{"id":266628,"date":"2020-07-14T17:58:59","date_gmt":"2020-07-14T15:58:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=266628"},"modified":"2020-07-24T14:24:07","modified_gmt":"2020-07-24T12:24:07","slug":"blerim-shala-sjell-librin-letra-nga-azili-i-shkruar-gjate%cc%88-100-dite%cc%88ve-te%cc%88-pandemise%cc%88","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/blerim-shala-sjell-librin-letra-nga-azili-i-shkruar-gjate%cc%88-100-dite%cc%88ve-te%cc%88-pandemise%cc%88\/","title":{"rendered":"Blerim Shala sjell librin \u201cLetra nga Azili\u201d, i shkruar gjate\u0308 100 dite\u0308ve te\u0308 pandemise\u0308"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Ag Apolloni<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Libri &#8220;Letra nga Azili&#8221;, i shkruar nga Blerim Shala, si ditar gjate\u0308 nje\u0308qind dite\u0308ve te\u0308 pandemise\u0308, nuk e\u0308shte\u0308 thjesht nje\u0308 regjistrim realist i gjendjes pandemike nga nje\u0308 apartament ne\u0308 nje\u0308 lagje te\u0308 Prishtine\u0308s, por nje\u0308 regjistrim kaleidoskopik dhe reflektim filozofik mbi ke\u0308te\u0308 gjendje.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pe\u0308r nga tema, ky e\u0308shte\u0308 nje\u0308 libe\u0308r i pandemise\u0308; pe\u0308r nga koha, e\u0308shte\u0308 libe\u0308r i karantine\u0308s; pe\u0308r nga forma, e\u0308shte\u0308 ditar; pe\u0308r nga zhanri, e\u0308shte\u0308 ese; pe\u0308r nga tipi, e\u0308shte\u0308 filozofik.<\/p>\n<p>Kalimi nga gjendja e zakonshme ne\u0308 te\u0308 jashte\u0308zakonshme vjen zakonisht si pasoje\u0308 e ngjarjeve traumatike, te\u0308 cilat gjithmone\u0308 prishin linearitetin e te\u0308 jetuarit. Ngjarje te\u0308 tilla jane\u0308 lufte\u0308rat, pandemite\u0308, apo sulmet terroriste, te\u0308 cilat, edhe pse tranzitore, ndryshojne\u0308 ne\u0308 shkalle\u0308 te\u0308 ndryshme me\u0308nyre\u0308n e jetese\u0308s dhe me\u0308nyre\u0308n e te\u0308 menduarit ne\u0308 vendet e prekura prej tyre, sic\u0327 be\u0308ne\u0308, pe\u0308r shembull, dy lufte\u0308rat bote\u0308rore dhe gripi spanjoll ne\u0308 shekullin e kaluar, apo edhe sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, ne\u0308 shekullin e ri.<\/p>\n<p>Ke\u0308to ngjarje traumatike, pos qe\u0308 e rrezikuan, e de\u0308mtuan dhe e transformuan jete\u0308n njere\u0308zore, ndikuan edhe ne\u0308 lete\u0308rsi.<\/p>\n<p>Derisa ishin duke ndodhur, pe\u0308r to shkruheshin kryesisht ditare\u0308 (Mary O\u2019Neill, Anne Frank, Patton etj.), nde\u0308rsa pasi mbaruan, ato u she\u0308rbyen autore\u0308ve si impulse pe\u0308r vepra letrare si The Waste Land (T. S. Eliot), A Farewell to Arms (Ernest Hemin-gway), Slaughter-house Five (Kurt Vonnegut), Exit Ghost (Philip Roth), Falling Man (Don DeLillo) etj.<\/p>\n<p>Pandemia si teme\u0308 e\u0308shte\u0308 e pranishme ne\u0308 lete\u0308rsi qe\u0308 nga koha antike. Pe\u0308r te\u0308 flitet edhe ne\u0308 Iliade\u0308 dhe Bibe\u0308l, po ashtu ne\u0308 tragjedine\u0308 Edipi mbret. Pe\u0308r te\u0308 shkruajne\u0308 edhe Tukididi dhe Lukreci, nde\u0308rsa me\u0308 vone\u0308 edhe Boccaccio, Chaucer, Defoe, Poe, Manzoni, Camus etj. Pra, pandemia e\u0308shte\u0308 teme\u0308 e vjete\u0308r, por pandemia me akronim dhe shife\u0308r te\u0308 lindjes, Covid-19 (Corona Virus Disease \u2013 2019), e\u0308shte\u0308 teme\u0308 e re.<\/p>\n<p>Librat qe\u0308 jane\u0308 shkruar pe\u0308rgjate\u0308 pandemise\u0308 kategorizohen si libra okazionale\u0308, qe\u0308 do te\u0308 thote\u0308 se pa kontekstin pandemik, ato nuk do te\u0308 shkruheshin. Ke\u0308tu hyjne\u0308 te\u0308 gjithe\u0308 librat e karantine\u0308s, si \u201cPan(dem)ic!\u201d (Slavoj Z\u030ciz\u030cek), \u201cKy virus qe\u0308 po na c\u0327mend\u201d (Bernard-Henry Le\u0301vy), apo \u201cLetra nga azili\u201d (Blerim Shala). Krejt raste\u0308sisht, ke\u0308ta libra lidhen me alarmin qe\u0308 shfaqet ne\u0308 titull: i pari zgjon panik, i dyti alarmon pe\u0308r rrezikun nga c\u0327mendja, kurse i treti e aprovon panikun, pan-demine\u0308 dhe c\u0327mendjen, duke luajtur me ambiguitetin e fjale\u0308s \u201cazil\u201d.<\/p>\n<p>Libri Letra nga azili, i shkruar si ditar gjate\u0308 nje\u0308qind dite\u0308ve te\u0308 pandemise\u0308, nuk e\u0308shte\u0308 thjesht nje\u0308 regjistrim realist i gjendjes pandemike nga nje\u0308 apartament ne\u0308 nje\u0308 lagje te\u0308 Prishtine\u0308s, por nje\u0308 regjistrim kaleidoskopik dhe reflektim filozofik mbi ke\u0308te\u0308 gjendje. Pe\u0308r nga tema, ky e\u0308shte\u0308 nje\u0308 libe\u0308r i pandemise\u0308; pe\u0308r nga koha, e\u0308shte\u0308 libe\u0308r i karantine\u0308s; pe\u0308r nga forma, e\u0308shte\u0308 ditar; pe\u0308r nga zhanri, e\u0308shte\u0308 ese; pe\u0308r nga tipi, e\u0308shte\u0308 filozofik.<\/p>\n<p><strong>Filozofia e frike\u0308s<\/strong><\/p>\n<p>E\u0308shte\u0308 e ve\u0308shtire\u0308, ndoshta e pamundur, te\u0308 flitet pe\u0308r ekzistencializmin, duke e shpe\u0308rfillur frike\u0308n. Qenia gjithmone\u0308 ka frike\u0308 se mos be\u0308het mosqenie, prandaj edhe vret mendjen pe\u0308r te\u0308 gjetur shpe\u0308timin, qofte\u0308 ne\u0308 forme\u0308 besimi (religjioni), qofte\u0308 ne\u0308 forme\u0308 ke\u0308rkimi (shkenca). Sic\u0327 thote\u0308 Kierkegaardi, ne kemi frike\u0308 nga vdekja, sepse ajo e\u0308shte\u0308 e panjohur. E panjohura na frike\u0308son, sepse nuk e dime\u0308 c\u0327fare\u0308 na pret pe\u0308rtej. Prandaj, kur u shfaq virusi corona, te\u0308 gjithe\u0308 i kaploi frika (paniku) nga takimi potencial me te\u0308 panjohure\u0308n, qe\u0308 e\u0308shte\u0308 vdekja. Edhe pse ne\u0308 bote\u0308n e prekur nga pandemia mund te\u0308 kishte shume\u0308 njere\u0308z te\u0308 cile\u0308ve, nga varfe\u0308ria, apo arsye te\u0308 tjera, shpirti u kishte ardhur te hunda, askush nuk e priti me ge\u0308zim ke\u0308te\u0308 se\u0308mundje, se, fundja, edhe ata me\u0308 te\u0308 de\u0308shpe\u0308ruarit, do te\u0308 kene\u0308 menduar se ke\u0308ndej ve\u0308rtet e\u0308shte\u0308 keq, por andej mund te\u0308 jete\u0308 edhe me\u0308 keq; sepse, dihet, parajsa s\u2019i e\u0308shte\u0308 premtuar askujt, kurse etika humane kushedi a korrespondon me \u2018etike\u0308n hyjnore\u2019.<\/p>\n<p>Pike\u0308risht ke\u0308te\u0308 frike\u0308 gjithe\u0308-popullore, pandemike (gr. pan \u2013 gjithe\u0308 dhe demos \u2013 popull), Blerim Shala e tematizon pe\u0308rgjate\u0308 gjithe\u0308 librit, duke reflektuar mbi jete\u0308n, se\u0308mundjen, vdekjen, ankthin, boshlle\u0308kun, artin, shkence\u0308n, sportin, religjionin etj. Duke qene\u0308 se gjate\u0308 pandemise\u0308 jeta u kthye ne\u0308 izolim dhe mosveprim, autori, sic\u0327 sugjeron Barthes kur flet pe\u0308r pozat ne\u0308 studimin mbi domethe\u0308nien e trete\u0308, e shfryte\u0308zon ke\u0308te\u0308 pauze\u0308 pe\u0308r t\u2019i analizuar pozat pe\u0308rfaqe\u0308suese te\u0308 filmit, ku te\u0308 gjithe\u0308 jemi personazhe te\u0308 barabarte\u0308 para me\u0308shire\u0308s se\u0308 nje\u0308 regjisori te\u0308 padukshe\u0308m.<\/p>\n<p><strong>Arti i asociacioneve<\/strong><\/p>\n<p>Ky ditar nje\u0308qinddite\u0308sh e\u0308shte\u0308 i ngjeshur me ide qe\u0308 lidhen me zymte\u0308sine\u0308 e pe\u0308rgjithshme te\u0308 dite\u0308ve te\u0308 izolimit. E, sikur le\u0308vizja qe\u0308 e\u0308shte\u0308 shenjte\u0308ria e filmit, lidhja e\u0308shte\u0308 shenjte\u0308ria e esese\u0308. Blerim Shala, jo vete\u0308m ne\u0308 ke\u0308te\u0308 libe\u0308r, shquhet pe\u0308r lidhjen e ideve dhe dukurive qe\u0308 i trajton. Ai i lidh virusin kibernetik me virusin pandemik, kurore\u0308n bakteriale me kurore\u0308n mbrete\u0308rore, se\u0308mundjen me terrorizmin, apo dekalogun biblik me \u201cdekalogun\u201d pandemik.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ne\u0308 ke\u0308to ese be\u0308hen lidhje mes mitologjise\u0308 dhe virtualitetit, mes llojeve te\u0308 maskave, mes lete\u0308rsise\u0308 (Milton, Shakespeare, Kafka, Borges etj.) dhe filozofise\u0308 (Platon, Aristotel, Pascal, Rousseau, Kant, Nietzsche etj.). Rrjeti i referencave shtrihet edhe ne\u0308 fusha te\u0308 tjera, si: filmi (Scorsese, serialet) e muzika (Bob Dylan, Andrea Bocelli, Freddie Mercury, Michael Stipe, Zucchero). Ne\u0308pe\u0308rmjet diskutimit te\u0308 ke\u0308tille\u0308, autori i jep kuptim trivialitetit dhe i be\u0308n homazh gjenialitetit.<br \/>\nMuza e ke\u0308tij libri e\u0308shte\u0308 nje\u0308 sinteze\u0308 inspirimi, meqe\u0308 temat vijne\u0308 nga te\u0308 gjitha ane\u0308t: realiteti, librat, televizori dhe interneti (rrjetet sociale, mediat online).<\/p>\n<p>Kjo muze\u0308 proteike dhe produktive sjell nje\u0308 larmi ne\u0308 dite\u0308t monotone e uniforme, duke marre\u0308 nga disa realitete: realiteti metafizik, realiteti material dhe realiteti virtual, i cili formon hiper-realitetin (simulacrum-in), sic\u0327 do te\u0308 thoshte Jean Baudrillard. E, kur duket se jane\u0308 trajtuar te\u0308 gjitha temat, autori e tematizon procesin e shkrimit.<\/p>\n<p>Edhe pse pandemia e pasivizoi jete\u0308n, e be\u0308ri te\u0308 shkrete\u0308, ky libe\u0308r prodhon ide edhe nga situata \u201cshterpe\u201d.<\/p>\n<p>Secila ese ofron ide te\u0308 reja, reflektime te\u0308 thella mbi pe\u0308rditshme\u0308rine\u0308 e pazakonte\u0308.<\/p>\n<p>Nuk mund te\u0308 mos pajtohemi me idene\u0308 pe\u0308r muret e krijuara nga pandemia, apo me ndryshimin themelor te\u0308 jete\u0308s pas shfaqjes se\u0308 se\u0308mundjes, pas se\u0308 cile\u0308s ka ndryshuar edhe bontoni, ngaqe\u0308 kemi ndryshuar ne karshi shenjave normale, qe\u0308 s\u2019do te\u0308 jene\u0308 te\u0308 tilla pas traume\u0308s: teshtima, kollitja dhe prekja.<\/p>\n<p>Ke\u0308to shenja sigurisht qe\u0308 mund te\u0308 c\u0327ojne\u0308 drejt krijimit te\u0308 nje\u0308 drame, sic\u0327 sugjerohet ne\u0308 nje\u0308re\u0308n nga esete\u0308 e ke\u0308tij libri, pasi qe\u0308 gjithmone\u0308 e\u0308shte\u0308 nje\u0308 gjendje qe\u0308 prodhon nje\u0308 drame\u0308, aq me\u0308 shume\u0308 kur kjo gjendje e\u0308shte\u0308 globale.<\/p>\n<p>Provokues duket edhe kombinimi i anktheve dhe dilemave te\u0308 pe\u0308rhershme me terminologjine\u0308 moderne: se\u0308mundja si spam, Murtaja 2020, Toka 2.0 etj., si dhe krahasimi i se\u0308mundjes me serialet, pe\u0308rkate\u0308sisht krahasimi i publikut me paciente\u0308t. Lidhjet mes dukurive, domeneve, kohe\u0308ve, ideve, ruajne\u0308 atraktivitetin e tyre, si: koncepti i Vic\u0327it te\u0308 arte\u0308 ne\u0308 dite\u0308t e sotme, te\u0308 pe\u0308rbashke\u0308tat e Sherlock Holmes-it me Franc Kafke\u0308n dhe Covid-in, \u201cze\u0308vende\u0308simi\u201d i udhe\u0308timeve reale me udhe\u0308timet ne\u0308pe\u0308rmjet kujtese\u0308s etj.<\/p>\n<p>E nuk mungon as ngushe\u0308llimi ironik: \u201cDo te\u0308 kaloje\u0308 edhe kjo. Do te\u0308 kalojme\u0308 edhe ne. Do te\u0308 harrohemi\u201d.<\/p>\n<p>Ne\u0308 ke\u0308to ese shihet qe\u0308 izolimi e ka ge\u0308rryer autorin, sic\u0327 na ka ge\u0308rryer te\u0308 gjithe\u0308ve, por pe\u0308rderisa shumica vete\u0308m jane\u0308 ge\u0308rryer, ai (autori) ka ge\u0308rryer, ka ge\u0308rmuar dhe ka gjetur ide dhe kuptime: \u201cJete\u0308 pa kuptim ka. Por ata qe\u0308 jetojne\u0308 ke\u0308shtu, ke\u0308te\u0308 nuk e dine\u0308. Por jete\u0308 pa ke\u0308rkim te\u0308 kuptimit nuk ka\u201d.<\/p>\n<p>Ndodhja (prania) e autorit brenda rre\u0308fimit e be\u0308n \u201chistorine\u0308\u201d me\u0308 te\u0308 afe\u0308rt dhe relativizon gjithc\u0327ka, ne\u0308 kuptimin qe\u0308 lexuesit e shohin se ai e\u0308shte\u0308 de\u0308shmitar, pe\u0308rjetues, reflektues, por jo narrator i jashte\u0308m, meqe\u0308 vete\u0308 konteksti s\u2019ia jep ate\u0308 luks. Pra, duke qene\u0308 autori, \u201cpersonazhet\u201d dhe lexuesi brenda qarkut pandemik, rre\u0308fimi i barazon te\u0308 gjithe\u0308, ashtu sic\u0327 i barazoi njere\u0308zit ky virus.<\/p>\n<p>Ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 kreative dhe domethe\u0308ne\u0308se jane\u0308 trajtuar edhe konceptet pe\u0308r decentralizimin e kompetencave, kalimin e kompetencave nga shteti tek individi, si dhe ndryshimi i kontrate\u0308s shoqe\u0308rore.<\/p>\n<p>Sigurisht, ne\u0308 ke\u0308te\u0308 periudhe\u0308 te\u0308 virusit, trajtimi i sindromit te\u0308 Uliksit (lidhjes me Itake\u0308n) pohon lidhjen tone\u0308 me origjine\u0308n mitike: kthimi ne\u0308 shte\u0308pi. Jeta ka ndryshuar, rruga ka ndryshuar, vdekja ka ndryshuar, por shte\u0308pia ka mbetur e nje\u0308jte\u0308, ajo e\u0308shte\u0308 strehe\u0308 nga stuhia, sic\u0327 thote\u0308 Bob Dylani. Vdekja, varrimi, vajtimi, tashme\u0308 jane\u0308 be\u0308re\u0308 edhe me\u0308 personale, prejse jane\u0308 hequr munde\u0308site\u0308 e tubimit dhe ngushe\u0308llimit kolektiv. Dhe trajtimi i te\u0308 gjitha ke\u0308tyre ne\u0308 ke\u0308to ese, tregon se i e\u0308shte\u0308 be\u0308re\u0308 nje\u0308 autopsi nje\u0308 jete te\u0308 kaluar dhe nje\u0308 inventarrizim aktualitetit pandemik.<\/p>\n<p>Ke\u0308to nje\u0308qind ese pe\u0308r periudhe\u0308n pandemike jane\u0308 si nje\u0308 thurje (tekstili), ku punohen motive te\u0308 ndryshme te\u0308 kapura pe\u0308r nje\u0308 vjege\u0308ze. Relacionet intertekstuale jane\u0308 shtuar nga kapitulli ne\u0308 kapitull, duke trajtuar te\u0308 gjitha fushat dhe duke e mbushur strukture\u0308n me erudicion.<\/p>\n<p>Ke\u0308to ese i be\u0308n te\u0308rheqe\u0308se jo vete\u0308m tematika, por edhe teknika. Ne\u0308 to shihet here\u0308 nje\u0308 model rrethor (merret nje\u0308 ide ne\u0308 fillim dhe linja shkon pe\u0308rqark pe\u0308r t\u2019u takuar ne\u0308 fund ne\u0308 te\u0308 nje\u0308jte\u0308n pike\u0308, apo teme\u0308), here\u0308 nje\u0308 model spiral (jepet nje\u0308 ide ne\u0308 fillim dhe ajo shkon duke u sjelle\u0308 e zgjeruar). Ke\u0308shtu, nisur nga me\u0308nyra se si jane\u0308 konceptuar e shkruar, ke\u0308to ese kane\u0308 vlere\u0308 te\u0308 dyfishte\u0308: estetike dhe dokumentare.<br \/>\nArratisje dhe strehim<\/p>\n<p>Libri e\u0308shte\u0308 shkruar si dialog i ne\u0308nkuptueshe\u0308m i autorit me lexuesin. Kjo ve\u0308rehet edhe nga apostrofimi i here\u0308pashershe\u0308m qe\u0308 i be\u0308het lexuesit ne\u0308pe\u0308r ese. Meqe\u0308, si autori, ashtu edhe lexuesit jane\u0308 te\u0308 mbyllur brenda kate\u0308r muresh nga i nje\u0308jti armik i padukshe\u0308m, kjo forme\u0308 e izolimit imponon edhe forme\u0308n e komunikimit, qe\u0308 ne\u0308nkupton ngjashme\u0308rine\u0308 baudelaireane: mon semblable, mon frere (i ngjashmi im, ve\u0308llai im).<\/p>\n<p>Ke\u0308tij te\u0308 ngjashmi, ke\u0308tij \u201cve\u0308llai\u201d, autori i shkruan nga azili. Jo nga kurbeti, por nga c\u0327mendina. Natyrisht, kjo e\u0308shte\u0308 nje\u0308 loje\u0308 intertekstuale me the\u0308nien e ste\u0308rpe\u0308rse\u0308ritur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 kohe\u0308 te\u0308 izolimit total, kur c\u0327do i izoluar, i me\u0308rzitur nga monotonia e jete\u0308s, thote\u0308: u c\u0327menda. Por, sipas Michel Foucault, ai qe\u0308 thote\u0308 \u201cune\u0308 jam i c\u0327mendur\u201d, luan me validitetin e cogito-s. Prandaj, sipas te\u0308 nje\u0308jtin filozof, gjuha e ke\u0308tyre eseve mund te\u0308 quhet \u201cgjuhe\u0308 e psikiatrise\u0308, e cila e\u0308shte\u0308 monolog i arsyes mbi marre\u0308zine\u0308\u201d.<\/p>\n<p>Ne\u0308 ke\u0308to letra ve\u0308rehen ndryshimet e gjendjes personale si pasoje\u0308 e ndryshimit te\u0308 gjendjes se\u0308 pe\u0308rgjithshme. Ne\u0308 grafike\u0308n e disponimit emocional, vare\u0308sisht nga statistika e vdekjeve, le\u0308viz edhe diagrami i sekuence\u0308s. Kur duket se po shkohet drejt \u201czgjidhjes se\u0308 konfliktit\u201d (po e shohim pandemine\u0308 si lufte\u0308, sic\u0327 e shihte Camus te \u201cMurtaja\u201d), rritet shpresa, e cila pastaj i le\u0308 vend prape\u0308 frike\u0308s, nga shkaku i ndonje\u0308 virusi politik. Kur duket se po mbaron nje\u0308 krize\u0308, fillon tjetra. Si ne\u0308 shekullin e kaluar, kur njere\u0308zimi, pasi shpe\u0308toi nga pandemia qe\u0308 erdhi si kapak i Lufte\u0308s se\u0308 Pare\u0308, vuri ne\u0308 dyshim njere\u0308zoren ne\u0308pe\u0308rmjet racizmit te\u0308 Lufte\u0308s se\u0308 Dyte\u0308, edhe tash, kur nise\u0308m te\u0308 lirohemi nga pandemia, shpe\u0308rtheu racizmi. E\u0308shte\u0308 raste\u0308si frike\u0308suese qe\u0308 viktima e racizmit dhe viktimat e pandemise\u0308, vdiqe\u0308n pas problemeve me fryme\u0308marrje. We can\u2019t breath, thane\u0308 te\u0308 dy pale\u0308t.<\/p>\n<p>Pe\u0308r arsye te\u0308 komunikimit, jo te\u0308 shterimit te\u0308 fryme\u0308zimit, ky libe\u0308r u mbyll ne\u0308 dite\u0308n e nje\u0308qindte\u0308, mire\u0308po rreziku nga virusi vazhdon. Statistika sikur insiston qe\u0308 se\u0308mundja te\u0308 mos injorohet. Nga droja e shifrave ne\u0308 rritje, si ne\u0308 teatrin e Beckett-it, bota rri ne\u0308 pritje te\u0308 vaksine\u0308s. Kjo periudhe\u0308 e mbylljes (gjate\u0308 se\u0308 cile\u0308s, sic\u0327 thote\u0308 autori duke iu referuar pritjes dhe ndjeshme\u0308rise\u0308 sone\u0308, femrat dhe meshkujt jane\u0308 be\u0308re\u0308 si shtatze\u0308na) vjen pas asaj te\u0308 turravrapit. Pyetja qe\u0308 shtrihet gjithandej ne\u0308 tekst e ne\u0308ntekst se a do te\u0308 mbushemi mend, a do t\u2019ia dime\u0308 re\u0308nde\u0308sine\u0308 jete\u0308s, pas normalizimit, merr nje\u0308 pe\u0308rgjigje ironike: po, ne\u0308se ne do te\u0308 shpe\u0308tojme\u0308 me mend, ne\u0308se ne do te\u0308 jemi normale\u0308. Morali i historise\u0308 se\u0308 ke\u0308saj pandemie ishte, sic\u0327 thuhet ne\u0308 nje\u0308re\u0308n nga esete\u0308, qe\u0308 dic\u0327ka tepe\u0308r e re\u0308nde\u0308 duhet te\u0308 na ndodhe\u0308 qe\u0308 t\u2019ia dime\u0308 re\u0308nde\u0308sine\u0308 jete\u0308s.<\/p>\n<p>Ky libe\u0308r, pjese\u0308 e lockdown culture, e cila prodhoi ke\u0308nge\u0308, libra, emisione etj., e\u0308shte\u0308 shkruar si letra nga azili. Azili nuk e\u0308shte\u0308 vete\u0308m institucion mental, por edhe bujtine\u0308 shpirte\u0308rore, strehe\u0308 nga stuhia, nga e keqja, nga rreziku. Si personazhet e Giovanni Boccaccio-s ne\u0308 Dekameronin (dhjete\u0308dite\u0308shin) e tij, kur ikin nga murtaja dhe strehohen ne\u0308 nje\u0308qind rre\u0308fimet e tyre, edhe Blerim Shala pe\u0308r te\u0308 shpe\u0308tuar nga me\u0308rzia, nga monotonia, ka zgjedhur qe\u0308 ne\u0308 hektameronin (nje\u0308qinddite\u0308shin) e tij te\u0308 ike\u0308 nga \u2018murtaja\u2019 e te\u0308 strehohet ne\u0308 filozofi dhe lete\u0308rsi. Sic\u0327 e ka deklaruar edhe ne\u0308 titullin e nje\u0308 vepre te\u0308 nje\u0308 kohe tjete\u0308r te\u0308 re\u0308nde\u0308, ai ndihet i sigurt vete\u0308m ne\u0308 \u201cstrehimore letre\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Ag Apolloni Libri &#8220;Letra nga Azili&#8221;, i shkruar nga Blerim Shala, si ditar gjate\u0308 nje\u0308qind dite\u0308ve te\u0308 pandemise\u0308, nuk e\u0308shte\u0308 thjesht nje\u0308 regjistrim realist i gjendjes pandemike nga nje\u0308 apartament ne\u0308 nje\u0308 lagje te\u0308 Prishtine\u0308s, por nje\u0308 regjistrim kaleidoskopik dhe reflektim filozofik mbi ke\u0308te\u0308 gjendje. Pe\u0308r nga tema, ky e\u0308shte\u0308 nje\u0308 libe\u0308r i pandemise\u0308; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":266631,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-266628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266628"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266628\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/266631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}