{"id":250589,"date":"2020-06-15T17:00:50","date_gmt":"2020-06-15T15:00:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=250589"},"modified":"2020-06-15T21:26:41","modified_gmt":"2020-06-15T19:26:41","slug":"a-u-cenua-siguria-kombetare-svecla-la-te-hapur-kasaforten-ku-ruhen-dokumentet-konfindenciale-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-u-cenua-siguria-kombetare-svecla-la-te-hapur-kasaforten-ku-ruhen-dokumentet-konfindenciale-te-shtetit\/","title":{"rendered":"A u c\u00ebnua siguria komb\u00ebtare &#8211; Sve\u00e7la la t\u00eb hapur kasafort\u00ebn ku ruhen dokumentet konfindenciale t\u00eb shtetit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mentor Gjergjaj\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Kasaforta me dokumente t\u00eb klasifikuara shtet\u00ebrore q\u00eb mbajn\u00eb vul\u00ebn e konfidencialitetit dhe t\u00eb cilat lidhen direkt me sigurin\u00eb komb\u00ebtare u la e hapur n\u00eb zyr\u00ebn e ish-u.d. t\u00eb Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la, aty ku duhej t\u00eb ishin n\u00ebn dry. P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve konfidenciale, vet\u00ebm persona t\u00eb caktuar do t\u00eb duhej t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb to, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr publikimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre pa u deklasifikuar \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e penale e d\u00ebnueshme me burgim. Kasaforta u gjet e hapur m\u00eb 4 qershor 2020, kur Agim Veliu u kthye n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb, pas ndryshimit t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasuar Xhelal Sve\u00e7len, q\u00eb deri at\u00eb dit\u00eb ushtroi detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb MPB-s\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 se u lan\u00eb t\u00eb hapura k\u00ebto dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe konfidenciale p\u00ebr sigurin\u00eb e shtetit u gjeten edhe t\u00eb pa sistemuara mir\u00eb. Me ligj parashihen sanksione penale jo vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e nxjerrin por edhe ata q\u00eb nuk e mbrojn\u00eb rrjedhjen e k\u00ebtyre dokumenteve n\u00eb publik. Reporteri.net sjell detajet.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nj\u00eb dollap q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se i mbyllur, do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb i siguruar mir\u00eb, e q\u00eb ndodhet brenda kabinetit t\u00eb Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, \u00ebsht\u00eb gjetur i hapur m\u00eb 4 qershor 2020, kur ministri Agim Veliu dhe p\u00ebrcjell\u00ebsit e tij u kthyen n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kasafort\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ruhen dokumentet konfidenciale t\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mori dokumentesh t\u00eb klasifikuara si konfidenciale, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb e shtetit &#8211; e q\u00eb rrjedhja e tyre jasht\u00eb k\u00ebsaj kasaforte, sikurse edhe mos mbajtja e tyre e fsheht\u00eb, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme edhe me ligj &#8211; p\u00ebrve\u00e7 se u lan\u00eb, u gjeten t\u00eb pambyllura me dry dhe ishin edhe t\u00eb pasistemuara mir\u00eb.<\/p>\n<p>Secili dokument ka vul\u00ebn e klasifikimit t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb, e q\u00eb rrjedhimisht p\u00ebrmbajn\u00eb informacione t\u00eb cilat lidhen direkt me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat assesi nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ken\u00eb qasje personat e paautorizuar, e q\u00eb l\u00ebnia e hapur e k\u00ebsaj kasaforte rrezikonte rrjedhjen e tyre tek t\u00eb pakt\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb ish-ministrit qasja e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb k\u00ebto dokumente nuk parashihet as me rregulloren p\u00ebr Sigurimin fizik t\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar dhe d\u00ebnohet me nenin 50 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti nen i k\u00ebtij ligji parasheh d\u00ebnimin deri n\u00eb 5 vite burgim edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk mbrojn\u00eb informacionin e klasifikuar, si\u00e7 mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb rastin e kasafort\u00ebs m\u00eb dokumente konfidenciale t\u00eb MPB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Se kasaforta u gjet e hapur, n\u00eb dit\u00ebn kur n\u00eb MPB u kthye ministri Agim Veliu, pohon nj\u00eb raport q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e ka p\u00ebrpiluar 4 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, puna e t\u00eb cilit nisi po at\u00eb dit\u00eb kur Veliu mori s\u00ebrish detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb MPB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deri at\u00eb dit\u00eb, k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb e kishte ushtuar Xhelal Sve\u00e7la, si z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i tij, deri n\u00eb dit\u00ebn kur Veliu ishte shkarkuar nga Qeveria e shkuar Kurti, veprim ky q\u00eb u b\u00eb \u2018sebep\u2019 i rr\u00ebzimit t\u00eb ekzekutivit, pas vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se 50 dit\u00eb pune.<\/p>\n<p>Veliu kishte refuzuar t\u00eb q\u00ebndronte at\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, pa u konstatuar dhe evidentuar gjendja e kasafort\u00ebs q\u00eb u gjet e hapur, prandaj urdh\u00ebroi krijimin e nj\u00eb komisioni p\u00ebr Evidentimin e L\u00ebndeve n\u00eb Kabinetin e Ministrit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni konstaton se kasaforta n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ruhen dokumentet konfidenciale n\u00eb Kabinetin e Ministrit t\u00eb MPB-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur e hapur n\u00eb momentin e pranimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb MPB-s\u00eb z. Agim Veliu me dat\u00ebn 04 qershor 2020\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e siguruar nga Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019, q\u00eb shpjegon gjetjet e komisionit.<\/p>\n<p>\u00c7el\u00ebsi p\u00ebr hapjen e k\u00ebsaj kasaforte, sipas rregulloreve n\u00eb fuqi, ruhet nga drejtuesi i institucionit ku ndodhet ajo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ministri i Brendsh\u00ebm, dhe mund t\u00eb bartet tek persona t\u00eb tjer\u00eb vet\u00ebm me autorizimin e tij dhe pasi personi tjet\u00ebr ka kaluar verifikimin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Kasaforta q\u00eb u gjet e hapur klasifikohet tek se \u201cZona e Siguris\u00eb e Klasit t\u00eb Dyt\u00eb\u201d, dhe p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb t\u00eb mos q\u00ebndroj\u00eb e hapur, ajo do t\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe e siguruar mir\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i MPB-s\u00eb i siguruar nga Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019 tregon se brenda k\u00ebsaj kasaforte ruhen mbi 170 dokumente, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb memorandume t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebsaj Ministrie, bashk\u00eb me vendime t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm p\u00ebr Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-250645\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-763x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"934\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-763x1024.jpg 763w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-224x300.jpg 224w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-768x1031.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-1145x1536.jpg 1145w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-696x934.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-1068x1433.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-313x420.jpg 313w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1-626x840.jpg 626w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/103876087_2095505500593657_3191988969084070983_n-1-1.jpg 1161w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/p>\n<p>Sikurse brenda kasafort\u00ebs q\u00eb u gjet e hapur, sipas raportit t\u00eb siguruar nga Reporteri.net, ndodhen edhe korrespodenca t\u00eb ndryshme, marr\u00ebveshje dhe vendime t\u00eb pambyllura dhe nj\u00eb dekret p\u00ebr falje, e q\u00eb klasifikohen si shkresa konfidenciale p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kasafort\u00eb, pa dry dhe siguresa tjera u lan\u00eb edhe disa zarfe t\u00eb hapura e q\u00eb mbanin vul\u00ebn si dokumente konfidenciale nga organet e siguris\u00eb n\u00eb vend. T\u00eb nj\u00ebjtat, theksohet n\u00eb dokument, ishin edhe t\u00eb pasistemuara.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk e ka b\u00ebr\u00eb shikimin dhe as regjistrimin e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb shkresave, pro vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb evidentimin e tyre n\u00eb aspektin sasior, pa u l\u00ebshuar n\u00eb p\u00ebrmbajte apo edhe n\u00eb numra protokolli, data, etj.\u201d, thot\u00eb raporti i dat\u00ebs 8 qershor 2020.<\/p>\n<p>Ky dokument nuk sqaron n\u00ebse brenda kasafort\u00ebs ka munguar ndonj\u00eb dokument konfidencial apo me klasifikim tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb ruhen n\u00eb zyr\u00ebn e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr faktin se p\u00ebrmbajtja e dokumenteve t\u00eb klasifikuara nuk guxon t\u00eb rrjedh\u00eb n\u00eb publik, dokumenti i MPB-s\u00eb i siguruar nga Reporteri.net, flet p\u00ebr mbi 170 dokumente me vul\u00ebn konfidenciale, por shmang p\u00ebrmbajtjen e tyre ngase n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e autorizuar t\u00eb ken\u00eb qasje as stafi i Ministris\u00eb e as komisioni, n\u00eb ket\u00eb rast, p\u00ebr regjistrimin e l\u00ebnd\u00ebve n\u00eb Kabinetin e ministrit t\u00eb MPB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019 ka provuar t\u00eb kontaktoj\u00eb p\u00ebr sqarime me t\u00eb gjitha pal\u00ebt e involvuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ministri Agim Veliu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur p\u00ebr disa dit\u00eb rresht n\u00eb thirrjet e gazet\u00ebs, e t\u00eb h\u00ebn\u00ebn as n\u00eb pyetjet e d\u00ebrguara me SMS p\u00ebr t\u00eb shpjeguar gjendjen se si e gjeti kasafort\u00ebn n\u00eb kabinetin e tij dhe n\u00ebse konsideron se rrezikohet siguria komb\u00ebtare me rrjedhjen e k\u00ebtyre dosjeve konfidenciale dhe p\u00ebr masat q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe ish-u.d. i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Xhelal Sve\u00e7la, gjat\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, ka qen\u00eb i paqassh\u00ebm p\u00ebr Reporteri.net p\u00ebr t\u00eb treguar n\u00ebse ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur kasafort\u00ebn kur u largua nga zyra dhe kujt ia ka dor\u00ebzuar \u00e7el\u00ebsin e saj me t\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn. Gjithashtu, Sve\u00e7la \u00ebsht\u00eb pyetur me SMS n\u00ebse ka shfletuar dokumentet q\u00eb ndodheshin brenda kasafort\u00ebs dhe n\u00ebse ka marr\u00eb kopje t\u00eb tyre me vete.<\/p>\n<p>As AKI-ja e cila involvohet p\u00ebr shkak se pjesa m\u00eb e madhe e dokumenteve brenda kasafort\u00ebs jan\u00eb shkresa t\u00eb tyre, nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjet e d\u00ebrguara me e-mail gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb shkuar.<\/p>\n<p><strong>Si duhet t\u00eb ruhet kasaforta dhe nga kush mbahet \u00e7el\u00ebsi i saj<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb rregulloreje q\u00eb ishte nxjerr\u00eb nga Kryeministri i Kosov\u00ebs, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2011, p\u00ebr Sigurimin Fizik t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, kasaforta q\u00eb u gjet e hapur n\u00eb kabinetin e ministrit t\u00eb MPB-s\u00eb, klasifikohet se \u201cZona e Siguris\u00eb e Klasit t\u00eb Dyt\u00eb\u201d dhe \u00ebsht\u00eb \u201cZona ku ruhet dhe administrohet informacion i klasifikuar \u201cKonfidencial\u201d dhe nivelet m\u00eb t\u00eb larta\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kontrollohen hyrje-daljet dhe lejohet hyrja vet\u00ebm p\u00ebr personat e autorizuar, thuhet n\u00eb rregullore.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, \u00e7el\u00ebsi i kasafort\u00ebs n\u00eb MPB mbahet nga ministri, dhe ka nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr transferimin e drynit p\u00ebr hapjen e saj tek personat tjer\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cDrejtuesit e institucioneve publike, ku prodhohet, p\u00ebrpunohet, shp\u00ebrndahet, transmetohet dhe ruhet informacioni i klasifikuar, kane p\u00ebr detyre te marrin masat p\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre mjediseve ne p\u00ebrputhje me v\u00ebllimin e informacionit t\u00eb klasifikuar. Ato marrin masa p\u00ebr pajisjen e mjediseve me kasaforta e brava automatike si dhe p\u00ebrdorimin e \u00e7el\u00ebsave dhe drynave te ve\u00e7ante nga ata te p\u00ebrdorimit te zakonsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb rregullore.<\/p>\n<p>Tutje, neni 5 i t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs rregullore, q\u00eb rregullon \u201cRuajtjen e informacioneve t\u00eb klasifikuara sipas nivelit t\u00eb klasifikimit\u201d, specifikon se p\u00ebr informacionet e nivelit KONFIDENCIAL, dokumente me vul\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb cilat ruhen edhe n\u00eb kasafort\u00ebn q\u00eb u gjet e hapur n\u00eb MPB \u201cduhet t\u00eb vendosen pengesat mekanike si dhe alarmi elektronik i siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga pikat e nenit 6 t\u00eb Rregullores p\u00ebr Sigurimin Fizik t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, q\u00eb rregullon \u201cStandardet minimale t\u00eb siguris\u00eb\u201d precizon se n\u00eb zona t\u00eb tilla \u201cdyert e hyrjes duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb siguruara me dry me kombinacione me tri pozicione t\u00eb nd\u00ebrtuara, ose n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, dry tjer\u00eb t\u00eb aprovuar nga autoriteti kompetent, vet\u00ebm p\u00ebr dhomat ku ruhet informacioni \u201cTEP\u00cbR SEKRET\u201d, SEKRET\u201d dhe \u201cKONFIDENCIAL\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Aty rregullohet se \u00e7el\u00ebsat e hap\u00ebsirave ku ndodhen dokumentet konfidenciale duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb siguruara dhe se k\u00ebta \u00e7el\u00ebsa nuk duhet t\u00eb merren jasht\u00eb zyrave t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e kombinacioneve lejohet vet\u00ebm p\u00ebr personat e autorizuar me shkrim nga titullari i institucionit publik t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb certifikuar pershtatshmerisht\u201d, thuhet n\u00eb rregullore.<\/p>\n<p>\u201c1.11. \u00e7el\u00ebsat e pun\u00ebs dhe ata rezerv\u00eb duhet t\u00eb mbahen n\u00eb rafte t\u00eb ndryshme t\u00eb metalt\u00eb; 1.12. zarfet ku vendosen \u00e7el\u00ebsat dhe kombinacionet duhet t\u00eb ruhen n\u00eb at\u00eb nivel sa \u00ebsht\u00eb niveli i informacionit n\u00eb t\u00eb cilin mund\u00ebsohet qasja\u201d, thot\u00eb rregulloja e cila obligon edhe q\u00eb \u00e7el\u00ebsat dhe kombinacionet duhet t\u00eb nd\u00ebrrohen n\u00eb intevale kohore jo m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 12 muaj.<\/p>\n<p><strong>Ligji parasheh d\u00ebnim m\u00eb burgim edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk mbrojn\u00eb informacionet e klasifikuara<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, informacionet e klasifikuara mbrohen me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim themelimin e nj\u00eb sistemi unik p\u00ebr klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me interesat e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs si dhe p\u00ebr verifikimin e siguris\u00eb s\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb qasje n\u00eb k\u00ebto informacione.<\/p>\n<p>Neni 50 i Ligjit p\u00ebr Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Siguris\u00eb parasheh sanksione penale p\u00ebr rrjedhjen n\u00eb publik t\u00eb dokumenteve si\u00e7 ruhen n\u00eb kasafort\u00ebn e MPB-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i nj\u00ebjti nen i k\u00ebtij ligji, parasheh d\u00ebnimin me deri n\u00eb 5 vite burgim edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk mbrojn\u00eb informacionin e klasifikuar, si\u00e7 mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb rastin e kasafort\u00ebs m\u00eb dokumente konfidenciale t\u00eb MPB-s\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cPersoni i cili pa autorizim publikon informacionin e klasifikuar sipas k\u00ebtij ligji si \u201dKONFIDENCIALE\u201d dhe cilido bart\u00ebs i autorizuar i informacionit t\u00eb till\u00eb t\u00eb klasifikuar i cili nuk e mbron informacionin e klasifikuar si\u00e7 k\u00ebrkohet me k\u00ebt\u00eb ligj, kryen vep\u00ebr penale dhe d\u00ebnohet me burgim prej nj\u00eb deri pes\u00eb (5) vite\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj t\u00eb miratuar n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2010 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky ligj, n\u00eb nenin 40 parasheh edhe Regjist\u00ebr t\u00eb Siguris\u00eb p\u00ebr secilin person q\u00eb ka qasje n\u00eb dokumentet e klasifikuara, sikurse verifikim paraprak nga autoritetet e siguris\u00eb p\u00ebr personave q\u00eb shohin dokumentet e klasifikuara.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do drejtues i nj\u00eb institucioni publik krijon dhe p\u00ebrdit\u00ebson rregullisht nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb, i cili p\u00ebrmban informacione rreth emrit, mbiemrit, pozit\u00ebs dhe rangut t\u00eb personave t\u00eb autorizuar p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb informacionet e klasifikuara q\u00eb mbahen n\u00eb institucionin publik p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, thot\u00eb pika e par\u00eb e nenit 40 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn pasuese specifikohet se \u201cAutoriteti Verifikues mban\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr qendror t\u00eb emrit, mbiemrit, pozit\u00ebs dhe rangut t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb autorizuar p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb informacionet e klasifikuara si \u201cKONFIDENCIALE\u201d, \u201cSEKRET\u201d apo \u201cTEP\u00cbR SEKRET\u201d\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tre nene m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji, rregullohet \u201cQasja e P\u00ebrkohshme n\u00eb informacionet e Klasifikuara\u201d, thuhet se \u201ckur ekziston nevoj\u00eb detyruese zyrtare p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb informacionet e klasifikuara, drejtuesi i institucionit publik mund t\u2019i jap\u00eb leje nj\u00eb personi i cili nuk e ka verifikimin e siguris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr qasje n\u00eb nivelin e klasifikimit t\u00eb informacionit, pasi q\u00eb t\u2019i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb autoritetit verifikues njoftim paraprak.<\/p>\n<p>Aty edhe specifikohen kushtet p\u00ebr t\u00eb tilla raste: \u201c1.1. personi t\u00eb ket\u00eb leje t\u00eb vlefshme t\u00eb siguris\u00eb mir\u00ebpo jo p\u00ebr nivelin e klasifikimit p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkohet qasja; 1.2. autoriteti verifikues t\u00eb mos kund\u00ebrshtoj\u00eb me shkrim brenda pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (15) dit\u00ebsh nga pranimi i njoftimit. 2. Leja p\u00ebr qasje t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb informacione t\u00eb klasifikuara \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr periudh\u00eb t\u00eb pa rip\u00ebrt\u00ebrishme q\u00eb nuk tejkalon gjasht\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb dokumentet konfidenciale, si\u00e7 ruhen n\u00eb kasafort\u00ebn e MPB-s\u00eb, personat e autorizuar, sipas nenit 30 t\u00eb ligjit p\u00ebr Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Siguris\u00eb, i n\u00ebnshtrohen Procedure s\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb Verifikimit t\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c1. Procedura e thjesht\u00eb e verifikimit t\u00eb siguris\u00eb zbatohet ndaj personave t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb informacionet e klasifikuara si \u201cKONFIDENCIALE\u201d. 2. Autoriteti verifikues verifikon n\u00ebse informacionet e dh\u00ebna n\u00eb pyet\u00ebsorin e siguris\u00eb jan\u00eb t\u00eb plota dhe t\u00eb sakta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, autoriteti verifikues inspekton regjistrat e statusit civil, dosjet mbi veprat penale dhe \u00e7far\u00ebdo regjistri apo baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave tjet\u00ebr zyrtare komb\u00ebtare apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare. 3. Procedura e thjesht\u00eb e verifikimit t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebrfundon brenda tre (3) muajve nga dita e fillimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure\u201d. \/M.Gj.\/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mentor Gjergjaj\u00a0 Kasaforta me dokumente t\u00eb klasifikuara shtet\u00ebrore q\u00eb mbajn\u00eb vul\u00ebn e konfidencialitetit dhe t\u00eb cilat lidhen direkt me sigurin\u00eb komb\u00ebtare u la e hapur n\u00eb zyr\u00ebn e ish-u.d. t\u00eb Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la, aty ku duhej t\u00eb ishin n\u00ebn dry. P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve konfidenciale, vet\u00ebm persona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":250581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-250589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250589"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250589\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}