{"id":270222,"date":"2020-07-21T11:42:36","date_gmt":"2020-07-21T09:42:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=270222"},"modified":"2020-07-21T11:42:36","modified_gmt":"2020-07-21T09:42:36","slug":"a-jane-disa-grupe-gjaku-me-rezistente-ndaj-coronavirusit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/a-jane-disa-grupe-gjaku-me-rezistente-ndaj-coronavirusit\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb disa grupe gjaku m\u00eb rezistente ndaj Coronavirusit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Duket se koronavirusi i ri SARS-CoV-2, q\u00eb shkakton s\u00ebmundjen COVID-19, i godet disa njer\u00ebz m\u00eb r\u00ebnd\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, disa kan\u00eb vet\u00ebm simptoma t\u00eb buta, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb shtrohen n\u00eb spital, e ndoshta edhe t\u00eb lidhen me respirator\u00eb dhe ventilator\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, faktor\u00ebt e rrezikut p\u00ebr simptoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda nga COVID-19 p\u00ebrfshijn\u00eb: mosh\u00ebn, diabetin, s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs, tensionin e lart\u00eb, pirjen e duhanit, mbipesh\u00ebn dhe faktor\u00ebt gjenetik\u00eb.<\/p>\n<p>Disa studime, nj\u00eb prej t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn The New England Journal of Medicine, sugjerojn\u00eb po ashtu se personat me grupin e gjakut A mund t\u00eb ken\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me COVID-19 dhe nga simptomat e r\u00ebnda, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit me grupin e gjakut 0 mund t\u00eb ken\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe simptoma m\u00eb t\u00eb buta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb studim, thon\u00eb se nuk do t\u2019i thoshin kurr\u00eb dikujt q\u00eb ka grupin 0 t\u00eb gjakut q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb i qet\u00eb, sepse ka m\u00eb pak rrezik nga infeksioni.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndikimi kan\u00eb grupet e gjakut?Grupet e gjakut i ka zbuluar imunologu dhe patologu austriak, dr Karl Landsteiner, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka fituar \u00c7mimin Nobel n\u00eb vitin 1901.<\/p>\n<p>Grupi i gjakut p\u00ebrcaktohet gjithashtu nga faktori Rh \u2013 nj\u00eb protein\u00eb e trash\u00ebguar q\u00eb gjendet ose nuk gjendet n\u00eb sip\u00ebrfaqen e rruazave t\u00eb kuqe t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb tet\u00eb grupe t\u00eb mundshme par\u00ebsore t\u00eb gjakut, edhe pse ka edhe disa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Grupi i gjakut A \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrhapuri n\u00eb bot\u00eb dhe ai ndiqet nga grupi i gjakut 0.<\/p>\n<p>Sikurse edhe tiparet e tjera gjenetike, grupi i gjakut trash\u00ebgohet nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Edhe hulumtimet e m\u00ebparshme kan\u00eb sugjeruar se grupi i gjakut ka ndikim n\u00eb disa s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, nj\u00eb studim ka treguar se njer\u00ebzit me grupin e gjakut B kan\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zhvillimit t\u00eb kancerit, ose njer\u00ebzit me grupin e gjakut 0 kan\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb vdekjes nga malaria, por jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj infeksionit me norovirusKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr murtaj\u00ebn, \u00ebsht\u00eb treguar se njer\u00ebzit me grupin A kan\u00eb simptoma m\u00eb t\u00eb buta.<\/p>\n<p>N\u00eb studimin e botuar n\u00eb The New England Journal of Medicine, q\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb grupet e gjakut dhe n\u00eb COVID-19, studiuesit kan\u00eb ekzaminuar 1,610 pacient\u00eb me probleme n\u00eb frym\u00ebmarrjes p\u00ebr shkak t\u00eb COVID-19 n\u00eb Itali dhe Spanj\u00eb \u2013 n\u00eb rajonet ku koronavirusi ka goditur m\u00eb r\u00ebnd\u00eb: Millano, Monza, Madrid, San Sebastian dhe Barcelon\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb form\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes dhe disa nuk kan\u00eb mbijetuar.Sipas k\u00ebtij studimi, njer\u00ebzit me grupin e gjakut A kan\u00eb dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr oksigjen ose ventilator, n\u00eb rast t\u00eb infektimit me koronavirus, n\u00eb krahasim me njer\u00ebzit me grupin e gjakut 0.<\/p>\n<p>Grupet e gjakut B dhe AB nuk jan\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrhapura dhe studimi thot\u00eb se rreziku i shfaqjes s\u00eb simptomave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda te k\u00ebto grupe gjaku \u00ebsht\u00eb diku n\u00eb mes.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt e studimit supozojn\u00eb se kombinime t\u00eb ndryshme t\u00eb antigjeneve A dhe B mund t\u00eb ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si sistemi imunitar prodhon antitrupa, q\u00eb luftojn\u00eb infeksionin, ose kan\u00eb ndonj\u00eb efekt tjet\u00ebr, aktualisht t\u00eb panjohur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si trupi reagon ndaj infeksionit.<\/p>\n<p>Ose, thon\u00eb autor\u00ebt e studimit, gjenet q\u00eb lidhen me grupin e gjakut kan\u00eb ndoshta efekt n\u00eb receptorin ACE2 \u2013 nj\u00eb protein\u00eb q\u00eb e lejon virusin SARS-CoV-2 t\u00eb infektoj\u00eb qelizat e njeriut.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, studiuesit e Universitetit Columbia kan\u00eb raportuar p\u00ebr rreziqe t\u00eb ngjashme q\u00eb lidhen me grupin e gjakut A, pas testimit t\u00eb mbi 1,500 amerikan\u00ebve p\u00ebr COVID-19.Ata kan\u00eb zbuluar se individ\u00eb me grupin e gjakut A kishin 34 p\u00ebr qind shanse m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb pozitiv\u00eb n\u00eb testet p\u00ebr koronavirus, krahasuar me grupin e gjakut 0 ose AB.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ata nuk kan\u00eb gjetur prova t\u00eb fuqishme p\u00ebr ndonj\u00eb lidhje midis grupit t\u00eb gjakut dhe rrezikut t\u00eb intubacionit ose vdekjes.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb studim me 2,173 pacient\u00eb me koronavirus n\u00eb tri spitale t\u00eb qyteteve Vuhan dhe Shenzhen t\u00eb Kin\u00ebs, i cili po ashtu ka zbuluar se njer\u00ebzit me grupin e gjakut 0 kan\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga infeksioni.<\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb kat\u00ebr grupe kryesore t\u00eb gjakut \u2013 A, B, AB dhe 0 \u2013 dhe ato p\u00ebrcaktohen nga proteinat n\u00eb sip\u00ebrfaqen e qelizave tuaja t\u00eb kuqe t\u00eb gjakut. Njer\u00ebzit me grupin e gjakut 0 mund t\u2019i dallojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb proteinat e caktuara si t\u00eb huaja, e kjo mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe proteinat n\u00eb sip\u00ebrfaqet e viruseve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb dr Mary Horowitz, drejtuese e Qendr\u00ebs p\u00ebr K\u00ebrkime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Qelizave t\u00eb Gjakut dhe Eshtrave, p\u00ebr Business Insider.<\/p>\n<p>Dallim i vog\u00eblPor, dy studime t\u00eb tjera \u2013 nj\u00ebri i kryer nga Spitali i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Masa\u00e7usets dhe tjetri nga Spitali Presbyterian Columbia n\u00eb Nju Jork \u2013 nuk kan\u00eb zbuluar se personat q\u00eb kan\u00eb grupin e gjakut A, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb shanse p\u00ebr t\u2019u infektuar me COVID-19.<\/p>\n<p>K\u00ebto studime kan\u00eb treguar po ashtu se m\u00eb pak njer\u00ebz me grupin e gjakut 0 jan\u00eb infektuar me COVID-19, por shkenc\u00ebtar\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se dallimi \u00ebsht\u00eb aq i vog\u00ebl, saq\u00eb njer\u00ebzit nuk duhet t\u00eb llogarisin se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mbrojtur p\u00ebr shkak t\u00eb grupit t\u00eb tyre t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk duhet t\u00eb mendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i mbrojtur\u201d, \u00ebsht\u00eb cituar t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Nicholas Tatonetti, nga Universiteti Columbia, n\u00eb gazet\u00ebn New York Times.Duke rishikuar dokumentacionin mjek\u00ebsor p\u00ebr 7,770 njer\u00ebz, q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb pozitiv\u00eb n\u00eb testet p\u00ebr koronavirus, dr Tatonetti dhe dr Michael Zietz kan\u00eb zbuluar se njer\u00ebzit me grupin e gjakut A kan\u00eb nj\u00eb rrezik pak m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb ventilator\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit me grupin e gjakut AB ishin n\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb paralajm\u00ebruar se ky rezultat mund t\u00eb mos jet\u00eb i besuesh\u00ebm, sepse n\u00eb analiz\u00ebn e tyre ka pasur pak pacient\u00eb me k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb gjakut.Studimi i kryer n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Masa\u00e7usets ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb paksa m\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Studiuesit atje kan\u00eb zbuluar po ashtu se njer\u00ebzit me grupin e gjakut 0 kan\u00eb m\u00eb pak gjasa p\u00ebr t\u2019u s\u00ebmur\u00eb me COVID-19, por, sipas tyre, grupi i gjakut nuk ka ndikuar n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u2019i vendosur pacient\u00ebt n\u00eb ventilator\u00eb ose jo dhe as n\u00eb shanset e tyre p\u00ebr t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Anahita Dua, kirurge vaskulare n\u00eb spital dhe nj\u00eb nga autor\u00ebt e studimit, ka th\u00ebn\u00eb se grupi i gjakut nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb parasysh kur vler\u00ebsohen rreziqet, me t\u00eb cilat p\u00ebrballen pacient\u00ebt me COVID-19.<\/p>\n<p>Studimi, megjithat\u00eb, ka treguar se nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh i individ\u00ebve q\u00eb kan\u00eb shfaqur simptoma dhe kan\u00eb grupe gjaku B dhe AB dhe Rh +, kan\u00eb dal\u00eb pozitiv\u00eb p\u00ebr COVID-19, nd\u00ebrsa individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shfaqur simptoma dhe kan\u00eb llojin e gjakut 0, m\u00eb shpesh kan\u00eb dal\u00eb negativ\u00eb.<\/p>\n<p>Joern Bullerdiek, drejtor i Institutit t\u00eb Gjenetik\u00ebs Mjek\u00ebsore n\u00eb Universitetin Mjek\u00ebsor Rostock n\u00eb Gjermani, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cme k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb re, me siguri \u00ebsht\u00eb vendosur se grupet e gjakut nuk ndikojn\u00eb n\u00eb rezultatin e s\u00ebmundjes\u201d.<\/p>\n<p>Eric Topol, drejtori i Institutit t\u00eb K\u00ebrkimeve Scripps, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Associated Press, muajin e kaluar, se provat jan\u00eb \u201cparaprake\u201d dhe se \u201cnuk ka sinjale t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb sigurt\u201d, ka transmetuar Business Insider.<\/p>\n<p>Edhe nga Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin MIT thon\u00eb se grupi i gjakut nuk \u00ebsht\u00eb faktor rreziku, nga i cili njer\u00ebzit duhet t\u00eb frik\u00ebsohen ose t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqen.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto studime jan\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim shkencor, por, p\u00ebr momentin, ato nuk kan\u00eb implikime praktike p\u00ebr stilin e jet\u00ebs dhe masat paraprake q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb tjer\u00ebt dhe veten. Pra, vazhdoni t\u00eb mbani maska, t\u00eb distancoheni fizikisht dhe t\u00eb lani duart \u2013 veprime q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar se e zvog\u00eblojn\u00eb rrezikun e s\u00ebmundjes p\u00ebr njer\u00ebzit e \u00e7do grupi t\u00eb gjakut\u201d, porosisin nga Universiteti MIT.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duket se koronavirusi i ri SARS-CoV-2, q\u00eb shkakton s\u00ebmundjen COVID-19, i godet disa njer\u00ebz m\u00eb r\u00ebnd\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr pasoj\u00eb, disa kan\u00eb vet\u00ebm simptoma t\u00eb buta, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb shtrohen n\u00eb spital, e ndoshta edhe t\u00eb lidhen me respirator\u00eb dhe ventilator\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, faktor\u00ebt e rrezikut p\u00ebr simptoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":270223,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-270222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270222\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/270223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}