{"id":278933,"date":"2020-08-06T16:57:38","date_gmt":"2020-08-06T14:57:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=278933"},"modified":"2020-08-06T16:57:38","modified_gmt":"2020-08-06T14:57:38","slug":"pse-paciente-qe-mendohet-se-jane-sheruar-dalin-me-covid-me-vone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/pse-paciente-qe-mendohet-se-jane-sheruar-dalin-me-covid-me-vone\/","title":{"rendered":"Pse pacient\u00eb q\u00eb mendohet se jan\u00eb sh\u00ebruar, dalin me Covid m\u00eb von\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Analizat p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, n\u00ebse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 jan\u00eb kushti kryesor p\u00ebr parandalimin e pandemis\u00eb. Por sa her\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb analizat dhe kush duhet t\u00eb kontrollohet?<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb treg jan\u00eb duke u futur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb lloje analizash p\u00ebr kontrollin e virusit t\u00eb coron\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb muajit korrik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ekzistonin 270 produkte t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analizat. Ato ndahen kryesisht n\u00eb tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike (ELISA) dhe analizat antigjene.<\/p>\n<p><strong>Analizat e PCR<\/strong><\/p>\n<p>Analiza n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb infektuar dhe mund t\u2019ia ngjis\u00eb virusin edhe t\u00eb tjer\u00ebve b\u00ebhet kryesisht me metod\u00ebn e reaksionit zinxhir t\u00eb polimerazeve (PCR), nj\u00eb enzym\u00eb q\u00eb krijon polimere t\u00eb caktuara, sidomos ADN. Po ashtu ekzistojn\u00eb t\u00eb ashtuquajtuarat analizat e amplifikimit t\u00eb ADN-s\u00eb, q\u00eb funksionojn\u00eb ngjash\u00ebm si analizat e PCR.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy rastet pacientit i merret prova e p\u00ebshtym\u00ebs n\u00eb goj\u00eb me ndihm\u00ebn e nj\u00eb cop\u00ebze pambuku. Edhe kollitjet nga thell\u00ebsia e mushk\u00ebrive jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e caktuar e genotipit, nj\u00eb lloj gjeni i caktuar, i marr\u00eb nga prova shumohet disa her\u00eb dhe n\u00eb fund nj\u00eb proces biokimik me emrin Agarose-Gelelektrophorese p\u00ebrcakton, n\u00ebse gjenotipi i virusit ndodhet n\u00eb prov\u00eb. N\u00ebse gjenotipi gjendet n\u00eb t\u00eb, at\u00ebher\u00eb pacienti \u00ebsht\u00eb i infektuar. N\u00ebse gjenotipi nuk ndodhet aty, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se pacienti nuk \u00ebsht\u00eb i prekur. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb virusi t\u00eb mos ndodhet n\u00eb prov\u00ebn e p\u00ebshtym\u00ebs, e megjithat\u00eb t\u00eb ndodhet diku n\u00ebp\u00ebr trup.<\/p>\n<p>Kjo mbase shpjegon pse n\u00eb raste t\u00eb caktuara pacient\u00eb me COVID-19, q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebruar, dalin m\u00eb von\u00eb t\u00eb infektuar kur u b\u00ebhen analizat e PCR. Ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste virusi t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb prezent gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Mjeku i s\u00ebmundjeve infektive n\u00eb spitalin Charit\u00e9 t\u00eb Berlinit, Christian Drosten, thot\u00eb se kjo do t\u00eb ishte sikur t\u00eb dije t\u00eb kapje n\u00eb nj\u00eb liqen peshkun e art\u00eb duke p\u00ebrdorur rrjet\u00eb peshku. Kur nxjerr rrjet\u00ebn nga uji dhe sheh q\u00eb nuk ka peshk n\u00eb t\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se peshqit nuk ndodhen n\u00eb liqen.<\/p>\n<p>Pse pacient\u00eb q\u00eb mendohet se jan\u00eb sh\u00ebruar, dalin me Covid<\/p>\n<p><strong>Analiza t\u00eb shpejta t\u00eb PCR<\/strong><\/p>\n<p>Analizat tradicionale t\u00eb PCR duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb nj\u00eb laborator. Shpesh ato b\u00ebhen me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, sepse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb b\u00ebhen mij\u00ebra analiza. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb zakonisht pacienti merr p\u00ebrgjigje pas disa or\u00ebsh, ose pas disa dit\u00ebsh. M\u00eb shpejt b\u00ebhen analizat e ashtuquajtura analiza t\u00eb shpejta t\u00eb PCR. Prova n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk d\u00ebrgohet n\u00eb nj\u00eb laborator qendror, por analizat b\u00ebhen n\u00eb vend me pajisje ambulante. K\u00ebto pajisje mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen aq shum\u00eb saq\u00eb rezultati \u00ebsht\u00eb gati pas tre\u00e7erek ore. E keqja e k\u00ebsaj analize \u00ebsht\u00eb se pajisjet nuk arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 80 analiza n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analizat e antigjenit<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto analiza t\u00eb shpejta kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb treg para disa jav\u00ebsh, dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur, pothuajse si kontrollet e shtatz\u00ebnis\u00eb. Edhe n\u00eb analizat e antigjenit merret prova nga p\u00ebshtyma. K\u00ebrkimi i virusit b\u00ebhet me metod\u00ebn e immunoassay-it fluoreshent (FIA). K\u00ebto analiza e japin rezultatin brenda nj\u00eb \u00e7erek ore duke treguar n\u00ebse nj\u00eb pacient \u00ebsht\u00eb i infektuar akut dhe \u00ebsht\u00eb ngjit\u00ebs. Megjithat\u00eb analizat e antigjenit nuk jan\u00eb aq t\u00eb sakta sa analizat e PCR. E mira e tyre \u00ebsht\u00eb se vihen leht\u00eb n\u00eb dispozicion dhe krijojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Analizat e gripit q\u00eb funksionojn\u00eb sipas t\u00eb nj\u00ebjtit parim, arrijn\u00eb ndjeshm\u00ebri di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se 50 p\u00ebrqind, dhe sakt\u00ebsi prej 99 p\u00ebrqind. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb n\u00eb dy persona t\u00eb infektuar, identifikohet si i till\u00eb. Nj\u00eb n\u00eb 100 persona t\u00eb testuar, pati dal\u00eb gabimisht me rezultat pozitiv.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mjek\u00eb preferojn\u00eb p\u00ebrdorimin e analizave t\u00eb antigjenit, sepse shpresojn\u00eb se k\u00ebshtu mund t\u00eb zbulojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb infektuar, sepse analizat kan\u00eb rezultate t\u00eb sakta sidomos kur pacient\u00ebt kan\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb madhe virusi. Ky \u00ebsht\u00eb dhe momenti kur nj\u00eb Superspreader mund t\u00eb infektoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendeve, p\u00ebrshembull n\u00eb Gjermani, analizat e shpejta nuk jan\u00eb falas. Meqen\u00ebse sipas ligjit p\u00ebr mbrojtjen nga infeksioni t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me SARS-CoV-2 jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb lajm\u00ebrohen, analizat duhet t\u2018 i b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm mjek\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmi p\u00ebr nj\u00eb infeksion n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Analizat serologjike (ELISA) tregojn\u00eb p\u00ebr antitrupat q\u00eb ndodhen n\u00eb gjak, sepse i ka nxjerr\u00eb sistemi imunitar p\u00ebr t\u00eb luftuar virusin. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se trupi ka pasur nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb reaksion imunitar kund\u00ebr infeksionit me nj\u00eb virus t\u00eb caktuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb personi q\u00eb kontrollohet duhet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb prov\u00eb gjaku. Analizat b\u00ebhen n\u00eb laborator.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb prodhuesit kan\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb sipas k\u00ebtij parimi, megjithat\u00eb analizat duhen b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb mjek. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjaftojn\u00eb disa pika gjaku, nj\u00ebsoj si gjat\u00eb kontrollit t\u00eb diabetit, q\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb aparat mat\u00ebs bashk\u00eb me solucionin amortizues.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb gjak ndodhen imunoglobinat tipike p\u00ebr SARS-CoV-2, lgM dhe lgG at\u00ebher\u00eb prova ngjyroset. Nj\u00eb rezultat pozitiv do t\u00eb thot\u00eb se personi ka kaluar nj\u00eb infeksion corone dhe ka zhvilluar nj\u00eb imunitet t\u00eb caktuar. Por, edhe mund t\u00eb mos jet\u00eb k\u00ebshtu. Sepse pothuajse t\u00eb gjitha testet e antitrupave \u201ereagojn\u00eb kryq\u201d, thot\u00eb Drosten.<\/p>\n<p>Disa prodhues premtojn\u00eb se tek produktet e tyre kjo nuk ndodh. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb dikush q\u00eb ka dal\u00eb me rezultat pozitiv, t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb virus tjet\u00ebr, p\u00ebrshembull nj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, por jo infeksion me SARS-CoV-2.<\/p>\n<p><strong>Kur dhe kush ia vlen t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat?<\/strong><\/p>\n<p>Analizat e PCR dhe t\u00eb antigjeneve jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00ebse pacient\u00ebt dhe personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontakt me ta jan\u00eb t\u00eb infektuar dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb forme karantine duhet t\u00eb vendosen: A mjafton q\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb personi q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kontakt nj\u00eb ndalim qarkullimi dyjavor, duke pasur kontakt me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, apo i duhet dh\u00ebn\u00eb izolim total?<\/p>\n<p>Analizat ELISA jan\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr epidemiologjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa vet\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb infeksion dhe nuk e kan\u00eb ditur dhe n\u00ebse kan\u00eb arritur dikur nj\u00eb imunitet t\u00eb caktuar grupi.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ndihmoj\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb kufizimet e b\u00ebra p\u00ebr coron\u00ebn. Analizat mund t\u00eb ndihmojn\u00eb edhe ata persona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me COVID-19, ose ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vaksin\u00ebn e re, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar imunitetin.<\/p>\n<p>Klinika t\u00eb ndryshme universitare gjermane kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb studime gjat\u00eb t\u00eb cilave ato kontrollojn\u00eb me analizat ELISA pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb zgjedhur sponatinisht n\u00ebse kan\u00eb infeksione q\u00eb nuk i din\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si vepron virusi.<\/p>\n<p><strong>Strategjit\u00eb e vendeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr analizat<\/strong><\/p>\n<p>Vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs sillen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme me analizat e coron\u00ebs. Arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme: Ndryshime n\u00eb eficienc\u00ebn e sistemit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, prania e analizave dhe ndryshimet n\u00eb kapacitetin e laboratoreve kan\u00eb luajtur rol po ashtu si pyetja, sa seriozisht u morr rreziku q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebr shembull Korea e Jugut, q\u00eb pati m\u00ebsuar nga p\u00ebrvojat e epidemis\u00eb SARS n\u00eb vitin 2002, ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb filloi shum\u00eb her\u00ebt t\u00eb b\u00ebj\u00eb kontroll sistematik t\u00eb njer\u00ebzve, edhe t\u00eb atyre q\u00eb nuk kishin simptoma, dhe vazhdoi ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe kur numri i rasteve ishte krahasimisht i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb b\u00ebn shum\u00eb analiza, por kryesisht p\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb patur kontakt me t\u00eb infektuarit dhe tregojn\u00eb simptoma. Vende t\u00eb tjera, si SHBA, jan\u00eb duke ngritur masivisht kapacitetet e analizave. Sidoqoft\u00eb, atje pandemia ka ecur shum\u00eb p\u00ebrpara dhe numri i rasteve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, ka shtete si n\u00eb Afrik\u00eb p\u00ebr shembull ku nuk b\u00ebhen fare kontrolle.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analizat p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, n\u00ebse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 jan\u00eb kushti kryesor p\u00ebr parandalimin e pandemis\u00eb. Por sa her\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb analizat dhe kush duhet t\u00eb kontrollohet? N\u00eb treg jan\u00eb duke u futur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb lloje analizash p\u00ebr kontrollin e virusit t\u00eb coron\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb muajit korrik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":278939,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-278933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/278939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}