{"id":262634,"date":"2020-07-07T21:35:08","date_gmt":"2020-07-07T19:35:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=262634"},"modified":"2020-07-07T21:35:08","modified_gmt":"2020-07-07T19:35:08","slug":"si-ti-trajtoni-ne-kushte-shtepie-infeksionet-vaginale-mykotike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/stil\/si-ti-trajtoni-ne-kushte-shtepie-infeksionet-vaginale-mykotike\/","title":{"rendered":"Si t\u2019i trajtoni n\u00eb kushte sht\u00ebpie infeksionet vaginale mykotike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Infeksionet vaginale mykotike ndryshe njihen edhe si vaginiti vulvular dhe shkaktohen nga Candida albicans q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb shkaktojn\u00eb rreth 92% t\u00eb t\u00eb gjitha infeksioneve mykotike.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Candida hyn n\u00eb familjen e k\u00ebrpudhave dytrajt\u00ebshe pasi rritet n\u00eb dy forma, si k\u00ebrpudh\u00eb dhe si myk. Myku gjendet natyrisht n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb trupit, sidomos n\u00eb zonat e lag\u00ebshta dhe t\u00eb ngrohta t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>Vagina ruan nj\u00eb mjedis t\u00eb balancuar midis mykut dhe bakterieve e shum\u00eb mikroorganizmave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb gjenden aty. Nj\u00eb bakterie e quajtur laktobacili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb acidi q\u00eb ndalon rritjen e jasht\u00ebzakonshme (mbi normale) t\u00eb mykut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo p\u00ebrzierje e balancur mikroorganizmash n\u00eb vagin\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrpritet dhe myku rritet mbi nivelet normale duke rezultuar n\u00eb kruarje, derdhje vaginale, l\u00ebkur\u00eb t\u00eb irrituar, skuqje t\u00eb vulv\u00ebs, dhimbje dhe djegie sidomos gjat\u00eb urinimit si edhe simptoma t\u00eb tjera q\u00eb ndryshojn\u00eb nga nj\u00eb fem\u00ebr tek tjetra.<\/p>\n<p>Disa faktor\u00eb e rrisin rrezikun p\u00ebr infeksione mykotike si\u00e7 jan\u00eb: p\u00ebrdorimi i antibiotik\u00ebve, nivele t\u00eb larta estrogjeni, n\u00ebse keni sistem mbrojtje t\u00eb dob\u00ebt, diabet t\u00eb pakontrolluar, shtatz\u00ebnia, aktiviteti seksual (edhe pse infeksionet mykotike nuk klasifikohen si infeksione t\u00eb transmetueshme seksualisht, n\u00ebse partneri ka infeksion ju mund t\u00eb merrni myk nga partneri dhe kjo nd\u00ebrpret ekuilibrin vaginal t\u00eb mykut dhe rezulton n\u00eb infeksion m\u00eb von\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Si t\u2019i trajtosh?<\/strong><\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb trajtime t\u00eb ndryshme p\u00ebr infeksionet mykotike, t\u00eb cilat varen nga avancimi dhe ashp\u00ebrsia e infeksionit. N\u00ebse keni infeksion mykotik t\u00eb thjesht\u00eb me simptoma t\u00eb lehta, doktori mund t\u2019ju jap\u00eb ila\u00e7e antimykotike t\u00eb cilat variojn\u00eb nga 1-7 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ila\u00e7et q\u00eb trajtojn\u00eb infeksionet mykotike jan\u00eb clotrimazole, butoconazole, miconazole dhe terconazole. Disa nga k\u00ebto ila\u00e7e mund t\u00eb blihen pa recet\u00eb doktori, kurse disa t\u00eb tjera merren vet\u00ebm me recet\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb trajtimi p\u00ebr infeksionet mykotike t\u00eb pakomplikuara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjekim q\u00eb merret si nj\u00eb doz\u00eb e vetme nga goja.<\/p>\n<p>Diflucan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ila\u00e7et m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe hyn n\u00eb familjen e flukonazoleve. Ky ila\u00e7 mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb rastet kur infeksioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr dhe i komplikuar; rekomandohet t\u00eb merret 2-3 her\u00eb me nga 3 dit\u00eb n\u00eb mes. N\u00eb rastet kur simptomat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb komplikuara dhe t\u00eb ashpra, disa ila\u00e7e t\u00eb tjera jan\u00eb m\u00eb efektive.<\/p>\n<p>Doktori mund t\u2019ju p\u00ebrshkruaj\u00eb nj\u00eb regjiment prej 7-14 dit\u00eb trajtimi me azole t\u00eb cilat largojn\u00eb infeksionin mykotik. K\u00ebto ila\u00e7e jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e hapave, krem vaginal ose pomad\u00eb, ose supozitor (ila\u00e7 i ngurt\u00eb q\u00eb vendoset brenda vagin\u00ebs ku shkrihet dhe lufton infeksionet).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre mjekimeve, po kryhen studime p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrdorimin mjek\u00ebsor t\u00eb disa mjekimeve alternative si acidi borik dhe kosi. Acidi borik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 q\u00eb merret vet\u00ebm me recet\u00eb dhe vendoset brenda vagin\u00ebs. Rezultatet e disa studimeve kan\u00eb zbuluar se acidi borik mund t\u00eb kuroj\u00eb disa forma t\u00eb rralla t\u00eb Candid\u00ebs, t\u00eb cilat i rezistojn\u00eb ila\u00e7eve azole.<\/p>\n<p>Kosi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr alternativ\u00eb q\u00eb po testohet p\u00ebr kurimin e infeksioneve mykotike. Femrat e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebto studime kan\u00eb raportuar se ngr\u00ebnia apo aplikimi i kosit n\u00eb vagin\u00eb ua ka leht\u00ebsuar ashp\u00ebrsin\u00eb e simptomave.<\/p>\n<p>K\u00ebto studime kan\u00eb treguar se kosi mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb efektiv se disa ila\u00e7e antimykotike si clotrimazole dhe placebo, por k\u00ebto studime p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl femrash dhe v\u00ebrtet\u00ebsia e k\u00ebtyre studimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Parandalimi<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse infeksionet mykotike jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura, ka disa m\u00ebnyra t\u00eb thjeshta t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb parandalimin e tyre. Dieta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, rekomandohet nj\u00eb diet\u00eb e pasur me fruta, perime, prodhime t\u00eb payndyrshme t\u00eb qum\u00ebshtit dhe drith\u00ebra.<\/p>\n<p>Kontrollimi i nivelit t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak dhe m\u00ebnjanimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb antibiotik\u00ebve t\u00eb panevojsh\u00ebm mund t\u00eb parandaloj\u00eb infeksionet mykotike. Veshja e duhur gjithashtu zvog\u00eblon rrezikun p\u00ebr infeksione mykotike, rekomandohet veshja e pantallonave t\u00eb gjera, fund dhe t\u00eb brendshme pambuku.<\/p>\n<p>Shmangni banjot e nxehta dhe rrobat e lagura, nd\u00ebrroni kostumin e banjos dhe rrobat e st\u00ebrvitjes pas k\u00ebtyre aktiviteteve. Gjat\u00eb ciklit menstrual ndryshoni tamponin shpesh.<\/p>\n<p>Reduktoni p\u00ebrdorimin e produkteve t\u00eb ndryshme (aromatike) gjat\u00eb dushit pasi k\u00ebto ndikojn\u00eb tek ekuilibri vaginal dhe mund t\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb infeksioni mykotike.<\/p>\n<p>Infeksionet vaginale shfaqen me simptoma shum\u00eb t\u00eb ngjashme, por shkaktohen nga mikroorganizma t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye trajtimi i tyre ndryshon.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb identifikosh nj\u00eb infeksion vaginal p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb konsultoheni me nj\u00eb doktor p\u00ebrpara p\u00ebrdorimit t\u00eb ndonj\u00eb ila\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Infeksionet vaginale mykotike ndryshe njihen edhe si vaginiti vulvular dhe shkaktohen nga Candida albicans q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb shkaktojn\u00eb rreth 92% t\u00eb t\u00eb gjitha infeksioneve mykotike. Candida hyn n\u00eb familjen e k\u00ebrpudhave dytrajt\u00ebshe pasi rritet n\u00eb dy forma, si k\u00ebrpudh\u00eb dhe si myk. Myku gjendet natyrisht n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb trupit, sidomos n\u00eb zonat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":262636,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-262634","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-stil"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=262634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262634\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/262636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=262634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=262634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=262634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}