{"id":276836,"date":"2020-08-03T13:55:37","date_gmt":"2020-08-03T11:55:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=276836"},"modified":"2020-08-03T13:55:37","modified_gmt":"2020-08-03T11:55:37","slug":"si-do-ta-kujtojme-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-do-ta-kujtojme-covid-19\/","title":{"rendered":"Si do ta kujtojm\u00eb Covid-19?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Otto English<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb thelb, historia mund t\u00eb ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb:n\u00eb at\u00eb q\u00eb na p\u00eblqen ta kujtojm\u00eb, dhe at\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqemi vazhdimisht ta harrojm\u00eb. Ne britanik\u00ebt kemi qejf t\u00eb egledisemi pas miteve heroike t\u00eb dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, por jemi m\u00eb pak t\u00eb prirur t\u00eb kujtojm\u00eb aspektet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb perandoris\u00eb, tregtin\u00eb e skllev\u00ebrve, apo varf\u00ebrin\u00eb degraduese q\u00eb prekur jet\u00ebn e aq shum\u00eb britanik\u00ebve t\u00eb epok\u00ebs viktoriane, sidomos n\u00eb lagjet e Londr\u00ebs Lindore.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Disa nga k\u00ebto histori jan\u00eb harruar, pasi ato p\u00ebrzihen me narrativat m\u00eb komode q\u00eb ne nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb. Disa harrohen, pasi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb tmerrshme p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend. At\u00ebher\u00eb, si do ta kujtojm\u00eb pandemin\u00eb e Covid-19?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendi \u00ebsht\u00eb rihapur, dhe njer\u00ebzit jan\u00eb dyndur pabeve apo plazheve, po zbulohet ndjenja dominuese, se shumica e tyre duan thjesht q\u00eb t\u00eb shohin p\u00ebrpara. Dy rastet e para me Covid-19 n\u00eb Britani u diagnostikuan m\u00eb 31 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, pik\u00ebrisht dit\u00ebn kur ne u larguam zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, jan\u00eb infektuar t\u00eb pakt\u00ebn 300.000 njer\u00ebz dhe 44.000 prej tyre kan\u00eb vdekur, nj\u00eb num\u00ebr ky m\u00eb i madh vdekjesh n\u00eb 6 muaj, sesa nga bombardimet e gjerman\u00ebve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Por ndryshe nga ajo ngjarje shum\u00eb e p\u00ebrkujtuar, nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb kriza e koronavirusit t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat. P\u00ebrkundrazi, po duket sikur ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb, ashtu si her\u00ebn e fundit kur nj\u00eb pandemi na gjunj\u00ebzoi.<\/p>\n<p><strong>Armiku i paduksh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 1918, nd\u00ebrsa Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore po shkonte drejt fundit t\u00eb saj t\u00eb hidhur, nj\u00eb armik i paduksh\u00ebm filloi t\u00eb vriste pa dallim n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e Frontit Per\u00ebndimor. Kjo ishte vala e dyt\u00eb e virusit H1N1, q\u00eb kishte kaluar thuajse pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e po atij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt q\u00eb do pasonin, ajo do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb s\u00ebmundjen m\u00eb vdekjeprur\u00ebse t\u00eb transmetueshme n\u00eb historin\u00eb e regjistruar. Nd\u00ebrsa \u201cGripi Spanjoll\u201d vazhdoi t\u00eb p\u00ebrhapej n\u00ebp\u00ebr llogore, ushtria amerikane pati m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb t\u00eb humbura nga virusi, sesa n\u00eb aksion kund\u00ebr armikut.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 340.000 trupa u shtruan n\u00eb spital. Tre\u00e7ereku i francez\u00ebve, dhe gjysma e t\u00eb gjith\u00eb trupave britanike u s\u00ebmur\u00ebn. Simptomat p\u00ebrfshinin rrjedhjen e pavullnetshme t\u00eb gjakut nga hund\u00ebt dhe vesh\u00ebt e viktimave. Pacient\u00ebt q\u00eb kishin simptomat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebsonin nj\u00eb ndryshim t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs n\u00eb vjollc\u00eb ose blu.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 1918, gripi e kap\u00ebrceu \u2018Tok\u00ebn e Askujt\u2019, dhe dep\u00ebrtoi n\u00eb ushtrin\u00eb gjermane. Brenda disa jav\u00ebsh, dhjet\u00ebra mij\u00ebra burra u s\u00ebmur\u00ebn ose vdiq\u00ebn, n\u00eb at\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb fakt goditja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr Fuqit\u00eb Qendrore. M\u00eb 11 n\u00ebntor, nj\u00eb Gjermani e rraskapitur e pranoi humbjen, duke \u00e7uar n\u00eb n\u00ebnshkrimin e Arm\u00ebpushimit.<\/p>\n<p><strong>Pandemia globale<\/strong><\/p>\n<p>Lufta mbaroi, por gripi po p\u00ebrhapej m\u00eb tej. Ushtar\u00ebt e bart\u00ebn virusin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, dhe n\u00eb muajt q\u00eb pasuan, vdekja dhe s\u00ebmundja p\u00ebrfshiu mbar\u00eb bot\u00ebn. Shumica e vendeve ishin t\u00eb ngadalta n\u00eb vler\u00ebsimin e shkall\u00ebs s\u00eb emergjenc\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga paralelet e shumta t\u00eb pak\u00ebndshme midis 1918-\u00ebs dhe pandemis\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ashtu si tani, pandemia e tronditi besimin e qytetar\u00ebve tek qeverit\u00eb, dhe \u00e7oi n\u00eb trazira civile. Trazirat racore n\u00eb SHBA-s\u00eb, t\u00eb nxitura nga vdekja e adoleshentit zezak, Eugjen Uilliams n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1919, u nxit\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr afro-amerikan\u00ebt gjat\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Britani, kryeministri Dejvid Lloid Xhorxh u s\u00ebmur dhe gati vdiq. Spitalet u mbingarkuan, teksa u vun\u00eb n\u00eb zbatim karantinat dhe distancimi social. Shkollat \u200b\u200bdhe fabrikat u mbyll\u00ebn. Pamjet e koh\u00ebs n\u00eb San Fran\u00e7isko Dit\u00ebn e Arm\u00ebpushimit, tregojn\u00eb njer\u00ebz me maska n\u00eb fytyr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e rrepta t\u00eb miratuara n\u00eb Kaliforni, por \u201clibertarian\u00ebt\u201d e koh\u00ebs e kund\u00ebrshtonin, dhe krijuan nj\u00eb \u201cLidhje kund\u00ebr maskave\u201d.<\/p>\n<p>Kur kaloi vala e kat\u00ebrt e pandemis\u00eb n\u00eb marsin e vitit 1920, 1 n\u00eb 3 njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ishte s\u00ebmurur, dhe rreth 50-100 milion\u00eb njer\u00ebz (5.4 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb globale) kishte vdekur. Ajo shif\u00ebr ishte m\u00eb e lart\u00eb se sa t\u00eb gjitha vdekjet e civil\u00ebve dhe ushtar\u00ebve nga t\u00eb gjitha vendet n\u00eb t\u00eb dyja luft\u00ebrat bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>U harrua me leht\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>E megjithat\u00eb kur mbaroi, p\u00ebrvoja jon\u00eb me gripin spanjoll u harrua me shpejt\u00ebsi, dhe me q\u00ebllim. Britania ka nj\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb madhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Londr\u00ebs p\u00ebr kafsh\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb luft\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00eb pllak\u00eb bronzi p\u00ebr viktimat e asaj pandemie t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>Nuk pati asnj\u00eb p\u00ebrkujtes\u00eb zyrtare t\u00eb 250.000 t\u00eb vdekurve britanik\u00eb apo mij\u00ebra punonj\u00ebsve<\/p>\n<p>t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn ta frenonin val\u00ebn e pandemis\u00eb. Gripi Spanjoll nuk u kujtua as n\u00eb art. Vitet 1920 ishin nj\u00eb epok\u00eb e art\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb amerikane dhe evropiane, e megjithat\u00eb ajo pandemi nuk p\u00ebrmendet gj\u00ebkundi.<\/p>\n<p>Edhe ata pak shkrimtar\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebn disi, p\u00ebrfshir\u00eb T.S Eliot, e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e \u201cshkrin\u00eb\u201d pandemin\u00eb me p\u00ebrvojat e llogoreve. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet arsyeja. Mbi luft\u00ebn ka nj\u00eb mori poezish t\u00eb zymta; ku imazhet e radh\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb t\u00eb rinjve simpatik\u00eb q\u00eb marshojn\u00eb drejt Frontit Per\u00ebndimor, jan\u00eb klishet\u00eb m\u00eb mitike. Nga ana tjet\u00ebr, vdekja nga gripi nuk ka asgj\u00eb lirike. K\u00ebshtu, me shpejt\u00ebsi tragjedia kolektive u b\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb histori.<\/p>\n<p><strong>Leksionet nga 2020-ta<\/strong><\/p>\n<p>A do t\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me Covid-19? Ju sigurisht do t\u00eb shpresoni q\u00eb jo. Si\u00e7 e tregojn\u00eb ngjarjet e viteve 1918-2020, historia ka nj\u00eb zakon acarues q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrit veten, dhe ka leksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar, duke ia p\u00ebrcjell\u00eb ato brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pandemit\u00eb e sfidojn\u00eb ndjenj\u00ebn ton\u00eb t\u00eb lindur t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb. N\u00ebse politikan\u00ebt veprojn\u00eb shpejt dhe me siguri, ata mund t\u00eb na shp\u00ebtojn\u00eb nga efektet e tyre m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Por viruset, nga natyra e tyre, jan\u00eb p\u00ebrtej kontrollit t\u00eb cilitdo prej nesh. Ato ekspozojn\u00eb defektet thelb\u00ebsore t\u00eb qeverive, g\u00ebnjeshtr\u00ebn se gjith\u00e7ka mund t\u00eb zgjidhet, dhe m\u00eb shum\u00eb se sa kaq:ato na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb kuptojm\u00eb se sa t\u00eb brisht\u00eb jemi.<\/p>\n<p>Ndikimi i k\u00ebtij emergjence t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, do t\u00eb zgjas\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra. Ai do t\u00eb jet\u00eb atje me deg\u00ebzimet e veta afatgjata ekonomike, n\u00eb efektin q\u00eb ka pasur mbi nj\u00eb gjenerat\u00eb n\u00eb arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve, dhe n\u00eb traum\u00ebn kolektive t\u00eb pashprehur t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje.<\/p>\n<p>Pandemia do t\u00eb ndikoj\u00eb padyshim n\u00eb politik\u00eb-b\u00ebrje p\u00ebr breza me radh\u00eb. Gripi Spanjoll \u00e7oi n\u00eb thirrjet p\u00ebr nj\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor universal. Dhe sot asnj\u00eb politikan britanik nuk do t\u00eb guxonte t\u00eb sulmonte hapur Sistemin Komb\u00ebtar Sh\u00ebndet\u00ebsor (NHS).<\/p>\n<p>Pandemia ka nxjerr\u00eb zbuluar mallkimin e arroganc\u00ebs britanike, dhe val\u00ebn e populizmit t\u00eb Brexit. Kryeministri Boris Xhonson, mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i aft\u00eb n\u00eb fitimin e zgjedhjeve, dhe n\u00eb paralelizmat q\u00eb b\u00ebn mes vetes dhe Uinston \u00c7\u00ebr\u00e7illit, por kur u p\u00ebrball me nj\u00eb emergjenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai u hutua dhe d\u00ebshtoi me shum\u00eb leht\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb ndjekje t\u00eb nj\u00eb zgjidhje unike t\u00eb Britanis\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk ishte nj\u00eb kriz\u00eb unike e Britanis\u00eb, i vetmi ekskluzivitet ishte numri m\u00eb i madh i vdekjeve sesa i \u00e7do vendi tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Prandaj, leksioni q\u00eb nuk duhet ta harrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb ky:Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb nd\u00ebrvarur, dhe zgjedhjet tona kan\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Premtimet boshe dhe parullat standarde ting\u00ebllojn\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb mira, por ato nuk kan\u00eb asnj\u00eb kuptim, kur vdesin dhjet\u00ebra mij\u00ebra bashk\u00ebqytetar\u00eb. Ndoshta \u201cmonumenti\u201d m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb, dhe shkall\u00ebn e humbjeve q\u00eb po p\u00ebsojm\u00eb nga koronavirusi, mund t\u00eb jet\u00eb garancia q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb mos harrojm\u00eb. \/ \u201cPolitico.eu\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Otto English N\u00eb thelb, historia mund t\u00eb ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb:n\u00eb at\u00eb q\u00eb na p\u00eblqen ta kujtojm\u00eb, dhe at\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqemi vazhdimisht ta harrojm\u00eb. Ne britanik\u00ebt kemi qejf t\u00eb egledisemi pas miteve heroike t\u00eb dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, por jemi m\u00eb pak t\u00eb prirur t\u00eb kujtojm\u00eb aspektet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb perandoris\u00eb, tregtin\u00eb e skllev\u00ebrve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":276837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-276836","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}