{"id":289666,"date":"2020-08-27T12:07:19","date_gmt":"2020-08-27T10:07:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=289666"},"modified":"2020-09-02T16:52:08","modified_gmt":"2020-09-02T14:52:08","slug":"nje-kujtim-per-xhelen-e-grashtices","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nje-kujtim-per-xhelen-e-grashtices\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb kujtim p\u00ebr Xhel\u00ebn e Grashtic\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 40px; text-align: right;\">Autor:<strong> Mehmet Hajrizi\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Gjenerata e normalist\u00ebve t\u00eb diplomuar n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 1970, konkurruan pothuajse t\u00eb gjith\u00eb anek\u00ebnd Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar si m\u00ebsues t\u00eb rinj. Familja ime e madhe sapo ishte vendosur n\u00eb Prishtin\u00eb, por t\u00eb ardhurat i kishte t\u00eb pakta, prandaj edhe un\u00eb me diplom\u00ebn n\u00eb \u00e7ant\u00eb k\u00ebrkoja nj\u00eb vend pune. M\u00eb pranuan n\u00eb Grashtic\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb vitin shkollor 1970\/1971.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen e pranimit do t\u00eb filloja pun\u00ebn, por nuk e dija ku ishte Grashtica. N\u00eb shkoll\u00ebn qendrore n\u00eb Llukar m\u00eb than\u00eb ta ndiqja rrug\u00ebn q\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00eb Grashtic\u00eb. U nisa, por n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit, aty te Mulliri i Isufit, si\u00e7 e quajn\u00eb vend\u00ebsit, rruga deg\u00ebzohej n\u00eb dy drejtime: nj\u00ebri shkonte, si\u00e7 m\u00ebsova m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr Mramor, kurse tjetri p\u00ebr Prapashtic\u00eb. M\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb ta ndiqja drejt rrug\u00ebn, por drejt pask\u00ebsh qen\u00eb p\u00ebr Mramor. Sidoqoft\u00eb arrita te disa sht\u00ebpi, por askund nuk po shihja ndonj\u00eb objekt t&#8217;i ngjante shkoll\u00ebs. Deri aty nuk kisha takuar njeri. Trokita n\u00eb nj\u00eb der\u00eb oborri, t\u00eb pyesja n\u00ebse isha n\u00eb Grashtic\u00eb dhe ku ishte shkolla. M\u00eb than\u00eb q\u00eb isha n\u00eb Lagjen Ugri t\u00eb Grashtic\u00ebs, por shkolla ishte te Lagjja Balaj, n\u00eb at\u00eb ndarjen tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs te mulliri. Djali q\u00eb m\u00eb foli m\u00eb tha se kishte nj\u00eb rrug\u00eb malore k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh q\u00eb m\u00eb nxirrte te shkolla, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb kthehesha mbrapsht. Hajde, thash\u00eb ta provoj edhe k\u00ebt\u00eb dhe e kaptova malin p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb te shkolla&#8230;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Shkolla kat\u00ebrvje\u00e7are e Grashtic\u00ebs ishte rreth 12 kilometra larg Prishtin\u00ebs. Rruga vajtje-ardhje duhej b\u00ebr\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kryesisht faqeve t\u00eb malit p\u00ebr t&#8217;iu shmangur balt\u00ebs. Natyra e Grashtic\u00ebs ka pamje t\u00eb mahnitshme me bukurit\u00eb e saj. Sikur n\u00eb fshatin tim t\u00eb lindjes, n\u00eb Strofc t\u00eb Vushtrris\u00eb, edhe aty shpalosen nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs faqe peizazhesh malore q\u00eb nuk t\u00eb lodhin duke i sh\u00ebtitur. Kishte edhe aty Gjytet dhe gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb kalaje shqiptare. Edhe njer\u00ebzit e Grashtic\u00ebs m\u00eb ngjanin me bashk\u00ebfshatar\u00ebt e mi; pun\u00ebtor\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm, krenar\u00eb e trima, bujar\u00eb e besnik\u00eb, t\u00eb dashur e modest\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Po at\u00eb vit u regjistrova n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Dega Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqiptare, ku studioja si\u00e7 thoshim, pa shk\u00ebputje nga puna. Shp\u00ebrngulja n\u00eb kryeqytet e familjes ma mund\u00ebsonte akoma m\u00eb mir\u00eb angazhimin tim paralel, n\u00eb shkoll\u00eb dhe n\u00eb studime.<\/p>\n<p>Grashtica nuk ishte fshat i madh, por harta e tij ishte mbase m\u00eb e gjer\u00eb se e vet\u00eb Prishtin\u00ebs. Lagjet e fshatit, si Sherifaj, Balaj, Ugria, Rrustemaj, Koprani, Shillova etj., i ndanin bjeshk\u00eb t\u00eb t\u00ebra, ashtu q\u00eb nga e para te e fundit duhej ecur k\u00ebmb\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb. Kjo shp\u00ebrndarje e lagjeve e b\u00ebnte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb udh\u00ebtimin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00ebp\u00ebr male. P\u00ebr m\u00eb keq, nga klasa e pest\u00eb ata duhej t\u00eb udh\u00ebtonin edhe pes\u00eb kilometra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar klasat e ciklit tjet\u00ebr shkollor n\u00eb Llukar. Me t\u00eb mbaruar klas\u00ebn e kat\u00ebrt, asnj\u00eb vajz\u00eb nuk e vazhdonte shkollimin n\u00eb ato kushte udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb normalist\u00eb, kisha lexuar romanet e Sterjo Spass\u00ebs, e sidomos ata p\u00ebr Af\u00ebrdit\u00ebn dhe kisha par\u00eb nj\u00eb film p\u00ebr Ndrec\u00eb Ndue Gjok\u00ebn, m\u00ebsuesin mirditor. Pyesja veten: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komunitet m\u00eb shum\u00eb se edukimi i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Me disa bashk\u00ebveprimtar\u00eb kishim filluar angazhimin klandestin p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs s\u00eb rob\u00ebruar, por objektivat e k\u00ebtij programi madhor niseshin nga veprime t\u00eb p\u00ebrditshme, praktike p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr emancipimin shoq\u00ebror e komb\u00ebtar dhe p\u00ebr p\u00ebrhapjen e ideve t\u00eb rezistenc\u00ebs kolektive kund\u00ebr regjimit pushtues. E ndieja veten pjes\u00eb t\u00eb fshatit, sepse shpejt m\u2019u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dashur jo vet\u00ebm nx\u00ebn\u00ebsit, por edhe fshatar\u00ebt q\u00eb b\u00ebnin jet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb. M\u00eb dhimbseshin sidomos vajzat q\u00eb nuk mund t\u00eb shkolloheshin m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr klasat e para.<\/p>\n<p>Shkolla kishte dy m\u00ebsonj\u00ebtore dhe nj\u00eb kthin\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesit, por duhej t\u00eb pakt\u00ebn edhe aq hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are. N\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhej ndryshe, mendoja q\u00eb aneksi t\u00eb nd\u00ebrtohej me kontributin e vet\u00eb fshatar\u00ebve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ndon\u00ebse t\u00eb vetmuar, n\u00eb fillim pati p\u00ebrreth z\u00ebra mohues, madje edhe obstruksione t\u00eb ul\u00ebta kund\u00ebr iniciativ\u00ebs, por jo n\u00eb Grashtic\u00eb. U kisha th\u00ebn\u00eb se ishim t\u00eb vendosur bashk\u00eb me fshatar\u00ebt, qoft\u00eb edhe me gardh t\u00eb thurim dy dhoma m\u00ebsimi, sepse ky ishte vullneti i fshatit.<\/p>\n<p>Pas dy vitesh pune n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kolektivit ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl iu bashk\u00ebngjit edhe m\u00ebsuesi i ri nga Grashtica, Faik Krasniqi, i cili sapo kishte mbaruar normalen. Shum\u00eb shpejt u shoq\u00ebruam dhe kisha filluar p\u00ebrgatitjet n\u00eb drejtim t\u00eb organizimit klandestin me t\u00eb. Dol\u00ebm bashk\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshatin e pllakosur nga varf\u00ebria p\u00ebr ta shqyrtuar nd\u00ebrtimin e aneksit t\u00eb ri t\u00eb shkoll\u00ebs. Fillimisht i bind\u00ebm disa nga burrat m\u00eb me ndikim dhe autoritet n\u00eb fshat, p\u00ebr t\u00eb vazhduar bashk\u00eb si ekip.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej takimeve me fshatar\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb od\u00eb plot burra, nj\u00ebri prej tyre e kund\u00ebrshtoi nism\u00ebn me arsyetimin se nuk kishin as energji elektrike, as rrug\u00eb, kurse ne donim shkoll\u00eb! Plaku i men\u00e7ur q\u00eb na shoq\u00ebronte u ngrit n\u00eb gjunj\u00eb dhe gjith\u00eb pez\u00ebm iu drejtua ashp\u00ebr atij q\u00eb foli:<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebshile goj\u00ebn e mos ta niej asni fjal\u00eb ma! \u00c7ou dil p\u00ebrjashta!\u201d<\/p>\n<p>Ra heshtje varri n\u00eb od\u00eb. U tmerrova nga dilema e shfaqur, por edhe m\u00eb shum\u00eb nga humbja e taktit t\u00eb plakut q\u00eb e njihja ndryshe. Thash\u00eb me vete, ja ku filloi edhe brenda sherri e dyshimi. M\u2019u kujtua bac\u00eb Zeneli, nj\u00eb kush\u00ebri imi, veteran i luft\u00ebs dhe i l\u00ebvizjes \u00e7lirimtare, q\u00eb m\u00eb kishte porositur t\u00eb sillesha me fshatar\u00ebt si biri i tyre, t\u00eb kisha durim me ta, t\u2019i doja e respektoja ata dhe zakonet e tyre, t\u2019u shkoja n\u00eb mort p\u00ebr ngush\u00ebllime dhe t\u00eb jetoja me hallet e tyre. A do t\u2019i dalim n\u00eb krye k\u00ebsaj pune vall\u00eb? Por, m\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se ai q\u00eb foli pask\u00ebsh qen\u00eb i biri i plakut. Shp\u00ebtuam, sepse nuk pati asnj\u00eb m\u00ebdyshje tjet\u00ebr n\u00eb vijim.<br \/>\nMblodh\u00ebm pak para, shtuam edhe ca nga tonat dhe shkuam n\u00eb Kamenic\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb me \u00e7mim pak m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt bllokat e nd\u00ebrtimit, por nuk gjet\u00ebm. I blem\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, prej nga u soll\u00ebn n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, si fillim i mbar\u00eb dhe nxitje p\u00ebr ta vazhduar pun\u00ebn. Na duhej r\u00ebra, hekuri dhe \u00e7imentoja p\u00ebr themelet.I ftuam t\u00eb rinjt\u00eb e fshatit n\u00eb aksion t\u00eb nxirrnim r\u00ebr\u00eb nga lumi q\u00eb zbriste nga bjeshka ndan\u00eb rrug\u00ebs gjarp\u00ebruese. Erdh\u00ebn rreth nj\u00ebzet prej tyre. Me ta isha dhe un\u00eb, kurse Faiku kishte shkuar t\u00eb siguronte mjete p\u00ebr bartjen e r\u00ebr\u00ebs. Ishte fillimi i prillit, prandaj uji i cemt\u00eb dhe i rr\u00ebmbyesh\u00ebm i malit, na i mpiu shpejt k\u00ebmb\u00ebt e zbathura. Me lopata n\u00eb dor\u00eb ishim renditur n\u00eb kolon\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb lumit. Isha n\u00eb krye t\u00eb kolon\u00ebs kur d\u00ebgjova nga pas dik\u00eb t\u00eb thoshte i trembur, \u201cpo vjen Xhela&#8230;, po vjen Xhela!\u201d Ne, pa e ditur kishim hyr\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn ku lumi kalonte n\u00ebp\u00ebr pron\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cPuna e mbar\u00eb!\u201d, d\u00ebgjova z\u00ebrin bas t\u00eb Xheladin Krasniqit q\u00eb po m\u00eb fliste.<br \/>\nE njihja at\u00eb burr\u00eb prej koh\u00ebsh dhe m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje tiparet e karakterit burr\u00ebror t\u00eb tij, pastaj fiziku prej korpulenti q\u00eb me qeleshen e bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb, mustak\u00ebt dhe portreti i tij si n\u00eb bronz, m\u00eb kujton edhe sot artistin e madh shqiptar, Sand\u00ebr Prosi, n\u00eb rolet e fshatarit&#8230; si \u201cXha Jaho\u201d etj.<\/p>\n<p>\u201cMbar\u00eb pa\u00e7 \u201c, ia ktheva me nj\u00ebfar\u00eb dyshimi.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb treguan q\u00eb dikush po nxjerr zall k\u00ebtu prandaj erdha t\u00eb sqarohem me njer\u00ebzit se k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vendi im dhe po prisja t\u00eb nxehet moti e t\u00eb nxjerr p\u00ebr vete do, se do ta b\u00ebj nj\u00eb sht\u00ebpi, si\u00e7 po e sheh\u201d, dhe b\u00ebri me dor\u00eb ku e kishte p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr themele. \u201cNuk prita se do t\u00eb shoh ty k\u00ebtu\u201d, vazhdoi duke rregulluar plisin n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cXhel\u00eb, po na duhet r\u00ebr\u00eb p\u00ebr themelet e shkoll\u00ebs e k\u00ebtu na u duk m\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe m\u00eb af\u00ebr, por nuk e kemi ditur q\u00eb jemi n\u00eb pron\u00ebn t\u00ebnde dhe q\u00eb po nd\u00ebrton sht\u00ebpi. Ne q\u00eb tani do ta nd\u00ebrprem\u00eb pun\u00ebn, duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebtu edhe r\u00ebr\u00ebn e nxjerr\u00eb dhe duke t\u00eb k\u00ebrkuar falje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb\u201d, i thash\u00eb me mir\u00ebsi. Derisa po flisja v\u00ebrejta si i l\u00ebvizi nj\u00eb nerv facial, sigurisht pa vullnetin e tij, si shprehje e keqardhjes.<\/p>\n<p>\u201cMehmet, nuk erdha ta k\u00ebrkoj k\u00ebt\u00eb prej teje, se m\u00eb treguan djemt\u00eb p\u00ebrse jeni k\u00ebtu. Pun\u00ebn me k\u00ebta djemt\u00eb tuaj do ta vazhdoni e t\u00eb nxirrni sa t\u2019ju duhet, por druaj bre burr\u00eb q\u00eb do t\u00eb s\u00ebmureni, se uji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ftoht\u00eb, ende ka bor\u00eb nalt n\u00eb bjeshk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFalemnderit shum\u00eb Xhel\u00eb, por ne vet\u00ebm po e nd\u00ebrrojm\u00eb vendin, e pun\u00ebn do ta kryejm\u00eb pak m\u00eb tej\u201d, i thash\u00eb i bindur se do t\u00eb mir\u00ebkuptoheshim.<\/p>\n<p>\u201cPasha Zotin, Mehmet Hajrizi bash prishemi, se p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb temin nuk l\u00ebviz prej k\u00ebtu. Por, d\u00ebgjom\u00eb mir\u00eb; punoni sa t\u00eb punoni dhe due me m\u00eb ardh\u00eb n\u00eb od\u00ebn time, bashk\u00eb me k\u00ebta djem p\u00ebr drek\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>\u201cDrek\u00ebn e kemi me vete, se kemi bler\u00eb n\u00eb qytet buk\u00eb e me buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por edhe k\u00ebta sa pash\u00eb kishin marr\u00eb nga sht\u00ebpia. Ty t\u00eb faleminderit p\u00ebr bujarin\u00eb, por tjet\u00ebr her\u00eb, e p\u00ebr l\u00ebvizjen nga ky vend mos na e prish qejfin, se p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj, k\u00ebtu apo m\u00eb tutje; vijn\u00eb me qerre dhe traktor\u00eb dhe e bartin deri te shkolla\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk je burr\u00eb, bre Mehmet, n\u00ebse e vazhdon k\u00ebt\u00eb muhabet. Un\u00eb ju pres me buk\u00ebn e shtruar n\u00eb or\u00ebn tre, e ti mos hajde!\u201d<\/p>\n<p>U tha, u b\u00eb. Xhela ishte burr\u00eb i vendosur dhe kategorik. Vazhduam pun\u00ebn dhe n\u00eb tre pa nj\u00eb \u00e7erek, nj\u00ebzet e dy pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb zbathur e me pantallona t\u00eb lagur deri mbi gju, hym\u00eb n\u00eb od\u00ebn e xha Xhel\u00ebs. Tri sofra t\u00eb m\u00ebdha u shtruan n\u00eb od\u00eb me nga nj\u00eb gjel t\u00eb pjekur, pite, kos, djath\u00eb e turshi t\u00eb ruajtura nga vjeshta.<\/p>\n<p>Shkolla e Grashtic\u00ebs u kompletua dhe u b\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are. Pas kat\u00ebr vitesh vajzat e para nga Grashtica vijuan shkollimin e mes\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Isha i lumtur.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>M\u00eb 1999, pas kthimit nga Konferenca e Rambujes\u00eb ndodhesha n\u00eb Zllash\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gollakut, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb von\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Llapit. Disa dit\u00eb zbrita n\u00eb Grashtic\u00eb ku q\u00ebndrova n\u00eb familjen bujare t\u00eb ish-nx\u00ebn\u00ebsit tim, Mehmet Krasniqi, pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb, por nuk arrita t\u2019i vizitoja shum\u00eb miq q\u00eb kisha n\u00eb at\u00eb fshat t\u00eb kujtimeve t\u00eb pashlyeshme n\u00eb jet\u00ebn time, midis t\u00eb cil\u00ebve Xheladin burrin. Aty kisha punuar nj\u00eb dyzin\u00eb vite, aty kisha jetuar me andrallat e fshatar\u00ebve q\u00eb i doja aq shum\u00eb, aty kisha p\u00ebrjetuar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e edukimit t\u00eb atyre nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb mi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, aty n\u00eb klas\u00eb para syve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, n\u00eb fillim t\u00eb dimrit t\u00eb vitit 1981 m\u00eb kishin arrestuar dhe m\u00eb von\u00eb edhe d\u00ebnuar me shum\u00eb vite burg etj., etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Zllash\u00eb mbaronte Zona e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare e Llapit dhe fillonte ajo e Karadakut. M\u00eb 18 prill 1999 filloi ofensiva e forcave serbe q\u00eb hasi n\u00eb rezistenc\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb. Nga kjo ofensiv\u00eb u vran\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, por edhe mbi 120 civil\u00eb n\u00eb fshatrat e Gollakut. Ran\u00eb d\u00ebshmor\u00eb edhe Isa Kastrati, bashk\u00ebveprimtari im i hersh\u00ebm, bashk\u00eb me dy luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia. N\u00eb Grashtic\u00eb forcat serbe i vran\u00eb, ose i rr\u00ebmbyen disa fshatar\u00eb, si Shqipja, Latifi, Fatmiri, Rasimi, Ibrahimi, Fehmiu, Avdushi, Nysreti, Ilazi, Ismaili, Isa, Hajrizi, Bashkimi, Tahiri dhe Murati.<\/p>\n<p>Xheladin Krasniqi, burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, derisa po shihte si polic\u00ebt serb\u00eb hynin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e fqinj\u00ebve t\u00eb tij, merr pushk\u00ebn M-48, e cila gjuante shum\u00eb m\u00eb larg se kallash\u00ebt e polic\u00ebve dhe i bashk\u00ebngjitet nj\u00ebsitit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb fshat. N\u00eb vendin e ngjarjes kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb kat\u00ebr polic\u00eb serb\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb shp\u00ebtuan, lidh\u00ebn nj\u00eb litar n\u00eb lis, si shenj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr ata q\u00eb ua vran\u00eb bashk\u00ebkriminel\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 prill 1999 nga forcat serbe ishte kapur nga policia i biri i Xheladinit, Isa, t\u00eb cilin e ekzekutuan jo shum\u00eb larg shkoll\u00ebs s\u00eb fshatit. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb forcat serbe kishin arritur ta kapnin edhe Xhaladinin, mikun tim t\u00eb shtrenjt\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit e kishin par\u00eb si nj\u00eb shtatore para shkoll\u00ebs s\u00eb fshatit n\u00eb duar t\u00eb forcave serbe, t\u00eb d\u00ebrmuar nga torturat dhe pa plisin n\u00eb kok\u00eb, si\u00e7 e mbante gjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mehmet Hajrizi\u00a0 Gjenerata e normalist\u00ebve t\u00eb diplomuar n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 1970, konkurruan pothuajse t\u00eb gjith\u00eb anek\u00ebnd Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar si m\u00ebsues t\u00eb rinj. Familja ime e madhe sapo ishte vendosur n\u00eb Prishtin\u00eb, por t\u00eb ardhurat i kishte t\u00eb pakta, prandaj edhe un\u00eb me diplom\u00ebn n\u00eb \u00e7ant\u00eb k\u00ebrkoja nj\u00eb vend pune. M\u00eb pranuan n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":289673,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-289666","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289666\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/289673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}