{"id":267899,"date":"2020-07-16T19:29:34","date_gmt":"2020-07-16T17:29:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=267899"},"modified":"2020-07-16T20:35:08","modified_gmt":"2020-07-16T18:35:08","slug":"sektori-i-gastronomise-nje-hap-para-falimentimit-kerkon-ndihme-urgjente-nga-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/sektori-i-gastronomise-nje-hap-para-falimentimit-kerkon-ndihme-urgjente-nga-qeveria\/","title":{"rendered":"Sektori i gastronomis\u00eb  nj\u00eb hap para falimentimit, k\u00ebrkon ndihm\u00eb urgjente nga Qeveria"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shoqata e Gastronom\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka folur rreth gjendjes s\u00eb gastronomis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb sektori i gastronomis\u00eb \u00ebsht\u00eb para falimentimit pasi q\u00eb jan\u00eb mbyllur n\u00eb muajin mars dhe ndihmat nga qeveria kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr taksapaguesit me t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb, i dyti p\u00ebr nga numri i punesimit, krenaria e Prishtin\u00ebs \u2013 sektori i gastronomis\u00eb, para falimentimit!!! T\u00eb par\u00ebt q\u00eb u mbyll\u00ebn n\u00eb muajin mars, qe nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb pjese t\u00eb sektorit duke punuar dhe tanim\u00eb edhe n\u00eb orar t\u00eb shkurtuar. Edhe pse ndihm\u00ebn q\u00eb kemi pranuar nga shteti s\u2019mund ta quajm\u00eb as lemosh\u00eb \u2013 p\u00ebr 4 muaj e gjysm\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb 170\u20ac q\u00eb i shkon stafit, dhe gjysm\u00ebn e nj\u00eb qiraje, ne prap\u00eb kemi vazhduar me pages\u00ebn e taksave dhe jemi munduar n\u00eb maksimum t\u2019i mbajm\u00eb pun\u00ebtoret e mos t\u2019i largojm\u00eb nga puna.\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e tyre.<\/p>\n<p>Shoqata e Gastronom\u00ebve, m\u00eb tutje, ka th\u00ebn\u00eb se ne vend q\u00eb shteti t\u2019i ndihmoj\u00eb atyre ata vet\u00ebm po e shtojn\u00eb presionin ndaj tyre dhe se kjo po e rrezikon mbijetes\u00ebn e gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb keto momente krize e presioni do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shteti ai q\u00eb na e zgjat\u00eb dor\u00ebn, e ai as m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nuk po e b\u00ebn \u2013 nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar at\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr gjoba n\u00eb rast vonese t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimit e inspektora t\u00ebr\u00eb kohen n\u00eb terren! \u00cbsht\u00eb ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kok\u00ebn nga ky sektor e ta shikoni si nj\u00eb aset t\u00eb vendit i cili eshte nj\u00eb hap para falimentimit. Ndihm\u00ebn q\u00eb e meritojm\u00eb e na takon, s\u2019po e k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebr vete, po e k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebr biznes, q\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb sot, e nes\u00ebr t\u00eb vazhdojm\u00eb kontributin n\u00eb ekonomi e turiz\u00ebm, si\u00e7 e kemi b\u00ebr\u00eb deri tash.\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Shoqata e Gastronom\u00ebve.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb me masat e reja t\u00eb Qeveris\u00eb Hoti, sektorit t\u00eb gastronomis\u00eb i ndalohet puna prej or\u00ebs 21 deri n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr taksapaguesit me t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb, i dyti p\u00ebr nga numri i punesimit, krenaria e Prishtin\u00ebs \u2013 sektori i gastronomis\u00eb, para falimentimit!!!<br \/>\nT\u00eb par\u00ebt q\u00eb u mbyll\u00ebn n\u00eb muajin mars, qe nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb pjese t\u00eb sektorit duke punuar dhe tanim\u00eb edhe n\u00eb orar t\u00eb shkurtuar.<br \/>\nEdhe pse ndihm\u00ebn q\u00eb kemi pranuar nga shteti s\u2019mund ta quajm\u00eb as lemosh\u00eb \u2013 p\u00ebr 4 muaj e gjysm\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb 170\u20ac q\u00eb i shkon stafit, dhe gjysm\u00ebn e nj\u00eb qiraje, ne prap\u00eb kemi vazhduar me pages\u00ebn e taksave dhe jemi munduar n\u00eb maksimum t\u2019i mbajm\u00eb pun\u00ebtoret e mos t\u2019i largojm\u00eb nga puna.<br \/>\nN\u00eb keto momente krize e presioni do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shteti ai q\u00eb na e zgjat\u00eb dor\u00ebn, e ai as m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nuk po e b\u00ebn \u2013 nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar at\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr gjoba n\u00eb rast vonese t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimit e inspektora t\u00ebr\u00eb kohen n\u00eb terren!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kok\u00ebn nga ky sektor e ta shikoni si nj\u00eb aset t\u00eb vendit i cili eshte nj\u00eb hap para falimentimit. Ndihm\u00ebn q\u00eb e meritojm\u00eb e na takon, s\u2019po e k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebr vete, po e k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebr biznes, q\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb sot, e nes\u00ebr t\u00eb vazhdojm\u00eb kontributin n\u00eb ekonomi e turiz\u00ebm, si\u00e7 e kemi b\u00ebr\u00eb deri tash.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqata e Gastronom\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka folur rreth gjendjes s\u00eb gastronomis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb sektori i gastronomis\u00eb \u00ebsht\u00eb para falimentimit pasi q\u00eb jan\u00eb mbyllur n\u00eb muajin mars dhe ndihmat nga qeveria kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme. \u201cNd\u00ebr taksapaguesit me t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb, i dyti p\u00ebr nga numri i punesimit, krenaria e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":267900,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-267899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}