{"id":297365,"date":"2020-09-11T23:18:04","date_gmt":"2020-09-11T21:18:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=297365"},"modified":"2020-09-11T23:18:04","modified_gmt":"2020-09-11T21:18:04","slug":"themeluesi-i-netflix-tregon-sekretet-e-kompanise-kaluam-kater-revolucione-tani-prodhojme-filma-ne-gjithe-boten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/tech\/themeluesi-i-netflix-tregon-sekretet-e-kompanise-kaluam-kater-revolucione-tani-prodhojme-filma-ne-gjithe-boten\/","title":{"rendered":"Themeluesi i Netflix tregon sekretet e kompanis\u00eb: Kaluam kat\u00ebr revolucione, tani prodhojm\u00eb filma n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Netflix di si ta tregoj\u00eb nj\u00eb histori. Lindja k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb mitologjike. N\u00eb koh\u00ebt e Blockbuster, nj\u00eb klient harroi t\u00eb kthente Apollo 13 p\u00ebr gjasht\u00eb jav\u00eb dhe u detyrua t\u00eb paguante nj\u00eb gjob\u00eb prej 40 dollar\u00ebsh. At\u00ebher\u00eb vendosi t\u00eb themelonte nj\u00eb kompani q\u00eb nuk do t\u2019i b\u00ebnte klient\u00ebt e saj t\u00eb ndiheshin si budallenj, duke fituar me gjoba.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ai klient ishte Reed Hastings, nj\u00eb inxhinier nga Bostoni q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime matematike n\u00eb Swaziland, p\u00ebrpara se t\u00eb diplomohej n\u00eb Stanford. Kompania q\u00eb sot num\u00ebron 193 milion\u00eb t\u00eb abonuar u krijua n\u00eb vitin 1998: ishte dyqani i par\u00eb i dh\u00ebnies s\u00eb filmave me qira online. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse dikush e kund\u00ebrshton v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj anekdote. Suksesi i Netflix \u00ebsht\u00eb i pamohuesh\u00ebm. I mbijetoi kat\u00ebr revolucioneve: nga shp\u00ebrndarja me post\u00eb e DVD-ve, te transmetimi; nga filmat e vjet\u00ebr te krijimet origjinale; nga blerja e tyre te prodhimi; nga nj\u00eb kompani q\u00eb operon n\u00eb SHBA n\u00eb nj\u00eb kompani globale.<\/p>\n<p>Por tani z.Netflix k\u00ebrkon t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs organizative q\u00eb i lejoi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. E ka b\u00ebr\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb libri: \u201cRregulli i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se nuk ka rregulla\u201d, q\u00eb bazohet n\u00eb \u201cNetflix Culture Deck\u201d, 127 faqe t\u00eb cilat fillimisht ishin t\u00eb destinuara vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrkufizuara nga Sheryl Sandberg si nj\u00eb prej dokumenteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dala ndonj\u00ebher\u00eb nga Silicon Valley.<\/p>\n<p><strong>Libri \u00ebsht\u00eb shkruar si nj\u00eb manual. Kujt i drejtohet?<\/strong><br \/>\nOrganizatave n\u00eb tregje shum\u00eb dinamike, n\u00eb t\u00eb cilat kreativiteti \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor. Nuk jan\u00eb parime p\u00ebr fabrika makinash apo p\u00ebr sektor\u00eb ku siguria \u00ebsht\u00eb kritike, si n\u00eb kompani ajrore apo spitale. N\u00eb k\u00ebto raste duhet t\u00eb shmang\u00ebsh sa m\u00eb shum\u00eb ndryshimet dhe gabimet, por n\u00eb kompanit\u00eb inovative duhet t\u00eb b\u00ebsh shum\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebn e duhur dhe p\u00ebr pasoj\u00eb duhet t\u00eb rris\u00ebsh variacionin dhe gabueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr gazetat?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr 300 vite gazetat kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb biznes i q\u00ebndruesh\u00ebm, bazuar n\u00eb lajme, publicitet dhe shp\u00ebrndarje. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i madh ndryshimi: liri dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, si edhe talenti i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb pa rregulla duhet t\u00eb evitojm\u00eb t\u00eb themi se modeli yn\u00eb funksionon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e rr\u00ebfejm\u00eb p\u00ebr t\u00eb stimuluar debatin.<\/p>\n<p><strong>A nuk \u00ebsht\u00eb stresues fakti q\u00eb \u201cdo t\u00eb jesh pjes\u00eb e ekipit p\u00ebr aq koh\u00eb sa je m\u00eb i miri\u201d? A ndodh q\u00eb punonj\u00ebsit, t\u00eb shqet\u00ebsuar me t\u00eb drejt\u00eb, nuk marrin m\u00eb pushime?<\/strong><br \/>\nB\u00ebjn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb i marrin pushimet, sepse gjat\u00eb pushimeve vijn\u00eb edhe idet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. Ke m\u00eb shum\u00eb stimuj, lexohet m\u00eb shum\u00eb. Ne k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb integrim t\u00eb mir\u00eb mes pun\u00ebs dhe jet\u00ebs, por kjo nuk vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr ata persona q\u00eb duan nj\u00eb vend t\u00eb sigurt vet\u00ebm se jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, nuk jemi vendi i duhur.<\/p>\n<p><strong>Kultura juaj organizative lindi n\u00eb vitin 2001: t\u00eb detyruar t\u00eb pushonit nga puna nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e stafit, vut\u00eb re se punohej m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb. Por me kalimin e koh\u00ebs edhe Patty McCord, p\u00ebrgjegj\u00ebsja historike e burimeve njer\u00ebzore, dhe bashk\u00ebthemeluesi Marc Reynolds nuk e kaluan testin e q\u00ebndrimit. A ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i pushoje nga puna (edhe pse ju nuk e p\u00ebrdorni k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb)?<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ka nj\u00eb konflikt mes mendjes dhe zemr\u00ebs. Jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i kam p\u00ebrzem\u00ebr, por e di se n\u00ebse duam t\u00eb fitojm\u00eb kampionatin, n\u00ebse duam q\u00eb Netflix t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kompani e madhe, un\u00eb duhet t\u00eb kem kuraj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vitin 2011 ju b\u00ebt\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Vendos\u00ebt t\u00eb ndanit DVD-t\u00eb nga filmat e transmetuar, duke krijuar Qwickster, por p\u00ebrdoruesit duhet t\u00eb paguanin 60% m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy sh\u00ebrbimet. Abonent\u00ebt u rebeluan, aksionet ran\u00eb. Ju nd\u00ebrkoh\u00eb mor\u00ebt leksionin e sinqeritetit. Shum\u00eb n\u00eb kompani nuk besonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ide, por nuk jua than\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh kritika?<\/strong><br \/>\nSi t\u00eb ec\u00ebsh n\u00eb mal me bi\u00e7iklet\u00eb: \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb dhemb, por p\u00ebr aq koh\u00eb sa mendon se \u00ebsht\u00eb konstruktive, m\u00ebson ta p\u00ebrballosh dhimbjen.<\/p>\n<p><strong>Edhe martesa juaj po d\u00ebshtonte p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb sinqeritetit.<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb gj\u00eb e them shpesh p\u00ebr t\u00eb ilustruar faktin se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i sinqert\u00eb. Na kan\u00eb edukuar t\u00eb jemi t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe t\u00eb respektuesh\u00ebm, por jo t\u00eb sinqert\u00eb. T\u00eb tejkaloja frik\u00ebn e sinqeritetit, m\u00eb ndihmoi si n\u00eb pun\u00eb ashtu edhe n\u00eb sht\u00ebpi. Vet\u00ebm se duhet t\u00eb tregohem i kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb CEO-n n\u00eb familje, pasi aty jam vet\u00ebm nj\u00eb partner.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb kufi p\u00ebr transparenc\u00ebn: pas shqyrtimit t\u00eb kujdessh\u00ebm, ju keni vendosur t\u00eb mos zbuloni pagat mes punonj\u00ebsve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rival\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb se nuk jeni aspak transparent p\u00ebr shikueshm\u00ebrin\u00eb e programeve t\u00eb Netlfix, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur flisni p\u00ebr sukseset.<br \/>\n8,000 punonj\u00ebsit tan\u00eb mund t\u00eb shohin se si ec\u00ebn \u00e7do titull n\u00eb vend. Por sigurisht nuk duam q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt t\u00eb njohin sekretet tona tregtare apo t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, p\u00ebr efekte konkurrence. Brenda nesh ka transparenc\u00eb, por nuk mund t\u00eb ndajm\u00eb gjith\u00e7ka, nuk mund t\u00eb vihet lakuriq n\u00eb pun\u00eb. Nj\u00eb mij\u00eb persona din\u00eb pagat e t\u00eb gjith\u00ebve, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion i disponuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. \u00c7do vendim lind pas nj\u00eb tensioni: mes mir\u00ebsjelljes dhe p\u00ebrshtypjeve, mes efi\u00e7ens\u00ebs dhe fleksibilitetit.<\/p>\n<p><strong>Nuk keni rrjedhje informacioni?<\/strong><br \/>\nPak, por nuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Njer\u00ebzit e duan kompanin\u00eb.<\/p>\n<p>Prej pak koh\u00ebsh Ted Sarandos ju ka afruar si CEO: \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar transformimin e Netflix n\u00eb prodhues filmash, duke nisur nga House of Cards, q\u00eb fitoi 100 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb vet\u00eb (\u201cliri dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u201d). Sot ka njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb se do t\u00eb dilni nga skena.<\/p>\n<p>Ted dhe un\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb prej 20 vitesh, plot\u00ebsojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. \u00cbsht\u00eb identifikuar ky raport. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr nuk ka ndryshuar asgj\u00eb, un\u00eb jam CEO me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ai. Po rritemi n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Edhe sikur t\u00eb mos ishte Covid, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb impenjative t\u00eb kesh produkte dhe punonj\u00ebs cil\u00ebsor\u00eb n\u00eb Buenos Aires, n\u00eb Rom\u00eb a Berlin&#8230; Na duhen t\u00eb pakt\u00ebn dy CEO. Sigurisht q\u00eb\u00ebsht\u00eb problem i madh n\u00ebse k\u00ebta dy persona nuk i besojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit ose nuk jan\u00eb dakord, por mendoj q\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb kjo gj\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetjes n\u00ebse nj\u00eb \u201ckeeper test\u201d do t\u00eb aplikohej mbi ju, Sarandos ka th\u00ebn\u00eb: \u201cme shum\u00eb mund\u00ebsi jo\u201d. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Ky test zhvillohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kompanin\u00eb dhe K\u00ebshilli Administrativ e di. Ajo q\u00eb un\u00eb dhe Ted mundohemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u00ebsht\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb p\u00ebrmbajtje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e m\u00eb pas t\u2019i shp\u00ebrndajm\u00eb: kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Qoft\u00eb p\u00ebr \u201cCasa de Papel\u201d, \u201cT\u00ebo Popes\u201d, \u201cOrange is the Ne\u00eb Black\u201d apo \u201cStranger Things\u201d tentojm\u00eb t\u00eb jemi nj\u00eb organizat\u00eb multikulturore. Ideja e globalizimit nuk \u00ebsht\u00eb aq popullore sa ka qen\u00eb disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, por besoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arabia Saudite ju k\u00ebrkoi t\u00eb hiqnit talk show-n e Hasan Minhaj \u201cPatriot Act\u201d pas nj\u00eb puntate mbi princin e tyre. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb nd\u00ebr sfidat?<\/strong><br \/>\nA e dini se \u00e7far\u00eb\u00ebsht\u00eb e pabesueshme? Na lejuan t\u00eb transmetojm\u00eb \u201cSexEducation\u201d, nj\u00eb seri britanike mbi nj\u00eb djal\u00eb adoleshent dhe seksologen e tij&#8230;<\/p>\n<p><strong>Ata bezidisen nga p\u00ebrmbajtjet politike, si kritikat mbi t\u00eb drejtat e njeriut?<\/strong><br \/>\nKjo nuk e ndryshon politik\u00ebn ton\u00eb&#8230; Ajo q\u00eb mund t\u00eb tentojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u00ebsht\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb evolucionin e kultur\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebndarjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shohin forma m\u00eb t\u00eb hapura t\u00eb seksualitetit. N\u00ebse marrim parasysh titujt q\u00eb na jan\u00eb dashur t\u00eb heqim n\u00eb Singapor, Zeland\u00ebn e Re, Arabi Saudite etj., jan\u00eb 10-15 n\u00eb total n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb Kin\u00eb?<\/strong><br \/>\nJemi n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Kin\u00eb q\u00eb na ka bllokuar prej shum\u00eb koh\u00ebsh dhe tani po i p\u00ebrforcon ato bllokime. Po rritemi n\u00eb Kore, Indi, Poloni dhe gjithandej, s\u00eb bashku me internetin. Jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se YouTube, i cili ka shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb treg se ne. YouTube \u00ebsht\u00eb n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb internetit, nd\u00ebrsa ne kemi p\u00ebrmbajtjen premium.<\/p>\n<p>Jeni televizioni dhe kinemaja e re. As pandemia nuk ju mposhti, pasi abonimet u rrit\u00ebn nd\u00ebrsa Disney mori nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb parqet e loj\u00ebrave. Ju keni th\u00ebn\u00eb se rivali juaj i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb gjumi. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu?<br \/>\nDuam t\u00eb arg\u00ebtojm\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb krijojm\u00eb histori aq bind\u00ebse sa njer\u00ebzit t\u2019ua rekomandojn\u00eb miqve. Nuk kemi frik\u00eb nga asgj\u00eb, por e dim\u00eb se kemi ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb shum\u00eb zgjedhje: t\u00eb lexojn\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebtitje, t\u00eb pin\u00eb, t\u00eb shohin sport, t\u00eb luajn\u00eb, t\u00eb shohin YouTube. Por \u00ebsht\u00eb edhe konkurrenca klasike, tipi i HBO apo Rai. Duhet t\u00eb luftojm\u00eb q\u00eb filmat t\u00eb jen\u00eb jet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Ted \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebdrejtues i Netflix: ka shum\u00eb intuit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar gj\u00ebrat q\u00eb funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb YouTube k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh?<\/strong><br \/>\nKush ka f\u00ebmij\u00eb adoleshent\u00eb, e di se ata shohin m\u00eb shum\u00eb YouTube se televizion premium. Shijet po ndryshojn\u00eb. Me shum\u00eb mund\u00ebsi kush po lexon k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb lexon libra, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb sot po rrallohet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb revolucionesh t\u00eb tjera parashikoni?<\/strong><br \/>\nNuk mund t\u2019i parashikosh. Marijuana mund t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebvend\u00ebsuesja e Netflix n\u00ebse do t\u00eb kishte lloje t\u00eb reja me efekte fantastike &#8230; Mund t\u00eb ndodh\u00eb, megjith\u00ebse nuk ka gjasa. Ndryshimi vjen aty ku m\u00eb pak e presim. Jam i sigurt se do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb revolucione. Por p\u00ebr 5-10 vitet e ardhshme, q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb serialet dhe filmat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>*Reed Hastings \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe bashk\u00ebdrejtues i Netflix. Ka qen\u00eb pjes\u00eb e Californa State Board of Education dhe \u00ebsht\u00eb i fokusuar gjithashtu n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e arsimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Netflix di si ta tregoj\u00eb nj\u00eb histori. Lindja k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb mitologjike. N\u00eb koh\u00ebt e Blockbuster, nj\u00eb klient harroi t\u00eb kthente Apollo 13 p\u00ebr gjasht\u00eb jav\u00eb dhe u detyrua t\u00eb paguante nj\u00eb gjob\u00eb prej 40 dollar\u00ebsh. At\u00ebher\u00eb vendosi t\u00eb themelonte nj\u00eb kompani q\u00eb nuk do t\u2019i b\u00ebnte klient\u00ebt e saj t\u00eb ndiheshin si budallenj, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":297366,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[27],"tags":[],"class_list":["post-297365","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-tech"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=297365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297365\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/297366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=297365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=297365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=297365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}