{"id":253135,"date":"2020-06-19T18:17:59","date_gmt":"2020-06-19T16:17:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=253135"},"modified":"2020-06-19T18:45:12","modified_gmt":"2020-06-19T16:45:12","slug":"dhjete-librat-me-te-rendesishme-feministe-te-viteve-te-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/lista\/dhjete-librat-me-te-rendesishme-feministe-te-viteve-te-fundit\/","title":{"rendered":"10 librat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm feminist\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb fundit"},"content":{"rendered":"<p><strong> B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bestseller\u00eb t\u00eb autoreve, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u00eb fituar kacafytje n\u00eb Twitter, por p\u00ebr t\u00eb ilustruar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb re.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong><em>\u00abTregu i mishit\u00bb (Meat Market) nga Laurie Penny<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Libri i par\u00eb n\u00eb list\u00ebn time \u00ebsht\u00eb \u00abTregu i mishit\u00bb (botuar m\u00eb 2011) i marksistes britanike Laurie Penny. \u00cbsht\u00eb libri i par\u00eb \u00abradikal\u00bb feminist, q\u00eb e kam lexuar n\u00eb jet\u00ebn time. E kam konsideruar lib\u00ebr t\u00eb mir\u00eb kur kam qen\u00eb 18-vje\u00e7are dhe e konsideroj t\u00eb mir\u00eb edhe sot. Nuk \u00ebsht\u00eb aq e befasishme q\u00eb autorja \u00ebnd\u00ebrron nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb \u2013 por p\u00ebr habi ajo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ia fillon me kultin ton\u00eb t\u00eb trupit. Obsesionin ton\u00eb me grat\u00eb trupholla Penny nuk e p\u00ebrshkruan si ideal bosh t\u00eb bukuris\u00eb, por thot\u00eb: aty fshihet di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Pas presionit p\u00ebr diet\u00eb q\u00ebndron mesazhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm: grat\u00eb nuk duhet t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend. N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb grat\u00eb ushtrohen p\u00ebr t\u2019i heshtur nevojat e tyre \u2013 nuk duhet t\u00eb han\u00eb, por as t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka kund\u00ebr q\u00eb gati t\u00eb gjitha kryejn\u00eb pun\u00eb pa pages\u00eb: fshijn\u00eb, hekurosin, kujdesen p\u00ebr prind\u00ebr dhe edukojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Tejet impresionues \u00ebsht\u00eb ky skenar. Penny thot\u00eb: a mund t\u00eb merrni me mend se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse nj\u00eb m\u00ebngjes do t\u00eb zgjoheshin t\u00eb gjitha grat\u00eb dhe do t\u00eb ndiheshin mir\u00eb n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tyre? Pastaj a) do t\u00eb p\u00ebsonte kolaps industria miliard\u00ebshe e bukuris\u00eb. Dhe b) kapitalizmi do t\u00eb kishte nj\u00eb problem, sepse p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb praktike q\u00eb ekziston gjinia e \u00abdob\u00ebt\u00bb, e cila falas kryen pun\u00ebt q\u00eb lidhen me p\u00ebrkujdesje. P\u00ebr t\u00eb ndryshuar bot\u00ebn, thot\u00eb Penny, grat\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb jo. Jo uris\u00eb. Jo iluzionit se je e lumtur n\u00ebse je trupholl\u00eb. Jo urrejtjes kund\u00ebr mishit t\u00ebnd. Jo arkivolit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb rolit t\u00eb gruas.<\/p>\n<p>Citati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga kjo vep\u00ebr: \u00abJetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, e cila e p\u00eblqen trupin jorealist t\u00eb gruas dhe e urren pushtetin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb gruas\u00bb.<\/p>\n<p><strong><em>\u00abWe Should All Be Feminists\u00bb (T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi feminist\u00eb) nga Chimamanda Ngozi Adichie<\/em><\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e lexova vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Beyonc\u00e9. K\u00ebng\u00ebtares i kishte p\u00eblqyer aq shum\u00eb, saq\u00eb disa citate i p\u00ebrdori n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e saj \u00abFla\u00ebless\u00bb, nd\u00ebrsa mua m\u00eb p\u00eblqeu k\u00ebnga aq shum\u00eb, saq\u00eb patjet\u00ebr d\u00ebshiroja t\u00eb lexoja tekstin. Teksti nuk i p\u00eblqente vet\u00ebm Beyonc\u00e9. Libri i botuar m\u00eb 2014 u p\u00ebrkthye n\u00eb 37 gjuh\u00eb, marka e produkteve luksoze Dior prodhoi nj\u00eb T-Shirt me sloganin \u00ab\u00cbe should all be feminists\u00bb, n\u00eb Suedi libri u shp\u00ebrnda n\u00eb t\u00eb gjitha gjimnazet. Mendoj se suksesi ndoshta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se shkrimtarja nigeriane \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pajtuese dhe q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb tekstit sqaron se ajo nuk \u00ebsht\u00eb feministe e mllefosur, por nj\u00eb \u00abfeministe e lumtur afrikane, e cila nuk i urren burrat dhe buz\u00ebkuqin e bart vet\u00ebm p\u00ebr qejf t\u00eb vetin\u00bb. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ajo k\u00ebrkon gj\u00ebra fare t\u00eb m\u00ebdha duke th\u00ebn\u00eb: dua nj\u00eb bot\u00eb pa klishe gjinish. Ngozi Adichie mendon se klishet\u00eb nga kufizojn\u00eb si \u00abkafaze t\u00eb hekurta\u00bb. Ajo k\u00ebrkon nj\u00eb bot\u00eb me plot njer\u00ebz t\u00eb lumtur, ku vajzat nuk edukohen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mir\u00ebsjellshme dhe prej burrave nuk pritet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrher\u00eb vet\u00ebm trima.<\/p>\n<p>Citati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga kjo vep\u00ebr: \u00abProblemi me rolet gjinore \u00ebsht\u00eb se ato na diktojn\u00eb si duhet t\u00eb jemi n\u00eb vend se t\u00eb na pranojn\u00eb si\u00e7 jemi\u00bb.<\/p>\n<p>Pas dy librave t\u00eb para bie n\u00eb sy se dy mendimtaret \u2013 Laurie Penny, marksistja me flok\u00ebt ngjyr\u00eb roz\u00eb, dhe Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtarja elegante, p\u00ebrdorin metafora t\u00eb ngjashme kur flasin p\u00ebr rolet gjinore. Nj\u00ebra thot\u00eb \u00abarkivol i ngusht\u00eb\u00bb, tjetra \u00abkafaz i hekurt\u00bb.<\/p>\n<p>Ky motiv p\u00ebrshkon t\u00eb gjitha librat. Pa marr\u00eb parasysh n\u00ebse autoret nisen nga t\u00eb dy gjinit\u00eb apo n\u00ebse t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen se kjo ndarje strikte e gjinive \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e problemit \u2013 porosia p\u00ebrher\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: rolet gjinore t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb palumtur \u2013 sidomos grat\u00eb, meq\u00eb ato duhet t\u00eb sillen sikur jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se \u00e7\u2019jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00abKur burrat ma shpjegojn\u00eb bot\u00ebn\u00bb nga Rebecca Solnit<\/strong><\/p>\n<p>Favoriti im! Librin \u00abKur burrat ma shpjegojn\u00eb bot\u00ebn\u00bb t\u00eb Rebecca Solnit-it e kam lexuar me siguri pes\u00eb her\u00eb. Leximi ia vlen vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb shk\u00eblqyeshme. Kjo p\u00ebrmbledhje esesh fillon me nj\u00eb ndej\u00eb n\u00eb Aspen. Njer\u00ebzit jan\u00eb paksa monoton\u00eb, Solnit fillon nj\u00eb muhabet me nj\u00eb \u00abburr\u00eb impozant\u00bb. Ai i flet p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dikur ajo e v\u00ebren se ai po flet p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb cilin e ka shkruar ajo. I tregon se e ka shkruar ajo, por atij burrit kjo nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje dhe vazhdon t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga kjo situat\u00eb Solnit p\u00ebrshkruan fenomenin e burrave egoist\u00eb q\u00eb pa i pyetur kush ua shpjegojn\u00eb grave bot\u00ebn. Por \u00e7\u00ebshtja q\u00eb problematizon ajo tejkalon k\u00ebt\u00eb situat\u00eb triviale. Mesazhi i saj \u00ebsht\u00eb se e drejta p\u00ebr t\u00eb folur \u2013 dhe e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar \u2013 p\u00ebr burrat dhe grat\u00eb e k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb. Grat\u00eb shpesh nuk guxojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin. Atyre m\u00eb shpesh u nd\u00ebrpritet fjala. Besueshm\u00ebria e tyre vihet n\u00eb dyshim ose ato me dhun\u00eb detyrohen t\u00eb heshtin. E drejta e grave p\u00ebr t\u00eb folur kufizohet n\u00eb situata t\u00eb parrezikshme po aq sa edhe n\u00eb situata t\u00eb rrezikshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Solnit synon nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nj\u00eb z\u00eb. Jo vet\u00ebm t\u00eb pushtetshmit. Pak pasi u botua eseja (t\u00eb cil\u00ebn ajo m\u00eb von\u00eb e zgjeroi n\u00eb librin \u00abKur burrat ma shpjegojn\u00eb bot\u00ebn\u00bb), shum\u00eb njer\u00ebz filluan ta quajn\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen \u00abmansplaining\u00bb, q\u00eb af\u00ebrsisht dometh\u00ebn\u00eb: \u00abburrat shpjegojn\u00eb\u00bb. Para s\u00eb gjithash n\u00eb internet qarkullojn\u00eb dhjet\u00ebra stripa, fenomene interneti (Memes) dhe tekste t\u00eb ashpra, t\u00eb cilat kritikojn\u00eb apo demaskojn\u00eb burrat arrogant\u00eb. Solnit u distancua nga ky nocion, sepse nuk d\u00ebshironte assesi t\u00eb kuptohej sikur pask\u00ebsh th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb burrat jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Fakti q\u00eb nocioni \u00abmansplaining\u00bb filloi t\u00eb p\u00ebrdoret menj\u00ebher\u00eb, thua se ishte gj\u00ebja m\u00eb e vet\u00ebkuptueshme n\u00eb bot\u00eb, tregoi se eseja e Solnit-it po thoshte at\u00eb q\u00eb shum\u00eb gra d\u00ebshironin ta thoshin.<\/p>\n<p>Citati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga kjo vep\u00ebr: \u00abShumica e grave luftojn\u00eb n\u00eb dy fronte \u2013 nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr apo kund\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje specifike dhe nj\u00ebher\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb shprehin mendimin e tyre\u00bb.<\/p>\n<p><strong><em>\u00abGruaja e fuqishme (potente) \u2013 p\u00ebr nj\u00eb feminitet t\u00eb ri\u00bb nga Svenja Flassp\u00f6hler<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ka z\u00ebra q\u00eb thon\u00eb se viteve t\u00eb fundit feminizmi e ka tepruar. Kritike dhe kritik\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se l\u00ebvizja feministe ka goditur p\u00ebrtej cakut, sepse ka qen\u00eb histerike, e komplikuar apo tep\u00ebr akademike. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb gazetarja gjermane Svenja Flassp\u00f6hler, e cila n\u00eb librin e saj \u00abGruaja e fuqishme (potente) \u2013 p\u00ebr nj\u00eb feminitet t\u00eb ri\u00bb i q\u00ebron hesapet me l\u00ebvizjen #MeToo. Flassp\u00f6hler shkruan se #MeToo ka qen\u00eb kontraproduktive p\u00ebr feminizmin dhe t\u00eb drejtat e grave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sepse ndikon n\u00eb forcimin e klishes\u00eb s\u00eb gruas q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje dhe burrit potent, agresiv. Autorja konsideron se \u00abdenoncimi i m\u00ebvonsh\u00ebm\u00bb i sulmeve \u00ebsht\u00eb joemancipues, sepse k\u00ebshtu grat\u00eb duan t\u00eb ngjallin dhembshuri vet\u00ebm si viktima. Ajo pyet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u00abA \u00ebsht\u00eb kjo goditje e ngath\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kuptimi i vet\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe emancipimit, me t\u00eb cilat duan t\u2019i pajisim bijat tona?\u00bb Ajo \u00ebsht\u00eb shprehimisht edhe kund\u00ebr ligjeve m\u00eb t\u00eb ashpra p\u00ebr penalizmin e delikteve seksuale, sepse hapa t\u00eb till\u00eb, sipas saj, \u00abinfantilizojn\u00eb\u00bb seksualitetin fem\u00ebror. Po ashtu ajo mendon se feminizmi akademik e ka tepruar me dekonstruktimin e gjinis\u00eb. N\u00ebse thuhet se gruaja nuk ekziston, si t\u00eb merresh pastaj me aktiviz\u00ebm? Si\u00e7 sugjeron titulli i librit, zgjidhja q\u00eb ofron autorja \u00ebsht\u00eb kjo: gruaja e fuqishme (potente). Gruaja q\u00eb synon Flassp\u00f6hler ka vullnet t\u00eb fuqish\u00ebm, epsh autonom dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr hashtaga, as role t\u00eb viktim\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ides\u00eb q\u00eb grat\u00eb duhet t\u00eb \u00e7lirohen nga patriarkati. Kush d\u00ebshiron te \u00e7lirohet, k\u00ebt\u00eb le ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Citati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga kjo vep\u00ebr: \u00abNa duhen dy gjini t\u00eb fuqishme (potente), t\u00eb cilat takohen n\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri\u00bb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb m\u00eb preokupon m\u00eb s\u00eb shumti gjat\u00eb leximit \u00ebsht\u00eb mospajtimi i autoreve sa i p\u00ebrket strategjis\u00eb s\u00eb \u00abduhur\u00bb. Nd\u00ebrsa Flassp\u00f6hler ua kujton grave obligimin e tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb guximshme dhe vet\u00ebbesuese, Penny apo Solnit fokusohen pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht te shoq\u00ebria, te \u00abstruktura\u00bb. Shpesh thirrja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aktive intuitivisht ka m\u00eb shum\u00eb kuptim, sepse fjala \u00abstruktur\u00eb\u00bb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e kapshme dhe duket si nj\u00eb shpikje e disa aktivisteve t\u00eb ashpra. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye tani radh\u00ebn e kan\u00eb dy libra q\u00eb e shqyrtojn\u00eb m\u00eb af\u00ebr k\u00ebt\u00eb nocion.<\/p>\n<p><strong><em>\u00abE lir\u00eb atje posht\u00eb\u00bb (Untenrum frei) nga Margarete Stoko\u00ebski<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Autorja \u00ebsht\u00eb aktualisht ikona m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme feministe e Gjermanis\u00eb. Kolumn\u00ebn e saj n\u00eb \u00abSpiegel Online\u00bb \u00e7do jav\u00eb e lexojn\u00eb miliona njer\u00ebz, nd\u00ebrsa libri i saj i par\u00eb \u00abE lir\u00eb atje posht\u00eb\u00bb (Untenrum frei) (2016) gjendet n\u00eb librari n\u00eb ribotimin e pest\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cilin urgjentisht kam pasur nevoj\u00eb si 16-vje\u00e7are, sepse aty b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kozmetik\u00eb, seks dhe dyshime n\u00eb vete \u2013 t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra me t\u00eb cilat grat\u00eb e reja p\u00ebrballen dikur dhe t\u00eb cilat jan\u00eb bajagi ambivalente. Margarete Stoko\u00ebski tregon, p\u00ebr shembull, se si 4-vje\u00e7are ishte aksidentuar me bi\u00e7iklet\u00eb dhe nuk e dinte se t\u2019u tregonte prind\u00ebrve se kishte dhimbje \u00abmes k\u00ebmb\u00ebve\u00bb. Nuk gjente fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb (nd\u00ebrsa e dinte sakt\u00eb se te djemt\u00eb quhet penis). Ajo shkruan po ashtu se fillimisht seksin e shihte si di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, sepse nga revistat si \u00abBravo Girl\u00bb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e dinte se si duhet ta k\u00ebnaq djalin, por nuk mund t\u00eb formulonte pyetje p\u00ebr veten e saj. Stoko\u00ebski nuk k\u00ebrkon nj\u00eb grua potente si Flassp\u00f6hler, por p\u00ebrpiqet t\u00eb zbuloj\u00eb se si ide t\u00eb tilla nguliten n\u00eb kokat tona.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto sjellje \u00abfem\u00ebrore\u00bb (shtr\u00ebngimi i paqart\u00eb q\u00eb t\u00eb sillesh mir\u00eb ndaj t\u00eb gjith\u00ebve, ndjenja e obligimit p\u00ebr t\u2019u dukur p\u00ebrher\u00eb e bukur etj.) p\u00ebr autoren jan\u00eb manifestime t\u00eb pushtetit. Ajo mendon se n\u00eb patriarkat sundimi nuk funksionon vet\u00ebm p\u00ebrmes shtr\u00ebngimit nga jasht\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhuna, por edhe p\u00ebrmes rregullave, t\u00eb cilat i kemi p\u00ebrvet\u00ebsuar pavet\u00ebdijsh\u00ebm dhe nuk i perceptojm\u00eb si t\u00eb tilla. Stoko\u00ebski mendon si Adorno, i cili mendonte se nuk ka \u00abjet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb rrejshmen\u00bb. Andaj ajo nuk u b\u00ebn thirrje grave q\u00eb t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb guximshme, por kritikon edhe parakushtet e p\u00ebrgjithshme, t\u00eb cilat i kufizojn\u00eb grat\u00eb. Synimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e \u00e7liruar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka dhun\u00eb ndaj t\u00eb margjinalizuarve, por as shabllone mendimi q\u00eb duan t\u00eb na e mbushin mendjen se si duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb seks, si duhet t\u00eb mendojm\u00eb, flasim apo t\u00eb dukemi.<\/p>\n<p>Citati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga kjo vep\u00ebr: \u00abFeminizmi nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizje, e cila shtr\u00ebngimet e vjetra d\u00ebshiron t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me shtr\u00ebngime t\u00eb reja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr shtr\u00ebngimeve dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vendime t\u00eb lira, t\u00eb marra vet\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong><em>\u00abGrat\u00eb dhe pushteti\u00bb nga Mary Beard<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb autore tjet\u00ebr q\u00eb na shpjegon se pse \u00ebsht\u00eb aq v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb t\u00eb emancipohen brenda k\u00ebtij sistemi t\u00eb \u00abrrejsh\u00ebm\u00bb \u00ebsht\u00eb Mary Beard. Historiania e koh\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb (e cila disi ia arrin q\u00eb t\u00eb entuziazmoj\u00eb nj\u00eb publik milion\u00ebsh p\u00ebr antik\u00ebn) n\u00eb librin e saj \u00abGrat\u00eb dhe pushteti\u00bb (2017) se p\u00ebrjashtimi i grave nga pushteti nuk \u00ebsht\u00eb fenomen i s\u00eb tashmes, por ka nj\u00eb histori m\u00eb shum\u00eb se dymij\u00eb vje\u00e7are. Nga nj\u00ebra an\u00eb grat\u00eb q\u00eb n\u00eb Rom\u00ebn e lasht\u00eb nuk lejoheshin t\u00eb paraqiteshin publikisht, sepse kjo aft\u00ebsi nd\u00ebrlidhej me pushtetin dhe maskulinitetin, dhe nga ana tjet\u00ebr motivi i gruas s\u00eb heshtur ka qen\u00eb gjithandej i p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>Te \u00abMetamorfozat\u00bb e Ovidit, p\u00ebr shembull, Jupiteri e shnd\u00ebrron Io-n n\u00eb lop\u00eb, e cila di vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebllas; nimfa Eho d\u00ebnohet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb vet\u00ebm fjal\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve; nd\u00ebrsa princesh\u00ebs Filomela ia shkurtojn\u00eb gjuh\u00ebn. Beard thot\u00eb: pasi q\u00eb grat\u00eb q\u00eb nga antika realisht dhe simbolikisht jan\u00eb mbajtur larg pushtetit, p\u00ebr to sot \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb aren\u00ebn publike. Porosia e Beard \u00ebsht\u00eb kjo: n\u00ebse v\u00ebrtet duam q\u00eb z\u00ebri i grave t\u00eb merret parasysh, ne duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb thell\u00ebsisht p\u00ebrfytyrimin ton\u00eb mbi autoritetin. Grat\u00eb nuk mund t\u00eb futen thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga burrat dhe p\u00ebr burrat.<\/p>\n<p>Citati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga kjo vep\u00ebr: \u00abN\u00ebse grat\u00eb nuk merren parasysh brenda strukturave t\u00eb pushtetit, a nuk duhet q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb grave t\u00eb ridefinohet pushteti?\u00bb<\/p>\n<p><strong><em>\u00abLean In\u00bb nga Sheryl Sandberg<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb grua q\u00eb nuk \u00e7an kok\u00ebn n\u00ebse strukturat e pushtetit jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe nuk kan\u00eb vend p\u00ebr grat\u00eb, \u00ebsht\u00eb Sheryl Sandberg, menaxhere operative e Facebookut. P\u00ebrkundrazi, ajo synon q\u00eb grat\u00eb n\u00eb rrethanat ekzistuese t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar gjysm\u00ebn e pushtetit t\u00eb tyre. Doracaku i saj \u00abLean In\u00bb (2013) deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb shitur m\u00eb shum\u00eb se 4 milion\u00eb her\u00eb, \u00abNe\u00eb York Times\u00bb e ka quajtur at\u00eb nj\u00eb \u00abkthes\u00eb\u00bb, dhe me sa duket ky doracak e ka ndryshuar p\u00ebrgjithmon\u00eb imazhin q\u00eb grat\u00eb kan\u00eb p\u00ebr veten e tyre. Sandberg nuk i sheh grat\u00eb e tjera si konkurrente, por si bashk\u00ebluft\u00ebtare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Tri k\u00ebshillat e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb: ngulni k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, b\u00ebhuni t\u00eb dukshme, zini hap\u00ebsir\u00eb kurdo q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e mundshme n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e profesionit. Kujdesuni q\u00eb partner\u00ebt tuaj t\u00eb kryejn\u00eb po aq pun\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi sa ju. Dhe: mos e kufizoni veten p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mundsh\u00ebm. Kufizojeni veten vet\u00ebm pasi t\u00eb lindni beben \u2013 vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb jeni t\u00eb suksesshme si un\u00eb. Si Flassp\u00f6hler edhe Sandberg mendon se grat\u00eb vet\u00eb duhet t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tyre dhe t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebn e tyre. Po ashtu ajo \u00ebsht\u00eb e bindur se grat\u00eb n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse do t\u00eb angazhohen edhe p\u00ebr grat\u00eb m\u00eb pak t\u00eb arrira, k\u00ebshtu q\u00eb vet\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe barazia do t\u00eb \u00abdep\u00ebrtojn\u00eb\u00bb nga lart posht\u00eb. Motoja e saj \u00ebsht\u00eb kjo: duhet t\u00eb emancipohemi p\u00ebr t\u2019i \u00e7montuar mekanizmat e pushtetit \u2013 dhe jo: duhet t\u2019i \u00e7montojm\u00eb mekanizmat e pushtetit p\u00ebr t\u2019u emancipuar. Un\u00eb mendoj: ndoshta duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Citati thelb\u00ebsor nga kjo vep\u00ebr: \u00abKemi arritur cakun kur burrat kryejn\u00eb gjysm\u00ebn e pun\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpie dhe grat\u00eb udh\u00ebheqin gjysm\u00ebn e nd\u00ebrmarrjeve\u00bb.<\/p>\n<p>Pas librit t\u00eb shtat\u00eb e kuptoj gjithnj\u00eb e m\u00eb mir\u00eb se p\u00ebrse ka njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se feminizmi nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr i nd\u00ebrlikuar. Sidomos shum\u00ebllojshm\u00ebria e temave me t\u00eb cilat p\u00ebrballem \u00ebsht\u00eb e lodhshme (Ovidi, heqja e qimeve, seksi, kapitalizmi, gjuha, takimet e bordeve). Nj\u00ebkoh\u00ebsisht mendoj se feminizmi nuk mund t\u00eb akuzohet p\u00ebr k\u00ebto kund\u00ebrth\u00ebnie, sepse e mira e feminizmit \u00ebsht\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebria e tij. Disa duan m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb postet drejtuese n\u00eb nd\u00ebrmarrje, t\u00eb tjer\u00ebt rrog\u00eb t\u00eb garantuar pa kushte \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e drejt\u00eb. Feminizmi p\u00ebrher\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb diskutojn\u00eb se \u00e7far\u00eb bote duan. Kjo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb jopraktike, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb front unik, por me gjas\u00eb k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb puna me t\u00eb gjitha proceset demokratike: jan\u00eb t\u00eb komplikuara, por ia vlen!<\/p>\n<p><strong><em>\u00abP\u00ebrse nuk flas m\u00eb me t\u00eb bardh\u00ebt mbi ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs\u00bb nga Reni Eddo-Lodge<\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar, tani mb\u00ebrrijm\u00eb te Reni Eddo-Lodge. Autorja tek 30-vje\u00e7Are ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr me titullin \u00abP\u00ebrse nuk flas m\u00eb me t\u00eb bardh\u00ebt mbi ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs\u00bb (2017) \u2013 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb grumbull \u00e7mimesh. Kontributi i saj ka qen\u00eb q\u00eb debatin aktual mbi feminizmin e ka pasuruar me nj\u00eb v\u00ebrejtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo shkruan: mos harroni q\u00eb se seksizmi mund t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb komponent\u00eb raciste.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja q\u00eb m\u00ebsohet nga ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb fjala \u00abintersekcionalitet\u00bb, e cila e p\u00ebrshkruan diskriminimin e \u00abdyfisht\u00eb\u00bb t\u00eb grave me ngjyr\u00eb (\u00cbomen Of Colour) \u2013 k\u00ebt\u00eb diskriminim ato nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb, por edhe ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs. Eddo-Lodge shpjegon se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye na duhet nj\u00eb feminiz\u00ebm q\u00eb e pranon kompleksitetin e diskriminimit. K\u00ebsaj duhet shtuar edhe k\u00ebt\u00eb: n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb nuk diskriminohen vet\u00ebm grat\u00eb, por edhe njer\u00ebzit me t\u00eb meta, njer\u00ebzit me pak para apo njer\u00ebzit nga komuniteti LGBTQIA+ \u2013 dhe meq\u00eb pas k\u00ebtyre diskriminimeve fshihen mekanizmat e nj\u00ebjt\u00eb, feminizmi duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nga e cila zhduket \u00e7do lloj urrejtjeje. Eddo-Lodge i inkurajon sidomos feministet e bardha t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr privilegjet e tyre. Jo q\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohen pastaj p\u00ebr ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb tyre, por q\u00eb feminizmi t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb tollovi t\u00eb padrejt\u00ebsive dhe p\u00ebr t\u2019i luftuar ato.<\/p>\n<p>Citati thelb\u00ebsor nga kjo vep\u00ebr: \u00abN\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb feminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje, e cila d\u00ebshiron t\u2019i \u00e7liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb margjinalizuarit n\u00eb kuptimin ekonomik, social dhe kulturor\u00bb.<\/p>\n<p>Interesante n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shpaloset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite dhe t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb vazhdimisht e kam sh\u00ebnuar gjat\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebtyre librave: feminizmi nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb me shum\u00ebn zero, ku fiton vet\u00ebm nj\u00ebra gjini dhe tjetra humb. Ideja \u00ebsht\u00eb kjo: njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb ose bashk\u00eb ose fare. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb matriarkat apo p\u00ebr p\u00ebrmbysje t\u00eb pushtetit, por p\u00ebr dh\u00ebnien fund \u00e7do shtypjeje. Kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>\u00abTeoria e King Kongut\u00bb nga Virginie Despentes<\/strong><\/p>\n<p>Ngjarja m\u00eb e madhe feministe e viteve t\u00eb fundit ka qen\u00eb l\u00ebvizja #MeToo, e cila ka nxitur nj\u00eb debat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mbi dhun\u00ebn seksuale kund\u00ebr grave. Nj\u00eb autore q\u00eb q\u00ebmoti ka shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, \u00ebsht\u00eb Virginie Despentes \u2013 ajo p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb jet\u00eb e njohur me trilogjin\u00eb e saj t\u00eb romaneve \u00abVernon Subutex\u00bb.<\/p>\n<p>\u00abTeoria e King Kongut\u00bb u botua m\u00eb 2006 n\u00eb Franc\u00eb, m\u00eb 2018 libri u p\u00ebrkthye n\u00eb gjermanisht. Aty shkrimtarja shkruan p\u00ebr \u00abat\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet\u00bb: mbi p\u00ebrdhunimin q\u00eb kishte p\u00ebsuar n\u00eb mosh\u00ebn 17-vje\u00e7are dhe mbi dy vite gjat\u00eb s\u00eb cilave ajo si grua e re kishte punuar si prostitut\u00eb. Ajo zem\u00ebrohet q\u00eb edhe sot ende mendohet se p\u00ebrdhunimet jan\u00eb raste tragjike individuale \u2013 ndon\u00ebse dhuna seksuale kund\u00ebr grave p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sistem. Kjo, sipas Despentes, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb me dallimet e v\u00ebrteta sa i p\u00ebrket pushtetit mes gjinive, por edhe me hipokrizin\u00eb ton\u00eb n\u00eb lidhje me seksin. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk e ka fare problem q\u00eb qytetet t\u00eb mbulohen me fotografi t\u00eb modeleve 19-vje\u00e7are dhe gjysm\u00eb t\u00eb zhveshura \u2013 por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e mbajm\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm prostitucionin e v\u00ebrtet\u00eb dhe e heshtim konsumimin masiv t\u00eb pornografis\u00eb. Despentes d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb nisim nj\u00eb debat mbi k\u00ebto fakte t\u00eb pak\u00ebndshme, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb kushtet e pun\u00ebs t\u00eb prostitutave dhe t\u2019i marrim seriozisht grat\u00eb e p\u00ebrdhunuara dhe t\u00eb mos i etiketojm\u00eb si \u00abviktima tragjike\u00bb.<\/p>\n<p>Citati qendror: \u00abProstitucioni i her\u00ebpashersh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb i pazakonsh\u00ebm. N\u00eb rastin tim e pazakonshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00abFeministi i keq\u00bb (Bad Feminist) nga Roxane Gay<\/strong><\/p>\n<p>Gati n\u00eb fund t\u00eb maraton\u00ebs sime t\u00eb leximit mendoj shum\u00eb mbi zbatimin praktik t\u00eb feminizmit \u2013 dhe jam e lumtur mbi p\u00ebrmbledhjen me ese \u00abFeministi i keq\u00bb (Bad Feminist) (2014). Ky lib\u00ebr n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb nuk p\u00ebrshkruan nj\u00eb vizion shoq\u00ebror, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e r\u00ebnd\u00ebsishme se si ia arrin q\u00eb si \u00abgrua normale\u00bb t\u00eb jesh feministe. Libri fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft sharmante, kur autorja p\u00ebrshkruan se si gjat\u00eb nj\u00eb vere s\u2019mund t\u00eb ndalet duke vall\u00ebzuar me k\u00ebng\u00ebn \u00abBlurred Lines\u00bb t\u00eb Robin Thickes \u2013 nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr \u00abfrenimin\u00bb e grave si\u00e7 b\u00ebhet me kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo pyet: a mund ta quaj veten feministe n\u00ebse idealet e mia i tradhtoj edhe te gj\u00ebrat m\u00eb banale si k\u00ebng\u00ebt e preferuara? Pasi ka menduar gjat\u00eb ajo thot\u00eb: po \u2013 sepse k\u00ebrkesa q\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb jet\u00ebsore t\u00eb jesh nj\u00eb \u00abfeministe e p\u00ebrsosur\u00bb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht jorealiste. Fundja, asnj\u00eb njeri nuk jeton p\u00ebrher\u00eb sipas idealeve t\u00eb tij. Rrjedhimisht, ajo angazhohet p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm, i cili nuk pret q\u00eb grat\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrher\u00eb vet\u00ebm luft\u00ebtare p\u00ebr drejt\u00ebsi \u2013 pa humor, p\u00ebrher\u00eb shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuara dhe militante -, por nj\u00eb feminiz\u00ebm q\u00eb e pranon sa kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb jeta. Gay shkruan: n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb angazhohesh kund\u00ebr mizogjenis\u00eb dhe t\u00eb p\u00eblqen nj\u00eb k\u00ebng\u00eb repi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmendet fjala \u00abbitch\u00bb, kjo \u00ebsht\u00eb fare n\u00eb rregull. N\u00ebse lufton kund\u00ebr rrogave t\u00eb pabarabarta, por n\u00eb mbr\u00ebmje \u00e7lodhesh duke shikuar \u00abreality-tv\u00bb \u2013 s\u2019ka gajle.<\/p>\n<p>Problemet si ato t\u00eb popkultur\u00ebs seksiste me gjas\u00eb nuk zgjidhen duke mos i konsumuar m\u00eb ato, por duke i atakuar publikisht.<\/p>\n<p>Citati qendror: \u00abUn\u00eb jam feministe e keqe. Por m\u00eb shum\u00eb dua t\u00eb jem feministe e keqe se sa fare feministe\u00bb.<\/p>\n<p>Kaq ishte. T\u00eb gjitha librat u lexuan.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mbetet n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs sime t\u00eb leximit? Dy m\u00ebsime para s\u00eb gjithash. Nga nj\u00ebra an\u00eb: habia ime mbi maturin\u00eb dhe analizat realiste. Librat m\u00eb soll\u00ebn nd\u00ebr mend se q\u00ebllimi i feminizmit nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i shpallim fajtor\u00eb burrat (apo t\u00eb bardh\u00ebt apo t\u00eb pasurit) apo t\u00eb vajtojm\u00eb veten, por t\u00eb kuptojm\u00eb pabarazin\u00eb shoq\u00ebrore \u2013 dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr m\u00eb duhet t\u00eb zgjerohem pak: krahas librave gjat\u00eb k\u00ebsaj vere kam lexuar shum\u00eb edhe shtypin, dhe gjat\u00eb leximit vazhdimisht kam hasur artikuj n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ngrihej akuza se feminizmi po e tepron. P\u00ebr shembull si tema p\u00ebrmendeshin fusnota p\u00ebr t\u00eb treguar gjinin\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe rreziku p\u00ebr burrat q\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr flirtim mund t\u00eb akuzohen p\u00ebr ngacmim. Un\u00eb pyeta veten: a \u00ebsht\u00eb kjo v\u00ebrtet e tep\u00ebrt?<\/p>\n<p>Dhe gjat\u00eb leximit un\u00eb befas e gjeta p\u00ebrgjigjen: po, natyrisht q\u00eb feminizmi e tepron. Gjith\u00eb ato k\u00ebrkesa q\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebto libra shkojn\u00eb tep\u00ebr larg. Destigmatizimi i prostitucionit, pezullimi i roleve gjinore, rimendimi i m\u00ebnyr\u00ebs se si flasim \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesa utopiste. Ende. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i feminizmit \u2013 q\u00eb ai, matur me standardet e koh\u00ebs s\u00eb tij, shkon tep\u00ebr larg. Un\u00eb mendoj: para 100 vitesh aktivistet shkonin tep\u00ebr larg me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb grave u takon e drejta e vot\u00ebs. Shum\u00eb larg. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ato futeshin n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht: feminizmi e tepron. Sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu ndodh ndryshimi.<\/p>\n<p>Nina Kunz \u00ebsht\u00eb kolumniste e \u00abDas Magazin\u00bb, shtojc\u00eb javore e gazet\u00ebs \u00abTages Anzeiger\u00bb dhe gazetave t\u00eb tjera zvicerane.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu nga gjermanishtja:<br \/>\nEnver ROBELLI\u00a0<\/em> \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bestseller\u00eb t\u00eb autoreve, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u00eb fituar kacafytje n\u00eb Twitter, por p\u00ebr t\u00eb ilustruar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb re. \u00abTregu i mishit\u00bb (Meat Market) nga Laurie Penny Libri i par\u00eb n\u00eb list\u00ebn time \u00ebsht\u00eb \u00abTregu i mishit\u00bb (botuar m\u00eb 2011) i marksistes britanike Laurie Penny. \u00cbsht\u00eb libri i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":253136,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-253135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253135\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}