{"id":286597,"date":"2020-08-21T11:39:38","date_gmt":"2020-08-21T09:39:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=286597"},"modified":"2020-08-21T11:39:38","modified_gmt":"2020-08-21T09:39:38","slug":"ushtari-i-uck-se-me-5-plage-tregon-si-e-sheroi-bajram-rexhepi-me-shendet-plaget-e-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/ushtari-i-uck-se-me-5-plage-tregon-si-e-sheroi-bajram-rexhepi-me-shendet-plaget-e-lirise\/","title":{"rendered":"Ushtari i U\u00c7K-s\u00eb me 5 plag\u00eb tregon si e sh\u00ebroi Bajram Rexhepi: Me sh\u00ebndet plag\u00ebt e liris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Autor:<\/strong>\u00a0Shkumbin B. Kajtazi<\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Fjal\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb dy jet\u00eb: nj\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuar, e nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbyllur me krenari.<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201cI bajsh me sh\u00ebndet plag\u00ebt p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb Bajram Rexhepi ushtarit t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb, Burim Idrizit, i cili at\u00ebbot\u00eb kishte marr\u00eb 5 plag\u00eb n\u00eb trupin e njom\u00eb por t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nj\u00eb 18 vje\u00e7ari.<\/p>\n<p>Lot\u00ebt e ushtarit i kishin rrjedhur, jo n\u00eb fytyr\u00eb sa n\u00eb zemr\u00ebn e \u201cplagosur\u201d por t\u00eb fort\u00eb q\u00eb i kishte siguruar mbijet\u00ebs\u00ebn dikur, kur kishte marr\u00eb lajmin p\u00ebr vdekjen e doktorit dhe ish-kryeministrit.<\/p>\n<p>\u201cHeroi im doktor\u2019\u201d e quajti dje ushtari Bajram Rexhepin, Burim Idrizi, i cili gjall\u00eb thot\u00eb t\u00eb jet\u00eb fal\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dy fjal\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, por q\u00eb tregonin dy jet\u00eb: nj\u00eb q\u00eb shp\u00ebtohet, e disa vite pas, tregojn\u00eb edhe nj\u00eb q\u00eb mbyllet me krenari p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Por, si rr\u00ebfen ushtari koh\u00ebn kur u plagos dhe kur Bajram Rexhepi i premtoi se \u201cdo t\u2019i shkonte pas kudo\u201d, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr ta sh\u00ebruar? Burim Idrizi, tash veteran i U\u00c7K\u2019s\u00eb tregon dit\u00ebn kur u plagos dhe dit\u00ebn kur u mjekua s\u00eb pari nga doktori Bajram Rexhepi, tashm\u00eb i ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nLiria ishte vet\u00ebm n\u00eb zemrat dhe mendjet e ushtar\u00ebve n\u00eb at\u00eb dit\u00eb. N\u00eb realitet vinin akoma predha. Ishte luft\u00eb e padenj\u00eb sipas tyre, pasi n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit, ata duheshin p\u00ebrdorur strategji p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar predhave q\u00eb gjuheshin nga larg\u00ebsia. Shpesh disa metra, e her\u00eb milimetrat, i shp\u00ebtonin nga nj\u00eb goditje q\u00eb s\u2019do t\u2019i shp\u00ebtonte as ndonj\u00eb mbinjeri. Por, dita e kobshme e nj\u00ebkoh\u00ebsisht fatlume p\u00ebr t\u2019i bartur \u201cplag\u00ebt e liris\u00eb\u201d n\u00eb trup, p\u00ebr Burim Idrizin po trokiste n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte dit\u00eb e zakonshme 15 shtatori i 1998\u2019\u00ebs kur n\u00eb pozicionin e krijuar p\u00ebr tre persona ishte futur edhe ai bashk\u00eb me shok\u00eb. Mbronte shokun e luft\u00ebs i cili kishte n\u00eb duar automatikun. At\u00eb dit\u00eb serb\u00ebt kishin p\u00ebrdorur nj\u00eb strategji tjet\u00ebr. Ishin nisur me k\u00ebmb\u00ebsori p\u00ebr t\u2019u kthyer menj\u00ebher\u00eb pas nga plumbat e ushtar\u00ebve t\u00eb Brigad\u00ebs 141 \u201cMeh\u00eb Uka\u201d, dhe p\u00ebr t\u2019i sulur p\u00ebrs\u00ebri predhahedh\u00ebsit. N\u00eb fush\u00ebn ku luftohej binin parreshtur predha t\u00eb tilla, aq sa lisat af\u00ebr ishin b\u00ebr\u00eb \u201cblozh\u00eb\u201d nga cop\u00ebzat e tyre. K\u00ebshtu ishte rrezik t\u00eb b\u00ebheshin edhe trupat e ushtar\u00ebve po q\u00eb nuk kishte pak kujdes.<\/p>\n<p>Dita e plag\u00ebve kishte nisur. Nj\u00eb rinosh po aq sa Burimi kishte pranuar nj\u00eb cop\u00ebz granate n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ai vrapoi, doli n\u00eb fush\u00ebn e hapur dhe i shkoi n\u00eb ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018M\u00eb l\u2019sho, kam ardh\u00eb p\u00ebr m\u2019e vdek\u00eb k\u2019tu\u2019, tregon t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb ushtari.<\/p>\n<p>Burimi si hajgarexhi q\u00eb shquhej edhe n\u00eb luft\u00eb, duhet t\u2019i largonte mendjen nga vdekja. E po, edhe s\u2019ishte koha p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ishte vet\u00ebm shtatori i 98\u2019\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ohu more, se hala nuk e ke shpagu veten n\u00eb luft\u00eb\u2019, i kishte th\u00ebn\u00eb Burimi, dhe e kishte kapur nga rrypi i pas\u00ebm p\u00ebr ta t\u00ebrhequr. Af\u00ebr tij ishte afruar nj\u00eb ushtar tjet\u00ebr, Saim quhej, dhe i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb ndihm\u00eb. Ishin k\u00ebto minutat kur ai d\u00ebgjonte me vesh\u00ebt e vog\u00ebl por vigjilent nj\u00eb zhurm\u00eb. Ishte e nj\u00eb predhe, fishk\u00ebllima e t\u00eb cil\u00ebs tregonte se ishte af\u00ebr. Nga predhat e shpeshta e dinim me sakt\u00ebsi ku do t\u00eb binin. At\u00eb dit\u00eb llogarin\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb gabim, ra vet\u00ebm pak p\u00ebrtej meje, ani pse \u2018duhej\u2019 t\u00eb binte mbi 10 metra larg\u2019, tregon Burimi me n\u00ebnqeshje, si p\u00ebr t\u00eb treguar se lufta b\u00ebhet me humor p\u00ebrt\u2019ufituar. Madje, edhe vdekjes i buz\u00ebqeshet.<\/p>\n<p>\u201cFluturova pas disa metra. Mbaja shokun p\u00ebr brezi, por fuqia e predh\u00ebs ishte e madhe. Kur u p\u00ebrmenda, pash\u00eb q\u00eb m\u00eb ishte mbuluar dora nga gjaku. Pash\u00eb q\u00eb kisha humbur gishtat, por fatmir\u00ebsisht pash\u00eb se m\u00eb kishin shp\u00ebtuar dy: i madhi dhe i vogli. Si l\u00ebvozhg\u00eb bananeje duken\u201d. shton me shp\u00ebti, Burimi.<\/p>\n<p>At\u00eb moment nuk ndinte dhimbje. Ai thot\u00eb se \u00e7ap\u00ebllente syt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb me vete se ishte \u00ebnd\u00ebrr. Nuk e kishte ndjer\u00eb as k\u00ebmb\u00ebn. P\u00ebrs\u00ebri kishte mbyllur syt\u00eb duke besuar se ishte \u00ebnd\u00ebrr. Dikur kishte d\u00ebgjuar z\u00ebrin e ushtar\u00ebve serb\u00eb dhe kishte kuptuar se \u00ebndrrat me serb\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishin p\u00ebr t\u2019u par\u00eb me aq neglizhenc\u00eb. Ishte munduar t\u00eb ngrihet dhe kishte par\u00eb q\u00eb s\u2019arrinte ta b\u00ebnte. Aty u bind q\u00eb pas \u00ebndrrave t\u00eb pakt\u00ebn ngrihesh dhe se kjo nuk ishte fare e till\u00eb.<\/p>\n<p>Pak minuta m\u00eb von\u00eb, ai kishte par\u00eb edhe dy shok\u00eb t\u00eb tij t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm nga plag\u00ebt. Kishte kuptuar se mund t\u2019i binin t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb dor\u00eb serb\u00ebve. K\u00ebt\u00eb s\u2019e donte as n\u00eb\u00ebnd\u00ebrr, ani pse \u00ebndrra do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar atij momenti. P\u00ebr t\u00eb mos i l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb rastit, ai kishte hequr k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e nj\u00eb granate dore. E kishte futur n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebn e tij dhe nuk i priste duarthat\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u2019ardhshin, do t\u2019ua ** nanen atyne e vetes\u201d, tregon ai me fjalorin e zakonsh\u00ebm q\u00eb s\u2019e fsheh\u00eb.<\/p>\n<p>Por kishte b\u00ebr\u00eb pak prapa dhe kishte ndier dor\u00ebn e shok\u00ebve. As tash thot\u00eb se nuk i kujtohet kush kishte qen\u00eb i pari, por i kishin t\u00ebrhequr nga aty. I kishin shp\u00ebtuar ata q\u00eb pak m\u00eb par\u00eb donin t\u2019i shp\u00ebtonin shok\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ai tregon se i kishin transportuar dikur n\u00eb fshatrat e Vushtrris\u00eb. M\u00eb pas pasi kishte ardhur urdh\u00ebri q\u00eb t\u00eb transportohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb plagosurit p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtuar Gradic\u00eb, ai nuk ishte dakord. Kishte th\u00ebn\u00eb se donte t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpi, aty ku m\u00eb pas do ta mjekonte Bajram Rexhepi. Me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, e kishin d\u00ebrguar atje tek axhallar\u00ebt n\u00eb Vaganic\u00eb, s\u00eb bashku me nj\u00eb shok. Aty tregon t\u00eb ket\u00eb ardhur Bajram Rexhepi trupmadh e hijer\u00ebnd\u00eb. Me buz\u00ebqeshje n\u00eb buz\u00eb iu kishte drejtuar Burimit q\u00eb l\u00ebngonte nga plag\u00ebt tri dit\u00eb me radh\u00eb, p\u00ebr ta kthyer s\u00ebrish \u2018 me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb shpres\u00eb. \u2018I bajsh me sh\u00ebndet plag\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u2019, i kishte th\u00ebn\u00eb Rexhepi. Burimi tregon t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb zem\u00ebr aq sa besonte t\u00eb b\u00ebhej edhe m\u00eb i fort\u00eb. Kishte n\u00eb trup 5 plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, e prap\u00eb besonte. E kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb besonte mjeku q\u00eb ai e quan \u201chero\u201d.<\/p>\n<p>Mjekimi kishte nisur me nj\u00eb kontroll. Rexhepi i kishte par\u00eb gjith\u00eb plag\u00ebt dhe i kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cishte mir\u00eb\u201d. E si mund t\u00eb ishte mir\u00eb nj\u00eb 18 vje\u00e7ar me 12 cop\u00ebza granate n\u00eb trup n\u00eb 5 plag\u00eb? Mir\u00ebpo, doktori e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb besonte.Ishte puna e tij, tek e fundit.<\/p>\n<p>Burimi tregon edhe nj\u00eb rast komik gjat\u00eb mjekimit t\u00eb tij, sa p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se humori i mbante gjall\u00eb. I rrinin luft\u00ebs ball\u00eblart\u00eb andaj. Doktori po e krynte pun\u00ebn e tij duke pastruar dor\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb i mungonin 3 gishta. Nxjerrte gjith\u00e7ka nga aty. Nga mbetjet e dushkut e deri t\u00eb cop\u00ebzat e granates. Ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u2018minier\u00eb\u2019 e gj\u00ebrave t\u00eb paduhura n\u00eb dor\u00ebn e tij. Burimi i kishte t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen doktorit se mund t\u00eb haste n\u00eb ndonj\u00eb min\u00eb aty, s\u2019i dihej. Dhe ngjash\u00ebm ndodhi. Ani pse jo min\u00eb, ai provoi fuqin\u00eb e grushtit tani t\u00eb gjysmuar t\u00eb ushtarit. I kishte prekur nj\u00eb nerv q\u00eb nuk e kontrollonte dot, dhe dora ishte ngritur mu n\u00eb fytyr\u00ebn e doktorit, t\u00eb cil\u00ebn e kishte afruar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEh po t\u00eb thash kujdes se ka edhe mina, hahaha\u201d, kujton t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Burimi doktorit. Doktori ishte gajasur pa mas\u00eb. E po, e provoi edhe goditjen.<\/p>\n<p>Doktori, si\u00e7 tregon Burimi, e shp\u00ebtoi dhe ishte i gatsh\u00ebm ta sh\u00ebronte t\u00eb t\u00ebrin. Kur i kishte th\u00ebn\u00eb i plagosuri se duhet ta nd\u00ebrronte vendndodhjen p\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb familjes, ai i kishte th\u00ebn\u00eb prerazi: Kudo q\u00eb je, do t\u00eb vi t\u00eb t\u00eb mjekoj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu Burimit i vjen nj\u00eb buz\u00ebqeshje n\u00eb buz\u00eb. Kujton koh\u00ebn kur nj\u00eb njeri i kishte shp\u00ebtuar jet\u00ebn. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, i kishte garantuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, pasi \u201clindi p\u00ebr s\u00eb dyti\u201d sipas tij, kur kujton sa af\u00ebr predh\u00ebs ishte.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb gjith\u00eb dhimbjen p\u00ebr \u201cshkuarjen n\u00eb amshim\u201d t\u00eb mjekut, Burimi \u00ebsht\u00eb i prer\u00eb. Ka edhe kritika p\u00ebr heroin e tij.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e ndaj n\u00eb dy Bajrama. Bajrami 1 dhe Bajrami 2. Nj\u00eb tjet\u00ebr ishte n\u00eb koh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr mua, nd\u00ebrkaq si politikan ishte pak tjet\u00ebr. Nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr Mitrovic\u00ebn\u201d, thot\u00eb Burimi.<\/p>\n<p>E kur fundi i muhabetit p\u00ebr luft\u00ebn nuk shihet, duhet th\u00ebn\u00eb se heroizmin e doktor Bajramit i cili u varros para tri vitesh, ai e mban t\u00eb pal\u00ebkunduar, ashtu si\u00e7 e mban kujtimin p\u00ebr luft\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb do ta quaj heroi im. Por, p\u00ebr koh\u00ebn e luft\u00ebs e kam fjal\u00ebn, aspak nuk e p\u00ebrziej me politik\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Fundi i muhabetit vije, por jo edhe i kujtimit p\u00ebr koh\u00ebn e luft\u00ebs dhe pun\u00ebn e doktorit Rexhepi. Ai e p\u00ebrcolli p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit njeriun q\u00eb e p\u00ebrcolli n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong><em>(Sqarim: Rr\u00ebfimi ishte realizuar para 3 vitesh, n\u00eb dit\u00ebn kur u varros ish-kryeministri Rexhepi. Ripublikohet s\u00ebrish me disa p\u00ebrshtatje)<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor:\u00a0Shkumbin B. Kajtazi Fjal\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb dy jet\u00eb: nj\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuar, e nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbyllur me krenari. \u201cI bajsh me sh\u00ebndet plag\u00ebt p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb Bajram Rexhepi ushtarit t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb, Burim Idrizit, i cili at\u00ebbot\u00eb kishte marr\u00eb 5 plag\u00eb n\u00eb trupin e njom\u00eb por t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nj\u00eb 18 vje\u00e7ari. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":286600,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-286597","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286597"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286597\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}