{"id":298585,"date":"2020-09-15T11:53:23","date_gmt":"2020-09-15T09:53:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=298585"},"modified":"2020-09-15T11:53:23","modified_gmt":"2020-09-15T09:53:23","slug":"vendet-ku-mund-te-udhetohet-pavaresisht-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/vendet-ku-mund-te-udhetohet-pavaresisht-covid-19\/","title":{"rendered":"Vendet ku mund t\u00eb udh\u00ebtohet pavar\u00ebsisht COVID-19"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sezonit veror n\u00eb Evrop\u00eb ngadal\u00eb po i vjen fundi. N\u00eb shum\u00eb vende numri i infeksioneve me korona po rritet s\u00ebrish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kusht\u00ebzime t\u00eb reja. Ku \u00ebsht\u00eb maska e detyrueshme? Kush duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb testin e kuror\u00ebs? Cilat rajone shpallen zona t\u00eb rrezikuara? Secili vend u p\u00ebrgjigjet k\u00ebtyre pyetjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Gjermania<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani n\u00eb shtator t\u00eb gjith\u00eb pushuesit, q\u00eb kthehen nga zonat e rrezikuara, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb kryejn\u00eb testet. Stacione p\u00ebr kryerjen e testeve jan\u00eb vendosur n\u00eb shumic\u00ebn e aeroporteve gjermane dhe n\u00eb vendkalimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kufitare. Deri tani k\u00ebto teste kan\u00eb qen\u00eb falas. Por pas vendimit t\u00eb fundit t\u00eb ministrave t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb federat\u00ebs dhe landeve gjermane testet falas do t\u00eb hiqen. Parashikohet q\u00eb, q\u00eb nga 1 tetori udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kthehen nga zonat me rrezikshm\u00ebri, t\u00eb futen n\u00eb karantin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Spanja<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra gjerman\u00eb shkuan p\u00ebrs\u00ebri me pushime n\u00eb ishullin e tyre t\u00eb preferuar Majorka dhe n\u00eb Spanj\u00ebn kontinentale. Por aktualisht numri i rasteve po rritet, sidomos n\u00eb rajonin e Madridit. Ministria e Jashtme Gjermane l\u00ebshoi nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr rrezikun e udh\u00ebtimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Spanj\u00ebn. Edhe ishujt Kanare jan\u00eb shpallur zon\u00eb me rrezikshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Por megjithat\u00eb kush d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb, duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb para udh\u00ebtimit nj\u00eb formular n\u00eb internet, pastaj ai merr nj\u00eb kod QR, q\u00eb duhet ta tregoj\u00eb kur t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb me avion.<\/p>\n<p>N\u00eb Spanj\u00eb zbatohen rregulla strikte ndaj koron\u00ebs: jeta e nat\u00ebs ndalohet n\u00eb mbar\u00eb vendin, pirja e duhanit \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb hap\u00ebsirat publike n\u00ebse distanca e siguris\u00eb nuk mund t\u00eb ruhet, gjithashtu edhe alkooli nuk lejohet t\u00eb pihet m\u00eb jasht\u00eb. N\u00eb Majorka plazhet dhe parqet jan\u00eb t\u00eb mbyllura nga ora 21:00 e mbr\u00ebmjes deri n\u00eb 7:00 t\u00eb m\u00ebngjesit. Baret, restorantet dhe kafenet\u00eb lejohen t\u00eb pranojn\u00eb vet\u00ebm gjysm\u00ebn e numrit t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb klient\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Franca<\/strong><\/p>\n<p>Numri i rasteve t\u00eb koron\u00ebs po rritet me shpejt\u00ebsi edhe n\u00eb Franc\u00eb. Qeveria gjermane e zgjeroi me 9 shtator paralajm\u00ebrimin p\u00ebr rrezikun e udh\u00ebtimit n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs: P\u00ebrve\u00e7 rajoneve \u00cele-de-France dhe Provence-Alpes-C\u00f4te d&#8217;Azur tani edhe Occitanie dhe Nouvelle-Aquitaine si dhe ishulli i Korsik\u00ebs jan\u00eb futur n\u00eb list\u00ebn e aktualizuar t\u00eb Institutit Robert Koch.<\/p>\n<p>Vet\u00eb qeveria franceze shpalli 28 nga 101 rrethet administrative franceze &#8220;zona t\u00eb kuqe\u201d, ku virusi &#8220;qarkullon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive\u201d. N\u00eb Paris dhe shum\u00eb qytete t\u00eb tjera k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt dhe \u00e7iklist\u00ebt duhet t\u00eb mbajn\u00eb maska edhe n\u00eb rrug\u00eb. Ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shkelje, rrezikohen t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb prej 135 eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin n\u00eb transportin publik dhe n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura publike, si\u00e7 jan\u00eb dyqanet dhe merkatot e mbyllura, \u00ebsht\u00eb e detyrueshme mbajtja e mask\u00ebs. Biletat p\u00ebr shum\u00eb atraksione, si kulla Eiffel dhe Louvri jan\u00eb t\u00eb kufizuara, me q\u00ebllim q\u00eb vizitor\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb distanc\u00ebn e mjaftueshme. Biletat zakonisht duhet t\u00eb rezervohen ose t\u00eb blihen m\u00eb par\u00eb n\u00eb internet.<\/p>\n<p><strong>Britania e Madhe<\/strong><\/p>\n<p>Udh\u00ebtar\u00ebt nga Gjermania dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane mund t\u00eb hyjn\u00eb pa kufizime n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Lista me k\u00ebto &#8220;korridore udh\u00ebtimi&#8221; aktualizohet vazhdimisht. \u00c7do udh\u00ebtar duhet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb formular t\u00eb zgjeruar online me t\u00eb dh\u00ebnat e tij dhe informacione mbi destinacionet e m\u00ebparshme t\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr udh\u00ebtar\u00ebt nga vendet e tjera vlen ende detyrimi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dy jav\u00eb n\u00eb karantin\u00eb. K\u00ebtu hyjn\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb num\u00ebr vendesh evropiane si Spanja, Franca, Belgjika, Hollanda, Austria dhe Kroacia.<\/p>\n<p>Brenda Britanis\u00eb s\u00eb Madhe secila pjes\u00eb e vendit vendos vet\u00eb p\u00ebr masat kund\u00ebr pandemis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ekzistojn\u00eb rregulla t\u00eb ndryshme p\u00ebr mbajtjen e mask\u00ebs. N\u00eb disa zona, si n\u00eb veriun e Anglis\u00eb, ka rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb infeksioneve t\u00eb reja. Prandaj ka kufizime lokale.<\/p>\n<p><strong>Greqia<\/strong><\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb Greqi nga shumica e vendeve t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb e lejuar. Por pas shtimit t\u00eb numrit t\u00eb infeksioneve qeveria greke urdh\u00ebroi kufizime t\u00eb gjera p\u00ebr rajone t\u00eb shumta pushimesh dhe qytete, duke p\u00ebrfshir\u00eb kryeqytetin Athin\u00eb dhe qytetin port t\u00eb Selanikut, si dhe disa rajone t\u00eb Kret\u00ebs. Festimet, ahengjet, festat fetare dhe tregjet javore jan\u00eb t\u00eb ndaluara. T\u00eb gjitha tavernat, baret dhe diskotekat duhet t\u00eb mbyllen n\u00eb or\u00ebn 24:00.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb regjistrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike t\u00eb pakt\u00ebn 24 or\u00eb para mb\u00ebrritjes dhe t\u00eb tregojn\u00eb se ku kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe ku do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj t\u00eb gjith\u00eb ato, q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb duhet t\u00eb paraqesin nj\u00eb test negativ, pavar\u00ebsisht se nga cili vend vijn\u00eb. Testi nuk lejohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se 72 or\u00eb. N\u00eb plazhe \u00e7adrat duhet t\u00eb ndodhen t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr metra larg nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Maska \u00ebsht\u00eb e detyrueshme n\u00eb t\u00eb gjitha objektet e mbyllura, si dhe n\u00eb tragete dhe n\u00eb varkat e hapura.<\/p>\n<p><strong>Austria<\/strong><\/p>\n<p>Austria pret nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb infeksioneve, sidomos n\u00eb kryeqytetin Vjen\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vlen ky rregull, n\u00ebse dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb keni qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me rrezikshm\u00ebri korone, duhet t\u00eb tregoni nj\u00eb test negativ p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Austri ose t\u00eb hyni n\u00eb karantin\u00eb. Pushuesit gjerman\u00eb, q\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi nga Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Austri pa u ndalur as n\u00eb pika karburanti. Rekomandohet q\u00eb makinat t\u00eb mbushen me karburant q\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Slloveni.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs Austria n\u00eb shum\u00eb vende pushimesh arriti nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm turist\u00ebsh. Tani Kancelari Sebastian Kurz dha shpresa edhe p\u00ebr sezonin e dimrit. Turizmi n\u00eb zonat e skijimit do t\u00eb jet\u00eb i mundsh\u00ebm edhe gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koron\u00ebs. Koncepti p\u00ebrkat\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpunuar.<\/p>\n<p><strong>Hollanda<\/strong><\/p>\n<p>Gjerman\u00ebt mund t\u00eb hyjn\u00eb pa asnj\u00eb problem. Por paralajm\u00ebrimet jan\u00eb ashp\u00ebrsuar p\u00ebr Spanj\u00ebn, Franc\u00ebn dhe Belgjik\u00ebn. Kushdo, q\u00eb hyn n\u00eb Holand\u00eb nga k\u00ebto vende, duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb karantin\u00eb p\u00ebr 14 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nga numri i shpejt\u00eb i infeksioneve t\u00eb reja n\u00eb rritje jan\u00eb t\u00eb prekur sidomos Amsterdami dhe Roterdami. Atje ekzistojn\u00eb edhe rregullat m\u00eb t\u00eb rrepta. N\u00eb sheshe, dyqane n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit duhet t\u00eb mbahen maska.<\/p>\n<p><strong>Belgjika<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb parim turist\u00ebt gjerman\u00eb lejohen t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb. Por p\u00ebr disa rajone gjermane ka kusht\u00ebzime t\u00eb rrepta. Udh\u00ebtar\u00ebt nga Bavaria e Sip\u00ebrme dhe e Poshtme, Arnsbergu, Dyseldorfi dhe Darmstadti duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb karantin\u00eb 14-ditore. Rekomandohet edhe testi i koron\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb aeroportin e kryeqytetit Bruksel t\u00eb gjith\u00eb pasagjer\u00ebve u matet temperatura me kamera termike. Hyrja mund t\u00eb refuzohet, n\u00ebse temperatura i kalon 38 grad\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb numrit t\u00eb rasteve t\u00eb koron\u00ebs, n\u00eb Belgjik\u00eb jan\u00eb ashp\u00ebrsuar p\u00ebrs\u00ebri masat. Maskat jan\u00eb t\u00eb detyrueshme n\u00eb vende publike me audienc\u00eb t\u00eb madhe, si dhe n\u00eb autobus\u00eb dhe trena, muze dhe dyqane. N\u00eb bare dhe restorante klient\u00ebt duhet t\u00eb japin t\u00eb dh\u00ebnat personale. Pazarin mund ta b\u00ebni vet\u00ebm i vet\u00ebm dhe maksimalisht p\u00ebr 30 minuta.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb konsiderueshme t\u00eb rasteve t\u00eb koron\u00ebs, Ministria e Jashtme Gjermane k\u00ebshillon, q\u00eb t\u00eb mos udh\u00ebtohet p\u00ebr n\u00eb Bruksel. Pushuesit, q\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi nga Brukseli, duhet t&#8217;i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb testi. Derisa t\u00eb dal\u00eb rezultati, udh\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb karantin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Paralajm\u00ebrimi p\u00ebr rrezikun e udh\u00ebtimit p\u00ebr rajonin e Antwerpenit u hoq nga qeveria gjermane me 2 shtator.<\/p>\n<p><strong>Italia<\/strong><\/p>\n<p>Lajmet e fundit nga Italia: P\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb ishullin mesdhetar t\u00eb Sardenj\u00ebs, duhet t\u00eb paraqitet nj\u00eb test negativ, q\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb. Numri i infeksioneve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm koh\u00ebt e fundit, prandaj qeveria italiane ka zgjatur masat p\u00ebr koron\u00ebn deri n\u00eb 14 tetor. T\u00eb gjitha diskotekat jan\u00eb t\u00eb mbyllura, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet publike k\u00ebrkohet t\u00eb mbahen maskat nat\u00ebn.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Sardenj\u00ebs, shumica e pushuesve nga BE lejohen t\u00eb hyjn\u00eb pa kufizime. Roma vendosi edhe nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb karantinim dyjavor p\u00ebr t\u00eb ardhurit nga Kroacia, Greqia, Malta, Spanja, Bullgaria dhe Rumania \u2013 kjo vlen edhe p\u00ebr vizitor\u00ebt nga vendet jo an\u00ebtare t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Brenda Italis\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizet pa pengesa. N\u00eb dyqane, trena ose hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb mbyllura \u00ebsht\u00eb e detyrueshme maska. Grumbullimet e m\u00ebdha jan\u00eb t\u00eb ndaluara. N\u00ebse njer\u00ebzit q\u00ebndrojn\u00eb bashkarisht shum\u00eb pran\u00eb dhe pijn\u00eb n\u00eb sheshe, nd\u00ebrhyn shpesh policia. N\u00eb plazhe duhet t\u00eb respektohen rregullat e distanc\u00ebs. N\u00eb bare dhe restorante shum\u00eb pronar\u00eb i kan\u00eb vendosur thuajse t\u00eb gjitha tavolinat jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kroacia<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb destinacionin e preferuar t\u00eb pushimeve n\u00eb Adriatik, kurba e infeksioneve po tregon rritje. Pasi Austria dhe Italia l\u00ebshuan nj\u00eb paralajm\u00ebrim udh\u00ebtimi p\u00ebr Kroacin\u00eb, Gjermania ndoqi shembullin e tyre: Ministria e Jashtme paralajm\u00ebron nga rreziku i udh\u00ebtimeve n\u00eb k\u00ebto rajone: Shibenik-Knin, Split-Dalmaci dhe Zadar. K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb destinacione t\u00eb njohura pushimesh, si qyteti port i Splitit dhe Zadari, Parku Komb\u00ebtar Krka dhe ishujt Bra\u00e7 dhe Hvar. K\u00ebtyre u shtohen edhe rajonet Dubrovnik-Neretva dhe Pozhega-Sllavonia.<\/p>\n<p>Qeveria kroate po ashp\u00ebrson k\u00ebrkesat e saj: t\u00eb gjitha lokalet dhe klubet duhet t\u00eb mbyllen n\u00eb mesnat\u00eb, aktivitetet me m\u00eb shum\u00eb se 100 persona nuk lejohen. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj rregullat e distanc\u00ebs dhe mbajtja e maskave duhet t\u00eb zbatohen n\u00eb trafikun urban dhe n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura. Gjerman\u00ebt dhe shtetasit nga vendet e tjera t\u00eb BE lejohen t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend. N\u00eb kufi udh\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb tregojn\u00eb vet\u00ebm, se ku do t\u00eb jen\u00eb dhe t\u00eb japin numrin e telefonit.<\/p>\n<p><strong>Turqia<\/strong><\/p>\n<p>Pas Spanj\u00ebs dhe Italis\u00eb Turqia \u00ebsht\u00eb destinacioni i tret\u00eb m\u00eb i preferuar i pushimeve p\u00ebr gjerman\u00ebt. N\u00eb fillim t\u00eb gushtit Ministria e Jashtme dha drit\u00ebn jeshile p\u00ebr udh\u00ebtime n\u00eb bregdetin turk. Paralajm\u00ebrimi i udh\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb hequr p\u00ebr provincat e Antalias, Izmirit, Aydin dhe Mugla. P\u00ebr t\u00eb gjitha provincat e tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb metropolin Stamboll dhe kryeqytetin Ankara, paralajm\u00ebrimi p\u00ebr rrezikun e udh\u00ebtimit mbetet n\u00eb fuqi deri n\u00eb 14 shtator.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kthehen nga Turqia n\u00eb Gjermani, para se t\u00eb largohen nga vendi, duhet t\u00eb tregojn\u00eb testin negativ t\u00eb koron\u00ebs, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se 48 or\u00eb. Turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Turqin\u00eb. Sipas shifrave zyrtare, m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb milion gjerman\u00eb pushuan atje vitin e kaluar. Turizmi \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb qershor, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit, n\u00eb Turqi pati gati 96 p\u00ebr qind m\u00eb pak pushues sesa n\u00eb vitin e kaluar\/DW.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sezonit veror n\u00eb Evrop\u00eb ngadal\u00eb po i vjen fundi. N\u00eb shum\u00eb vende numri i infeksioneve me korona po rritet s\u00ebrish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kusht\u00ebzime t\u00eb reja. Ku \u00ebsht\u00eb maska e detyrueshme? Kush duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb testin e kuror\u00ebs? Cilat rajone shpallen zona t\u00eb rrezikuara? Secili vend u p\u00ebrgjigjet k\u00ebtyre pyetjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":263949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-298585","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=298585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298585\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=298585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=298585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=298585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}