{"id":256765,"date":"2020-06-26T11:05:29","date_gmt":"2020-06-26T09:05:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=256765"},"modified":"2020-06-26T16:35:32","modified_gmt":"2020-06-26T14:35:32","slug":"lumi-fle-armiku-nuk-fle-mobilizimi-ruso-serb-perballe-diplomacise-tone-te-pergjumur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/lumi-fle-armiku-nuk-fle-mobilizimi-ruso-serb-perballe-diplomacise-tone-te-pergjumur\/","title":{"rendered":"&#8220;Lumi fle, armiku nuk fle&#8221;, mobilizimi ruso-serb p\u00ebrball\u00eb diplomacis\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjumur"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 40px; text-align: right;\">Autor: <strong>Anton Berisha<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Beteja e brendshme, n\u00eb vite, do ta quaja naive, se kush do te udheheqe delegacionin kosovar ne dialogun me Serbine, ndermjet tjerash ka treguar se sa larg jemi te kuptuarit e situates serioze ne te cilen gjendet Kosova dhe rajoni. Ne qofte se nuk do te ishte naive atehere do te mund te quhej q\u00ebllimkeqe, por ne te dy rastet e demshme per Kosoven. <\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ne thelb, beteja reale jo vetem qe eshte p\u00ebrtej asaj se kush e udheqe delegacionin kosovar, por eshte pertej vet maredhenieve Kosov\u00eb-Serbi, e qe ka te beje me raportin SHBA-Rusi qe kane pozicione te qarta ne raport me krizen, dhe me BE-ne, qe ne vazhdimesi ka rezultuar e paqarte dhe e pavendosur.<\/p>\n<p>Perderisa SHBA-te, ne kontinuitet, qe nga kriza e Bosnjes me 1995, e Kosoves me 1999, njohja e pavaresise se Kosoves dhe ndikimin e saj ne perkrahje dhe njohje, edhe nga shtetet tjera, eshte bere mbrojtesi yne dhe faktori kryesor i zgjidhjes politike dhe diplomatike, Rusia vazhdon te jete pengesa e vazhdueshme e kesaj zgjidhjeje. Kjo, u pa qarte edhe ne zhvillimet e fundit, kur perfaqesuesi i presidentit amerikan Grenell me 15 qershor njoftoi per dakordimet e Serbise dhe Kosoves qe delegacione e tyre te takohen ne Shtepine e Bardhe me daten 27 qershor per te biseduar per marreveshjen perfundimtare ndermjet dy shteteve, menjehere ndodhi mobilizimi i udhehqjes ruse respektivisht kryetarit Putin dhe kryediplomatit rus Lavrov.<\/p>\n<p>Putin mori menj\u00ebher\u00eb n\u00eb telefon presidentin e Serbis\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 18 qershor ministri i jasht\u00ebm rus, Sergej Lavrov, vizitoi Beogradin, tre dit\u00eb para zgjedhjeve parlametare serbe, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur fitoren elektorale t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it dhe natyrisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacionet e duhura nga presidenti dhe ministri i jasht\u00ebm Dacic.<\/p>\n<p>Sergej Lavrov botoi nj\u00eb artikull t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ministrin e jasht\u00ebm serb Da\u00e7i\u00e7 n\u00eb gazet\u00ebn ruse \u201cRasiskaja gazeta\u201d dhe n\u00eb gazet\u00ebn serb \u201cKurir\u201d me titull \u201cNyja e Kosov\u00ebs: a \u00ebsht\u00eb e mundshme nj\u00eb zgjidhje korrekte\u201d, q\u00eb tregon se i gjith\u00eb preokupimi i diplomacis\u00eb ruse n\u00eb faz\u00ebn e tanishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb Beogradi t\u00eb zbatoj\u00eb qendrimet dhe strategjin\u00eb e Rusis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjes me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke mos u mjaftuar me k\u00ebt\u00eb presidenti rus Putin thirri n\u00eb Mosk\u00eb per nje takim kok\u00eb me kok\u00eb presidentin e Serbis\u00eb p\u00ebr bisedime n\u00eb dat\u00ebn 23 qershor, pak dit\u00eb p\u00ebrpara takimit te parapar\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb midis delegacionit kosovar dhe atij serb.<\/p>\n<p>Ishte ky takimi i dyt\u00eb p\u00ebr gjashte muaj e sipas njoftimit te mediave Putin do te vizitoj prape Serbine ne vjeshte qe tregon qarte patronizimin e politikes ruse ndaj asaj serbe.<\/p>\n<p>Po i njejti shtyp rus proqeveritar beri te qarte per vazhdimesine e politikes ruse per te kontrolluar Serbine nga si\u00e7 u shprehe \u201cVzgljad\u201d mundesia e tradh\u00ebtis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, e qe qartazi shpalos qendrimin rus p\u00ebr te bllokuar bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise.<\/p>\n<p>Shqetesimi i vazhdueshem i Kremlinit eshte mundesia e arritjes se marreveshjes eventuale ndermjet Kosoves dhe Serbise, duke shlyer konfliktin e ngrire ne Ballkan, qe do te largonte ndikimin rus per nderhyrje dhe do te hapte rrugen per anetaresim ne BE e mbase edhe ne NATO te ketyre dy vendeve, e qe eshte ne kundershtim te plote te qellimeve te politikes e interesit rus.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, BE, e cila i udh\u00ebhoqi bisedimet midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs nga vitit 2011 p\u00ebr 8 vjet nuk qe e aft\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Shprehja e nj\u00eb lloj rezerve p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb pakenaqesie per nisiativen amerikane, realisht nuk do te mund te quhej diplomatikisht korrekte ngase rezultatet e dialogut te deritanishem ishin teper te kufizuara.<\/p>\n<p>Perpjekja qe permes perfaqesuesit te posa\u00e7em, diplomatit te rryer sllovak Laj\u00e7ak per te ringjallur dialogun Kosov\u00eb-Serbi, hasi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb n\u00eb em\u00ebrimin e tij, n\u00eb rezervat e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, e sidomos n\u00eb qasjen e \u00e7uditshme t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsuesi, i shprehur me 22 qershor n\u00eb Beograd, se normalizimi i raporteve ndermjet Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr vendet e rajonit dhe p\u00ebr BE, q\u00eb e p\u00ebrkthyer ne gjendjen reale nenkupton qe krahas qendrimeve te Serbise te merren parasysh edhe qendrimet e vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven sikurse Rumania, Qiproja etj, e qe ne fakt don te thote zvarritje e pafundme e problemit respektivisht nje linje qe ndjek edhe vet politika ruse.<\/p>\n<p>Marre parasysh se dy vendet mosnjohese te rajonit Rumania e Greqia jane ortodokse, u pa qarte edhe nga deklaratat e kryediplomatit rus Lavrov ne Beograd, deviz\u00ebn diplomatike ruse t\u00eb \u201cintegritetit t\u00eb bot\u00ebs ortodokse\u201d, kur n\u00eb takime p\u00ebrfshiu edhe kreret fetar te Kishes ortodokse ne tentimin e krijimit te solidaritetit regjional e me qellim ruajtjen e influences ruse.<\/p>\n<p>\u201cLumi fle, armiku nuk fle\u201d &#8211; eshte nje fjale popullore, qe bukur pershkruan gjithe kete mobilizim te armiqeve te pavaresise se Kosoves, e gjumin e thelle te politikes tone, thua se i gjithe procesi eshte permbyllur dhe te vetmet detyra kane mbetur rregullimi i interesave te ngushta personale e partiake, akomodimi i njerezve ne detyra me pergjegjesi shteterore e diplomatike, pa patur parasysh se beteja eshte e hapur dhe e veshtire, por thjeshte si nje plotesim i ngushte i brendshem.<\/p>\n<p>Dhe, kur keshtu sillemi, atehere befasia ndodhe edhe ne ajer, kur delegacionit kosovar de facto iu pamundesia te merr pjese ne takimin e aranzhuar ne Shtepine e Bardhe, marre parysh publikimin e aktakuzes potenciale ndaj presidentit te Kosoves z. Thaqi, e qe paraqet nje situate krejt te re e te paparashikueshme qofte ne politiken e brendshme qofte ne procesin e dialogut.<\/p>\n<p>\u00cbshte evidente se kjo gjendje eshte rezultat i dobesise se politikes dhe diplomacise tone, duke perfshire edhe ate te Shqiperise dhe ne pergjithesi, te faktorit shqiptar, dhe ne te njejten kohe rezultat i aktivitetit te vazhdueshem te politikes e diplomacise ruse, serbe dhe aleateve te tyre, kundershtare te pavaresise se Kosoves.<\/p>\n<p>Se a do te arrijm\u00eb t\u2019i pergjigjemi ne menyren e duhur kesaj gjendjeje mbetet te shihet, konstelacioni e qasja e brendshme politike aktuale nuk len shume vend per optimizem. As pervoja nga e kaluara<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Anton Berisha Beteja e brendshme, n\u00eb vite, do ta quaja naive, se kush do te udheheqe delegacionin kosovar ne dialogun me Serbine, ndermjet tjerash ka treguar se sa larg jemi te kuptuarit e situates serioze ne te cilen gjendet Kosova dhe rajoni. Ne qofte se nuk do te ishte naive atehere do te mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":256766,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-256765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256765"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256765\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256766"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}