{"id":295886,"date":"2020-09-09T09:24:17","date_gmt":"2020-09-09T07:24:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=295886"},"modified":"2020-09-09T09:24:17","modified_gmt":"2020-09-09T07:24:17","slug":"misteri-i-8-familjeve-qe-e-sundojne-boten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/lista\/misteri-i-8-familjeve-qe-e-sundojne-boten\/","title":{"rendered":"Misteri i 8 familjeve q\u00eb e sundojn\u00eb bot\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Familja Rothschild (shpesh her\u00eb quhen thjesht Rothschild\u00ebt) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dinasti nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb sektorin bankar dhe t\u00eb financave me origjin\u00eb hebreje nga Gjermania, q\u00eb nisi veprimtarin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn dhe mori titull fisnik\u00ebrie nga qeverit\u00eb austriake dhe britanike.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ngjitja e fam\u00ebs s\u00eb familjes n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e t\u00eb cilit p\u00ebr suksesin n\u00eb t\u00eb ardhmen ishte t\u00eb ruante kontrollin e bizneseve t\u00eb tyre n\u00eb duart e familjes, gj\u00eb q\u00eb u lejonte atyre t\u00eb ruanin sa m\u00eb shum\u00eb sekretin n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e tyre si dhe arritjet n\u00eb fush\u00ebn e biznesit. Mayer Rothschild arriti q\u00eb me sukses t\u00eb ruaj\u00eb pasurin\u00eb brenda familjes, p\u00ebrmes martesave t\u00eb menduara me kujdes brenda pjes\u00ebtar\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Nathan Mayer Rothschild nisi biznesin e tij londinez, \u201cN. M. Rothschild and Sons\u201d n\u00eb vitin 1811 n\u00eb New Court, n\u00eb qytetin e Londr\u00ebs, biznes q\u00eb vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend edhe sot e k\u00ebsaj dite. N\u00eb vitin 1818, ai dha nj\u00eb hua prej 5 miliard\u00eb st\u00ebrlinash p\u00ebr qeverin\u00eb prusiane dhe dh\u00ebnia e bonove p\u00ebr huat\u00eb qeveritare u shnd\u00ebrrua n\u00eb shtyll\u00ebn kryesore t\u00eb biznesit t\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e bankave. Ai arriti nj\u00eb pozicion kaq t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb qytetin e Londr\u00ebs, sa q\u00eb deri n\u00eb vitin 1825-1826 ishte tashm\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i ofronte nj\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme monedhash Bank\u00ebs s\u00eb Anglis\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsonte asaj shmangien e nj\u00eb krize likuiditetesh.<\/p>\n<p><strong>Plantagenet\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimin e paqart\u00eb mes Plantagenet\u00ebve dhe Tudor\u00ebve, Plantagenet\u00ebt fituan p\u00ebr arsye se pjesa m\u00eb e madhe e zhvillimit t\u00eb kultur\u00ebs angleze si dhe e sistemit politik (q\u00eb mbetet edhe sot e k\u00ebsaj dite) e pati startin pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb tyre. N\u00eb koh\u00ebn e Tudor\u00ebve, u krijua Kisha Anglikane dhe disa thon\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e tyre ka patur edhe nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb art\u00eb, por r\u00ebnd\u00ebsia e linj\u00ebs s\u00eb Plantagenet\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe (dhe ve\u00e7 t\u00eb tjerash, nuk duhet harruar se edhe Henri i VIII ishte nj\u00eb pasardh\u00ebs direkt nga n\u00ebna i familjes s\u00eb Plantagenet\u00ebve). Sht\u00ebpia e Plantagenet\u00ebve ishte nj\u00eb Sht\u00ebpi Mbret\u00ebrore e themeluar nga Henry II i Anglis\u00eb, djali i Geoffrey V i Anjous\u00eb. Nj\u00eb kultur\u00eb dhe art i spikatur anglez lindi dhe u zhvillua gjat\u00eb er\u00ebs s\u00eb Plantagenet\u00ebve, inkurajuar edhe nga disa prej monark\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrkrah\u00ebsit e m\u00ebdhenj t\u00eb \u201cbabait t\u00eb poezis\u00eb angleze\u201d, Geoffrey Chaucer. Stili i arkuitektur\u00ebs gotike ishte shum\u00eb popullor gjat\u00eb asaj kohe, me nd\u00ebrtesa t\u00eb tilla si Westminster Abbey dhe York Minster q\u00eb u rimodeluan pik\u00ebrisht sipas atij stili. Pati gjithashtu edhe zhvillime me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb sektorin social, si p\u00ebrshembull firmosja e Magna Cartas nga ana e Johnit I t\u00eb Anglis\u00eb. Institucionet politik\u00eb, si Parlamenti i Anglis\u00eb dhe Parlamenti Model e kan\u00eb origjin\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn e Plantagenet\u00ebve, ashtu si edhe shum\u00eb institucione arsimor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit.<\/p>\n<p><strong>Familja Nehru-Gandhi<\/strong><\/p>\n<p>Familja Nehru-Feroz Gandhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje politike indiane q\u00eb ka dominuar n\u00eb Kongresin Komb\u00ebtar t\u00eb Indis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb hershme t\u00eb Indis\u00eb. Tre pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje kan\u00eb qen\u00eb Kryeministra t\u00eb Indis\u00eb, dy prej t\u00eb cil\u00ebve (Indira dhe Rajiv Gandhi jan\u00eb vrar\u00eb). Nj\u00eb pjes\u00ebtare e kat\u00ebrt e familjes, Sonia Gandhi \u00ebsht\u00eb aktualisht Presidente e Kongresit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo dhe djali i Rajivit, Rahul Gandhi jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb familjes q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb politik\u00ebn aktive, kur ai konkuroi dhe m\u00eb pas fitoi nj\u00eb vend n\u00eb dhom\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb parlamentit t\u00eb Indis\u00eb n\u00eb vitin 2004. Familja Nehru-Feroz Gandhi nuk ka asnj\u00eb lidhje me udh\u00ebheq\u00ebsin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Indis\u00eb, Mohandas Gandhi.<\/p>\n<p><strong>Familja Khan<\/strong><\/p>\n<p>Ghengis Khan ishte themeluesi, Khan (sundues) dhe Khagan (perandor) i Perandoris\u00eb Mongole, perandoria m\u00eb e madhe e solide n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Ai erdhi n\u00eb pushtet duke bashkuar shum\u00eb prej tribuve nomade t\u00eb Azis\u00eb verilindore. Pasi themeloi perandorin\u00eb Mongole dhe u shpall \u201cGenghis Khan\u201d, ai filloi pushtimet mongole si dhe sulmet n\u00eb zonat e Kara-Khitan Khanate, Kaukaz, Perandorin\u00eb Khvarezmid, Ksian Per\u00ebndimore dhe dinastit\u00eb Jin. Gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, perandoria mongole pushtoi nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Azis\u00eb Qendrore. P\u00ebrpara se Genghis Khan t\u00eb vdiste, ai em\u00ebroi Ogedei Khanin si pasardh\u00ebs t\u00eb tij dhe e ndau perandorin\u00eb e tij n\u00eb Khanates mes bijve dhe nip\u00ebrve. Genghis Khan vdiq n\u00eb vitin 1227 pasi mposhti Tanguts\u00ebt. Khan u varros n\u00eb nj\u00eb varr pa shenj\u00eb diku n\u00eb Mongoli n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjohur. Pasardh\u00ebsit e tij vazhduan p\u00ebprpjekjet p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb perandorin\u00eb mongole deri n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Eurazis\u00eb duke pushtuar ose krijuar shtete vasal\u00eb n\u00eb zonat e Kin\u00ebs s\u00eb sotme, Kores\u00eb, kaukazit, shteteve t\u00eb Azis\u00eb Qendrore si dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zonave t\u00eb asaj q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb Evropa Lindore dhe t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p><strong>Familjet Claudia and Julius<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dy familje jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb duke qen\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb familjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Rom\u00ebs s\u00eb Lasht\u00eb dhe ato u bashkuan s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb krijuar dinastin\u00eb Julio-Claudiane nga e cila kan\u00eb dal\u00eb edhe pjesa m\u00eb e madhe e perandor\u00ebve m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Rom\u00ebs: Kaligula, Augusti, Klaudiusi, Tiberiusi dhe Neroni. K\u00ebta pes\u00eb perandor\u00eb sunduan perandorin\u00eb romake n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb nga viti 27 para Krishtit deri n\u00eb vitin 68 pas Krishtit, at\u00ebher\u00eb kur i fundmi i k\u00ebsaj linje, Neroni kreu vet\u00ebvrasje. K\u00ebta pes\u00eb sundimtar\u00eb u lidh\u00ebn p\u00ebrmes martesave dhe adoptimeve. Secili prej tyre zgjeroi territorin e perandoris\u00eb romake dhe inicioi projekte masiv\u00eb nd\u00ebrtimi. Ata p\u00ebrgjith\u00ebsisht duheshin nga njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm, por kishin kund\u00ebr armiq\u00ebsin\u00eb e klas\u00ebs s\u00eb senator\u00ebve \u2013 nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb pasqyrohet nga historian\u00ebt e lasht\u00eb. Historian\u00ebt e lasht\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb dinastin\u00eb Julio-Claudiane si vet\u00ebzmadhuese, t\u00eb marr\u00eb, perverse dhe tiranike.<\/p>\n<p><strong>Habsburg\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Habsburg\u00ebve ishte nj\u00eb sht\u00ebpi shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsihsme mbret\u00ebrore n\u00eb Evrop\u00eb dhe ajo njihet m\u00eb s\u00eb miri si furnizuesja me Perandor\u00ebt e Shenjt\u00eb Romak\u00eb t\u00eb zgjedhur formalisht n\u00eb periudh\u00ebn mes viteve 1452 dhe 1740, si dhe sunduesit e Spanj\u00ebs dhe t\u00eb Perandoris\u00eb Austriake. Me origjin\u00eb nga Zvicra, dinastia mbret\u00ebroi fillimisht n\u00eb Austri, t\u00eb cil\u00ebn e sunduan p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb shekuj, por nj\u00eb seri martesash dinastike soll\u00ebn Burgundin, Spanj\u00ebn, Bohemin\u00eb, Hungarin\u00eb dhe territore t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e saj. Dinastia e ka marr\u00eb emrin nga vendi i origjin\u00ebs, K\u00ebshtjella Habsburg q\u00eb ndodhet n\u00eb Kantonin zviceran t\u00eb Aargaut. Motoja e dinastis\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201cLe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por ti, Austri e lumtur, do t\u00eb martohesh\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tregues i talentit t\u00eb Habsburg\u00ebve p\u00ebr t\u00eb lidhur pjes\u00ebtar\u00ebt e vet n\u00eb martes\u00eb me sht\u00ebpi t\u00eb tjera mbret\u00ebrore t\u00eb Evrop\u00ebs, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aleanca dhe trash\u00ebguar territore. Perandoresha Maria Tereza njihet mbi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe ndonj\u00ebher\u00eb ajo quhet edhe si \u201cN\u00ebn\u00ebgjyshja e Evrop\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Familja Ptolemaike<\/strong><\/p>\n<p>Dinastia Ptolemaike ishte nj\u00eb familje mbret\u00ebrore nga zona e Maqedonis\u00eb n\u00eb Greqi q\u00eb sundoi Perandorin\u00eb Ptolemaike n\u00eb Egjipt p\u00ebr afro 300 vjet, nga viti 305 para Krishtit deri n\u00eb vitin 30 para Krishtit. Ptolemi, nj\u00ebri prej shtat\u00eb truprojave q\u00eb sh\u00ebrbyen si gjeneral\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebs t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh t\u00eb Maqedonis\u00eb, u em\u00ebrua satrap i Egjiptit pas vdekjes s\u00eb Aleksandrit n\u00eb vitin 323 para Krishtit. N\u00eb vitin 305 para Krishtit, ai u vet\u00ebshpall Mbreti Ptolemi I, m\u00eb von\u00eb i njohur si \u201cSoter\u201d (shp\u00ebtimtar). Shum\u00eb shpejt, egjiptian\u00ebt pranuan familjen Ptolemaike si pasardh\u00ebs t\u00eb faraon\u00ebve t\u00eb Egjiptit t\u00eb pavarur. Fami;lje ptolemaike e sundoi Egjiptin deri kur ndodhi pushtimi romak n\u00eb vitin 30 para Krishtit. Pjes\u00ebtarja m\u00eb e famshme e k\u00ebsaj linje ishte mbret\u00ebresha e fundit, Kleopatra VII, e njohur m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr rolin e saj gjat\u00eb betejavce politike romake nd\u00ebrmjet Jul Cezarit dhe Pompeit, dhe m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrmjet Oktavianit dhe mark Antonit. Vet\u00ebvrasja e saj pas pushtimit prej rom\u00ebs sh\u00ebnoi edhe fundin e sundimit ptolemaik n\u00eb Egjipt.<\/p>\n<p><strong>Familja Medici<\/strong><\/p>\n<p>Familja Medici ishte nj\u00eb familje e fuqishme dhe me shum\u00eb influenc\u00eb n\u00eb Firence n\u00eb periudh\u00ebn nga shekulli 13-tw deri n\u00eb shekullin 17-tw. Nga kjo familje dol\u00ebn tre Pap\u00eb (Leo X, Klement VII dhe Leo XI), shum\u00eb sundimtar\u00eb t\u00eb Firences (m\u00eb i spikaturi ishte Lorenco i Mrekullueshmi, nj\u00eb prej p\u00ebrkrah\u00ebsve dhe sponsorizuesve t\u00eb disa prej veprave m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb artit t\u00eb Rilindjes) si dhe m\u00eb von\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shum\u00eb prej familjeve mbret\u00ebrore angleze dhe franceze. Ashtu si shum\u00eb familje t\u00eb tjera zot\u00ebrinjsh, ata dominuan qeverisjen e qytetit t\u00eb tyre. Ishin n\u00eb gjendje t\u00eb vendosnin Firencen n\u00ebn pushtetin e familjes s\u00eb tyre, duke krijuar nj\u00eb ambient n\u00eb t\u00eb cilin lul\u00ebzuan arti dhe humanizmi. Ata u b\u00ebn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb rrug\u00ebs drejt Rilindjes s\u00eb Italis\u00eb s\u00eb bashku me shum\u00eb familje t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha zot\u00ebrinjsh n\u00eb Itali, si familjet Visconti dhe Sforza n\u00eb Milano, familjen Este n\u00eb Ferrara dhe Familjen Gonzaga n\u00eb Mantua. Banka Medici ishte nj\u00eb prej institucioneve financiar\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshme dhe m\u00eb t\u00eb respektuara n\u00eb Evrop\u00eb. Sipas disa p\u00ebrllogaritjeve, familja Medici ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe familja m\u00eb e pasur e Evrop\u00ebs. Duke u nisur nga kjo baz\u00eb, ata fituan pushtet politik fillimisht n\u00eb Firence dhe m\u00eb pas m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb Itali dhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familja Rothschild (shpesh her\u00eb quhen thjesht Rothschild\u00ebt) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dinasti nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb sektorin bankar dhe t\u00eb financave me origjin\u00eb hebreje nga Gjermania, q\u00eb nisi veprimtarin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn dhe mori titull fisnik\u00ebrie nga qeverit\u00eb austriake dhe britanike. Ngjitja e fam\u00ebs s\u00eb familjes n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":295887,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-295886","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295886\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}