{"id":272149,"date":"2020-07-24T14:22:00","date_gmt":"2020-07-24T12:22:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=272149"},"modified":"2020-07-24T14:36:35","modified_gmt":"2020-07-24T12:36:35","slug":"raporti-nderkombetare-per-mafian-e-ballkanit-neper-bote-ku-eshte-kosova-ne-kete-raport","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/raporti-nderkombetare-per-mafian-e-ballkanit-neper-bote-ku-eshte-kosova-ne-kete-raport\/","title":{"rendered":"Raporti nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr Mafian e Ballkanit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport"},"content":{"rendered":"<p><strong>Raporti i Iniciativ\u00ebs Globale \u201cTentakulat e Krimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d \u2013 Zonat e nxehta n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar Ballkans\u201d me autor Walter Kemp tregon se grupet kriminale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po operojn\u00eb jasht\u00eb vendit, duke qen\u00eb moderne, dinamike dhe sip\u00ebrmarr\u00ebse. K\u00ebto grupe veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete dhe jan\u00eb efi\u00e7ente n\u00eb vendet ku vendosen.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Iniciativa Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Global Initiative against Transnational Organized Crime \u2013 GI-TOC) publikoi nj\u00eb raport me titullin Tentakulat e Krimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb identifikon dhe analizon zona problematike t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb ku zhvillojn\u00eb aktivitetet e tyre grupe kriminale nga vende t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Ballkani per\u00ebndimor shpesh portretizohet si vat\u00ebr e nxeht\u00eb e aktiviteteve t\u00eb paligjshme, ky rajon paraqet nj\u00eb treg relativisht t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr krimin e organizuar. Fitimet e m\u00ebdha sigurohen n\u00eb zona t\u00eb tjera. Ky raport tregon se si dhe p\u00ebrse grupe nga Ballkani per\u00ebndimor u p\u00ebrzien n\u00eb aktivitete t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vende t\u00eb huaja, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, Turqi, Australi, si dhe n\u00eb disa vende t\u00eb Amerik\u00ebs Latine dhe Evrop\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre zonave problematike, grupet kriminale nga Ballkani per\u00ebndimor kan\u00eb ngjitur shkall\u00ebt e hierarkis\u00eb kriminale gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit. Burra dhe djem nga qyteza dhe fshatra t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor tani organizojn\u00eb trafikimin e tonelateve t\u00eb t\u00ebra me kokain\u00eb nga xhunglat e Amerik\u00ebs Latine, n\u00ebp\u00ebr portet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs, deri n\u00eb rrug\u00ebt e kryeqyteteve evropiane. Detar\u00eb nga qytete t\u00eb vogla bregdetare po p\u00ebrdorin jahte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar drog\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut dhe Australi, si dhe emigrant\u00eb nga Turqia drejt Evrop\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Trafikimi i kokain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktivitetet m\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr kriminel\u00ebt nga Ballkani per\u00ebndimor. Raporti tregon se si grupe nga rajoni jan\u00eb angazhuar me financimin, transportin dhe shp\u00ebrndarjen e sasive t\u00eb m\u00ebdha me kokain\u00eb, q\u00eb d\u00ebrgohen nga Amerika e Jugut n\u00eb Evrop\u00eb. Kontakte t\u00eb forta me grupe kriminale vendase, dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kokain\u00eb n\u00eb burimin e prodhimit, paralelisht me pranin\u00eb e tyre n\u00eb disa nga qytetet port m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Evrop\u00eb, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb grupet kriminale nga Ballkani per\u00ebndimor t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs. Kjo i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ulin \u00e7mimet, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoruesit e drog\u00ebs t\u00eb harxhojn\u00eb m\u00eb pak, kan\u00eb siguruar nj\u00eb mall me cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe me \u00e7mim t\u00eb arsyesh\u00ebm, dhe si rezultat e kan\u00eb shkat\u00ebrruar konkurrenc\u00ebn. Fal\u00eb k\u00ebtij modeli biznesi, disa grupe kriminale nga Ballkani per\u00ebndimor tashm\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb elit\u00ebn e krimit.<\/p>\n<p>Raporti tregon se grupe kriminale nga Ballkani per\u00ebndimor, q\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetet e tyre jasht\u00eb rajonit, jan\u00eb modern\u00eb, dinamik\u00eb, dhe t\u00eb zgjuar. K\u00ebto grupe kan\u00eb treguar aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur, p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00eb e m\u00ebnyra t\u00eb reja, dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur teknologjin\u00eb n\u00eb avantazh t\u00eb tyre: si p\u00ebr shembull, p\u00ebrdorimi i formave t\u00eb koduara t\u00eb komunikimit; eksplorimi i korridoreve dhe m\u00ebnyrave t\u00eb reja t\u00eb trafikimit, si \u2018narko-avion\u00ebt\u2019; pastrimi i parave n\u00ebp\u00ebrmjet kriptomonedhave, parajsave financiare, dhe n\u00eb vendet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e grupeve kriminale nga vende t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor zakonisht veprojn\u00eb pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase n\u00eb k\u00ebto zona problematike n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, pavar\u00ebsisht nga nami q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb si t\u00eb dhunsh\u00ebm. Pjesa m\u00eb e madhe e akteve t\u00eb dhun\u00ebs nga grupet kriminale duket se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me larje hesapesh brenda radh\u00ebve t\u00eb tyre, apo me grupe rivale.<\/p>\n<p>Raporti del me mendimin se nuk ka nj\u00eb \u2018kartel ballkanik\u2019, ndon\u00ebse grupe t\u00eb ndryshme kriminale nga rajoni bashk\u00ebpunojn\u00eb m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, madje ka edhe grupe multietnike.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse problemet q\u00eb lidhen me krimin e organizuar n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor jan\u00eb transferuar n\u00eb zona t\u00eb tjera, aktivitetet e k\u00ebtyre grupeve kriminale po d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin e vendeve t\u00eb origjin\u00ebs, sidomos n\u00eb lidhje me procesin e pranimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Raporti gjithashtu v\u00eb n\u00eb dukje se disa nga faktor\u00ebt baz\u00eb q\u00eb detyruan shum\u00eb persona nga Ballkani per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb largoheshin nga vendet e tyre n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ekzistojn\u00eb akoma: si mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, korrupsioni, mund\u00ebsi t\u00eb pakta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara, acarimi me qeverit\u00eb dhe hapat e ngadalt\u00eb n\u00eb procesin e hyrjes n\u00eb BE. Raporti v\u00ebren se \u201cn\u00ebse k\u00ebto probleme nuk zgjidhen, mij\u00ebra t\u00eb rinj nga vendet e Ballkanit per\u00ebndimor, apo n\u00eb diaspor\u00eb, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i futen rrug\u00ebs s\u00eb krimit.\u201d<\/p>\n<p>Raporti b\u00ebn thirrje p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb efektsh\u00ebm midis forcave t\u00eb ruajtjes s\u00eb rendit; p\u00ebr identifikimin dhe konfiskimin e pasurive t\u00eb kriminel\u00ebve; si dhe p\u00ebr shk\u00ebmbimin e informacionit midis forcave policore, edhe ngaq\u00eb kriminel\u00ebt zakonisht p\u00ebrdorin nga disa identitete t\u00eb rreme. Raporti gjithashtu v\u00eb n\u00eb dukje nevoj\u00ebn p\u00ebr reduktimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime q\u00eb ofrohen nga grupe kriminale t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor. Ashtu si thuhet edhe n\u00eb raport, \u201cndon\u00ebse disa analist\u00eb dhe organizata mediatike v\u00ebn\u00eb alarmin rreth grupeve kriminale nga Ballkani per\u00ebndimor, shum\u00eb pak prej tyre p\u00ebrmendin faktin se k\u00ebto grupe jan\u00eb thjesht duke plot\u00ebsuar nevojat e tregjeve t\u00eb paligjshme n\u00eb Evrop\u00ebn per\u00ebndimore\u201d<\/p>\n<p>Tentakulat e Krimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar: Zonat Problematike n\u00ebp\u00ebr Bot\u00eb t\u00eb Krimit t\u00eb Organizuar nga Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb prodhim i Observatorit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, e krijuar nga organizata Iniciativa Globale. Studimi bazohet mbi t\u00eb dh\u00ebna dhe analiza t\u00eb mbledhura dhe t\u00eb b\u00ebra publike nga aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor, si dhe nga ekspert\u00eb (ve\u00e7an\u00ebrisht nga gazetar\u00eb investigativ\u00eb) n\u00eb vendet ky zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre kriminal grupe nga Ballkani per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/globalinitiative.net\/transnational-tentacles-wb6\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">RAPORTIN E PLOT\u00cb SHQIP MUND TA GJENI K\u00cbTU&#8230;<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti i Iniciativ\u00ebs Globale \u201cTentakulat e Krimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d \u2013 Zonat e nxehta n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar Ballkans\u201d me autor Walter Kemp tregon se grupet kriminale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po operojn\u00eb jasht\u00eb vendit, duke qen\u00eb moderne, dinamike dhe sip\u00ebrmarr\u00ebse. K\u00ebto grupe veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete dhe jan\u00eb efi\u00e7ente n\u00eb vendet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":272155,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-272149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272149\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/272155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}