{"id":273113,"date":"2020-07-26T12:51:52","date_gmt":"2020-07-26T10:51:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=273113"},"modified":"2020-07-26T12:51:52","modified_gmt":"2020-07-26T10:51:52","slug":"30-vjet-ne-vetmi-87-vjecaren-nuk-e-braktisi-vetem-perendia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/30-vjet-ne-vetmi-87-vjecaren-nuk-e-braktisi-vetem-perendia\/","title":{"rendered":"30 vjet n\u00eb vetmi, 87-vje\u00e7aren nuk e \u201cbraktisi\u201d vet\u00ebm Per\u00ebndia"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dita i shkon n\u00eb mendime, e t\u00eb vetmen mbrojtje e gjen tek per\u00ebndia. Vetmia e ka lodhur shum\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb fraza t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebrit m\u00eb s\u00eb shpeshti.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Brenda kat\u00ebr mureve, e vetme p\u00ebr 30 vjet, shoq\u00ebri po i b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm pulat e nj\u00eb qen. E edhe p\u00ebr k\u00ebta po kujdeset vet. Sht\u00ebpin\u00eb v\u00ebshtir\u00eb po e ngroh\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ftohta. Dimri i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb armik, e jeta po i b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb e pamundur, nuk din kujt t\u2019i drejtohet.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7 me per\u00ebndin\u00eb, nuk i kam hjek mendt\u00eb prej tij kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>30 vjet frik\u00eb, skamje, e lodhje nga mosha. Kjo \u00ebsht\u00eb jeta e 87 vje\u00e7ares nga fshati Rakosh\u00eb e Istogut. N\u00eb jet\u00eb nuk pati gati ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb. Po jeton krejt e vetme, e pensioni q\u00eb merr nga shteti, mezi arrin shum\u00ebn 90 euro.<\/p>\n<p>Ato pak t\u00eb ardhura v\u00ebshtir\u00eb i menaxhon. Nuk mund t\u00eb blej\u00eb gati asgj\u00eb, e kur mbet pa ushqim, t\u00eb vetmen d\u00ebshir\u00eb e ka q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb blej\u00eb barnat.<\/p>\n<p>Zoje Haxhiaj \/ 87 vje\u00e7arja nga Istogu q\u00eb jeton e vetme q\u00eb 30 vjet<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7 me per\u00ebndin\u00eb, nuk i kam hjek mendt\u00eb prej tij kurr\u00eb\u2026Vet\u00ebm pasha Zotin qishtu moj motra jem, vet\u00ebm. Me halle, me derte. Komshia pasha Zotin e kam thy dor\u00ebn qitash tash b\u00ebhet mot-mot asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ardh me ma qel der\u00ebn. Shkova me ju qit pulave, ka erdha, u rr\u00ebzova e theva dor\u00ebn\u201d, rr\u00ebfen ajo.<\/p>\n<p>Jeton n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, ku skutat jan\u00eb mbuluar nga myku. N\u00ebn\u00eb Zoja t\u00eb rralla i ka takimet me njer\u00ebz, ka harruar edhe kur p\u00ebr her\u00ebn e fundit e kishte vizituar dikush n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku ajo po jeton q\u00eb 20 vjet. Fytyr\u00ebn ja kan\u00eb mbuluar rrudhat e pleq\u00ebris\u00eb, e derisa flet p\u00ebr jet\u00ebn e saj t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nuk i pushojn\u00eb lot\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPaj vallahin po, nj\u00eb re e kunatit vjen kajher, m\u00eb k\u00ebqyr qitu, a po muj me bo buk\u00ebn, se vallahin shum\u00eb her\u00eb kur t\u00eb qet n\u00eb tepsia di\u00e7ka, ma bjen. Un\u00eb po i them mos ma bjer\u00eb. Shporetin e kam, dru jo. Vet nuk muj me i bajt, qishtu\u201d, shton nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse e ka lodhur shum\u00eb jeta, e moshuara nga Istogu \u00e7do dit\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje. Ishte ithtuar shum\u00eb me disa pun\u00ebtor\u00eb, kur disa bamir\u00ebs nga Istogu kishin mbledhur disa ndihma p\u00ebr t\u2019ia rregulluar banjon.<\/p>\n<p>\u201cVallahen nuk ma kan\u00eb hijdis mir\u00eb, ma kan\u00eb lon pa der\u00eb, ata pun\u00ebtor\u00ebt\u201d, flet ajo.<\/p>\n<p>Po duhet edhe t\u2019i kufizoj\u00eb nevojat e saj, pensioni q\u00eb merr nga shteti, mezi arrin shum\u00ebn 90 euro. K\u00ebto t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb po i shkojn\u00eb n\u00eb barna. Nuk harron asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend drut\u00eb p\u00ebr dim\u00ebr, sepse thot\u00eb se po i frik\u00ebsohet shum\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ftohta dimri.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb muaj un\u00eb i marr 90 euro, \u00e7ka me bo me to. A me ble harq, a me ble barna. Barnat turlifare i kam qaty. Vallahi po duhet me i kursye, barnat vallah, barnat e shtrenjta. Gjakun e alt\u00eb. Jan\u00eb radhit do sene, po tash dertin p\u00ebr dru, rryma po nalet, q\u00eb dje gjith\u00eb dit\u00ebn u ndal, sot tre or\u00eb u nal, qitash u ardh\u201d, shton n\u00ebn\u00eb Zoja.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e kishte kaluar n\u00eb bjeshk\u00eb, thot\u00eb se jet\u00ebn ia zgjati puna q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb. Nuk i pushojn\u00eb lot\u00ebt, kur tregon se si ia kishin \u201cvjedhur\u201d lop\u00ebt e delet q\u00eb po i mbante.<\/p>\n<p>\u201cSa i kam pas delet e lop\u00ebt dilsha n\u00eb bjeshk\u00eb\u2026.po m\u2019i vodh\u00ebn. Edhe m\u00eb kan\u00eb qit nat\u00ebn, i hetova. Ve\u00e7 e kam marr\u00eb nj\u00eb d\u00ebrras\u00eb qaty, e jam dal pas tyre deri qatje, kan\u00eb mujt edhe me m\u00eb mbyt. Qishtu, \u00e7ka me bo. Nuk po shoh mir\u00eb, si hije po m\u00eb dukesh\u201d, tregon ajo.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e ftohta t\u00eb dimrit i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb armik, derisa v\u00ebshtir\u00eb po arrin t\u00eb siguroj\u00eb vet\u00eb drut\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar acarin. Jo rrall\u00eb her\u00eb kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb edhe nga komuna, por thot\u00eb se nuk do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam kan\u00eb n\u00eb komun\u00eb, jam kan\u00eb parvjet p\u00ebr dru, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb Dauti. Shkova e b\u00ebra letr\u00ebn posht\u00eb n\u00eb kat t\u00eb par\u00eb, shkova n\u00eb kat t\u00eb tret\u00eb e hapa der\u00ebn. M\u00eb tha hall\u00eb \u00e7far\u00eb po don. Thash vallahin do dru un\u00eb, nuk kam dru, ih tha na keni tesh, u ktheva. Kesha me ato \u00e7ikat thash nuk m\u00eb pranoj, edhe i kesha. E tani nuk jam kan\u00eb mo. Ja q\u00eb dy vjet nuk jam kan\u00eb mo n\u00eb der\u00eb\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Nuk k\u00ebrkon shum\u00eb, hallin e vet\u00ebm 87 vje\u00e7arja i ka drut\u00eb, p\u00ebr to mendon t\u00ebr\u00eb ver\u00ebn. Madje edhe kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e vetme.<\/p>\n<p>Zoj\u00eb Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut kishte mbetur e vetme 30 vjet m\u00eb par\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur edhe i vdiq bashk\u00ebshorti. Vet kujdeset p\u00ebr gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushqimin. E nuk rresht s\u00eb p\u00ebrmenduri q\u00eb dit\u00ebt e dimra po afrohen, e ende nuk ka siguruar ngrohjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/vLxipsiXZWc\" width=\"789\" height=\"444\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita i shkon n\u00eb mendime, e t\u00eb vetmen mbrojtje e gjen tek per\u00ebndia. Vetmia e ka lodhur shum\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb fraza t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebrit m\u00eb s\u00eb shpeshti. Brenda kat\u00ebr mureve, e vetme p\u00ebr 30 vjet, shoq\u00ebri po i b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm pulat e nj\u00eb qen. E edhe p\u00ebr k\u00ebta po kujdeset vet. Sht\u00ebpin\u00eb v\u00ebshtir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":273114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-273113","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273113"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273113\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}