{"id":258858,"date":"2020-06-30T15:45:52","date_gmt":"2020-06-30T13:45:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=258858"},"modified":"2020-07-24T14:25:21","modified_gmt":"2020-07-24T12:25:21","slug":"paradokset-e-gjykates-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/paradokset-e-gjykates-speciale\/","title":{"rendered":"Paradokset e Gjykat\u00ebs Speciale"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Rudina Jasini<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Njoftimi publik i dat\u00ebs 24 qershor 2020 t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) n\u00eb Hag\u00eb ndaj Hashim Tha\u04abit, Kadri Veselit dhe t\u00eb tjer\u00eb ka qen\u00eb objekt i diskutimeve t\u00eb shumta kryesisht t\u00eb natyr\u00ebs politike dhe m\u00eb pak asaj juridike. Nd\u00ebrsa diskursi ka qen\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar nd\u00ebr t\u00eb tjera mbi impaktin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb ky njoftim ka patur n\u00eb (mos)zhvillimin e takimit t\u00eb parashikuar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, pak v\u00ebmendje i \u00ebsht\u00eb kushtuar natyr\u00ebs dhe funksionimit t\u00eb institucionit gjyq\u00ebsor, vul\u00ebn e t\u00eb cilit mban kjo aktakuz\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb analizojm\u00eb me syrin e retrospektiv\u00ebs se cili ka qen\u00eb konteksti politik, juridik, dhe procedurial q\u00eb i dha jet\u00eb themelimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni, cila \u00ebsht\u00eb struktura dhe juridiksioni i k\u00ebsaj gjykate, dhe mbi t\u00eb gjitha cilat jan\u00eb pasojat q\u00eb vendimet e k\u00ebsaj gjykate mund t\u00eb sjellin p\u00ebr Kosov\u00ebn si dhe rendin e drejt\u00ebsis\u00eb penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kjo analiz\u00eb mund t\u00eb ngrihet vet\u00ebm mbi pyetjen n\u00ebse Gjykata Speciale ose Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u0451 Specializuar t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u04ab njihet zyrtarisht, ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar s\u00eb pari vullnetin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe s\u00eb dyti n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb konceptuar si institucioni gjyq\u00ebsor m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb viktimave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosov\u0451s miratoi n\u00ebn nj\u00eb trysni t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, dhe me nj\u00eb shumic\u00eb bind\u00ebse votash, Nenin 162 t\u0451 Kushtetut\u0451s s\u0451 Kosov\u0451s dhe Ligjin p\u0451r Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u0451n e Prokurorit t\u0451 Specializuar (Ligji Nr. 05\/L -053). Vlen t\u00eb theksohet se me p\u00ebrjashtim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosja t\u00eb cil\u00ebt e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb ligj duke mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim, nj\u00eb abstenimi dhe pes\u00eb votave kund\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb tjera, ky votim mban firm\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partive politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb kuvend, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj aktakuze. Ajo q\u00eb ka rezultuar nga ky amendament i Kushtetut\u00ebs \u00ebsh\u00eb themelimi i nj\u00eb gjykate t\u00ebr\u00ebsisht sui generis, e llojit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb nuk ka ngjashm\u00ebri me asnj\u00eb gjykat\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e drejt\u00ebsis\u00eb penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare deri m\u00eb sot. Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Ruand\u00ebn ishin gjykata ad hoc t\u00eb themeluara me rezolut\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Gjykatat e tjera penale hibride si ajo e Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr Sierra Leone, Tribunalit Special p\u00ebr Libanin, Dhomat e Jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kamboxhias, jan\u00eb ngritur mbi baz\u00ebn e traktatit ose marr\u00ebveshjes midis shteteve p\u00ebrkat\u00ebse dhe OKB-s\u00eb dhe kan\u00eb natyr\u00ebn e gjykatave t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe t\u00eb \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtarizuara\u201d, q\u00eb karakterizohen nga elemente komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare si n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje ashtu edhe n\u00eb funksionimin e tyre. Nd\u00ebrsa Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ICC) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e p\u00ebrhershme, e krijuar nga nj\u00eb traktat, \u201cStatuti i Rom\u00ebs\u201d. Ashtu si\u04ab do t\u00eb shihet edhe nga analiza n\u00eb vijim, Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn, kompetencat dhe funksionimin e saj.<\/p>\n<p><strong>Struktura, Kompetencat dhe Juridiksioni i Gjykat\u00ebs Speciale<\/strong><\/p>\n<p>Institucioni Gjyq\u00ebsor i Specializuar i Zhvendosur i Kosov\u00ebs (t\u00eb quajtuara ndryshe si Gjykata Speciale ose Dhomat e Specializuara) si\u04ab u pag\u00ebzua n\u00eb fillim ky institucion (nj\u00eb em\u00ebr deri diku kafkian sikur t\u00eb n\u00ebnkuptonte nj\u00eb vullnet t\u00eb vet\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvendosur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb saj gjyq\u00ebsor jasht\u00eb territorit t\u00eb saj) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb vendore, pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, me seli n\u00eb Hag\u00eb. Si e till\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu edhe paradoksin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebtij institucioni: nj\u00eb gjykat\u00eb vendore administrimi i t\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhet t\u00ebr\u00ebsisht nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo gjykat\u00eb financohet nga Bashkimi Europian me nj\u00eb fond fillestar t\u00eb akorduar mbi 400 milion\u00eb euro. Gjykata speciale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb me nj\u00eb mandat t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe nj\u00eb juridiksion specifik mbi krimet kund\u0451r njer\u0451zimit, krime lufte, dhe krime t\u0451 tjera t\u0451 p\u0451rkufizuara n\u0451 Ligjin e Kosov\u0451s, lidhur me pretendimet e paraqitura n\u0451 Raportin e Asambles\u0451 Parlamentare t\u0451 K\u0451shillit t\u0451 Evrop\u0451s t\u0451 dat\u0451s 7 janar 2011 (Raporti Marty).<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket ligjit t\u00eb aplikuesh\u00ebm, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 12 t\u00eb Ligjit (Nr. 05\/L -053), Dhomat e Specializuara zbatojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn zakonore nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ligjin penal material t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn zakonore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb ka qen\u00eb e zbatueshme n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jan\u00eb kryer krimet. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00eb praktik\u00eb? Kjo paqart\u00ebsi q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij neni sjell n\u00eb fokus natyr\u00ebn eksperimentale t\u00eb vet\u00eb gjykat\u00ebs. E drejta e procedur\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe jurisprudenca e zhvilluar deri m\u00eb sot nuk ofrojn\u00eb asnj\u00eb platform\u00eb dhe udh\u00ebheqje specifike ku mund t\u00eb bazohen gjyqtar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr t\u00eb aplikuar dhe interpretuar k\u00ebt\u00eb formul\u00eb ligjore n\u00eb \u04ab\u00ebshtjet q\u00eb do t\u00eb gjykohen prej saj. N\u00eb t\u00eb gjitha ligj\u00ebratat q\u00eb kam mbajtur n\u00eb Europ\u00eb, SHBA dhe Australi mbi gjykat\u00ebn speciale q\u00eb nga viti 2016 e deri m\u00eb sot, jam munduar t\u00eb hedh drit\u00eb mbi natyr\u00ebn e paprecedent\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjykate si dhe pasojat q\u00eb ajo pritet t\u00eb sjell\u00eb. Gjykata speciale ka qen\u00eb objekt diskutimi n\u00eb shum\u00eb tryeza dhe konferenca, ku un\u00eb kam qen\u00eb e ftuar t\u00eb jap mendim, dhe e them me bindje se nuk kam takuar asnj\u00eb studiues, gjyqtar apo prokuror me eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb nuk ka shprehur skepticiz\u00ebm p\u00ebr natyr\u00ebn dhe juridiksionin e k\u00ebsaj gjykate. Nj\u00eb gjyqtar me eksperienc\u00eb n\u00eb Hag\u00eb madje e quajti k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb \u2018sui generis cul de sac\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ministria e Diaspor\u00ebs dhe Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb u mbajt n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb 10-11 qershor 2016, ajo q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje ishte se sa pak ose aspak dijeni kishte n\u00eb rrethin e jurist\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me struktur\u00ebn, dhe juridiksionin e k\u00ebsaj gjykate. Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptosh q\u00eb diskutimi paraprak lidhur me k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebrpara votimit n\u00eb kuvend dhe ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka qen\u00eb i udh\u00ebhequr nga nj\u00eb proces politik dhe jo juridik, i kufizuar dhe jo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Aktakuza<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DHSK) nj\u00eb aktakuz\u00eb me dhjet\u00eb pika p\u00ebr shqyrtim prej Gjykat\u00ebs, ku Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb akuzohen p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krimesh lufte dhe ku pretendohet q\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb jen\u00eb penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr af\u00ebrsisht 100 vrasje t\u00eb paligjshme. Aktakuza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padi penale dhe \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb hetimi dhe nj\u00eb procesi teknik ligjor. Njoftimi publik i k\u00ebsaj aktakuze n\u00eb dat\u00eb 24 qershor 2020, p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimit mbi konfirmimin apo jo t\u00eb saj nga gjykat\u00ebsi i caktuar i procedur\u00ebs paraprake t\u00eb DHSK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fakt n\u00eb shkelje t\u00eb Rregullit 88 t\u00eb Rregullores s\u00eb Procedur\u00ebs dhe Provave dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn e gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe hibride n\u00eb Hag\u00eb. Gjithsesi shkelja e rregullores nuk \u00ebsht\u00eb e asaj r\u00ebnd\u00ebsie dhe serioziteti q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb, p.sh. n\u00eb nd\u00ebrprerjen e procedur\u00ebs s\u00eb shqyrtimit t\u00eb aktakuz\u00ebs nga gjykat\u00ebsi apo moskonfirmimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. P\u00ebr mendimin tim, kjo shkelje nuk do t\u00eb sjell\u00eb pasoja n\u00eb procedur\u00eb, por mund t\u00eb sjell nj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb reputacionit t\u00eb prokurorit t\u00eb specializuar.<\/p>\n<p>Momenti i zgjedhur nga prokurori p\u00ebr nxjerrjen e njoftimit publik p\u00ebr akuzat, n\u00eb gjykimin e tij si t\u00eb domosdoshme p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb t\u00eb akuzuarve p\u00ebr pengimin dhe sabotimin e pun\u00ebs s\u00eb DHSK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb i debatuesh\u00ebm. N\u00ebse analiz\u00ebn ton\u00eb e zhveshim nga interpretimet politike, mund t\u00eb arsyetojm\u00eb se ky veprim mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe nj\u00eb veprim taktik i prokurorit, i cili nuk do t\u00eb donte q\u00eb nj\u00eb proces hetimor disa vjecar t\u00eb kompromentohej n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme nga fuqizimi i nj\u00eb t\u00eb akuzuari, i cili pritej t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb negociata t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Gjithsesi, k\u00ebto mbeten n\u00eb nivelin e hamend\u00ebsimeve dhe interpretimeve, pasi impakti i k\u00ebtij veprimi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e k\u00ebsaj analize \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrmendet se \u04abfar\u00ebdolloj marr\u00ebveshje q\u00eb mund t\u00eb ishte arritur si rezultat i negociatave q\u00eb priteshin n\u00eb Uashington, ajo nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb impakt mbi akuzat e ngrituara, edhe sikur amnistia p\u00ebr krimet e kryera t\u00eb ishte pjes\u00eb e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Neni 18 i Ligjit p\u00ebr DHSK parashikon se juridiksioni i gjykat\u00ebs nuk i n\u00ebnshtrohet ndonj\u00eb lloji amnistie t\u00eb lejuar sipas nenit 65(15) t\u00eb Kushtetut\u00ebs. \u04aado amnistim i dh\u00ebn\u00eb personave p\u00ebr nj\u00eb krim nd\u00ebrkomb\u00ebtar si krimet e luft\u00ebs dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, nuk do t\u00eb ishte penges\u00eb p\u00ebr ndjekje penale dhe d\u00ebnim.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse nj\u00eb gjykat\u00eb speciale vendore?<\/strong><\/p>\n<p>Rastet e dyshuara p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga viti 1999 e deri m\u00eb sot jan\u00eb trajtuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb ndryshme nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, kryesisht ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Fillimisht, me k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb marr\u00eb administrata e Kombeve t\u00eb Bashkuara \u2013 UNMIK, e cila pas luft\u00ebs ngriti dhe fuqizoi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe Tribunali Penal Nd\u00ebrkombetar p\u00ebr Krimet n\u00eb ish-Jugosllavi, me seli n\u00eb Hag\u00eb, e themeluar nga Kombet e Bashkuara. M\u00eb pas, k\u00ebto raste u trajtuan edhe nga drejt\u00ebsia e Bashkimit Europian, p\u00ebrmes misionit t\u00eb EULEX-it. N\u00eb k\u00ebt\u00eb diskurs, nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse nevojitej nj\u00eb gjykat\u00eb tjet\u00ebr, dhe n\u00ebse nj\u00eb instanc\u00eb tjet\u00ebr gjyq\u00ebsore ishte menduar si e domsosdoshme pse pik\u00ebrisht nj\u00eb gjykat\u00eb speciale vendore e k\u00ebtij lloji t\u00eb paprecedent\u00eb. Mendoj se pes\u00eb jan\u00eb arsyet q\u00eb \u04abuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim. S\u00eb pari, pretendohet se gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij n\u00ebnt\u00eb vjecar UNMIK nuk trajtoi n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb ngritur n\u00eb Kosov\u00eb veprat penale t\u00eb diskutuara n\u00eb Raportin Marty, pavar\u00ebsisht se UNMIK zot\u00ebronte t\u00eb gjith\u00eb kapacitetin institucional dhe njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe mbledhur informacionin q\u00eb pretendohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport. S\u00eb dyti, edhe EULEX q\u00eb vazhdoi administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb mbi sistemin e trash\u00ebguar nga UNMIK nuk arriti t\u00eb trajtonte k\u00ebto vepra penale t\u00eb pretenduara. S\u00eb treti, k\u00ebrkesa p\u00ebr drejt\u00ebsi e viktimave t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nuk gjeti v\u00ebmendjen e duhur gjat\u00eb 20 vjet qeverisje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk u trajtua si nj\u00eb pjes\u00eb qendrore e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb tranzicion t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb postkonfliktuale t\u00eb Kosov\u00ebs. Se kat\u00ebrti, sistemi gjyq\u00ebsor i ngritur n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, edhe mbas nj\u00eb investimi institucional dhe financiar 20 vje\u04abar, ende nuk ka treguar kapacitetin t\u00eb funksionoj\u00eb me integritetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e duhur, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte parakusht p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb trajtuar vepra penale t\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebnd\u00ebsie. N\u00eb raportin e vitit 2012 t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb Auditor\u00ebve thuhej se gjyqtar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, \u201ckan\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb veprojn\u00eb n\u00ebn ndikimin e influencave t\u00eb jashtme\u201d. S\u00eb kat\u00ebrti, prokuroria e Tribunalit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, pavar\u00ebsisht hetimeve t\u00eb gjata dhe t\u00eb detajuara q\u00eb zhvilloi mbi veprimet e U\u00c7K-s\u00eb, nuk arriti t\u00eb finalizonte procesin hetimor me nj\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebr veprat penale t\u00eb diskutuara n\u00eb Raportin Marty. Edhe n\u00ebse k\u00ebto pretendime do t\u00eb q\u00ebndronin, asnj\u00eb nga k\u00ebto arsye dhe mang\u00ebsi nuk do t\u00eb mund t\u2019i atribuoeshin shtetit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtu komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb pranoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr trajtimin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si nj\u00eb laborator ekperimental.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kthehemi mbrapa n\u00eb koh\u00eb, ajo q\u00eb do t\u00eb vihej re \u00ebsht\u00eb se trysnia mediatike dhe ajo e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar filloi t\u00eb rritej mbas akuzave t\u00eb ngritura n\u00eb librin shum\u00eb t\u00eb diskutuar t\u00eb ish prokurores s\u00eb Tribunalit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb Carla del Ponte. Kjo solli si rrjedhoj\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb Komitetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb rezultoi n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb hartuar nga Dick Marty. Ky raport, edhe pse i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, sip\u00ebrfaq\u00ebsor dhe i zhveshur nga \u04abdo evidenc\u00eb dhe prov\u00eb, mjaftoi p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb m\u00eb tej trysnin\u00eb dhe diskutimin p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb institucioni gjyq\u00ebsor t\u00eb ri. Pas daljes s\u00eb k\u0451tij raporti, n\u0451 shtator t\u0451 vitit 2011, Bashkimi Europian formoi Task Forc\u00ebn Hetimore Speciale (TFHS), p\u0451r kryerjen e nj\u00eb hetimi t\u0451 pavarur t\u0451 pretendimeve t\u0451 ngritura n\u0451 raport dhe krimeve t\u0451 tjera n\u0451 lidhje me to. N\u0451 ver\u0451n e vitit 2014, TFHS-ja b\u0451ri t\u0451 ditur se ekzistonin prova t\u0451 mjaftueshme p\u0451r ngritje aktakuzash. P\u0451r shqyrtimin e k\u0451tyre pretendimeve ishte i nevojsh\u0451m krijimi i nj\u0451 institucioni t\u0451 p\u0451rshtatsh\u0451m p\u0451r procedimin e duhur gjyq\u0451sor. Mendoj se k\u00ebtu lidershipi i Kosov\u00ebs mund t\u00eb ishte treguar m\u00eb vizionar dhe proaktiv, duke i paraprir\u00eb presionit q\u00eb erdhi n\u00eb rritje nga BE dhe SHBA, duke parashtruar si zgjidhje ngritjen e nj\u00eb institucioni brenda sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjykat\u00ebs vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nj\u00eb institucioni q\u00eb ofronte garancit\u00eb e duhura p\u00ebr mbrojtjen e viktimave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve, dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb institucioni q\u00eb nuk zvog\u00eblonte autoritetin e pushtetit gjyq\u00ebsor t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet. Impakti i vendimeve q\u00eb kjo gjykat\u00eb do t\u00eb marr\u00eb do t\u00eb ndihet jo vetem tek ata q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb subjekt i gjykimeve t\u00eb saj, por edhe rendin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe juriprudenc\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><em>*Dr. RUDINA JASINI \u00ebsht\u00eb eksperte e te drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0n\u00eb universitetin e Oksfordit. Shkrimi origjinal \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb portalin e lajmeve lapsi.al, i cili rezervon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Rudina Jasini Njoftimi publik i dat\u00ebs 24 qershor 2020 t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) n\u00eb Hag\u00eb ndaj Hashim Tha\u04abit, Kadri Veselit dhe t\u00eb tjer\u00eb ka qen\u00eb objekt i diskutimeve t\u00eb shumta kryesisht t\u00eb natyr\u00ebs politike dhe m\u00eb pak asaj juridike. Nd\u00ebrsa diskursi ka qen\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar nd\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":258861,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-258858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258858\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/258861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}