{"id":257500,"date":"2020-06-27T20:32:52","date_gmt":"2020-06-27T18:32:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=257500"},"modified":"2020-06-27T20:32:52","modified_gmt":"2020-06-27T18:32:52","slug":"studimet-perse-vdesin-me-shume-burra-nga-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/studimet-perse-vdesin-me-shume-burra-nga-covid-19\/","title":{"rendered":"Studimet: P\u00ebrse vdesin m\u00eb shum\u00eb burra nga COVID-19?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Burrat, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt infektohen nj\u00eblloj nga virusi i ri i koron\u00ebs. Por burrat s\u00ebmuren shpesh m\u00eb r\u00ebnd\u00eb me COVID-19 dhe vdesin m\u00eb shpesh prej tij. Nd\u00ebrsa grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rrezikuar.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb ka spekulime lidhur me arsyen, se p\u00ebrse burrat vuajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga infeksioni me virusin e ri korona: Burrat i kushtojn\u00eb m\u00eb pak v\u00ebmendje sh\u00ebndetit, pijn\u00eb m\u00eb shpesh duhan, ushqehen m\u00eb keq. Pik\u00ebrisht brezi i vjet\u00ebr kishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb sh\u00ebndetshme jetese. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj supozohet se burrat shkojn\u00eb me shum\u00eb vones\u00eb tek mjeku.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e nism\u00ebs k\u00ebrkimore Global Health 50\/50 nga m\u00eb shum\u00eb se 20 vende konfirmojn\u00eb se grat\u00eb infektohen po aq shpesh sa burrat. Por burrat shpesh s\u00ebmuren m\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga COVID-19 dhe gjasat q\u00eb t\u00eb vdesin nga infeksioni jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Po t\u00eb shihet niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb, shp\u00ebrndarja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e treta me dy t\u00eb tretat.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ndikim kan\u00eb edhe me s\u00ebmundjet e m\u00ebparshme. P\u00ebr shembull, burrat vuajn\u00eb shum\u00eb m\u00eb shpesh nga s\u00ebmundjet kardiovaskulare, nga t\u00eb cilat vdesin m\u00eb shpesh se grat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj vendimtare \u00ebsht\u00eb struktura e mosh\u00ebs: sipas Institutit Robert Koch (RKI) n\u00eb t\u00eb gjitha grupmoshat deri te 70 deri 79 vje\u00e7ar\u00ebt kan\u00eb vdekur dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb burra sesa gra. Vet\u00ebm pas k\u00ebsaj moshe raporti fillimisht p\u00ebrafrohet, dhe pastaj n\u00eb grupmosh\u00ebn 90 deri 99 vje\u00e7 rikthehet si\u00e7 ishte fillimisht.<\/p>\n<p>Kjo ndoshta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me faktin se ka m\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb moshuara sesa burra t\u00eb moshuar. Arsyet e k\u00ebtij dallimi gjinor nuk i shpjegon dot as RKI, raporton DW.<\/p>\n<p><strong>Receptori ACE2 si porta hyr\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luan ndoshta edhe receptori ACE2, sepse ai sh\u00ebrben si nj\u00eb port\u00eb hyr\u00ebse p\u00ebr s\u00ebmundjet e shkaktuara nga koronaviruset COVID-19, SARS dhe MERS. Burrat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb prekur edhe nga MERS, thot\u00eb Bernhard Zwi\u00dfler, Drejtor i Klinik\u00ebs s\u00eb Anestesiologjis\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn LMU.<\/p>\n<p>Labor des Indonesischen Institutes of Sciences (LIPI) (picture-alliance\/Zuma\/SOPA)Koronaviruset p\u00ebrdorin receptorin ACE2 si nj\u00eb lloj porte p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qeliz\u00ebn mikprit\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb University Medical Center Groningen\u00a0 ky receptor ACE2 gjendet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqendrim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb te burrat. K\u00ebt\u00eb ndryshim mes gjinive studjuesit e zbuluan, kur shqyrtuan nj\u00eb lidhje t\u00eb mundshme nd\u00ebrmjet receptorit ACE2 dhe dob\u00ebsis\u00eb, insuficienc\u00ebs kronike t\u00eb zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bernhard Zwi\u00dfler momentalisht \u00ebsht\u00eb duke u studjuar, n\u00ebse dh\u00ebnia e ACE inhibitor\u00ebve p\u00ebr uljen e tensionit t\u00eb gjakut b\u00ebn q\u00eb qelizat t\u00eb krijojn\u00eb m\u00eb shumic\u00eb receptorin ACE2 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj nj\u00eb infeksioni. Kjo supozohet, por akoma nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A i mbron grat\u00eb estrogjeni dhe sistemi m\u00eb i fort\u00eb imunitar?<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi imunitar fem\u00ebror \u00ebsht\u00eb m\u00eb rezistent se ai i burrave. Arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb hormoni seksual fem\u00ebror estrogjen, i cili stimulon sistemin imunitar duke vepruar m\u00eb shpejt dhe masivisht kund\u00ebr patogjen\u00ebve. Testosteroni mashkullor nga ana tjet\u00ebr pengon mbrojtjen e trupit.<\/p>\n<p>Q\u00eb sistemi imunitar i grave reagon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb shpejt dhe m\u00eb fort ndaj infeksioneve virale se ai i burrave, konstatohet edhe tek s\u00ebmundje t\u00eb tjera virale, si gripi apo edhe ftohjet e lehta, pohojn\u00eb virolog\u00ebt.<\/p>\n<p>Me sa duket edhe te shakat\u00eb lidhur me \u201cftohjen e meshkujve\u201d ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por grat\u00eb vuajn\u00eb m\u00eb shpesh nga s\u00ebmundjet autoimune, n\u00eb t\u00eb cilat sistemi imunitar reagon me tepri dhe sulmon qelizat e veta \u2013 nj\u00eb komplikacion i mundsh\u00ebm edhe p\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj jan\u00eb edhe \u201cshkaqe gjenetike\u201d, q\u00eb favorizojn\u00eb grat\u00eb, thot\u00eb virologu molekular\u00a0 Thomas Pietschmann p\u00ebr DW. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se disa gjene, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me imunitetin, p\u00ebr shembull gjenet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbulimin e patogjen\u00ebve, kodohen te kromozomi X\u201d. Meqen\u00ebse grat\u00eb kan\u00eb dy kromozome X dhe burrat vet\u00ebm nj\u00eb, grat\u00eb jan\u00eb n\u00eb avantazh.<\/p>\n<p><strong>India nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Studimet nga India tregojn\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht se atje p\u00ebr grat\u00eb rreziku, q\u00eb t\u00eb vdesin nga Covid-19, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se tek burrat. Sipas studimeve shkalla e vdekshm\u00ebris\u00eb te grat\u00eb e infektuara \u00ebsht\u00eb gjithsej 3,3 p\u00ebrqind, nd\u00ebrsa te burrat e infektuar 2,9 p\u00ebrqind. N\u00eb grupmosh\u00ebn e 40 deri 49 vje\u00e7areve 3,2 p\u00ebrqind e grave t\u00eb infektuara kan\u00eb vdekur, n\u00eb krahasim me 2,1 p\u00ebrqind tek burrat. N\u00eb grupmosh\u00ebn e 5 deri 19 vje\u00e7ar\u00ebve kan\u00eb vdekur vet\u00ebm gra.<\/p>\n<p><strong>A i kushtohet m\u00eb pak v\u00ebmendje sh\u00ebndetit t\u00eb grave se sa t\u00eb burrave n\u00eb Indi?<\/strong><\/p>\n<p>Arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast specifik indian po hetohen intensivisht. Nd\u00ebr t\u00eb tjera supozohet se grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prekurat, meqen\u00ebse n\u00eb Indi ka m\u00eb shum\u00eb gra se burra n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj sh\u00ebndetit t\u00eb grave i kushtohet m\u00eb pak vemendje se sh\u00ebndetit t\u00eb burrave. Grat\u00eb shkojn\u00eb edhe m\u00eb rrall\u00eb te mjeku dhe provojn\u00eb t\u00eb kurohen fillimisht me metoda sht\u00ebpie. Ato shkojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u testuar apo kuruar relativisht m\u00eb von\u00eb se burrat.<\/p>\n<p><strong>Coronavirus &#8211; Peru (picture-alliance\/dpa\/AP\/M. Meja)<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSe sa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kjo me faktor\u00ebt biologjik\u00eb dhe sa me faktor\u00ebt social\u00eb, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb. Gjinia n\u00eb mjedisin indian mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb faktor kritik\u201d, thot\u00eb\u00a0 SV Subramanian, profesor i sh\u00ebndetit publik n\u00eb Universitetin e Harvardit, p\u00ebr BBC.<\/p>\n<p>Edhe nga gripi spanjoll n\u00eb 1918, n\u00eb Indi pat\u00ebn vdekur duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb gra se sa burra. Grat\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb prekshme nga infeksioni, sepse shum\u00eb prej tyre ishin t\u00eb paushqyera, q\u00ebndronin shpesh t\u00eb mbyllura n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb paajrosura dhe me kushte jo t\u00eb mira higjenike dhe grat\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e tjer\u00eb m\u00eb shum\u00eb se burrat.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rrezikuar?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin e koranavirusit t\u00eb ri, f\u00ebmij\u00ebt \u00e7udit\u00ebrisht nuk hyjn\u00eb m\u00eb tek m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit e shoq\u00ebris\u00eb \u2013 p\u00ebr shumic\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb relativisht e leht\u00eb dhe shpesh edhe pa simptoma. Nga 8882 personat, q\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb Gjermani q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb COVID-19, vet\u00ebm tre ishin n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar p\u00ebrfundimisht. Mjek\u00ebt supozojn\u00eb se tek f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl funksionon \u201csistemi jospecifik\u201d i lindur. P\u00ebr ta mbrojtur nga patogjen\u00ebt e par\u00eb, n\u00ebna i jep fillimisht fetusit, dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb porsalindurit p\u00ebrmes qum\u00ebshtit t\u00eb gjirit, mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb imune.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin e lindur imunitar b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr shembull, fagocitet dhe qelizat vras\u00ebse \u2013 k\u00ebto jan\u00eb qeliza t\u00eb bardha t\u00eb gjakut q\u00eb sulmojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb patogjen\u00ebt, q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb trup p\u00ebrmes mukoz\u00ebs ose l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u201cimunizim pasiv\u201d zgjat zakonisht, derisa f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb krijojn\u00eb sistemin e tyre imunitar. Deri rreth mosh\u00ebs dhjet\u00eb vje\u00e7 f\u00ebmij\u00ebt zhvillojn\u00eb mbrojtjen e tyre specifike imune. Por edhe pas k\u00ebsaj sistemi imunitar i tyre \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb adaptohet gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, kur shfaqen patogjen\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt nuk jan\u00eb \u201cshp\u00ebrndar\u00ebs infeksioni\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrhapja e COVID-19 sipas moshave ndryshon shum\u00eb nga s\u00ebmundjet e tjera infektive, ku f\u00ebmij\u00ebt shpesh konsiderohen si \u201cshp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb infeksionit\u201d, meq\u00eb ata e p\u00ebrhapin shpejt nj\u00eb virus n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb rastin e koronavirusit nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, e d\u00ebshmon nj\u00eb studim i kryer me porosi t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb landit gjerman Baden-W\u00fcrttemberg. Ai po sh\u00ebrben tani si baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kthim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb kopshte dhe shkolla, n\u00eb rast se respektohen standardet e higjen\u00ebs dhe rregullat e distanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Frankfurt zwei Sch\u00fclerinnen einer Grundschule rennen (picture-alliance\/dpa\/B. Roessler)Kopshtet dhe shkollat mund t\u00eb hapen: F\u00ebmij\u00ebt me sa duket nuk jan\u00eb \u201cshp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb infeksionit\u201d t\u00eb COVID-19<\/p>\n<p>Por ende mbetet e pasqaruar, n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt e infektuar jan\u00eb po aq ngjit\u00ebs sa t\u00eb rriturit e infektuar. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb shum\u00eb diskutuar virologu Christian Drosten nga Charit\u00e9 n\u00eb Berlin tregoi se f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb n\u00eb fyt po aq viruse sa edhe t\u00eb rriturit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim arrit\u00ebn edhe studime t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb vet\u00ebm ekzistenca e viruseve n\u00eb traktin respirator nuk \u00ebsht\u00eb ende d\u00ebshmi, q\u00eb k\u00ebto viruse p\u00ebrcillen po edhe aq fort tek t\u00eb tjer\u00ebt. Meqen\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb m\u00eb pak simptoma, si p\u00ebr shembull m\u00eb pak kollitje, ndodh q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb infektuar, por infektojn\u00eb m\u00eb pak njer\u00ebz, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur mjek\u00eb pediat\u00ebr dhe mjek\u00eb specialist\u00eb t\u00eb higjien\u00ebs n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb kat\u00ebr shoqatave t\u00eb specializuara. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Burrat, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt infektohen nj\u00eblloj nga virusi i ri i koron\u00ebs. Por burrat s\u00ebmuren shpesh m\u00eb r\u00ebnd\u00eb me COVID-19 dhe vdesin m\u00eb shpesh prej tij. Nd\u00ebrsa grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rrezikuar. Q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb ka spekulime lidhur me arsyen, se p\u00ebrse burrat vuajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga infeksioni me virusin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":194253,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-257500","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257500"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257500\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}