{"id":299897,"date":"2020-09-18T11:36:05","date_gmt":"2020-09-18T09:36:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=299897"},"modified":"2020-09-18T12:55:33","modified_gmt":"2020-09-18T10:55:33","slug":"e-dhimbshme-rrefimi-mes-lotesh-i-deshmitareve-qe-gjeten-ne-varreza-masive-familjaret-e-vrare-nga-forcat-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/e-dhimbshme-rrefimi-mes-lotesh-i-deshmitareve-qe-gjeten-ne-varreza-masive-familjaret-e-vrare-nga-forcat-serbe\/","title":{"rendered":"E dhimbshme: Rr\u00ebfimi mes lot\u00ebsh i d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb gjet\u00ebn n\u00eb varreza masive familjar\u00ebt e vrar\u00eb nga forcat serbe"},"content":{"rendered":"<p><strong>Me d\u00ebgjimin e dy d\u00ebshmitar\u00ebve ka vazhduar shqyrtimi gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykimin ku personat me iniciale\u00a0 Z. K. dhe D. Sh., akuzohen p\u00ebr krime lufte ndaj popullat\u00ebs civile m\u00eb vitin 1999 n\u00eb fshatin Nerodime e Ep\u00ebrme, Komuna Ferizajt.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>T\u00eb d\u00ebmtuarit\u00a0 F.N dhe F. N. gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb mbajtur t\u00eb premten jan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ata gjat\u00eb k\u00ebsaj seance, rr\u00ebfyen tmerrin q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar nat\u00ebn e 26 marsit t\u00eb vitit 1999, nat\u00ebn kur forcat paramilitare serbe, t\u00eb uniformuara e t\u00eb armatosur i kishin d\u00ebbuar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitar\u00ebt treguan se at\u00eb nat\u00eb t\u00eb detyruar nga forcat serbe kishin l\u00ebn\u00eb pas familjar\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt pas hyrjes s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb ishin gjetur n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb masive n\u00eb fshatin Nerodime e Ep\u00ebrme.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit F. N. nat\u00ebn kritike me polic\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb uniformuar kishte qen\u00eb edhe tani i akuzuari Z. K., i cili sipas d\u00ebshmitarit edhe kishte sulmuar babain e tij O. N.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari deklaroi se nata e 26 marsit t\u00eb vitit 1999 i kujton atij gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb i kishte p\u00ebrjetuar n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa jetojm\u00eb ende me ngjarjet e vitit 1998-1999. Na kurr\u00eb nuk mujna me i heq prej mendjes tmerrin q\u00eb e kemi p\u00ebrjetu\u201d tha d\u00ebshmitari mes lot\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ai d\u00ebshmoi sesi nat\u00ebn kritike e gjith\u00eb familja ishin mbledhur tek sht\u00ebpia e v\u00ebllait t\u00eb tij, teksa sht\u00ebpit\u00eb e fqinj\u00ebve po digjeshin.<\/p>\n<p>\u201cNa kemi qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vllaut familja jon\u00eb, familja e axh\u00ebs dhe v\u00ebllait. At\u00eb nat\u00eb jemi grumbullu pasi q\u00eb kemi vendos q\u00eb \u00e7kado q\u00eb ndodh t\u00eb jemi bashk\u00eb\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari deklaroi se nat\u00ebn kritike polic\u00ebt serb kishin hyr\u00eb me dhun\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku kishin qen\u00eb t\u00eb strehuar.<\/p>\n<p>\u201cNa than\u00eb me dal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jasht\u00eb, tre polic serb e kan\u00eb pyt vllaun a \u00ebsht\u00eb dikush brenda dhe v\u00ebllau i ka th\u00ebn\u00eb. Jo askush, t\u00eb gjith\u00eb jemi jasht\u00eb. Ata kan\u00eb hy edhe kan\u00eb shiku n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb brenda duke i nxjerr m\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb jasht\u00eb\u201d shtoi d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Ai tregoi sesi n\u00eb momentin kur babai i tij \u00ebsht\u00eb nisur drejt\u00eb shtall\u00ebs q\u00eb t\u2019i zgjidhte lop\u00ebt pasi q\u00eb ata i kishin v\u00ebn\u00eb zjarrin ushqimit t\u00eb kafsh\u00ebve, tani i akuzuari e kishte shtyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZ. K. e ka shty bab\u00ebn e m\u00eb pas nj\u00eb\u00a0polic tjet\u00ebr ia ka drejtuar arm\u00ebn. Na pastaj kemi fillu me b\u00ebrtit, me kajt grat\u00eb e fmit\u00eb\u201d tha ai.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari deklaroi se m\u00eb pas polic\u00ebt me forc\u00eb i kan\u00eb ndar\u00eb grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt vet\u00ebm, nd\u00ebrsa burrat vet\u00ebm, duke i shar\u00eb e ofenduar si dhe duke i urdh\u00ebruar t\u00eb nisen drejt malit.<\/p>\n<p>\u201cPasi jemi drejtuar nga mali kemi d\u00ebgjuar krisma me arm\u00eb, ne jemi mundu me u kthy por nuk na kan\u00eb\u00a0lon ata, tu na sha e ofendu, tu na drejtu arm\u00ebn e tu na godit me shkelma\u201d shtoi d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e prokurorit Valdet Gashi se ku kishte qen\u00eb Z. K., kur burrat ishin detyruar t\u00eb rreshtohen n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre, d\u00ebshmitari deklaroi se ai kishte qen\u00eb tek bunari, i uniformuar me uniform\u00eb t\u00eb policis\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i ka shkruajtur \u201cMilicia\u201ddhe i armatosur.<\/p>\n<p>\u201cPasi me jemi largu kemi q\u00ebndru n\u00eb Dremjan, ne mal n\u00eb rek\u00eb t\u00eb Opill\u00ebs pastaj jemi detyru me u dor\u00ebzu n\u00eb Shtime, nga aty k\u00ebmi shku n\u00eb fshatin Vejnovc dhe kur kan\u00eb hy forcat e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb un\u00eb jom kthy te shpia edhe aty e kom pa q\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e kallt\u00eb\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai tha se kan\u00eb kontrolluar sht\u00ebpin\u00eb e djegur p\u00ebr t\u00eb shikuar n\u00ebse aty jan\u00eb djegur familjar\u00ebt e tyre, por q\u00eb nuk kishin gjetur shenja nga ta.<\/p>\n<p>\u201cPara od\u00ebs ka pasur pika t\u00eb gjakut dhe kur kemi hy ne od\u00eb aty ka qen\u00eb krejt gjak\u201d shtoi d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Ai tha se dyshojn\u00eb se aty \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb masakrimi i familjar\u00ebve te tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb pas d\u00ebshmitari deklaroi se kishin kuptuar p\u00ebr varrez\u00ebn masive, ku edhe ishin gjetur trupat e pa jet\u00eb t\u00eb babait v\u00ebllaut dhe familjar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se m\u00eb pas e kishin kuptuar p\u00ebr varrez\u00ebn masive ku edhe ishin gjetur trupat e familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zhvarrimi d\u00ebshmitari deklaroi se ata kishin qen\u00eb t\u00eb hedhur nj\u00eb mbi nj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam mujt me identifiku trupin e babait, pantollat i ka pas te hequr deri te gjunj\u00ebt, pastaj nuk kam mujt me perballu edhe me kan\u00eb largu nga aty\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, tha se n\u00eb fshatin ku ata jetonin kishte pasur banor\u00eb edhe t\u00eb nacionaliteteve t\u00eb tjera si serb apo rom, nd\u00ebr ta ishte edhe tani i akuzuari Z. K.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari tregoi sesi n\u00eb vitin 1998 kishin filluar mobilizimin qytetar\u00ebt e nacionalitetit serb, madje tregoi sesi ishin b\u00ebr\u00eb disa \u201cpunkte\u201d dhe q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb oborrin e tyre ishin hedhur dy bomba dore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj seance u d\u00ebshmua n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares edhe e d\u00ebmtuara F. N.,\u00a0e cila tregoi para trupit gjykues p\u00ebrjetimet e nat\u00ebs s\u00eb 26 marsit t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Ajo tha se menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb bombardimeve forcat serbe kishin filluar t\u00eb digjnin sht\u00ebpit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt ajo rr\u00ebfeu sesi ishin strehuar n\u00eb bodrumin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kush\u00ebrinjve, por q\u00eb kjo sipas saj kishte ndodhur para ngjarjes kritike.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 26 mars dita ka qen\u00eb e qet\u00eb, deri ne ora 8 n\u00eb mbr\u00ebmje ku m\u00eb pas\u00a0\u00a0ata fillun apet me gjuajtje me djeg\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive deri sa kan\u00eb arritur te sht\u00ebpia jon\u00eb\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se at\u00eb nat\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me t\u00eb gjith\u00eb familjen, dhe kur forcat serbe kishin hyr\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\u00a0 e tyre, ajo kishte qen\u00eb duke i v\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb katin sip\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj ishte detyruar t\u2019i merrte f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb dilte n\u00eb oborr me t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtaret e familjes.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ni\u00eb moment e kemi ni q\u00eb u thy dritarja e kuzhin\u00ebs dhe britma e sharje serbe. I kemi marr fmit\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jemi detyru me dal n\u00eb mes t\u00eb oborrit ku na kan\u00eb rreshtu. Nga aty i kemi par\u00eb t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb duke u djegur vet\u00ebm sht\u00ebpia jon\u00eb jo\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00eb mesin e serb\u00ebve kishte qen\u00eb edhe tash i akuzuari Z. K. i cili kishte qen\u00eb i veshur me uniform\u00eb policie dhe i armatosur sikurse t\u00eb gjith\u00eb ushtar\u00ebt tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZ. K. e kemi njohur si djalin e V., ai e ka pasur nj\u00eb ar\u00eb ngjitur me t\u00eb ton\u00ebn\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se polic\u00ebt i kishin urdh\u00ebruar grat\u00eb dhe fmit\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen, nd\u00ebrkaq burrat kishin mbetur pas n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi qen\u00eb n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, neve na detyruan mu largu drejt dyerve t\u00eb oborrit nd\u00ebrkaq burrat i detyruan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se ishin detyruar nga forcat serbe qe t\u00eb largoheshin n\u00ebp\u00ebr mal dhe teksa po largoheshin kishin d\u00ebgjuar krisma armesh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fillim se kemi dit\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodh m\u00eb burrat, t\u00eb nes\u00ebrmen kojshit kan\u00eb shku n\u00eb shpi me na thirr dhe n\u00eb tok\u00eb e kan\u00eb pa plisin e vjehrrit dhe n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb kan\u00eb pa shenja t\u00eb t\u00ebrheqjes zvarr\u00eb\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se pas tre muajsh kishin kuptuar qe familjar\u00ebt e tyre ishin vrar\u00eb dhe ishin hedhur n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb masive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb familjen ton\u00eb \u00ebsht\u00eb vra vjehrri, burri dhe dy djemt\u00eb e axh\u00ebs, po ashtu na jan\u00eb djegur edhe sht\u00ebpit\u00eb\u201d shtoi e d\u00ebmtuara.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se ka p\u00ebrjetime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda nga ajo nat\u00eb, k\u00ebto ngjarje kishin ndikuar r\u00ebnd\u00eb edhe tek djali i saj i cili i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cNan\u00eb edhe mu \u00ebsht\u00eb dasht mem lan me u kall me babin\u201d tha ajo mes lot\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq lidhur me personin i cili kishte informuar t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn p\u00ebr varrezat masive pati pyetje mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit D. Sh., avokati Mentor Neziraj.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi nga d\u00ebshmitarja t\u00eb dij\u00eb sesi ishte njoftuar dhe si i kishte besuar personit t\u00eb quajtur H. e cila e kishte informuar lidhur me ekzistimin e varrez\u00ebs masive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq lidhur me raportet q\u00eb familja e saj kishte pasur me familjen e t\u00eb akuzuarit Z. K., pati pyetje avokati i k\u00ebtij t\u00eb fundit, Dejan Vasiq i cili e pyeti d\u00ebshmitaren n\u00ebse kishte njohuri lidhur me nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga ai, p\u00ebr \u00e7ka d\u00ebshmitarja deklaroi se nuk ka informata.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj seanc\u00eb trupi gjykues, i udh\u00ebhequr nga gjykat\u00ebsi Musa Konxheli k\u00ebrkoi nga mediat raportimin me iniciale p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb rastit, por q\u00eb lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk mori aktvendim.<\/p>\n<p>Ndryshe, pas konfirmimit t\u00eb aktakuz\u00ebs gjykata kishte nisur shqyrtimin gjyq\u00ebsor n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrkaq n\u00eb seanc\u00ebn fillestare t\u00eb mbajtur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, dy t\u00eb pandehurit kishin mohuar faj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpiluar m\u00eb 30 dhjetor 2019, i akuzuari Z. K., m\u00eb 26 mars 1999, rreth or\u00ebs 22:00, n\u00eb fshatin Nerodime e Ep\u00ebrme, Komuna Ferizaj, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb policis\u00eb, ushtris\u00eb dhe paramilitar\u00eb serb, i veshur me uniform\u00eb t\u00eb policis\u00eb dhe i armatosur, me vet\u00ebdije e q\u00ebllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave t\u00eb epror\u00ebve t\u00eb tij, ka marr\u00eb pjes\u00eb drekt\u00eb n\u00eb sulmin e popullsis\u00eb civile t\u00eb nacionalitetit shqiptar, konkretisht familjes N. q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb konflikt t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktit akuzues, i nj\u00ebjti gjat\u00eb k\u00ebtij aksioni n\u00eb bashk\u00ebveprim me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb forcave policore, ushtarake dhe paramilitare, fillimisht me mjete motorike ushtarake dhe policore, ka hyr\u00eb n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb O. N, e pastaj n\u00ebn krisma t\u00eb arm\u00ebve dhe britmave n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, rr\u00ebmbyesh\u00ebm dhe me form\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb brenda n\u00eb sht\u00ebpi, ku ishin t\u00eb strehuar 19 an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familje, n\u00eb mesin e tyre f\u00ebmij\u00eb, gra e burra.<\/p>\n<p>Pastaj, thuhet se i pandehuri n\u00eb bashk\u00ebveprim me kryer\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrkisnin forcave policore, ushtarake dhe paramilitare, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb cenimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb personalitetit dhe dinjitetit t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj familje, ngase me forc\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve, duke ndjell\u00eb frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, i kan\u00eb nxjerr\u00eb dhunsh\u00ebm nga sht\u00ebpia dhe duke i trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo humane i kan\u00eb rreshtuar n\u00eb oborr para sht\u00ebpis\u00eb duke i mbajtur n\u00ebn frik\u00eb dhe presion p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se n\u00eb vazhdim derisa personat civil t\u00eb familjes N., ishin t\u00eb rreshtuar n\u00eb oborr, n\u00eb prezenc\u00ebn e tyre, i pandehuri n\u00eb bashk\u00ebveprim me kryer\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e paligjsh\u00ebm dhe q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj familje, djegien e sht\u00ebpive, kafsh\u00ebve, ushqimin e kafsh\u00ebve dhe gjith\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb gjendej n\u00eb oborr, pasuri kjo q\u00eb nuk justifikohej me nevoja ushtarake.<\/p>\n<p>Pastaj, sipas akuz\u00ebs, i pandehuri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb d\u00ebbimin e 15 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj familje, t\u00eb cil\u00ebt paraprakisht ishin t\u00eb rreshtuar n\u00eb oborr, ku n\u00eb bashk\u00ebveprim edhe me kryer\u00ebs tjet\u00ebr, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve\u00a0 i kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb shp\u00ebrngulen nga vendbanimi i tyre duke i d\u00ebbuar me forc\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se i pandehuri ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb marrjen peng t\u00eb kat\u00ebr personave t\u00eb k\u00ebsaj familje, i cili duke vepruar n\u00eb bashk\u00ebveprim me kryer\u00ebs tjer\u00eb, fillimisht i ka ndar\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes, personat O. N, B. N., A. N. dhe B. N., tani t\u00eb ndjer\u00eb. Pas marrjes t\u00eb tyre, thuhet se thelb\u00ebsisht ka kontribuar n\u00eb trajtimin mizor t\u00eb tyre, duke i maltretuar, torturuar, gjymtuar dhe p\u00ebrfundimisht vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri, kufomat e t\u00eb cil\u00ebve me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes s\u00eb krimit i kan\u00eb hedhur p\u00ebr skaj rrug\u00ebs magjistrale Prishtin\u00eb \u2013 Ferizaj, konkretisht n\u00eb fshatin Babush.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka kryer vepr\u00ebn penale \u201ckrime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u201d nga neni 142 lidhur me nenin 22 t\u00eb LP t\u00eb RSFJ-s\u00eb, t\u00eb parapar\u00eb edhe me Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Krimet e luft\u00ebs n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nenit 3 t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Konventae t\u00eb Gjenev\u00ebs nga neni 146, paragrafi 1 dhe 2 , n\u00ebnpargrafi 2.1,2.2 dhe 2.3 t\u00eb KPRK-s\u00eb, nd\u00ebrlidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, i pandehuri D. Sh., sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 1 prill 1999, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit policor, i armatosur me arm\u00eb automatike, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrdhosjes, posht\u00ebrimit dhe trajtimit n\u00ebn\u00e7mues t\u00eb trupave t\u00eb pajet\u00eb, viktimave O. N., B. N., A. N. dhe I. R., ka urdh\u00ebruar q\u00eb trupat e tyre t\u00eb varrosen pa dinjitet dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e luft\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuara me t\u00eb drejt\u00ebn humanitare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, sipas urdhrit t\u00eb t\u00eb pandehurit dhe pjes\u00ebtar\u00ebve tjer\u00eb policor\u00eb, trupat e pajet\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb cekura si m\u00eb lar\u00eb, p\u00ebrmes personave H. K., I. A. dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr i quajtur \u201cRada\u201d, me kamionin e tipit \u201cFAP\u201d, me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Morgu i Prishtin\u00ebs, ende pa u b\u00ebr\u00eb autopsia dhe jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb varrezave t\u00eb qytetit t\u00eb Ferizajt t\u00eb quajtura \u201cvarrezat myslimane\u201d, ku aty ishte duke i pritur i akuzuari D. Sh., i cili menj\u00ebher\u00eb posa kan\u00eb arritur trupat e pajet\u00eb, ka urdh\u00ebruar personin e quajtur \u201cMaksut\u201d, q\u00eb me ekskavator t\u00eb filloj\u00eb hapjen e nj\u00eb grope me q\u00ebllim t\u00eb hedhjes s\u00eb k\u00ebtyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb pas, akuza thot\u00eb se pas hapjes s\u00eb grop\u00ebs me p\u00ebrmasa p\u00ebraf\u00ebrsisht 2 deri n\u00eb 3 metra e gjer\u00eb dhe 70 deri n\u00eb 80 cm t\u00eb thell\u00eb, i pandehuri D. Sh., ka urdh\u00ebruar q\u00eb trupat e t\u00eb vrar\u00ebve fillimisht t\u2019i zbresin nga kamioni, e pastaj pa u respektuar traditat dhe ritet fetare jan\u00eb hedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grop\u00eb masive.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrfundim, i pandehuri n\u00eb kund\u00ebrshtim me doket, zakonet dhe rregullat fetare t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve ka urdh\u00ebruar q\u00eb p\u00ebrmes ekskavatorit trupat e pajet\u00eb t\u00eb hedhur n\u00eb grop\u00eb masive t\u00eb mbulohen me dhe, duke mos mbajtur asnj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr identitetin e t\u00eb varrosurve dhe duke mos l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb identifikuese se aty ka varrez\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb k\u00ebt\u00eb, akuzohet se ka kryer veprat penale \u201ckrime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u201d nga neni 142 LP t\u00eb RSFJ-s\u00eb, aktualisht e d\u00ebnueshme edhe Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga neni 146, paragrafi 2.2 \u201c Krimet e luft\u00ebs n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nenit 3 t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb konventave t\u00eb Gjenev\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me d\u00ebgjimin e dy d\u00ebshmitar\u00ebve ka vazhduar shqyrtimi gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykimin ku personat me iniciale\u00a0 Z. K. dhe D. Sh., akuzohen p\u00ebr krime lufte ndaj popullat\u00ebs civile m\u00eb vitin 1999 n\u00eb fshatin Nerodime e Ep\u00ebrme, Komuna Ferizajt. T\u00eb d\u00ebmtuarit\u00a0 F.N dhe F. N. gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb mbajtur t\u00eb premten jan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":299898,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-299897","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299897\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/299898"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}