{"id":266613,"date":"2020-07-14T17:36:02","date_gmt":"2020-07-14T15:36:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=266613"},"modified":"2020-07-24T14:24:38","modified_gmt":"2020-07-24T12:24:38","slug":"a-kishin-te-drejte-prokuroret-qe-i-bene-publike-akuzat-ndaj-thacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/a-kishin-te-drejte-prokuroret-qe-i-bene-publike-akuzat-ndaj-thacit\/","title":{"rendered":"A kishin t\u00eb drejt\u00eb prokuror\u00ebt q\u00eb i b\u00ebn\u00eb publike akuzat ndaj Tha\u00e7it?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Dean B. Pineles<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Njoftimi se ndaj Hashim Tha\u00e7it dhe Kadri Veselit ishin ngritur akuza p\u00ebr krime lufte shkaktoi nj\u00eb stuhi politike, por vazhdojn\u00eb pyetjet n\u00ebse prokuror\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb ishin t\u00eb justifikuar q\u00eb i b\u00ebn\u00eb publike k\u00ebto akuza.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>M\u00eb 24 qershor, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb l\u00ebshoi b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp bomb\u00eb q\u00eb jehoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>A ishte e autorizuar Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb? Dhe cili ishte q\u00ebllimi?<\/p>\n<p>Njoftimi p\u00ebr shtyp citoi se m\u00eb 24 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ngriti nj\u00eb aktakuz\u00eb prej dhjet\u00eb pikash pran\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, me t\u00eb cilat akuzonin Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin dhe t\u00eb tjer\u00eb pa em\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh t\u00eb tmerrshme: krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte, p\u00ebrfshir\u00eb rreth 100 vrasje, zhdukje me forc\u00eb, p\u00ebrndjekje dhe tortura, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrfshinin qindra viktima t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Deklarata p\u00ebrmendi se aktakuza \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akuz\u00eb, por megjithat\u00eb pasqyronte vendosm\u00ebrin\u00eb e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar se mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb akuzat p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm. Nj\u00eb gjykat\u00ebs i procedur\u00ebs paraprake aktualisht po shqyrton aktakuz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse do t\u00eb konfirmoj\u00eb akuzat (dhe ka gjasht\u00eb muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim).<\/p>\n<p>Teksti m\u00eb pas ofronte arsyetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb manov\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb pashembullt t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkurori i Specializuar e ka konsideruar t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ky njoftim publik i akuzave p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Kadri Veselit p\u00ebr t\u00eb penguar dhe minuar pun\u00ebn e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhej n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZoti Tha\u00e7i dhe zoti Veseli besohet se kan\u00eb realizuar nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar ligjin q\u00eb krijoi gjykat\u00ebn dhe duke penguar k\u00ebshtu pun\u00ebn e gjykat\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ata t\u00eb mos p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb. Duke nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto veprime, z. Tha\u00e7i dhe z. Veseli kan\u00eb vendosur interesat e tyre personale p\u00ebrpara viktimave t\u00eb krimeve t\u00eb tyre, sundimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Tha\u00e7i, sigurisht, \u00ebsht\u00eb presidenti aktual i Kosov\u00ebs, dhe Veseli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e shquar politike dhe ish-kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb dy jan\u00eb ish-komandant\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb radarin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dekad\u00eb, por ata kan\u00eb mohuar vazhdimisht \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, si\u00e7 b\u00ebri Tha\u00e7i p\u00ebrs\u00ebri para se t\u00eb fillonte marrja e tij n\u00eb pyetje nga prokuror\u00ebt e Hag\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, njoftimi p\u00ebr shtyp ngre m\u00eb shum\u00eb pyetje sesa p\u00ebrgjigjet dhe \u00e7on n\u00eb spekulime t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb: n\u00ebn cilin autoritet ligjor u b\u00eb kjo deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp titanike? N\u00eb deklarat\u00eb nuk thuhej.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dobishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb rishikoni dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Rregullores s\u00eb Procedur\u00ebs dhe Provave q\u00eb rregullojn\u00eb procedurat p\u00ebrpara Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe Kodin e Sjelljes Profesionale t\u00eb Dhomave q\u00eb rregullojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi prokuror\u00ebt duhet t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre zyrtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb etike.<\/p>\n<p>Neni 86 i Rregullores s\u00eb Procedur\u00ebs thot\u00eb: \u201cProkurori i Specializuar duhet ta paraqes\u00eb aktakuz\u00ebn me konfidencialitet (theksohet kjo pik\u00eb)\u2026 para se gjykat\u00ebsi i procedur\u00ebs paraprake t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim\u201d n\u00ebse do t\u00eb konfirmoj\u00eb akuzat.<\/p>\n<p>Neni 88 parashikon q\u00eb aktakuza konfidenciale t\u00eb b\u00ebhet publike vet\u00ebm \u201cpas konfirmimit nga gjykat\u00ebsi i procedur\u00ebs paraprake\u201d. Megjithat\u00eb, \u201cProkurori i Specializuar mund t\u2019ua zbuloj\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj autoriteteve t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb tret\u00eb ose t\u00eb nj\u00eb entiteti tjet\u00ebr, n\u00ebse kjo vler\u00ebsohet si e nevojshme p\u00ebr q\u00ebllimet e nj\u00eb hetimi ose ndjekjeje penale\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, kjo dispozit\u00eb do t\u00eb duket se mbulon nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb person i p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb po banon ose fshihet n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, dhe ai vend njoftohet zyrtarisht p\u00ebrmes kanaleve gjyq\u00ebsore ose diplomatike. Ai gjithashtu do t\u00eb mbulonte nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn prokurori kontakton nj\u00eb entitet t\u00eb till\u00eb si Interpoli p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nen nuk p\u00ebrmendet q\u00eb ndonj\u00eb autoritet mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp p\u00ebr popullat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme para se aktakuza t\u00eb konfirmohet dhe t\u00eb b\u00ebhet publike.<\/p>\n<p><strong>Zbulohet informacion konfidencial<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i spezializuar Jack Smith n\u00ebnshkruan deklarat\u00ebn para kryesekretares se Dhomave te Specializuara te Kosoves Fidelma Donlon pasi mori postin e tij ne shtator 2018. Foto: Dhomat e Specializuara te Kosoves.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Kodit t\u00eb Sjelljes Profesionale, sipas nenit 11, prokuror\u00ebt \u201cdo t\u00eb respektojn\u00eb dhe do t\u00eb kujdesen p\u00ebr mbrojtjen e konfidencialitetit t\u00eb informacionit\u201d dhe \u201cnuk do t\u00eb zbulojn\u00eb asnj\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar si konfidencial\u201d. Kjo, sigurisht, p\u00ebrfshin aktakuza.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, neni 13 thot\u00eb se \u201cK\u00ebshilltari dhe Prokuror\u00ebt nuk duhet me vet\u00ebdije: a. t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarata n\u00eb mediat sociale, p\u00ebr shtypin ose publikun, t\u00eb cilat\u2026 zbulojn\u00eb informacione konfidenciale, p\u00ebrfshir\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedur\u00eb; ose b. publikojn\u00eb\u2026 \u00e7do material q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me procedurat para Dhomave t\u00eb Specializuara, i cili\u2026 zbulon \u00e7do informacion konfidencial, p\u00ebrfshir\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedur\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Dhe sipas nenit 33, prokuror\u00ebt \u201ckryejn\u00eb shkelje n\u00ebse me vet\u00ebdije shkelin ose p\u00ebrpiqen t\u00eb shkelin ndonj\u00eb detyr\u00eb thelb\u00ebsore etike ose profesionale t\u00eb imponuar nga \u2026 ky Kod\u201d.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh k\u00ebto dispozita, do t\u00eb dukej se njoftimi p\u00ebr shtyp shpalos qart\u00eb informacione konfidenciale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb natyra e akuzave penale, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, identitetin e dy prej personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces, Tha\u00e7it dhe Veselit, dhe p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb minuar gjykat\u00ebn, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrpara se aktakuza t\u00eb konfirmohet dhe t\u00eb b\u00ebhet publike.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ekziston nj\u00eb argument legjitim q\u00eb deklarata p\u00ebr shtyp t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb autorizuar si duhet, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 30 t\u00eb Kodit, prokuror\u00ebt duhet t\u00eb \u201crespektojn\u00eb plot\u00ebsisht prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb kur b\u00ebjn\u00eb komente publike ose flasin para mediave p\u00ebr meritat e rasteve t\u00eb ve\u00e7anta\u201d.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i dhe Veseli tani jan\u00eb identifikuar zyrtarisht si persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime lufte p\u00ebrfshir\u00eb vrasje t\u00eb urryeshme, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se po p\u00ebrpiqen t\u00eb minojn\u00eb gjykat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten e tyre.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden si t\u00eb dyshuar n\u00eb hetime, si\u00e7 ka ndodhur m\u00eb par\u00eb me k\u00ebta dy burra. Por \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm shum\u00eb ndryshe q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden zyrtarisht si persona t\u00eb akuzuar zyrtarisht p\u00ebr krime, por para konfirmimit t\u00eb akuzave dhe zbulimit t\u00eb ndonj\u00eb prove. Dhe k\u00ebtu, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, prokurori pretendon se ai mund t\u00eb provoj\u00eb akuzat p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm \u2013 niveli i lart\u00eb i prov\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim penal.<\/p>\n<p>Edhe njer\u00ebzit e famsh\u00ebm dhe t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb akuzohen p\u00ebr krime t\u00eb tmerrshme e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e k\u00ebtij prezumimi: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim themelor i jurisprudenc\u00ebs kriminale per\u00ebndimore. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb me siguri nj\u00eb nga arsyet pse aktakuzat jan\u00eb konfidenciale p\u00ebrpara se t\u00eb konfirmohen nga nj\u00eb gjykat\u00ebs neutral dhe i pavarur.<\/p>\n<p>Dhe konfirmimi i nj\u00eb aktakuze nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike. Gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake mund t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb nga akuzat, nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb pandehurit ose t\u00eb gjith\u00eb aktakuz\u00ebn; ose mund t\u2019ia kthej\u00eb aktakuz\u00ebn prokurorit p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e trafikimit t\u00eb organeve t\u00eb klinik\u00ebs Medicus n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mora pjes\u00eb si an\u00ebtar i trupit gjykues me tre gjyqtar\u00eb, gjykat\u00ebsi i procedur\u00ebs paraprake nuk pranoi t\u00eb konfirmonte aktakuz\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkimi t\u00eb pretenduar t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr prova. (Ky vendim u rr\u00ebzua m\u00eb pas dhe \u00e7\u00ebshtja kaloi n\u00eb gjykim.)<\/p>\n<p><strong>Fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje amnistie<\/strong><\/p>\n<p>I derguari i Donald Trump\u2019 per dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Richard Grenell, n\u00eb Beograd n\u00eb janar. Foto: EPA-EFE\/ANDREJ CUKI.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse Prokurori i Specializuar do t\u00eb mund t\u00eb justifikohej nga aspekti ligjor, pyetjet themelore mbeten: Pse ishte \u201ce nevojshme\u201d? Pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb dyshimt\u00eb? Dhe \u00e7far\u00eb shpresonte t\u00eb arrinte ai duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb shp\u00ebrthyese?<\/p>\n<p>Ndoshta njoftimi p\u00ebr shtyp synonte thjesht q\u00eb v\u00ebmendja t\u00eb binte tek k\u00ebta dy t\u00eb pandehur t\u00eb p\u00ebrmendur me em\u00ebr, p\u00ebr t\u2019i dekurajuar ata dhe shum\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre nga ndjekja e nj\u00eb komploti sekret p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar ligjin p\u00ebr krijimin e gjykat\u00ebs ose p\u00ebr t\u00eb penguar ndryshe pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasur shum\u00eb urgjenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb p\u00ebrhapjen e k\u00ebtij informacioni, mesazhi i t\u00eb cil\u00ebs ishte: \u201cNe e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebni ju dhe miqt\u00eb tuaj dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj tani.\u201d<\/p>\n<p>Po pse me 24 qershor? Mos ndoshta kjo dat\u00eb synonte t\u00eb paralajm\u00ebronte amerikan\u00ebt p\u00ebr statusin e pasigurt ligjor t\u00eb Tha\u00e7it para takimit shum\u00eb t\u00eb pritur n\u00eb Uashington ku Tha\u00e7i dhe homologu i tij serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 kishin planifikuar t\u00eb merrnin pjes\u00eb m\u00eb 27 qershor, vet\u00ebm tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb?<\/p>\n<p>Prokurori mund t\u00eb ket\u00eb besuar se Tha\u00e7i do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb negocionte nj\u00eb marr\u00ebveshje amnistie p\u00ebr veten e tij, nj\u00eb thashethem q\u00eb ka qarkulluar prej koh\u00ebsh. Por kjo nuk ka kuptim.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 18 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar t\u00eb n\u00ebnshkruar, si p\u00ebr ironi, nga Kadri Vesili si kryetar i parlamentit n\u00eb vitin 2015, thuhet se \u201c\u00e7do amnisti q\u00eb i jepet \u00e7do personi p\u00ebr nj\u00eb krim nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2026 nuk do t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr ndjekjen penale ose d\u00ebnimin\u201d nga Dhomat e Specializuara.<\/p>\n<p>Ndoshta prokurori ishte i shqet\u00ebsuar se presidenti Donald Trump do t\u00eb lavd\u00ebronte publikisht Tha\u00e7in dhe do t\u00eb kritikonte Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Takimi ishte organizuar nga Richard Grenell, i d\u00ebrguari special i Trump p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt t\u00eb flasin p\u00ebrs\u00ebri dhe, me shpres\u00eb, t\u00eb arrinin nj\u00eb marr\u00ebveshje reciproke, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekonomike, duke i hapur k\u00ebshtu rrug\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb do t\u00eb vinte m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Por Tha\u00e7i u t\u00ebrhoq nga takimi pasi erdhi lajmi p\u00ebr aktakuz\u00ebn, edhe pse ishte rrug\u00ebs p\u00ebr atje. Kryeministri Hoti gjithashtu u t\u00ebrhoq dhe Grenell e anuloi mbledhjen e cila nuk \u00ebsht\u00eb planifikuar ende se kur do t\u00eb mbahet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr shkak t\u00eb njoftimit p\u00ebr shtyp, perspektivat p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe ngrohje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u prish\u00ebn.<\/p>\n<p>Koha kur u b\u00eb publike kjo aktakuz\u00eb b\u00ebri q\u00eb William Walker, ish-ambasadori amerikan dhe kreu i Misionit t\u00eb Verifikimit t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb thoshte n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr RTK n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 9 korrik se ai ishte \u201cshum\u00eb i zhg\u00ebnjyer nga koha kur prokurori e b\u00ebri at\u00eb deklarat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTani edhe un\u00eb e v\u00eb n\u00eb dyshim koh\u00ebn e deklarat\u00ebs sepse presidenti Tha\u00e7i po udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb samitin e organizuar nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Koha e deklarat\u00ebs dhe p\u00ebrmbajtja e akuzave, un\u00eb mendoj se ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr motivin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb fshihet pas saj\u201d, shtoi Walker.<\/p>\n<p>Por si do t\u00eb kishte shkuar kjo situat\u00eb n\u00ebse takimi do t\u00eb ishte mbajtur? SHBA-ja, natyrisht, nuk ka asnj\u00eb autoritet t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb ligjin e Kosov\u00ebs q\u00eb krijoi gjykat\u00ebn ose t\u00eb jap\u00eb amnisti p\u00ebr shtetasit e huaj. Por presidenti Trump ka nj\u00eb post q\u00eb i jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb i preferuar n\u00eb Uashington dhe Trump mund t\u00eb bindej t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb publike q\u00eb mb\u00ebshteste Tha\u00e7in dhe kritikonte gjykat\u00ebn, sidomos n\u00ebse do t\u00eb ishte arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje thelb\u00ebsore. Kjo zor se do t\u00eb ishte e pazakont\u00eb pasi Trump shpesh kritikon gjykatat dhe gjykat\u00ebsit amerikan\u00eb dhe b\u00ebn at\u00eb q\u00eb mundet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur miqt\u00eb e tij q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik ligjor.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara admirohen n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7do deklarat\u00eb kritikuese nga Trump p\u00ebr gjykat\u00ebn do t\u00eb mund t\u00eb kishte pasur efekt n\u00eb prishjen e m\u00ebtejshme t\u00eb legjitimitetit t\u00eb saj midis qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb skeptik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mandatit t\u00eb saj t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por pyes veten n\u00ebse nj\u00eb Prokuror i Specializuar amerikan, tep\u00ebr i respektuar dhe me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, do t\u00eb kishte guxim t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb makinacione kaq t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kjo deklarat\u00eb e papritur, dramatike dhe jo ortodokse p\u00ebr shtyp meriton t\u00eb sqarohet n\u00eb interes t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Dean B. Pineles \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Brown University, Boston University Law School dhe Kennedy School of Government n\u00eb Universitetin e Harvardit. Ai ka qen\u00eb gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar me EULEX-in nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2013. P\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb Kosov\u00eb, ai ka eksperienc\u00eb n\u00eb sundimin e ligjit n\u00eb Rusi, Kazakistan dhe Gjeorgji.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Dean B. Pineles Njoftimi se ndaj Hashim Tha\u00e7it dhe Kadri Veselit ishin ngritur akuza p\u00ebr krime lufte shkaktoi nj\u00eb stuhi politike, por vazhdojn\u00eb pyetjet n\u00ebse prokuror\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb ishin t\u00eb justifikuar q\u00eb i b\u00ebn\u00eb publike k\u00ebto akuza. M\u00eb 24 qershor, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb l\u00ebshoi b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp bomb\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":256789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-266613","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266613\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}