00eb m\u00ebdha farmaceutike\u201d apo elitat e larta, si dhe thekson se \u201cnocioni i nj\u00eb \u2018plandemie\u2019, q\u00eb pretendon se shp\u00ebrthimi i coronavirusit \u00ebsht\u00eb mashtrim apo ekzagjerim, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga mediat pro-Kremlinit\u201d.<\/p>\n<p>Qendra Kund\u00ebr Terrorizmit dhe K\u00ebrc\u00ebnimeve Hibride n\u00eb Ministris\u00eb e Brendshme t\u00eb \u00c7ekis\u00eb, e cila v\u00ebzhgon fushatat kund\u00ebr dezinformimit q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e shtetit, ka luftuar pretendimet q\u00eb coronavirusi \u00ebsht\u00eb zhvilluar si arm\u00eb biologjike, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb u \u00ebsht\u00eb mveshur nj\u00eb numri shtetesh dhe individ\u00ebve t\u00eb mir\u00ebnjohur, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u201cShtetet e Bashkuara, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Kin\u00ebn, elitat globale, Bill Gates e t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aty \u00ebsht\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar ideja se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb p\u00ebrfituar nga shp\u00ebrthimi i coronavirusit p\u00ebr t\u00eb angazhuar trupa ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, duke theksuar se kjo ide mund t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb, bazuar n\u00eb st\u00ebrvitjet e planifikuara ushtarake, t\u00eb cilat jan\u00eb anuluar p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrthimit.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e pretendimeve t\u00eb rreme, ka qen\u00eb edhe lidhja e coronavirusit me gjenerat\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb komunikimeve (5G), apo deklaratat se pandemia \u00ebsht\u00eb blof, nuk \u00ebsht\u00eb serioze, se qeverit\u00eb po planifikojn\u00eb vaksinim t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontrolluar popullsin\u00eb, apo edhe se qeverit\u00eb po fokusohen n\u00eb pandemi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb bart migrimi.<\/p>\n<p><strong>Aktor\u00eb t\u00eb k\u00ebqij<\/strong><\/p>\n<p>Qendra Kund\u00ebr Terrorizmit dhe K\u00ebrc\u00ebnimeve Hibride n\u00eb Ministris\u00eb e Brendshme t\u00eb \u00c7ekis\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb manipuluar informacionin, jan\u00eb n\u00eb linj\u00eb me idet\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar pandemin\u00eb \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e nj\u00eb morie aktor\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit kan\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb num\u00ebr prej tyre, nga qeverit\u00eb, teorit\u00eb konspirative profesionale, si dhe debatuesit q\u00ebllimmir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrgjigjen dezinformatave t\u00eb p\u00ebrhapura nga robot\u00ebt.<\/p>\n<p>Profesoresha Carley nga Universiteti Carnegie Mellon, ka th\u00ebn\u00eb se dezinformatat shfaqen gjat\u00eb secil\u00ebs kriz\u00eb, mir\u00ebpo ato p\u00ebrhapen kur ritransmetohen nga agjenci t\u00eb lajmeve apo personalitete t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Ajo ka sugjeruar se ndonj\u00ebher\u00eb ndodh q\u00eb shakat\u00eb mund t\u00eb kthehen n\u00eb deklarata t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrzierja a satir\u00ebs dhe dezinformat\u00ebs \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Carley.<\/p>\n<p>\u201cTregimi q\u00eb \u201cmos konsumoni zbardhues p\u00ebr t\u00eb luftuar coronavirusin\u201d mund t\u00eb shihet si shaka p\u00ebr nj\u00eb person dhe si e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr tjetrin\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb edhe nga lider\u00eb bot\u00ebror\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se ia vlen t\u00eb hulumtohet ideja e konsumimit t\u00eb zbardhuesit; apo presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i cili vazhdon t\u00eb minimizoj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin pavar\u00ebsisht pse shteti i tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vat\u00ebr e coronavirusit; apo president\u00ebt e Bjellorusis\u00eb, Turkmenistanit dhe Nikaraguas, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb refuzuar ta trajtojn\u00eb me seriozitet \u00e7\u00ebshtjen e lidhur me k\u00ebt\u00eb virus.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, jan\u00eb vet\u00eb shtetet, sikurse Shtetet e Bashkuara apo Kina, t\u00eb cilat kan\u00eb shk\u00ebmbyer supozime p\u00ebr origjin\u00ebn e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>Uashingtoni ka th\u00ebn\u00eb se coronavirusi \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb nj\u00eb laborator kinez, derisa zyrtar\u00ebt n\u00eb Pekin kan\u00eb th\u00ebn\u00eb i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kin\u00eb nga Ushtria amerikane.<\/p>\n<p>Ndikimi i madh<\/p>\n<p>Ndikimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrejtsh\u00ebm edhe jasht\u00eb kufijve. Nj\u00eb studim t\u00eb kryer nga Shkolla p\u00ebr Ekonomi n\u00eb Mosk\u00eb, ka treguar e nj\u00eb n\u00eb kat\u00ebr rus\u00eb nuk besojn\u00eb se pandemia me coronavirus \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara, nj\u00eb studim i Qendr\u00ebs Pew ka gjetur se gati 30 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve besojn\u00eb se coronavirusi \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb nj\u00eb laborator, duke kund\u00ebrshtuar gjetjet e hulumtuesve q\u00eb kan\u00eb studiuar origjin\u00ebn e virusit. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjasht\u00eb muaj pas shp\u00ebrthimit t\u00eb coronavirusit, interneti \u00ebsht\u00eb mbushur me g\u00ebnjeshtra dhe dezinformata, t\u00eb cilat kan\u00eb penguar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta luftuar s\u00ebmundjen COVID-19, q\u00eb shkakton coronavirusi i ri. Fjalit\u00eb m\u00eb posht\u00eb shp\u00ebrfaqin disa prej pretendimeve m\u00eb t\u00eb rreme q\u00eb jan\u00eb lidhur me coronavirusin. N\u00ebse mbushni hap\u00ebsirat dhe shp\u00ebrndani mesazhin online, edhe ju do t\u00eb mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":246986,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-246985","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246985\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}