{"id":258414,"date":"2020-06-29T19:17:03","date_gmt":"2020-06-29T17:17:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=258414"},"modified":"2020-07-01T12:16:17","modified_gmt":"2020-07-01T10:16:17","slug":"ndryshimet-e-kufijve-te-kosoves-1945-1959","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ndryshimet-e-kufijve-te-kosoves-1945-1959\/","title":{"rendered":"Ndryshimet e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs 1945-1959"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mentor Tahiri<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, kur edhe (de-facto) formohet Federata e dikurshme e Jugosllavis\u00eb (fillimisht RPFJ, m\u00eb pas RSFJ), kan\u00eb ndodhur eksperimentime territoriale dhe ndryshime t\u00eb shumta t\u00eb kufijve administrativ gati n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e Federat\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb ndryshuar vet\u00eb struktura e hierarkis\u00eb s\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb pushtetit lokal. K\u00ebto ndryshime kan\u00eb ndodhur me akte ligjore n\u00eb nivel federativ dhe republikan n\u00eb vitet 1945, 1947, 1949, 1952, 1955, 1959. Ndryshimet territoriale-administrative kan\u00eb afektuar edhe vet\u00eb kufijt\u00eb nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive federale (diku edhe me marr\u00ebveshje p\u00ebr nd\u00ebrrimin e territorit), kurse n\u00eb pozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstalacion ka qen\u00eb Kosova.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Statusi i brisht\u00eb i Kosov\u00ebs pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, pothuajse ekzistent vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, nuk ka precizuar kufijt\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb Kosov\u00ebs, por thjesht\u00eb ky territor \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkuptuar me kufijt\u00eb e rretheve (qarqeve). Kosova do t\u00eb ket\u00eb territorin e saj t\u00eb precizuar qart\u00eb, vet\u00ebm pas vitit 1963, kur edhe ngrit\u00ebt n\u00eb statusin e Krahin\u00ebs Autonome (sipas kufijve t\u00eb rretheve n\u00eb vitin 1959), nj\u00eb proces ky gradual i rritjes s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb autonomis\u00eb i cili merr form\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 1974 me ndryshimet kushtetuese t\u00eb at\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, pavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb shpeshta n\u00eb ligjet q\u00eb kan\u00eb afektuar ndarjen territoriale-administrative, jo t\u00eb gjitha ndryshimet ishin t\u00eb specifikuara n\u00eb ligj. Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, deri n\u00eb konsolidimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale n\u00eb vitin 1963 (sipas ligjit t\u00eb vitit 1959), do t\u00eb tkurret n\u00eb disa pjes\u00eb kufitare. B\u00ebhet fjal\u00ebt p\u00ebr tre territore: 1. Terrenin malor dhe kullosat ngjitur me Rugov\u00ebn, n\u00eb opinion tani e njohur si \u201c\u00c7\u00ebshtja e demarkacionit me Malin e zi\u201d; 2. Territori n\u00eb jug t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb sotme kadastrale t\u00eb Restelic\u00ebs n\u00eb Komun\u00ebn e Dragashit; 3. Territori pran\u00eb pik\u00ebs s\u00eb sotme kufitare me Serbin\u00eb n\u00eb Mutivod\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet e tilla jan\u00eb legalizuar gati n\u00eb heshtje dhe kan\u00eb marr\u00eb \u201czyrtarizimin\u201d vet\u00ebm p\u00ebrmes ndonj\u00eb dokumenti i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ka pasur t\u00eb b\u00ebj me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rregullimit territorial-administrativ, si p.sh me botimet me t\u00eb dh\u00ebna nga Regjistrimi i Popullsis\u00eb. K\u00ebto ndryshime megjithat\u00eb jan\u00eb \u201cbetonuar\u201d me ligjin e vitit 1959, i cili ka p\u00ebrcjell\u00eb gjendjen faktike t\u00eb kontrollit n\u00eb terren. Mbi k\u00ebt\u00eb gjendje m\u00eb pas jan\u00eb konsoliduar elemente q\u00eb shpijn\u00eb deri tek mendimet e Komisionit t\u00eb Badinterit lidhur me p\u00ebrcaktimin e kufijve t\u00eb shteteve q\u00eb kan\u00eb lindur pas procesit t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. N\u00eb rastin e \u201c\u00c7\u00ebshtjes s\u00eb demarkacionit me Malin e zi\u201d, pretendimet se kufiri duhet matur me hart\u00ebn e vitit 1945, p\u00ebsuan fatin e pretendimeve t\u00eb ngjashme n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb ish-Federat\u00ebs.<\/p>\n<p>Humbja e par\u00eb e madhe pa mb\u00ebshtetje n\u00eb ndonj\u00eb akt ligjor, q\u00eb ka p\u00ebsuar Kosova kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebto ndryshime t\u00eb heshtura territoriale, \u00ebsht\u00eb ajo 8.885 hektar\u00ebve, n\u00eb jug t\u00eb fshatit Restelic\u00eb. Ky territor, kryesisht i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kullosat, n\u00eb vitin 1945 i ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb at\u00ebhershme shoq\u00ebrore t\u00eb Maqedonis\u00eb. Qysh n\u00eb vitin 1948, pa nj\u00eb dokument t\u00eb shkruar por thjesht\u00eb me masa policore, blegtor\u00ebve nga Kosova u ndalohet qasja n\u00eb k\u00ebto kullosa. Ka nj\u00eb dokument t\u00eb shkruar t\u00eb dat\u00ebs 19 N\u00ebntor 1948 kur lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e k\u00ebtij territori, autoritetet e at\u00ebhershme n\u00eb Prishtin\u00eb ankohen tek autoritetet n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, 8.885 hektar\u00eb m\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u2019i kthehen Kosov\u00ebs, respektivisht Rrethit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Prizrenit, t\u00eb cilit i p\u00ebrkisnin. Sot ky territor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Zon\u00ebs Kadastrale t\u00eb Vaut (Brodecit) n\u00eb Komun\u00ebn e Gostivarit. P\u00ebrndryshe, n\u00eb shk\u00ebmbimet e vitit 1948, autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb ngrisin edhe \u00e7\u00ebshtjen e kufirit n\u00eb drejtim t\u00eb Popova Shapk\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndryshimet territoriale me an\u00eb t\u00eb ligjeve, jan\u00eb dy ligje q\u00eb kan\u00eb efekt n\u00eb ndryshimet e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, ai i vitit 1947 dhe ai i vitit 1959.<\/p>\n<p>\u201cLigji mbi ndarjen administrative\u201d i dat\u00ebs 18 Prill 1947 (Gazeta Zyrtare e RPS-s\u00eb 17\/1947), merr nga Rrethi i Gjilanit dhe ia bashk\u00ebngjit\u00eb Rrethit t\u00eb Bujanocit nj\u00eb ser\u00eb fshatrash: Kijev\u00eb, Depc\u00eb, Sefer, Stanec, Caravajk\u00eb, Pe\u00e7en, Maxher\u00eb dhe Ranatoc. Me t\u00eb nj\u00ebjtin ligj, me q\u00ebllim t\u00eb eliminimit t\u00eb shumic\u00ebs shqiptare n\u00eb Rrethin e Shkupit, Ka\u00e7aniku i bashk\u00ebngjitet Rrethit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, dob\u00ebsimin e shumic\u00ebs etnike shqiptare n\u00eb Rrethin e Kumanov\u00ebs, Presheva i bashk\u00ebngjitet Rrethit t\u00eb Bujanocit. Ndryshimet territoriale t\u00eb vitit 1947 i japin form\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb Preshev\u00ebs, por n\u00eb aspektin strategjik dob\u00ebsojn\u00eb pranin\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve realizohet nj\u00eb inxhiniering etnik n\u00eb Rrethet e Shkupit dhe t\u00eb Kumanov\u00ebs, duke i hequr struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre rretheve nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cLigji mbi territoret e komunave dhe rretheve\u201d i dat\u00ebs 12 Dhjetor 1959 (Gazeta Zyrtare e RPS-s\u00eb 51\/59) do t\u00eb ket\u00eb efekt n\u00eb ndryshimin e kufirit n\u00eb cepin verior t\u00eb Kosov\u00ebs. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji, i hiqen Rrethit t\u00eb Rashk\u00ebs dhe i bashk\u00ebngjiten Rrethit t\u00eb Zve\u00e7anit (Mitrovic\u00ebs) k\u00ebto fshatra: Belu\u00e7e, Berberisht\u00eb, Bistric\u00eb, Bare, Belo B\u00ebrd\u00eb, Borov\u00eb, Vra\u00e7ev\u00e7, Guvnisht\u00eb, Krnjin, Zemanic\u00eb, Ishev\u00eb, Leshak, Miokovi\u00e7, Ostra\u00e7, Potkomnje, Rvatsk\u00eb, Trebi\u00e7e, \u00c7irkovi\u00e7, Crnatov\u00eb dhe Postenj\u00eb.<\/p>\n<p>Territori i k\u00ebtyre fshatrave \u00ebsht\u00eb 197 m\u00b2, respektivisht 36.5% e territorit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit. N\u00eb opinion shpesh b\u00ebhet fjal\u00eb se si Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb fal\u00eb Leposaviqi. Megjithat\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 disa teksteve me burime t\u00eb pa verifikuara, nuk ka asnj\u00eb dokumentacion zyrtar i cili d\u00ebshmon se pjesa m\u00eb e madhe e Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit ka qen\u00eb jasht\u00eb Rrethit t\u00eb Zve\u00e7anit (Mitrovic\u00ebs), s\u00eb paku q\u00eb nga ri-themelimi i k\u00ebtij Rrethi pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Ndarja e dikurshme administrative n\u00eb segmentin Leshak-Leposaviq korrespondon me kufirin e dikursh\u00ebm Osmano-serb deri n\u00eb vitin 1912, si dhe pik\u00eb-kalimin kufitar i cili gjendej n\u00eb fshatin Dren.<\/p>\n<p>Komuna e sotme e Leposaviqit n\u00eb territorin aktual themelohet me \u201cLigjin mbi territoret e komunave dhe rretheve\u201d t\u00eb dat\u00ebs 12 Dhjetor 1959, ligj ky i cili ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi me 1 Janar 1960. Me k\u00ebt\u00eb ligj, hiqen rrethet si nj\u00ebsi administrative, konfirmohen disa Komuna ekzistuese, kurse shumica e Komunave humbin statusin.<\/p>\n<p>Sipas ligjit t\u00eb ri t\u00eb vitit 1959, nga dikur 65 komuna, territori i Kosov\u00ebs (at\u00ebher\u00eb Rajoni Autonom i Kosov\u00ebs-Metohis\u00eb) p\u00ebrb\u00ebhej nga 28 Komuna, e t\u00eb cilat sipas emrave zyrtar t\u00eb koh\u00ebs ishin: Vitia, Vu\u00e7it\u00ebrna, Gllogovci, Gjilani, De\u00e7ani, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Zubin-Potoku, Istogu, Zymi, Ka\u00e7aniku, Klina, Kamenica e Kosov\u00ebs, Mitrovica e Kosov\u00ebs (m\u00eb von\u00eb Mitrovica e Titos). Leposaviqi, Lipjani, Malisheva, Novo B\u00ebrda, Orllani, Rahoveci, Peja, Prizreni, Prishtina, Srbica, Suha Reka, Ferizaj dhe Sht\u00ebrpca.<\/p>\n<p>Pas vitit 1959 m\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb ndryshime territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs. Ndryshimet e vetme do t\u00eb jen\u00eb ato t\u00eb rregullimit t\u00eb brendsh\u00ebm territorial-administrativ. N\u00eb vitin 1966, do t\u00eb shuhen gjasht\u00eb komuna t\u00eb cilat ekzistonin sipas ligjit t\u00eb vitit 1959. Do t\u00eb shuhen Zubin-Potoku, Zymi, Malisheva, Novo B\u00ebrda, Orllani dhe Sht\u00ebrpca. Pas k\u00ebsaj Kosova do t\u00eb ket\u00eb 22 komuna. Ky num\u00ebr i komunave do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb deri n\u00eb vitet 80-t\u00eb, kur p\u00ebr arsye politike kryesisht etnike do t\u00eb formohen komuna t\u00eb reja, sikurse ato n\u00eb periferi t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mentor Tahiri Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, kur edhe (de-facto) formohet Federata e dikurshme e Jugosllavis\u00eb (fillimisht RPFJ, m\u00eb pas RSFJ), kan\u00eb ndodhur eksperimentime territoriale dhe ndryshime t\u00eb shumta t\u00eb kufijve administrativ gati n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e Federat\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb ndryshuar vet\u00eb struktura e hierarkis\u00eb s\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb pushtetit lokal. K\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":154432,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-258414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}