{"id":261771,"date":"2020-07-06T13:16:07","date_gmt":"2020-07-06T11:16:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=261771"},"modified":"2020-07-06T13:16:07","modified_gmt":"2020-07-06T11:16:07","slug":"murati-pagesat-e-dyta-te-paketes-emergjente-mund-te-behen-edhe-pa-u-rishikuar-buxheti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/murati-pagesat-e-dyta-te-paketes-emergjente-mund-te-behen-edhe-pa-u-rishikuar-buxheti\/","title":{"rendered":"Murati: Pagesat e dyta t\u00eb Paket\u00ebs emergjente, mund t\u00eb b\u00ebhen edhe pa u rishikuar buxheti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria e kaluar e udh\u00ebhequr nga kryeministri Albin Kurti kishte miratuar Paket\u00ebn emergjente fiskale p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur bizneset dhe individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb hasur v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga 170 euro p\u00ebr dy muaj, p\u00ebrkat\u00ebsisht prill dhe maj. Deri tani, edhe pas krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re, shum\u00eb biznese dhe pun\u00ebtor\u00eb ende nuk i kan\u00eb marr\u00eb pagesat e premtuara.<\/p>\n<p>Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte th\u00ebn\u00eb se, nuk ka buxhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat e dyta p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt nga Paketa emergjente.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, kryetari i Komisionit p\u00ebr buxhet dhe transfere, Hekuran Murati p\u00ebr Telegrafin ka th\u00ebn\u00eb se, k\u00ebto pagesa mund t\u00eb b\u00ebhen edhe pa rishikim t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>\u201cPagesat e dyta do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin edhe pa ri-shikim t\u00eb buxhetit. Sipas Ligjit p\u00ebr menaxhimin e financave publike dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhen transfere deri n\u00eb 25 p\u00ebr qind nd\u00ebrmjet kodeve buxhetore. Pra mjafton t\u00eb shkurtohet asfalti, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kryhen pagesat\u201d, tha Murati.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se, edhe pse i \u00ebsht\u00eb lejuar Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb tejkaloj\u00eb deficitin buxhetor, sipas tij, ende nuk ka pagesa p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb numrave p\u00ebr t\u2019i kaluar projektligjet n\u00eb Kuvend, kjo qeveri jolegjitime dhe e paligjshme po mundohet q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb presion opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia votuar projektligjet, n\u00ebn pretekstin e pagesave p\u00ebr qytetar\u00ebt. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ngjashme e than\u00eb edhe muajin e kaluar, kur k\u00ebrkuan nga Kuvendi lejimin e tejkalimit t\u00eb deficit. Pra, \u201cna e lejoni tejkalimin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i kryejm\u00eb pagesat p\u00ebr qytetar\u00eb\u201d. Leja p\u00ebr tejkalim u dha, por pagesat p\u00ebr qytetar\u00eb ende as gj\u00ebkundi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve thon\u00eb se mospagesa e deritanishme e k\u00ebtyre mjeteve \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e vullnetit t\u00eb Qeveris\u00eb aktuale p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkrahur bizneset dhe pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Kryetari i bordit t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Afarizmit t\u00eb Kosov\u00ebs, Sk\u00ebnder Krasniqi kishte th\u00ebn\u00eb se, gjendja e shkaktuar nga pandemia COVID-19 nuk po merret seriozisht nga institucionet.<\/p>\n<p>\u201cFaktikisht Kuvendi i ka dh\u00ebn\u00eb leje Qeveris\u00eb p\u00ebr tejkalim t\u00eb kompetencave, p\u00ebr aspekt t\u00eb buxhetit, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb aspekt ligjor nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebrpos q\u00eb ka n\u00eb aspektin faktik, do t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb nj\u00eb ngadal\u00ebsim edhe mosinteresim i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur bizneset, apo mb\u00ebshtetur pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb duke i pritur ato 170 eurot q\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vogla. M\u00eb shum\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Kuvendit q\u00eb ta marrin me seriozitet k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb vendit dhe p\u00ebrkrahje t\u00eb biznesit\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai ka treguar se, deri tani rreth 20 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb kan\u00eb mbetur pa i marr\u00eb mjetet nga Paketa emergjente fiskale.<\/p>\n<p>\u201cNe si Od\u00eb e afarizmit jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr vonesat e zbatimit t\u00eb paket\u00ebso s\u00eb par\u00eb, e cila jemi n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor, ku ende nuk jan\u00eb ekzekutuar pagat p\u00ebr muajin mars dhe prill. Ende nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar pjesa p\u00ebr nj\u00eb muaj, ku kan\u00eb mbetur rreth 20 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u2019i marrin pagat ku pjesa e dyt\u00eb ende nuk ka filluar t\u00eb zbatohet, ku qiraja kan\u00eb filluar t\u00eb paguhen por me probleme. K\u00ebto pengesa jan\u00eb ka ndikojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e biznesit por edhe krijimin e mund\u00ebsive q\u00eb bizneset t\u2019i mbajn\u00eb k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb. Ne jemi n\u00eb vazhdim\u00ebsi duke i k\u00ebrkuar nga Qeveria, por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj deri tani nuk kemi pasur veprim konkret nga qeveria\u201d, ka treguar ai.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se, me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Transfereve ishte miratuar Paketa emergjente fiskale n\u00eb vler\u00eb prej 179.65 milion\u00eb euro, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar bizneset dhe individ\u00ebt q\u00eb ta tejkalojn\u00eb kriz\u00ebn ekonomike t\u00eb shkaktuar nga pandemia COVID-19.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e kaluar e udh\u00ebhequr nga kryeministri Albin Kurti kishte miratuar Paket\u00ebn emergjente fiskale p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur bizneset dhe individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb hasur v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb pandemis\u00eb COVID-19. N\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga 170 euro p\u00ebr dy muaj, p\u00ebrkat\u00ebsisht prill dhe maj. Deri tani, edhe pas krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":209298,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-261771","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/261771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=261771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/261771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=261771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=261771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=261771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}