{"id":275813,"date":"2020-08-01T10:04:43","date_gmt":"2020-08-01T08:04:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=275813"},"modified":"2020-08-01T10:04:43","modified_gmt":"2020-08-01T08:04:43","slug":"deri-ne-50-mije-kosovare-mund-te-mbeten-pa-pune-si-pasoje-e-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/deri-ne-50-mije-kosovare-mund-te-mbeten-pa-pune-si-pasoje-e-pandemise\/","title":{"rendered":"Deri n\u00eb 50 mij\u00eb kosovar\u00eb mund t\u00eb mbeten pa pun\u00eb si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb COVID-19, deri n\u00eb 50 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb humbin vendin e pun\u00ebs, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendet e pun\u00ebs t\u00eb mos shuhen, intervenimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur bizneset \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, thot\u00eb Rukiqi.<\/p>\n<p>Ekonomia e Kosov\u00ebs, sipas OEK-ut, gjat\u00eb muajve t\u00eb mbylljes (13 mars \u2013 1 qershor) ka sh\u00ebnuar humbje deri n\u00eb 10 milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb humbjet po vazhdojn\u00eb pasi q\u00eb n\u00eb fuqi vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ende masat kufizuese p\u00ebr parandalimin e koronavirusit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje \u00ebsht\u00eb ekonomia e Kosov\u00ebs sot?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: Sot Kosova ballafaqohet me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb nga paslufta, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e ndonj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb zakonshme, qoft\u00eb n\u00eb indikator\u00ebt makroekonomik\u00eb, qoft\u00eb nga zhvillimet n\u00eb tregjet globale, por ka ardhur si pasoj\u00eb e nj\u00eb krize sh\u00ebndet\u00ebsore, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast lidhet m\u00eb p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00ebse i analizojm\u00eb shkaktar\u00ebt e kriz\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb pazakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vendet nuk jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb ballafaqohen me k\u00ebt\u00eb, qoft\u00eb edhe vendet e zhvilluara, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr vendet e vogla dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zhvillim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova, k\u00ebto lloj krizash q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb zinxhirin ekonomik, m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrballohen duke e ditur edhe kufizimet, qoft\u00eb n\u00eb resurse, qoft\u00eb n\u00eb financa, qoft\u00eb n\u00eb instrumentet e politikave.<\/p>\n<p>P\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb krijon shum\u00eb probleme, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend si ne, q\u00eb po kalojm\u00eb edhe n\u00eb kriza t\u00eb ndryshme politike ku po ballafaqohemi me nj\u00eb jostabilitetit politik, t\u00eb menaxhohen suksessh\u00ebm edhe kriza sh\u00ebndet\u00ebsore edhe kriz\u00ebn ekonomike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Esht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb trajtohen k\u00ebto kriza si duhet tani, p\u00ebr shkak se mund t\u00eb len\u00eb pasoja t\u00eb parikuperueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr kompanit\u00eb e caktuara, por p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Cilat jan\u00eb ato pasoja t\u00eb parikuperueshme?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: Ne shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb humbim shum\u00eb kompani, t\u00eb cilat mund t\u00eb detyrohen t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb procedura t\u00eb falimentimit e ndoshta edhe bankrotimit t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mund t\u00eb humbim shum\u00eb vende t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb cilat me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi jan\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00eb koh\u00ebn kur ekonomia ka pasur trend t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb dy pasojat kryesore dhe kjo n\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb goditur q\u00eb nga dita e par\u00eb e vendosjes s\u00eb masave kufizuese, por edhe kur \u00ebsht\u00eb hapur ekonomia q\u00eb jan\u00eb ballafaquar me r\u00ebnie t\u00eb dukshme t\u00eb qarkullimit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Cil\u00ebt sektor\u00ebt ekonomik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb prekur m\u00eb s\u00eb shumti nga pandemia e koronavirusit?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: Nga ajo q\u00eb po shohim deri sot kemi, ndikim negativ te pjesa e turizmit dhe gastronomis\u00eb, te transporti, por n\u00eb periudh\u00eb afatmesme mund t\u00eb lindin shum\u00eb probleme te sektori i tregtis\u00eb me pakic\u00eb, por edhe te sektori i nd\u00ebrtimit p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnia e fuqis\u00eb bler\u00ebse, ndikon drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb.<\/p>\n<p>Humbjet ekonomike mund t\u00eb sillen deri n\u00eb 500 milion\u00eb euro<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrllogaritje nga Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs se sa mund t\u00eb jen\u00eb humbjet q\u00eb i jan\u00eb shkaktuar ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: Ne mund t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb sakt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb diku deri n\u00eb 10 milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb humbje n\u00eb periudh\u00ebn kur ka qen\u00eb e mbyllur pothuajse e gjith\u00eb ekonomia, pra po flasim p\u00ebr periudh\u00ebn 13 mars deri m\u00eb 1 qershor, por nuk kemi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta p\u00ebr periudh\u00ebn pas 1 qershorit e deri m\u00eb sot, kur formalisht kemi hapje t\u00eb ekonomis\u00eb, por kemi r\u00ebnie t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb qarkullimit.<\/p>\n<p>Ndoshta n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator do t\u00eb kemi nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, aty do t\u00eb shohim edhe raportimet financiare t\u00eb bizneseve dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>Por, mund t\u00eb themi, q\u00eb kemi r\u00ebnie t\u00eb qarkullimit, kemi nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb konfidenc\u00ebs t\u00eb konsumatorit q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk shpenzon, qoft\u00eb nga ajo nuk del t\u00eb shpenzoj\u00eb duke e pasur frik\u00ebn edhe t\u00eb infektimit, ose ka nj\u00eb lloj pasigurie p\u00ebr t\u00eb ardhmen, prandaj heziton t\u00eb shpenzoj. Por, kemi edhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb qarkullimit q\u00eb vjen drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga mungesa e vizitave t\u00eb diaspor\u00ebs, pra r\u00ebnia e fuqis\u00eb bler\u00ebse ka ndikuar n\u00eb \u00e7do sektor\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta nuk kemi nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb humbjeve, por n\u00ebse i shohim k\u00ebto parashikimet q\u00eb jan\u00eb diskutuar edhe n\u00eb institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe l\u00ebvizjet n\u00eb tregje, Kosova mund t\u00eb ballafaqohet me nj\u00eb tkurrje ekonomike deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind. Qeveria e Kosov\u00ebs ka shkuar n\u00eb nj\u00eb version m\u00eb pozitiv 3 p\u00ebr qind, por n\u00ebse flasim n\u00eb vlera t\u00eb caktuara, humbjet mund t\u00eb sillen jo m\u00eb pak se 500 milion\u00eb euro n\u00eb Bruto Produktin Vendor dhe mund t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb larta n\u00ebse nuk merren masa adekuate p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Shum\u00eb biznese jan\u00eb deklaruar se kan\u00eb pezulluar pun\u00ebtor\u00ebt nga puna p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb biznesit? Sa mund t\u00eb jet\u00eb ky num\u00ebr?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: N\u00ebse marrim parasysh shifrat e tkurrjes s\u00eb mundshme ekonomike, sigurisht mund t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr deri n\u00eb 25 mij\u00eb vende pune q\u00eb mund t\u00eb humbin si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb variantin m\u00eb pozitiv e mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 50 mij\u00eb e m\u00eb shum\u00eb var\u00ebsisht nga koh\u00ebzgjatje e pandemis\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe nga menaxhimi i pandemis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga kufizimet q\u00eb mund t\u2019i krijoj\u00eb pandemia dhe masat q\u00eb do t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb qeveria.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i vog\u00ebl numri i humbjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, tash ka rol intervenim i shtetit n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb biznesit, sidomos te pjesa e qasjes n\u00eb financa, te pjesa e p\u00ebrkrahjes s\u00eb prodhimit, te pjesa e rritjes s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>Shteti ka d\u00ebshtuar t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00ebn emergjente p\u00ebr bizneset<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A ka pasur mb\u00ebshtetjen e duhur biznesi nga shteti i Kosov\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb pandemis\u00eb?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: Si pasoj\u00eb edhe e nj\u00eb krize politike q\u00eb po na p\u00ebrcjell edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, kemi vonesa t\u00eb ofrimit t\u00eb p\u00ebrkrahjes s\u00eb shtetit p\u00ebr biznese. Kryesisht \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fokus n\u00eb pjes\u00ebn e emergjenc\u00ebs p\u00ebr at\u00eb kategorin\u00eb e rrezikuar q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat dhe kompanit\u00eb e caktuara, sidomos nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto mund\u00ebsi q\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahet biznesi n\u00eb pjes\u00ebn e emergjenc\u00ebs, ne kemi d\u00ebshtuar dhe kjo ka humbur kuptim. Ndihma emergjente n\u00ebse nuk jepet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb emergjente nuk e arrin efektin e vet. Tash t\u00eb gjitha pritjet jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike dhe jan\u00eb momentet e fundit q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrhyhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohet sektori privat.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Sa gjat\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike?<\/p>\n<p>Berat Rukiqi: Me k\u00ebt\u00eb trend t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit dhe gjitha kufizimet, ne nuk mund t\u00eb presim nj\u00eb rikuperim t\u00eb ekonomis\u00eb para fundit t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb COVID-19, deri n\u00eb 50 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb humbin vendin e pun\u00ebs, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendet e pun\u00ebs t\u00eb mos shuhen, intervenimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur bizneset \u00ebsht\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":275814,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-275813","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275813"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275813\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/275814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}