{"id":258133,"date":"2020-06-29T10:56:53","date_gmt":"2020-06-29T08:56:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=258133"},"modified":"2020-07-24T14:26:14","modified_gmt":"2020-07-24T12:26:14","slug":"prec-zogaj-zbulon-hipotezat-pse-prokurori-special-e-hodhi-tani-bomben-qe-mbante-ne-sirtar-prej-dy-muajsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/prec-zogaj-zbulon-hipotezat-pse-prokurori-special-e-hodhi-tani-bomben-qe-mbante-ne-sirtar-prej-dy-muajsh\/","title":{"rendered":"Hipotezat pse Prokurori Special e hodhi tani \u2018bomb\u00ebn\u2019, q\u00eb mbante n\u00eb sirtar prej dy muajsh"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><b>Zyra e Prokurorit Special t\u00eb Kosov\u00ebs ia doli t\u00eb siluronte me akuzat e tij kund\u00ebr Presidentit Hashim Tha\u00e7i takimin e par\u00eb historik n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, organizuar nga i ngarkuari i Presidentit Tramp, Richard Grenell. \u00a0<\/b><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ka shum\u00eb hipoteza p\u00ebrse Prokurori Special zgjodhi k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb hedhur \u201cbomb\u00ebn\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e mbante n\u00eb sirtar prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr akuza q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb shihen nga nj\u00eb gjykat\u00ebs paraprak, i cili mund t\u00eb vendos\u00eb t\u2019i rr\u00ebzoj\u00eb si t\u00eb pabazuara pa i kaluar fare p\u00ebr gjykim me themel ose t\u2019i kaloj\u00eb duke i hapur rrug\u00eb ballafaqimit n\u00eb aul\u00ebn e gjykat\u00ebs t\u00eb mbrojtjes me akuz\u00ebn. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shpallja e tyre mund t\u00eb priste sa nuk \u00ebsht\u00eb shprehur ende gjyqtari paraprak.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hipotez\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo se Prokurori veproi me nxitim p\u00ebr t\u00eb ndaluar faktorizimin dhe \u201cimunizimin\u201d e Tha\u00e7it n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb i p\u00ebrmbante shanset p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb historik, qoft\u00eb edhe si p\u00ebrurim i zhvendosjes s\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb instanc\u00ebn me t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera pikasi nj\u00eb rrezik se Tha\u00e7i po i shp\u00ebtonte, pra e kishte vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb dhe kaq.<\/p>\n<p>Kjo duket e vog\u00ebl n\u00eb raport me pasoj\u00ebn e goditjes dhe rr\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb nisme t\u00eb madhe amerikane. Akuzat penale nuk \u00e7 \u2018aktivizohen nga takimet. Marr\u00ebveshjet politike nuk imunizojn\u00eb asnj\u00eb politikan apo shtetar nga drejt\u00ebsia. N\u00eb SHBA nuk mund t\u00eb kishte marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb amnistuar politikan\u00ebt. Takimi historik nuk mund t\u00eb fluturonte kaq ul\u00ebt. Do t\u00eb kishte qen\u00eb diskredituese dhe e papranueshme p\u00ebr pal\u00ebn kosovare n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hipotez\u00eb tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrhapur se e para, sheh n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb e ka me Presidentin e SHBA-s\u00eb, Donald Tramp, duke dashur t\u2019i pamund\u00ebsojn\u00eb atij nj\u00eb sukses q\u00eb do ta p\u00ebrdorte p\u00ebr kredite elektorale n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i bie q\u00eb prokurori special \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb me mjetet q\u00eb kishte n\u00ebp\u00ebr duar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Presidentit Tramp brenda dhe jasht\u00eb SHBA-s\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb President\u00ebt kan\u00eb patur e do t\u00eb ken\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme edhe p\u00ebr imazh dhe vota. Ama, mbi dosje q\u00eb nuk mund t\u2019i sajojn\u00eb aty p\u00ebr ty. Nj\u00eb marr\u00ebveshje e paqes mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton mbylljen e nj\u00eb historie t\u00eb gjat\u00eb armiq\u00ebsish e p\u00ebrplasjesh mes tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv konstant i politik\u00ebs amerikane n\u00eb rajon. Ka qen\u00eb para zgjedhjes se Presidentit Tramp dhe do t\u00eb jet\u00eb edhe pas tij, n\u00ebse nuk do t\u00eb jet\u00eb realizuar. SHBA ka punuar e punon gjithnj\u00eb p\u00ebr finalizimin e investimit t\u00eb saj t\u00eb madh politik, diplomatik dhe ushtarak n\u00eb rajon. Ndaj edhe kjo, q\u00eb duhej privuar Tramp nga nj\u00eb trofe eventuale n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve mund t\u00eb kuptohet ve\u00e7se si nj\u00eb meskinitet apolitik.<\/p>\n<p>Disa shkojn\u00eb m\u00eb larg dhe thon\u00eb se silurimi i takimit ka t\u00eb b\u00ebj me protagonizmin amerikan dhe reflekton thellimin e ndarjeve mes vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb ve\u00e7anti. Sipas k\u00ebtij versioni, prokurori special ka vepruar si nj\u00eb instrument i pal\u00ebs europiane.<\/p>\n<p>Cilado qoft\u00eb e v\u00ebrteta, deklarata e prokurorit special me element\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb nj\u00eb pamfleti politik ka q\u00eblluar n\u00eb shenj\u00eb. Anulimi i takimit t\u00eb 27 qershorit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i humbur p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe besoj edhe p\u00ebr Serbin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim edhe p\u00ebr organizatorin e takimit, zoti Grenell dhe stafin e tij ndihm\u00ebs t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb e Departamentit t\u00eb shtetit. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendohet se ata nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb kulisave kund\u00ebr takimit t\u00eb thirrur prej tyre.<\/p>\n<p>Me rebuset e saj, kjo ngjarje ka ngritur shum\u00eb mjegull n\u00eb lidhje me zhvillimet e brendshme n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe p\u00ebr agjend\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb jashtme. Elita politike kosovare \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb men\u00e7urie n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb mos lejuar boshll\u00ebk n\u00eb qeverisje dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur fort busull\u00ebn e orientimit euroatlantik t\u00eb vendit. Politikan\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb e din\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb akuzuar do t\u00eb p\u00ebrballen me akuzat para gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Urimi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm shkon krah p\u00ebr krah me besimin se akuzat e tmerrshme t\u00eb ngritura kund\u00ebr tyre jan\u00eb t\u00eb pabazuara. Nd\u00ebrkaq, Kosova nuk duhet t\u00eb ndrydhet apo ndalet. Elita politike kosovare nuk duhet t\u00eb pushoj\u00eb se sh\u00ebrbyeri prioritetet e njohura t\u00eb periudh\u00ebs dhe ato strategjike, duke b\u00ebr\u00eb me kuraj\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, p\u00ebrkrah dhe n\u00eb sintoni me vendet aleate, m\u00eb SHBA n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova i ka par\u00eb si komplementare nismat europiane dhe amerikane t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me Serbin\u00eb. Nuk ka qen\u00eb puna e Kosov\u00ebs t\u00eb eksploroj\u00eb n\u00eb nuancat e politikave q\u00eb ndjekin aleat\u00ebt e saj t\u00eb m\u00ebdhenj per\u00ebndimor\u00eb. Dhe as n\u00eb interferimet apo edhe p\u00ebrdorimin n\u00eb momente t\u00eb caktuara t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj n\u00eb funksion t\u00eb agjendave politike elektorale t\u00eb lider\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Busulla e Kosov\u00ebs jan\u00eb demokracia, zhvillimi, integrimi n\u00eb BE dhe NATO. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj t\u00eb zgjedhur b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb me respekt dhe pa paragjykime n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb t\u00eb thirrur nga aleat\u00ebt. Sa her\u00eb t\u2019i th\u00ebrrasin. Natyrisht, duke e ditur- e kush nuk e di!- se kumbari i madh i liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb SHBA. Pa SHBA nuk do t\u00eb kishim Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli ka ngrir\u00eb prej dy vjet\u00ebsh ndoshta p\u00ebr nj\u00eb arsye me t\u00eb thell\u00eb se sa ato q\u00eb thuhen zakonisht: BE, s\u00eb paku deri sot, nuk \u00ebsht\u00eb vete e qart\u00eb se ku k\u00ebrkon t\u00eb dal\u00eb. Ndaj ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pritshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar dialogu t\u00eb xhiroj\u00eb n\u00eb boshll\u00ebk. BE nga ana tjet\u00ebr nuk e ka mbajtur fjal\u00ebn p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes pa viza n\u00eb vendet e zon\u00ebs Shengen. Ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb fyes p\u00ebr ta deri n\u00eb palc\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb zhbalancuar t\u2019u kthej\u00eb krah\u00ebt apo t\u00eb refuzojn\u00eb nismat europiane. Por shpresat e m\u00ebdha i ka te Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo jo thjesht sepse SHBA ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se askush p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Por edhe p\u00ebr faktin se Uashingtoni ka treguar kurdoher\u00eb efikasitet t\u00eb madh n\u00eb krahasim me kryeqytetet politike t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve n\u00eb rajon. SHBA jan\u00eb fuqia e madhe. SHBA kan\u00eb plan, ia dalin. Edhe vet\u00eb Serbia ka arsye t\u2019i ket\u00eb varur shpresat te SHBA p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kosova as ka dashur, as e imagjinon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sandui\u00e7 mes SHBA dhe BE-s\u00eb. Dilema me SHBA apo me Europ\u00ebn, n\u00ebse do t\u00eb shtohej \u00e7\u00ebshtja, ka lindur e zgjidhur. SHBA \u00ebsht\u00eb e para p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Sot m\u00eb shum\u00eb se dje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Pre\u00e7 Zogaj Zyra e Prokurorit Special t\u00eb Kosov\u00ebs ia doli t\u00eb siluronte me akuzat e tij kund\u00ebr Presidentit Hashim Tha\u00e7i takimin e par\u00eb historik n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, organizuar nga i ngarkuari i Presidentit Tramp, Richard Grenell. \u00a0 Ka shum\u00eb hipoteza p\u00ebrse Prokurori Special zgjodhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":258134,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-258133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258133\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/258134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}