{"id":298700,"date":"2020-09-15T17:08:54","date_gmt":"2020-09-15T15:08:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=298700"},"modified":"2020-09-15T17:20:53","modified_gmt":"2020-09-15T15:20:53","slug":"milionat-turke-ne-tregun-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/milionat-turke-ne-tregun-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Milionat turke n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, si e pushtoi Turqia tregun"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb tregun e Kosov\u00ebs operojn\u00eb 725 kompani nga shteti i Turqis\u00eb, me nj\u00eb kapital prej rreth 1.2 miliard euro, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>K\u00ebto kompani veprimtarin\u00eb e tyre e zhvillojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, telekomunikacionit, sistemit bankar, arsimit, tekstilit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Turqia vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb nd\u00ebr partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj tregtar dhe nj\u00eb nga tre shtetet me pranin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb investimeve direkte n\u00eb Kosov\u00eb, pas Gjermanis\u00eb dhe Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtetet e para q\u00eb ka njohur Kosov\u00ebn, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p><strong>Rreth 459 milion\u00eb euro investime nga Turqia n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Od\u00ebs Tregtare Kosovare \u2013 Turke, investimet nga Ankaraja zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb nga viti 2009 deri m\u00eb 2019 kan\u00eb qen\u00eb rreth 450 milion\u00eb euro. Sektori energjetik p\u00ebrb\u00ebn 31 p\u00ebr qind t\u00eb te gjith\u00eb investimeve, pasuar nga sektori i financave dhe ai i transportit, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje nga kjo Od\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 investimeve direkte, Prishtina dhe Ankaraja zyrtare kan\u00eb edhe shk\u00ebmbime tregtare.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, importi i mallrave nga Turqia n\u00eb Kosov\u00eb ka arritur vler\u00ebn prej 431 milion\u00eb euro, kurse nga muaji janar deri n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, Turqia ka importuar n\u00eb Kosov\u00eb mallra n\u00eb vler\u00eb prej 220 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, eksporti i produkteve \u201cMade in Kosova\u201d p\u00ebr n\u00eb Turqi, vitin e kaluar ka qen\u00eb 8 milion\u00eb euro, p\u00ebrderisa gjat\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb eksportuar mallra n\u00eb vler\u00eb prej 6 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Kosova dhe Turqia n\u00eb vitin 2013 kan\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje tregtare, e cila parashikon heqjen e tarifave doganore p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb produkteve, kryesisht industriale. Turqia e kishte aprovuar marr\u00ebveshjen me Kosov\u00ebn qysh n\u00eb vitin 2015. Por, n\u00eb Prishtin\u00eb, ajo u dekretua nga presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga viti 2004 vepron edhe Agjencia Turke p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Koordinim (TIKA).<\/p>\n<p>Nga ajo periudh\u00eb, kjo organizat\u00eb ka realizuar qindra projekte t\u00eb ndryshme, si nd\u00ebrtim t\u00eb parqeve, nd\u00ebrtim t\u00eb objekteve t\u00eb mjek\u00ebsore, ka restauruar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb xhamive, por edhe ka b\u00ebr\u00eb investime n\u00eb nd\u00ebrtimin e xhamive t\u00eb reja n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebsaj agjencie n\u00eb Kosov\u00eb, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb shuma e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr projektet e realizuara n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>G\u00ebrxhaliu: Duhet t\u00eb ndryshohet orientimi i investimeve turke<\/strong><br \/>\nEksperti i ekonomis\u00eb, Safet G\u00ebrxhaliu thot\u00eb se qasja e investimeve t\u00eb shtetit turk n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Ai shton se destinimi i investimeve duhet t\u00eb orientohet n\u00eb hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs dhe jo n\u00eb nd\u00ebrtimin e objekteve t\u00eb kultit.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese, n\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e qasjes se Turqis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor investimet turke kan\u00eb efekte pozitive, qoft\u00eb n\u00eb pun\u00ebsim, prodhim, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb bilancit t\u00eb pagesave. Kurse, n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebto ndihma vijn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb xhamive, renovim t\u00eb teqeve t\u00eb ndryshme dhe e t\u00ebra kjo nuk krijon stabilitet ekonomik dhe social\u201d, tha G\u00ebrxhaliu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ramosaj: Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr investitor\u00eb nga shtetet per\u00ebndimore<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, profesori i ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Berim Ramosaj shprehet se Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb gjej\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi investitor\u00ebve nga shtetet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpar\u00ebsia e investimeve nga vendet e Per\u00ebndimit \u00ebsht\u00eb sepse jan\u00eb kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare me staf dhe eksperienc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb fusha t\u00eb caktuara. Nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb sikurse nj\u00eb investitor q\u00eb vjen nga vendet e Lindjes, i cili mund t\u00eb sjell\u00eb para, por nuk mund t\u00eb sjell\u00eb eksperienc\u00eb\u201d, thekson Ramosaj.<\/p>\n<p>Por, Safet G\u00ebrxhaliu shton se Turqia duhet ta trajtoj\u00eb tregun e Kosov\u00ebs nj\u00ebsoj sikur tregjet e vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim besoj se duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb qasja e t\u00eb b\u00ebrit biznes ne mes Kosov\u00ebs dhe Turqis\u00eb. Nuk duhet t\u00eb jet\u00eb Kosova nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku duhet t\u00eb promovohet kultura dhe tradita turke. Duhet t\u00eb forcohet partneriteti, duhet t\u00eb respektohet e kaluara, por definitivisht t\u00eb b\u00ebrit biznes me Kosov\u00ebn duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, si\u00e7 b\u00ebhet qoft\u00eb n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe \u00e7do vend tjet\u00ebr evropian\u201d, thot\u00eb G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Tregtia mes Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Turqis\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje prej 430 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2002 n\u00eb 3 miliard\u00eb dollar\u00eb gjat\u00eb vitit 2016, ku nj\u00eb e treta e k\u00ebsaj vlere paraqet tregtin\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga objektet e kultit q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet nga Bashk\u00ebsia Islame Turke n\u00eb Kosov\u00eb, me kosto prej rreth 40 milion\u00eb eurosh, \u00ebsht\u00eb Xhamia e Madhe n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrtimi i se cil\u00ebs ka filluar gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Lagjen \u201cDardania\u201d.<\/p>\n<p><strong>Disa nga kompanit\u00eb turke n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 investimeve direkte, n\u00eb Kosov\u00eb disa nga kompanit\u00eb me kapital m\u00eb t\u00eb madh financiar jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb koncesion konsorciumeve turke.<\/p>\n<p>Konsorciumi turko-francez, Limak \u2013Aeroport de Lyon, n\u00eb vitin 2010 ka marr\u00eb me koncesion p\u00ebr 20 vjet Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Prishtin\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d, me obligimin q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb mbi 100 milion\u00eb euro n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2012, konsorciumi turk Limak\u2013\u00c7alik privatizoi rrjetin kosovar t\u00eb shp\u00ebrndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e bler\u00eb at\u00eb p\u00ebr 26.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bechtel-Enka, konsorciumi amerikano-turk, ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin e dy autostradave, at\u00eb q\u00eb lidh\u00eb Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut me nj\u00eb vler\u00eb mbi 1.6 miliard euro.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb num\u00ebr i institucioneve arsimore funksionojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga investimet turke.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, qeverit\u00eb e t\u00eb dy shteteve kan\u00eb n\u00ebnshkruar 43 marr\u00ebveshje dhe protokolle bashk\u00ebpunimi, si n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb tregun e Kosov\u00ebs operojn\u00eb 725 kompani nga shteti i Turqis\u00eb, me nj\u00eb kapital prej rreth 1.2 miliard euro, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. K\u00ebto kompani veprimtarin\u00eb e tyre e zhvillojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, telekomunikacionit, sistemit bankar, arsimit, tekstilit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Turqia vazhdon t\u00eb mbetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":298701,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-298700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=298700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/298700\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/298701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=298700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=298700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=298700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}