{"id":276811,"date":"2020-08-03T13:16:16","date_gmt":"2020-08-03T11:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=276811"},"modified":"2020-08-03T13:16:16","modified_gmt":"2020-08-03T11:16:16","slug":"iluzionet-nderkombetare-per-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/iluzionet-nderkombetare-per-serbine\/","title":{"rendered":"Iluzionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Q\u00eb kur filloi ashp\u00ebrsimi i kriz\u00ebs kosovare n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, her\u00eb m\u00eb shum\u00eb e her\u00eb m\u00eb pak, ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha fazat vendimtare t\u00eb k\u00ebsaj krize.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet formave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb angazhimit dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, ajo k\u00ebrkonte nj\u00eb zgjidhje politike p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs, pas abrogimit q\u00eb regjimi i Milosheviqit ua imponoi institucioneve legale t\u00eb Kosov\u00ebs si nj\u00ebsi e ish-federat\u00ebs jugosllave.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte t\u00eb sigurohej nj\u00eb zgjidhje e pranuar si nga Serbia ashtu dhe nga Kosova. Diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces u b\u00ebnin presion pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb kompromis p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb dhe u rekomandonin t\u00eb distancoheshin nga gjuha e k\u00ebrkesave maksimaliste, si\u00e7 thuhej me eufemiz\u00ebm diplomatik vazhdimisht.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb megjithat\u00eb i ka dy p\u00ebrjashtime vendimtare. E para, n\u00eb vitin 1999, pas refuzimit q\u00eb Serbia i b\u00ebri Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujesw. At\u00ebbot\u00eb shtetet demokratike nuk i pranuan driblimet e regjimit t\u00eb Milosheviqit dhe vendos\u00ebn t\u00eb intervenonin kund\u00ebr caqeve ushtarake dhe policore serbe p\u00ebr ta ndalur politik\u00ebn shtet\u00ebrore serbe t\u00eb spastrimit etnik ndaj shqiptar\u00ebve. Dhe her\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb vitet 2007-2008, kur autoritetet serbe nuk e pranuan p\u00ebrfundimin e planit t\u00eb ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari, i cili kishte qen\u00eb i em\u00ebruar special i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb negociatat e mbajtura n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb lidhje me statusin e Kosov\u00ebs. Pra shtetet demokratike refuzuan k\u00ebrkesat absurde serbe p\u00ebr negociata t\u00eb pafundme dhe u pajtuan q\u00eb n\u00eb koordinim me shqiptar\u00ebt t\u2019i hapet rruga shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit. Rast paradigmatik i k\u00ebtij imperativi strategjik mbetet deklarata e njohur e ish-presidentit amerikan George W. Bush, i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs historike q\u00eb b\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e paharruar t\u00eb vitit 2007, pat deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike \u201cMjaft \u00ebsht\u00eb mjaft. Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur\u201d. (Enough is enough. We believe Kosovo ought to be independent).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebrpos k\u00ebtyre dy rasteve kruciale, ku her\u00ebn e par\u00eb Kosova e fitoi \u00e7lirimin, nd\u00ebrsa her\u00ebn e dyt\u00eb e siguroi pavar\u00ebsin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi rrug\u00ebtimin diplomatik dhe politik t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nga shp\u00ebrfaqja e kriz\u00ebs e deri m\u00eb sot, e ka ve\u00e7uar nj\u00eb proces i gjat\u00eb, i lodhsh\u00ebm dhe nervasfilit\u00ebs i negociatave me autoritetet serbe.<\/p>\n<p><strong>Obstruksionet e Politik\u00ebs Serbe<\/strong><\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, historia e komplikuar e raporteve shqiptaro-serbe, ka treguar se jo tolerimi afatgjat\u00eb, projeksionet hipotetike, apo zvarritja e pa fund e proceseve negociatore, por intervenimet e shpejta dhe t\u00eb vendosura mbeten terapia e vetme p\u00ebr shtegdalje nga rrethi vicioz i kriz\u00ebs. \u00c7do variant tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb humbje kohe. Prolongim n\u00eb pafund\u00ebsi i kriz\u00ebs. Pra jo privilegjimi i Serbis\u00eb n\u00eb negociata, por kufizimi i potencialeve t\u00eb saj, si dhe \u00e7lirimi nga iluzioni p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb si pal\u00eb t\u00eb mbivler\u00ebsuar me justifikime banale p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs gjoja gjeostrategjike q\u00eb e posedon, mund te jen\u00eb e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr stopim t\u00eb spirales negative q\u00eb ka kap\u00ebrthyer rajonin tash e sa koh\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti serb asnj\u00ebher\u00eb deri m\u00eb sot nuk ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Politika serbe i ka shfryt\u00ebzuar negociatat dhe bisedimet vet\u00ebm si paravan p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb fituar terren, p\u00ebr t\u00eb realizuar ambiciet e saj hegjemonike dhe programin nacionalist shtet\u00ebror. Ky fakt e ka karakterizuar gjith\u00eb ekzistenc\u00ebn e Serbis\u00eb si shtet. Kurse k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb mashtruese kemi pasur rastin ta shohim hapur edhe me rastin e kolapsit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb is- Federat\u00ebs Jugosllave.<\/p>\n<p>Fal\u00eb kapaciteteve enorme ushtarake q\u00eb i trash\u00ebgoi nga ish-Jugosllavia, Serbia si republika dominuese e saj, u p\u00ebrfshi n\u00eb aventura militare territoriale p\u00ebr t\u2019i bashkuar t\u00eb gjith\u00eb serbet e ish-Jugosllavis\u00eb brenda nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projekti hegjemonist, Serbia m\u00ebtonte q\u00eb vakuumin gjeopolitik t\u00eb atij konglomerati miniperandorak q\u00eb po shembej nga kontradiktat e brendshme, ta kompensonte me nj\u00eb Serbi t\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ky mision p\u00ebr shkak t\u00eb konfiguracionit etnik q\u00eb dominonte n\u00eb at\u00eb federat\u00eb, nuk mund t\u00eb realizohej pa politik\u00ebn e holokaustit ndaj popujve tjer\u00eb. Llogoret, kampet e p\u00ebrqendrimit, masakrat ndaj popullsis\u00eb civile, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga materializimet direkte t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb nacionalizmit malinj serb.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, manifestimi i k\u00ebsaj politike protofashiste shtet\u00ebror\u00eb serbe ndaj etnive tjera agravohej pik\u00ebrisht deri sa autoritetet e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike negocionin p\u00ebr paqen.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00ebve na kujtohen marr\u00ebveshjet e panum\u00ebrta q\u00eb Milosheviqi pati n\u00ebnshkruar gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje. Dhe k\u00ebto improvizime regjimi Beogradit i kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte koh\u00eb n\u00eb jet\u00ebsimin projektit nacionalist serb n\u00ebp\u00ebrmjet gjenocidit dhe spastrimit etnik.<\/p>\n<p>I nxitur nga e nj\u00ebjta logjik\u00eb ai e d\u00ebrgoi edhe delegacionin shtet\u00ebror serb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb, t\u00eb organizuar nga Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrkat\u00ebsisht Grupi i Kontaktit, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb fitonte terren, p\u00ebr ta zbatuar planin e spastrimit etnik n\u00eb Kosov\u00eb. Mir\u00ebpo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast d\u00ebshtoi, p\u00ebr arsye q\u00eb dihen nga t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, edhe n\u00eb bisedimet q\u00eb po zhvillohen aktualisht n\u00eb Bruksel, Serbia nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb interesohet p\u00ebr t\u00eb drejtat individuale dhe kolektive t\u00eb serbeve t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 manipulon Vozhd-a (prij\u00ebsi i ri serb), epigoni i besnik i radikalit Vojsallav Sheshel. Sepse ky komunitet etnik i g\u00ebzon t\u00eb drejtat e tij politike, kushtetuese dhe demokratike m\u00eb shum\u00eb sa edhe vet\u00eb serb\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Serbi. Por ai angazhohet m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr minim t\u00eb funksionalitet t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs me k\u00ebrkesa absurde. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb Serbia ajo q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet strukturave ilegale dhe paralele, ua cenon t\u00eb drejtat demokratike qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm serb\u00eb edhe n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe i frenon mund\u00ebsit\u00eb e angazhimit t\u00eb tyre normal demokratik. Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn me nj\u00eb propagand\u00eb neverit\u00ebse, q\u00eb t\u00eb kujton atmosfer\u00ebn e viteve \u201990 kur Miloshevi\u00e7i i manipulonte ata. Mjerisht, serb\u00ebt e Kosov\u00ebs u josh\u00ebn nga ajo dalldi kolektive dhe retorik\u00eb inflamtaore q\u00eb e amplifikonte at\u00ebbot\u00eb propaganda e Beogradit. Ata u mish\u00ebruan me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme me mug\u00ebtir\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb profetit t\u00eb tyre t\u00eb ri. Shfaqjen e tij e p\u00ebrjetuan si shp\u00ebtim, si shans jet\u00ebsor, si di\u00e7ka q\u00eb i nxori befas nga ajo hirnosje aq e gjat\u00eb dhe q\u00eb u ishte dukur e padrejt\u00eb. Dhe ky avaz vazhdon pa dyshim edhe sot. E si i till\u00eb ai fatkeq\u00ebsisht po injorohet pik\u00ebs\u00ebpari nga sponsoret e dialogut nd\u00ebrmjet autoriteteve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Bruksel. Dhe e t\u00ebra kjo n\u00ebn emrin e agjend\u00ebs s\u00eb integrimit dhe perspektiv\u00ebs evropiane.<\/p>\n<p><strong>Iluzioni i Demokratizimit dhe Evropianizimit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Gjithsesi, pandehma se oferta e integrimit evropian p\u00ebr Serbin\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb \u00e7lirimin dhe kurimin e saj nga fantazmat irracionale t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, nga megalomania, mentaliteti hegjemonik dhe do ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb shtet p\u00ebrgjegj\u00ebs e q\u00eb do t\u00eb sillet sipas parimeve demokratike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe do t\u2019i ndihmoj\u00eb asaj t\u00eb pavar\u00ebsohet nga lidhjet simbiotike m\u00eb \u201cv\u00ebllaun e madh\u201d, pra Rusin\u00eb, duket t\u00eb jet\u00eb ende nj\u00eb iluzion.<\/p>\n<p>Ky supozim, s\u00eb bashku me at\u00eb demokratizimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb shtetit dhe politik\u00ebs serbe, mjerisht shpesh her\u00eb ka ndikuar m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs se sa n\u00eb relaksim dhe krijim t\u00eb perspektivave t\u00eb q\u00ebndrueshme demokratike p\u00ebr zgjidhje t\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje, Serbia k\u00ebt\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb koh\u00ebpaskohsh\u00ebm nuk e ka kuptuar si detyrim dhe ndihm\u00eb q\u00eb po i b\u00ebhej asaj p\u00ebr ta gjetur nj\u00eb shtegdalje nga telashet ku e kishte zhytur veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt, por si nj\u00eb llastim q\u00eb po i b\u00ebhej.<\/p>\n<p>Bie fjala, gjat\u00eb viteve \u201990, asnj\u00eb nga shtetet e fuqishme t\u00eb bot\u00ebs demokratike nuk i kishte p\u00ebrkrahur k\u00ebrkesat p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb l\u00ebvizjes politike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Diplomat\u00ebt, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre shteteve n\u00eb vazhdim\u00ebsi e potenconin paprekshm\u00ebrin\u00eb e integritetit territorial t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbia dhe Mali i zi. Kurse k\u00ebt\u00eb absolutizim t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror, Milosheviqi e kishte kuptuar si mb\u00ebshtetje p\u00ebr politik\u00ebn e tij shtyp\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb, shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe aparteidit. E ky afirmim i kufijve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb ish-federat\u00ebs jugosllave, bazohej n\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb naive nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e demokratizmit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ishte kjo koha kur n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dominonte nj\u00eb optimiz\u00ebm i pashoq mbi triumfin e demokracis\u00eb liberale. Lufta e ftoht\u00eb kishte p\u00ebrfunduar. Kurse teza filozofike mbi \u201cFundin e Historis\u00eb\u201d, e artikuluar nga teoricieni i njohur amerikan Francis Fukujama ishte b\u00ebr\u00eb dominante n\u00eb diskursin politik t\u00eb koh\u00ebs. Sipas k\u00ebsaj skeme mentale, rendi liberal-demokratik dhe ekonomia e tregut tash e tutje nuk do ken\u00eb m\u00eb alternativa serioze ideologjike. T\u00eb gjitha opsionet tjera ishin diskredituar gjat\u00eb procesit evolutiv t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndarjet e m\u00ebdha q\u00eb i kishte prodhuar \u201cepoka ekstremeve\u201d po z\u00ebvend\u00ebsoheshin nga fryma e konvergjenc\u00ebs. Armiqt\u00eb e dikursh\u00ebm ideologjik\u00eb dhe politik\u00eb, n\u00ebn er\u00ebn e ndryshimeve, po i p\u00ebrqafonin t\u00eb nj\u00ebjtat ideale dhe q\u00ebllime sublime, si\u00e7 ishin; nd\u00ebrtimi i demokracis\u00eb dhe ekonomia e tregut, p\u00ebrkushtimi p\u00ebr shtet ligjor dhe zbatim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut . N\u00eb agim t\u00eb k\u00ebtij rendi edhe Rusia e Boris Jelcinit formalisht shprehej se krejt \u00e7ka aspironte ishte vet\u00ebm d\u00ebshira e saj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rend.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, \u00ebndrra kantiane e paqes s\u00eb p\u00ebrjetshme dukej m\u00eb reale se kurr\u00eb. Kurse Bashkimi Evropian filloi t\u00eb perceptohej si shembull perfekt i nd\u00ebrtimit t\u00eb \u201cparajs\u00ebs post-historike\u201d. Robert Cooper, ish drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, po ashtu ish-nd\u00ebrmjet\u00ebs i Brukselit p\u00ebr dialogun teknik nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dikur shkruante se \u201cBE-ja p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku interesat tradicionale nacionale dhe pretendimet territoriale nd\u00ebrmjet shteteve z\u00ebvend\u00ebsohen nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, institucionet supranacionale dhe nj\u00eb sovranitet i limituar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koniunktur\u00eb globale, shumica besonin se kombet, shtetet dhe shoq\u00ebrit\u00eb njer\u00ebzore, pavar\u00ebsisht shkarjeve momentale nga parimet inherente t\u00eb r\u00ebndit t\u00eb ri bot\u00ebror, nuk mund t\u00eb ken\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb pos t\u00eb \u201cliberalizohen fillimisht n\u00eb aspektin ekonomik dhe m\u00eb pastaj politikisht, n\u00ebse d\u00ebshironin t\u00eb ishin konkurruese e t\u00eb mbijetonin n\u00eb koherenc\u00eb me rrethanat e reja\u201d.<\/p>\n<p>Krejt \u00e7ka k\u00ebrkohej ishte pritja dhe durimi. Sepse ky proces ishte i paradestinuar. E nxitur nga k\u00ebto postulate doktrinare, bota k\u00ebrkonte nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb prisnin demokratizimin e domosdosh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb. Dhe n\u00eb fund q\u00ebllimet e tyre politike do t\u00eb akomodoheshin me automatiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Ishte kjo nj\u00eb shp\u00ebrputhje flagrante nd\u00ebrmjet realitetit brutal dhe projeksioneve futurologjike e tezave q\u00eb e anticpionin historin\u00eb. Nj\u00eb vler\u00ebsim cinik, sipas s\u00eb cilit shtypja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, diskriminimi, p\u00ebrjashtimi i nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga jeta publike, ekonomike, kulturore dhe arsimore, eksodi i heshtur dhe vuajtjet e panum\u00ebrta t\u00eb sotme t\u00eb nj\u00eb populli, sh\u00ebrbenin si kusht absolut p\u00ebr demokratizimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe politike tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebn shtys\u00ebn e k\u00ebtij besimi ideosinkratik, at\u00ebbot\u00eb nuk kuptohej se demokratizimi i Serbis\u00eb n\u00eb ato kushte nuk mund t\u00eb b\u00ebhej. Se n\u00eb vend t\u00eb solidarizimit me paradigm\u00ebn e \u201cfundit t\u00eb historis\u00eb\u201d shteti dhe politika serbe po e manifestonte nj\u00eb vullnet t\u00eb paepur p\u00ebr ta ngujuar vet\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb \u201cburgun e historis\u00eb\u201d. Ajo ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb panair ku gjallonin, kumbonin dhe bu\u00e7isnin projektet antishqiptare. Pakkush at\u00eb bot\u00eb i d\u00ebgjonte kambanat e alarmit dhe kronik\u00ebn e krimit dhe gjenocidit t\u00eb paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Politika zyrtare e regjimit t\u00eb Milloshvi\u00e7-it akuzohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga e ashtuquajtura opozit\u00eb serbe, jo p\u00ebr shtypjen q\u00eb po e ushtronte mbi shqiptar\u00ebt, por pse nuk ishte treguar efikase n\u00eb zbatimin e \u201czgjidhjes finale\u201d (final solution).<\/p>\n<p>Shprehje e k\u00ebtij deliri ishte performanca e radikalit Vojsllav Sheshel, atit shpirt\u00ebror dhe ideologjik t\u00eb presidentit aktual serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Kurse Miloheviqi me figur\u00ebn e tij e shantazhonte bot\u00ebn se n\u00ebse do t\u00eb ushtrohej presion mbi t\u00eb, at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb kishin pun\u00eb me opsione edhe m\u00eb radikale. Mir\u00ebpo, me Sheshelin si gogol, Milosheviqi k\u00ebrkonte ta legjitimonte edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht sundimin e tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb dukej i moderuar e demokrat.<\/p>\n<p>Gjithsesi, k\u00ebt\u00eb loj\u00eb perverse politika serbe e p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Ngjash\u00ebm sillej edhe ish-presidenti serb Boris Tadi\u00e7, duke e p\u00ebrdorur si k\u00ebrc\u00ebnim para bot\u00ebs demokratike ish-varrmih\u00ebsin e qytetit t\u00eb Kragujevc-it, Tomisllav Nikoliq, i cili, i pushtuar nga obsesioni i tij p\u00ebr ta rikthyer Kosov\u00ebn n\u00ebn sundimin serb, nuk nguroi ta dekoronte m\u00eb medalje shtet\u00ebrore Omar al-Bashir-in, presidentin at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Sudanit, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pse ky i fundit ishte i akuzuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Darfur.<\/p>\n<p>Po ashtu Tadiqi e alarmonte bot\u00ebn edhe me kanakarin e T.Nikoliqit dhe V. Shesheljit, presidentin aktual, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, q\u00eb dikur n\u00eb rinin\u00eb e tij, si nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i p\u00ebrulur, u ofronte birra p\u00ebr t\u2019i freskuar mentor\u00ebt e tij ideologjik\u00eb dhe politik\u00eb gjat\u00eb s\u00ebk\u00eblldis\u00eb q\u00eb i kaplonte, derisa projektonin dhe zbatonin planet dhe strategjit\u00eb kriminale p\u00ebr gjenocid ndaj popujve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo loj\u00eb e dyfisht\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vazhduar edhe sot me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqin, ndon\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar. Aktualisht pa opozit\u00eb reale dhe si dominues absolut i sken\u00ebs politike serbe ai, sa her\u00eb shfaqet para kamerave, e merr nj\u00eb pamje trishtimi dhe paraqitet si nj\u00eb murg vetmitar, i lodhur dhe i rraskapitur nga barra q\u00eb e ka mbi supe. Se \u00ebsht\u00eb \u201ci frik\u00ebsuar nga mentaliteti i shoq\u00ebris\u00eb serbe\u201d dhe po ashtu \u201c\u00ebsht\u00eb z\u00ebri i vet\u00ebm i arsyes q\u00eb kund\u00ebrshton bashkimin e Republik\u00ebs Serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs me Serbin\u00eb\u201d. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e akuzojn\u00eb p\u00ebr tradhtar e q\u00eb i duhet q\u00eb n\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb force titanike t\u2019i mbaj\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb gjitha k\u00ebto potenciale shp\u00ebrthyese q\u00eb g\u00eblojn\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin e tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb kuj\u00eb neverit\u00ebse elita politike serbe ia arriti q\u00eb ta shmang ballafaqimin etik dhe juridik p\u00ebr tragjedit\u00eb e shkaktuara n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe ta suspendoj\u00eb fajin shtet\u00ebror p\u00ebr krimet e kryera n\u00ebn emrin e miteve t\u00eb tyre nacionale.<\/p>\n<p>I imunizuar nga kjo ndjenj\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqi sot merr guxim ta glorifikoj\u00eb Milosheviqin dhe veprimet e tij gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, duke deklaruar se \u201cai ishte nj\u00eb lider i madh dhe m\u00eb q\u00ebllime t\u00eb mira\u201d. Ky shembull tregon p\u00ebr zvjerdhjen e r\u00ebnd\u00eb morale t\u00eb k\u00ebsaj politike. Pra q\u00eb gjenocidi na qenka ide e mir\u00eb. E t\u00eb mos flasim k\u00ebtu se si n\u00eb Serbi shum\u00eb shkolla, rrug\u00eb dhe institucione tjera mbajn\u00eb emrat e krimineleve t\u00eb luft\u00ebs Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq. Me k\u00ebto veprime Serbia po tregon se n\u00eb vend t\u00eb pendimit, ballafaqimit me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj dhe k\u00ebrkimit t\u00eb rrug\u00ebve shoq\u00ebrore, morale, politike dhe psikologjike p\u00ebr p\u00ebrjetim t\u00eb katarsisit individual dhe kolektiv, ka vendosur ta memorizoj\u00eb dhe p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb iden\u00eb e gjenocidit ndaj popujve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mplkesje bizare e politik\u00ebs, mitit, ideologjis\u00eb shtet\u00ebrore nacionale, mentalitetit hegjemonik, oskilimit nd\u00ebrmjet interesave materiale p\u00ebr per\u00ebndimin dhe lidhjeve shpirt\u00ebrore me Rusin\u00eb, e pasqyron pellgun e veseve ku \u00ebsht\u00eb ngjizur mentaliteti anti-evropian i k\u00ebtij shteti. Fakte t\u00eb tilla tregojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e pakap\u00ebrcyeshme t\u00eb brendshme q\u00eb e frenojn\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatet me logjik\u00ebn e integrimit evropian, t\u00eb transformohet dhe t\u00eb pajtohet me realitetin dhe normat demokratike.<\/p>\n<p>Kurse shpresa p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar negociatat q\u00eb po mbahen n\u00eb Bruksel n\u00eb katalizator t\u00eb integrimit t\u00eb saj n\u00eb strukturat e Bashkimit Evropian ishte nj\u00ebra nga shtysat kryesore t\u00eb organizmit t\u00eb tyre. Serbis\u00eb i ofrohej perspektiva e integrimit evropian, mir\u00ebpo paraprakisht ajo duhej t\u00eb \u00e7lirohej nga miti mbi Kosov\u00ebn, nga deliri i madh\u00ebshtis\u00eb hyjnore, ta normalizonte veten dhe raportet me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, bisedimet fillimisht teknike e m\u00eb pastaj politike, filluan pas miratimit t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, n\u00eb vitin 2010, pak muaj pasi Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb kishte konstatuar s\u00eb shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas tekstit t\u00eb asaj rezolute, BE-ja, n\u00ebp\u00ebrmjet Sh\u00ebrbimit Evropian p\u00ebr Veprim t\u00eb Jasht\u00ebm (EEAS), si leht\u00ebsuese e k\u00ebtij dialogu do t\u00eb \u201cduhej t\u00eb promovonte bashk\u00ebpunimin, t\u00eb arrinte p\u00ebrparimin rrug\u00ebs drejt BE-s\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte jet\u00ebn e njer\u00ebzore\u201d. Prandaj edhe ky proces u quajt edhe dialog mbi t\u00eb ardhmen evropiane.<\/p>\n<p>Kurse Bashkimi Evropian p\u00ebr t\u2019ia leht\u00ebsuar rrug\u00ebn Serbis\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb kompromis fatal me parimet e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se kolektivisht ta orientonte presionin mbi Serbin\u00eb p\u00ebr ta detyruar q\u00eb ta pranonte pa kushte opinionin e GJND-s\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshironte t\u00eb integrohej n\u00eb BE, ky entitet zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkaq mungesa e nj\u00eb q\u00ebndrimi unik nga ana e BE-s\u00eb e cenoi perspektiv\u00ebn e k\u00ebtij procesi, q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Madje ky deficit nga ana e BE-s\u00eb ka ndikuar q\u00eb q\u00ebndrimi i saj t\u00eb mos dallohet prej atij t\u00eb Rusis\u00eb dhe Serbis\u00eb n\u00eb raport m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr rastin e Kosov\u00ebs. Rrjedhimisht BE-ja i shp\u00ebrfilli edhe parimet fondatore t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb cilat dikur fliste Robert Cooperi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dualiz\u00ebm jo korrekt , Brukseli me apo pa d\u00ebshir\u00eb, lejoi avancimin e Serbis\u00eb drejt integrimeve evropiane pa e kusht\u00ebzuar at\u00eb t\u00eb distancohet nga pretendimet territoriale n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Shkarje t\u00eb tilla kan\u00eb ndikuar q\u00eb asnj\u00eb nga objektivat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtyre negociatave t\u00eb mos jet\u00eb arritur.<\/p>\n<p>Jan\u00eb nd\u00ebrruar tre p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, fillimisht Barnosha Catherine Ashton, m\u00eb pastaj politikania italiane Fredrica Mogherini dhe tani spanjolli Josep Borrell, por p\u00ebrs\u00ebri po vazhdon e nj\u00ebjta amulli. Kosova hyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces m\u00eb shpres\u00ebn e realizmit t\u00eb interesave t\u00eb saj shtet\u00ebrore p\u00ebr stabilizim t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit, avancim t\u00eb konsolidimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb dhe integrimin e saj n\u00eb struktura e p\u00ebrbashk\u00ebta euro-atlantike. Mir\u00ebpo p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb sip\u00ebrcekura kjo agjend\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar tej mase.<\/p>\n<p>Lirisht mund t\u00eb thuhet se ky proces ka pasur prapakthim dhe degjenerim. Tensionet, provokimet dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr destabilizim nga ana Serbis\u00eb me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr ta bllokuar \u00e7do marr\u00ebveshje t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb nd\u00ebrmjet dy vendeve, por edhe intervenimet p\u00ebr grushtshtet n\u00eb Mal t\u00eb Zi me q\u00ebllim q\u00eb ta pengoj\u00eb integrimin e k\u00ebtij shteti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s\u00eb, apo edhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta minuar dhe sabotuar referendumin e mbajtur n\u00eb Maqedoni me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit synohej t\u00eb legjitimohej Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, ku m\u00eb fund do t\u2019i hapej rruga Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr tu integruar n\u00eb NATO si dhe n\u00eb BE, tregojn\u00eb qart\u00eb, se n\u00eb vend t\u00eb agjend\u00ebs evropiane, Serbia mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zbatim t\u00eb planeve gjeopolitike ruse. Maqedonia e Veriut arriti q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet n\u00eb fund nga k\u00ebto projeksione edhe fal\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb shtet dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb ethshme p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb me \u00e7do kusht pjes\u00eb e bot\u00ebs demokratike per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj politike skizofrenike, shteti serb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb streh\u00eb nga ku n\u00eb vazhdim\u00ebsi disperzohen forcat centrifugale anti-demokratike dhe anti-per\u00ebndimore. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb veg\u00ebl e doktrin\u00ebs strategjike t\u00eb kaosit, mentori ideologjik i s\u00eb cil\u00ebs mbetet presidenti i federat\u00ebs Ruse Vladimir Putin. Dhe se n\u00eb vend t\u00eb evropianizimit t\u00eb vetes ajo po zhytet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u00ebndrrat e saj fantazmagorike t\u00eb putinizmit t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>K\u00ebto tendenca rr\u00ebnuese nuk mund t\u00eb korrigjohen duke organizuar procese negociatore t\u00eb pafundme dhe konfuze nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si\u00e7 po duket t\u00eb jet\u00eb edhe fati i dialogut q\u00eb sapo ka rinisur n\u00eb Bruksel n\u00ebn nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Mirosllav Lajcakut dhe shefit t\u00eb ri t\u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrel. Kosova dhe aspiratat e saj euroatlantike nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb kurban duke pritur pafund\u00ebsisht demokratizimin dhe evropianizimin e Serbis\u00eb. Sepse ky rezultat nuk dihet se kur do t\u00eb arrihet apo ndoshta edhe nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb pengohen dhe shkallmohen potencialet e nj\u00eb shteti p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve strategjike dhe manis\u00eb p\u00ebr relevanc\u00eb despotike t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr<\/p>\n<p>Po ashtu do t\u00eb ishte gabim fatal n\u00ebse tentohet t\u00eb improvizohet nj\u00eb proces negociator sa p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb rrejshme se shteti serb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pal\u00eb konstruktive dialoguese me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsohet hapja e kapitujve t\u00eb mbetur n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj drejt integrimit n\u00eb BE. Ky skenar do t\u00eb ishte nj\u00eb kumt ogurzi jo vet\u00ebm p\u00ebr \u00ebndrrat evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb mbar\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Kosova e ka paguar nj\u00ebher\u00eb \u00e7mimin e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb demokratizimit t\u00eb Serbis\u00eb. Prandaj ajo nuk guxon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb viktim\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Q\u00eb kur filloi ashp\u00ebrsimi i kriz\u00ebs kosovare n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, her\u00eb m\u00eb shum\u00eb e her\u00eb m\u00eb pak, ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha fazat vendimtare t\u00eb k\u00ebsaj krize. N\u00ebp\u00ebrmjet formave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb angazhimit dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, ajo k\u00ebrkonte nj\u00eb zgjidhje politike p\u00ebr statusin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-276811","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276811\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}