{"id":275929,"date":"2020-08-01T14:17:30","date_gmt":"2020-08-01T12:17:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=275929"},"modified":"2020-08-03T13:25:11","modified_gmt":"2020-08-03T11:25:11","slug":"si-te-organizohemi-per-dialogun-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-te-organizohemi-per-dialogun-me-serbine\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb organizohemi p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blerim Shala<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nj\u00eb Qeveri e Kosov\u00ebs, q\u00eb ka nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb brisht\u00eb parlamentare, nuk mund dot t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb Delegacion stabil t\u00eb Kosov\u00ebs i cili do t\u2019i b\u00ebj\u00eb si duhet bisedimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Dialogu n\u00eb mes t\u00eb autoriteteve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, me leht\u00ebsimin e BE-s\u00eb, ka ri-filluar me 12 korrik, dhe ka vazhduar m\u00eb pas, me synimin e arritjes s\u00eb Marr\u00ebveshjes Gjithperfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebshikimi kosovar, duke marr\u00eb parasysh gjendjen aktuale politike n\u00eb vend, si dhe interesat e Kosov\u00ebs si shtet, mund t\u00eb konstatohen s\u00eb paku kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pashmangshme dhe t\u00eb domosdoshme p\u00ebr tu adresuar dhe qart\u00ebsuar sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, n\u00ebse d\u00ebshirohet konkludim i suksessh\u00ebm i k\u00ebtyre bisedimeve.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Prishtina zyrtare ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pajtuar p\u00ebr vazhdimin e bisedimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebzet muajt\u00eb e fundit, kur dialogu p\u00ebrjetoi \u2019vdekjen klinike\u2019, p\u00ebr shkaqe t\u00eb shumta (t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ditura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne), p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb njihte mbi t\u00eb gjitha adres\u00ebn zyrtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Humb\u00ebm thuaja dy vite kot s\u00eb koti, (mbase jemi mjesht\u00ebr n\u00eb shterrjen e koh\u00ebs, teksa edhe ashtu, historikisht dhe politikisht jemi popull i vonuar, s\u00eb paku p\u00ebr dhjet\u00ebra vjet n\u00eb krahasim me thuaja t\u00eb gjitha shtetet evropiane), dhe brenda k\u00ebtyre dy viteve, kemi mundur, me at\u00eb vrullin dhe vullnetin e Administrat\u00ebs Amerikane dhe t\u00eb vet\u00eb BE-s\u00eb (Zyres s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb), ta shfryt\u00ebzojm\u00eb rastin, dhe ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta arritur Marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb. Garanca nuk ka pasur q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb patjet\u00ebr. Por nuk ka kurfar\u00eb justifikimi q\u00eb ne ia kemi lidhur k\u00ebmb\u00ebt dhe duart\u00eb vetes, p\u00ebr nj\u00ebzet muaj t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, teksa \u00ebsht\u00eb hap i q\u00eblluar prej nesh q\u00eb s\u00ebrish po i b\u00ebjm\u00eb bisedimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk kemi hyr\u00eb si duhet n\u00eb dialog, q\u00eb nuk mund t\u00eb dalim nj\u00ebansh\u00ebm prej tij (sepse do t\u00eb b\u00ebnim gabim t\u00eb madh), dhe q\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb n\u00eb dialog n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizim.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij konkludimi t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, i cili realisht nuk mund t\u00eb mohohet prej askujt q\u00eb sadopak ka lidhje me realitetin politik n\u00eb Kosov\u00eb, mund t\u00eb konstatohet q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb ndryshim dhe fuqizim substancial i potencialit negociator dhe vendimmarr\u00ebs t\u00eb pal\u00ebs kosovare n\u00eb k\u00ebto bisedime.<\/p>\n<p>Me kapacitetin aktual negociator dhe vendimmarr\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dialogun e Brukselit, nuk mund t\u00eb vazhdohet tutje. Ai, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb i m\u00ebdyshur dhe i atakuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, si madje brenda vet\u00eb koalicionit qeveritar, poashtu edhe nga opozita parlamentare. K\u00ebtu duhet shtuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb Skender Hyseni \u00ebsht\u00eb caktuar Koordinator shtet\u00ebror p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dialog, kur dihet e gjith\u00eb dija dhe p\u00ebrvoja e tij n\u00eb negociatat e m\u00ebparshme me Serbin\u00eb. Ky em\u00ebrim (i Skender Hysenit) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dakordimin e Presidentit Tha\u00e7i dhe t\u00eb Kryeministrit Hoti.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, bashk\u00ebrenditja midis Presidentit Tha\u00e7i dhe Zyres s\u00eb tij, Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, (si\u00e7 ka ndodh\u00eb para Procesit t\u00eb Vien\u00ebs, n\u00eb vitet 2005-2007), \u00ebsht\u00eb kusht pa t\u00eb cilin nuk b\u00ebn n\u00ebse synohet forcimi i k\u00ebtoj potenciali negociator dhe vendimmarr\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto bisedime.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb, si\u00e7 po shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb qart\u00eb, dy rrug\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb organizimit politik n\u00eb vend, ku nj\u00ebra do t\u2019i dedikohej atyre raporteve klasike t\u00eb Qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, e tjetra do t\u00eb lidhej me funksionimin e Delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto bisedime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Qeveri e Kosov\u00ebs (si kjo e sotmja), q\u00eb ka nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb brisht\u00eb parlamentare, nuk mund dot t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb Delegacion stabil t\u00eb Kosov\u00ebs i cili do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb si duhet bisedimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb fare qart\u00eb, pa siguruar p\u00ebrkrahjen parimore t\u00eb s\u00eb paku 80 deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, fare n\u00eb fillim t\u00eb dialogut, nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurfar\u00eb sigurie q\u00eb n\u00eb fundin e tij, n\u00ebse do t\u00eb arrihet Marr\u00ebveshja ligj\u00ebsisht obligative p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb Ratifikohet Marr\u00ebveshja nga po k\u00ebta 80 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sigurimi i k\u00ebsaj shumice t\u00eb detyrueshme parlamentare n\u00eb fuqizimin e kapacitetit negociator dhe vendimmarr\u00ebs, nuk ka si t\u00eb arrihet pa nj\u00eb rikompozim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb kuptohet, dhe m\u00eb pas, edhe t\u00eb b\u00ebhet, aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr Delegacionin e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto bisedime.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb at\u00eb rast, ai Delegacion, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tij, do t\u00eb jet\u00eb reflektim i k\u00ebtij kualiteti t\u00eb ri parlamentar dhe qeveris\u00ebs, dhe i nj\u00eb koordinimi n\u00eb at\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin President \u2013 Qeveri \u2013 Kuvend.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, politika kosovare e ka poashtu t\u00eb pashmangshme q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, ta artikuloj\u00eb, ta kodifikoj\u00eb dhe zyrtarizoj\u00eb qart\u00eb synimin e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Nuk ka aspak dallime n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, midis lider\u00ebve dhe partive tona (me p\u00ebrjashtim t\u00eb L\u00ebvizjes \u2019Vet\u00ebvendosje\u2019 e cila si r\u00ebndom \u00ebsht\u00eb n\u00eb raporte konfrontuese me t\u00eb gjitha subjektet e tjera), kur dihet se \u00e7far\u00eb ata po deklarojn\u00eb publikisht.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pra jan\u00eb q\u00eb bisedimet e Prishtin\u00ebs dhe Beogradit zyrtar, tash e tutje t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen n\u00eb thelbin e problemit n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, apo, n\u00eb emrin e procesit t\u00eb normalizimit, e jo m\u00eb n\u00eb tema apo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat, n\u00eb at\u00eb qasjen e m\u00ebparme t\u00eb BE-s\u00eb (\u2019hap pas hapi\u2019, apo, edhe \u2019prej posht\u00eb lart\u2019), do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrgatitnin terrenin p\u00ebr kryefjal\u00ebn e k\u00ebtij dialogu.<\/p>\n<p>Kryetema e k\u00ebtyre bisedimeve, duhet t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me njohjen formale reciproke n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse autoritetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Serbis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme ta trajtojn\u00eb tani k\u00ebt\u00eb krye\u00e7\u00ebshtje, at\u00ebher\u00eb, her\u00ebt e von\u00eb, do t\u00eb mirret vesh q\u00eb dialogu nuk do t\u00eb prodhoj\u00eb asgj\u00eb substanciale p\u00ebr arritjen e atij krye-cakut t\u00eb formuluar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga SHBA-ja dhe BE-ja, p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si dy shtete t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Negociatat dhe bisedimet n\u00eb mes t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, njohin 22 vjet (e pak m\u00eb shum\u00eb) t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish bisedime q\u00eb do t\u00eb zgjasin me vjet t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb nj\u00eb pajtim t\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe afatizimi kohor i bisedimeve dhe arritjes s\u00eb rezultatit final t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet shtuar q\u00eb ky afatizim kohor i k\u00ebtyre bisedimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebshm\u00ebri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga korniza kohore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE-s\u00eb. Mungesa e definimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin e vet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, gjithsesi negative, p\u00ebr gjasat q\u00eb t\u00eb ket\u00eb Marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, ka nj\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin q\u00eb roli i SHBA-s\u00eb, i Administrat\u00ebs Amerikane pra, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur dihet se \u00e7far\u00eb ndikimi (vendimtar), ka pas\u00eb Washingtoni zyrtar n\u00eb dy ngjarjet madhore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs (\u00e7lirimin e saj, n\u00eb qershorin e vitit 1999-t\u00eb, dhe pavar\u00ebsimin e saj, n\u00eb shkurtin e vitit 2008-t\u00eb), \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e logjikshme dhe e justifikueshme q\u00eb politikan\u00ebt kosovar\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb pa pjes\u00ebmarrjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, nuk mund t\u00eb ket\u00eb epilog t\u00eb d\u00ebshiruar dhe t\u00eb synuar p\u00ebr Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>Tek e mbrama, dihet q\u00eb Presidenti Trump dhe Sekretari Pompeo, kan\u00eb artikuluar qart\u00eb pozicionin e SHBA-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, apo, sipas tyre, \u00e7el\u00ebsi i Marr\u00ebveshjes eventuale p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb njohja formale reciproke n\u00eb mes t\u00eb dy shteteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blerim Shala Nj\u00eb Qeveri e Kosov\u00ebs, q\u00eb ka nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb brisht\u00eb parlamentare, nuk mund dot t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb Delegacion stabil t\u00eb Kosov\u00ebs i cili do t\u2019i b\u00ebj\u00eb si duhet bisedimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb. Dialogu n\u00eb mes t\u00eb autoriteteve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, me leht\u00ebsimin e BE-s\u00eb, ka ri-filluar me 12 korrik, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":275930,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-275929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275929\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/275930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}