{"id":27996,"date":"2019-04-26T18:18:53","date_gmt":"2019-04-26T16:18:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=27996"},"modified":"2019-04-26T18:18:53","modified_gmt":"2019-04-26T16:18:53","slug":"kosova-shteti-i-dyte-i-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kosova-shteti-i-dyte-i-kombit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Kosova, shteti i dyt\u00eb i kombit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Xhavit Haliti\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Po mbushen 20 vjet nga \u00e7lirimi prej sundimit serb dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 11 vjet nga shpallja dhe njohja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kosov\u00ebs shtet, nga m\u00eb se gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Por, me gjith\u00eb k\u00ebto arritje, vazhdojn\u00eb t\u00eb gjallojn\u00eb e zhurmojn\u00eb mes nesh, n\u00eb grupimet shoq\u00ebrore e n\u00eb politik\u00eb, dy mentalitete:<\/p>\n<p>\u2013 S\u00eb pari, Republika e Kosov\u00ebs u krijua p\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar dhe njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 S\u00eb dyti, zgjidhjen e raportit kuptimor e funksional mes shtetit dhe kombit. Objektivi themelor i k\u00ebtij mentaliteti \u00ebsht\u00eb dilema \u201ckombi e b\u00ebn shtetin apo shteti e b\u00ebn kombin\u201d.<\/p>\n<p>Idet\u00eb, p\u00ebrvoja dhe historia evropiane dhe bot\u00ebrore ende nuk japin nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrmbyll\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb n\u00eb raportet komb-shtet; kombi krijoi shtetin apo e kund\u00ebrta. Ne shqiptar\u00ebt, qysh n\u00eb shekullin19-t\u00eb, kemi aspiruar, jemi p\u00ebrpjekur e kemi luftuar, si dhe kemi b\u00ebr\u00eb prezent te \u201cFuqit\u00eb e M\u00ebdha\u201d d\u00ebshir\u00ebn dhe synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar komb dhe shtetin komb\u00ebtar. Synimi, d\u00ebshira dhe p\u00ebrpjekjet e gjithanshme t\u00eb shqiptar\u00ebve krijuan shtetin. Pra, ne, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb trojet tona etnike n\u00eb Ballkan krijuam shtetin, Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb jo p\u00ebr fajin ton\u00eb, nuk p\u00ebrfshiu brenda kufijve politik\u00eb gjysm\u00ebn e kombit dhe t\u00eb territoreve shqiptare.<\/p>\n<p>Ky shtet edhe pse i gjymtuar r\u00ebnd\u00eb gjeografikisht e politikisht sh\u00ebrbeu si kolon\u00eb mbajt\u00ebse e referenc\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb kombin. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij jemi prezantuar si shqiptar\u00eb n\u00eb ish -Jugosllavi, por edhe ku kemi emigruar. Ekzistenca e Shqip\u00ebris\u00eb, referimi tek ajo, te simbolet shtet\u00ebrore t\u00eb saj (flamuri, himni), ka pasur ndikimin e vet t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb statuset politike e kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ish -Jugosllavi. Nga pjes\u00eb e Serbis\u00eb u b\u00eb krahin\u00eb autonome, e n\u00eb mes t\u00eb viteve \u201870-t\u00eb u njoh\u00ebm si subjekt i barasvlefsh\u00ebm kushtetues me republikat e tjera. Kuptohet, kjo u arrit me sakrificat dhe luft\u00ebn ton\u00eb n\u00eb em\u00ebr dhe n\u00ebn frym\u00ebzimin komb\u00ebtar q\u00eb, natyrsh\u00ebm, edhe frym\u00ebzoheshin e mb\u00ebshteteshin edhe nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kombi yn\u00eb, pas luft\u00ebrash dhe p\u00ebrfundimesh jo t\u00eb drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sot njihet dhe mund t\u00eb prezantohet kudo n\u00eb Bot\u00eb me emrin e vet komb\u00ebtar, n\u00ebn sigl\u00ebn e dy shteteve. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit, shqiptar\u00ebt aktualisht kan\u00eb dy ul\u00ebse n\u00eb Asamblen\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamentare t\u00eb KE-s\u00eb, n\u00eb UEFA dhe FIFA, n\u00eb Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, n\u00eb FMN, si dhe n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e shteteve evropiane dhe n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Tashm\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb shtet, subjekt i bashk\u00ebsis\u00eb evropiane e bot\u00ebrore, dhe si shtet i ri, na takon e drejta p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB, NATO dhe n\u00eb BE. T\u00eb gjitha k\u00ebto i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit, por jo t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Fillim zgjidhjet e dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb parashtruara jan\u00eb t\u00eb qarta dhe mjaftuesh\u00ebm t\u00eb arsyeshme. Objektivi i luft\u00ebs ton\u00eb ishte shk\u00ebputja nga Serbia dhe bashkimi me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb arritje t\u00eb k\u00ebtij objektivi t\u00eb luft\u00ebs, ishim nxit\u00ebs, mb\u00ebshtet\u00ebs dhe bashk\u00ebsakrifikues me aleatin ton\u00eb t\u00eb madh NATO-n.<\/p>\n<p>Fituam dhe si fitimtar\u00eb bashk\u00ebrisht vendos\u00ebm edhe rregullat; pavar\u00ebsi t\u00eb garantuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb, dhe strukturimi e funksionimi si shtet n\u00eb raportet rajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kemi festuar 11-vjetorin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe jemi n\u00eb prag t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit nga Serbia, por ende jemi n\u00eb p\u00ebrballje me dilem\u00ebn: nj\u00eb shtet unifikon kombin, nd\u00ebrsa dy shtete t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit komb e ndajn\u00eb at\u00eb. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje dilem\u00ebs s\u00eb m\u00eb sip\u00ebrme mendoj se jan\u00eb edhe veprimet e 5-6 viteve t\u00eb fundit t\u00eb qeverive n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb p\u00ebr organizimin e mbledhjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr hapje kufiri, nj\u00ebsim doganash, marr\u00ebveshje tregtare e veprimesh n\u00eb rrafshin e arsimit e kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Me \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb si shtet u njoh\u00ebm dhe fituam t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn t\u00eb kemi nj\u00eb em\u00ebr, nj\u00eb simbol dhe nj\u00eb vend p\u00ebrfaq\u00ebsues, pa fshehur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare. Prirja dhe p\u00ebrpjekjet e ndryshme p\u00ebr bashkim, t\u00eb dy shteteve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr politike, shpirt\u00ebrore se sa reale. N\u00eb kushtet aktuale gjeo-politike ekzistenca e dy shteteve, e dy ul\u00ebseve, e dy z\u00ebrave n\u00eb forumet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e kombit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka dy shekuj q\u00eb Evropa dhe m\u00eb gjer\u00eb na njohin si komb. Por fqinj\u00ebt tan\u00eb q\u00eb krijuan shtete para nesh, jan\u00eb p\u00ebrpjekur historikisht t\u00eb na \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb, t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb, t\u00eb na asimilojn\u00eb, t\u00eb na d\u00ebbojn\u00eb nga trojet tona dhe t\u00eb na l\u00ebn\u00eb pa atdhe. Dhe kur d\u00ebshtuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb synim, amplifikuan iden\u00eb e \u201cpaaft\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet. Por, krijimi dhe funksionimi i dy shteteve tona n\u00eb Ballkan d\u00ebshmon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb demostrojm\u00eb bot\u00ebrisht aft\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtete dhe p\u00ebrmes fuqizimit e konsolidimit t\u00eb tyre, t\u00eb begatojm\u00eb e t\u00eb prosperojm\u00eb mbar\u00eb kombin shqiptar n\u00eb trojet etnike e n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>*Autori \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Xhavit Haliti\u00a0 Po mbushen 20 vjet nga \u00e7lirimi prej sundimit serb dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 11 vjet nga shpallja dhe njohja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kosov\u00ebs shtet, nga m\u00eb se gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb OKB-s\u00eb. Por, me gjith\u00eb k\u00ebto arritje, vazhdojn\u00eb t\u00eb gjallojn\u00eb e zhurmojn\u00eb mes nesh, n\u00eb grupimet shoq\u00ebrore e n\u00eb politik\u00eb, dy mentalitete: \u2013 S\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":27997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-27996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}