{"id":300535,"date":"2020-09-19T16:19:28","date_gmt":"2020-09-19T14:19:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=300535"},"modified":"2020-09-19T16:19:28","modified_gmt":"2020-09-19T14:19:28","slug":"virologu-gjerman-nga-maskat-nuk-do-te-shpetojme-lehte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/virologu-gjerman-nga-maskat-nuk-do-te-shpetojme-lehte\/","title":{"rendered":"Virologu gjerman: Nga maskat nuk do t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb leht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koron\u00ebs gjerman\u00ebt d\u00ebgjonin k\u00ebshillat e virologut, Christian Drostenit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen ai paralajm\u00ebron se kemi p\u00ebrpara nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>DW: Dhe sa koh\u00eb do t\u00eb na duhet t\u00eb jetojm\u00eb me pandemin\u00eb e koron\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Christian Drosten: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh prognoza globale. N\u00eb Europ\u00eb ne kemi gjendje me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Dimri nuk do t\u00eb jet\u00eb i leht\u00eb. Vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb kemi vaksinat. Un\u00eb mendoj se n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm ato t\u00eb mund t\u00eb furnizohen tek pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb popullsis\u00eb. Nga maskat nuk do t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb aq leht\u00eb. Sepse edhe kur t\u00eb fillojm\u00eb me vaksinat pjesa m\u00eb e madhe e popullsis\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb maska. N\u00eb vende si Gjermania, ku ka pak infeksione imuniteti nuk do t\u00eb jet\u00eb i madh. Ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo t\u00eb mos v\u00ebrehet n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rajoneve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet. N\u00eb Afrik\u00eb p\u00ebr shembull duket se p\u00ebrhapja e s\u00ebmundjes nuk \u00ebsht\u00eb aq keq. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb e lidhur me struktur\u00ebn e mosh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb popullsis\u00eb. Por duhet th\u00ebn\u00eb se ne jemi duke v\u00ebzhguar vet\u00ebm qendrat urbane, ku jetojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj. Ne nuk e dim\u00eb si sillet virusi kur p\u00ebrhapet n\u00eb zonat rurale. Po ashtu ne nuk e dim\u00eb \u00e7far\u00eb statusi ka epidemia atje. Ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb thon\u00eb se infeksioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. Ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb qytete epidemia t\u00eb jet\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, por po ashtu ekziston mund\u00ebsia q\u00eb ajo t\u00eb filloj\u00eb tani me forc\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb rajonet m\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht un\u00eb jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr Indin\u00eb. India ka dend\u00ebsi t\u00eb madhe popullsie. Virusi \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrhapur aty pothuajse pa kontroll. Po ashtu territore t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut. P\u00ebr Afrik\u00ebn sapo fola, kontinenti afrikan \u00ebsht\u00eb aktualisht nj\u00eb e gj\u00ebegj\u00ebz\u00eb e vog\u00ebl. Dhe n\u00eb hemisfer\u00ebn veriore \u00ebsht\u00eb duke ardhur dimri dhe ka rajone, mes t\u00eb cilave edhe Europa, ku kontrolli mbi virusin \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt. Disa vende jan\u00eb duke shkuar me shum\u00eb raste korone n\u00eb stin\u00ebn e ftoht\u00eb t\u00eb dimrit dhe besimi tek strukturat mjek\u00ebsore dhe tek sistemi i kujdesit ndaj sh\u00ebndetit \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt. Ka vende edhe t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb duhet t\u00eb marrin shum\u00eb shpejt masa t\u00eb forta.<\/p>\n<p><strong>Vendet e tjera shohin tek Gjermania nj\u00eb lloj shembulli sa i takon trajtimit t\u00eb pandemis\u00eb. \u00c7far\u00eb jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gjerman\u00ebt si duhet?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kombinim i shum\u00eb gj\u00ebrave. E para \u00ebsht\u00eb sigurisht trajtimi i vendosur i b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb val\u00ebs s\u00eb par\u00eb, i paracaktuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga kancelarja. Nd\u00ebrkoh\u00eb bashk\u00ebpunimi midis landeve ka r\u00ebn\u00eb. Por vendimtarja ka qen\u00eb q\u00eb Gjermania reagoi shum\u00eb shpejt. Jo sa i p\u00ebrket dat\u00ebs kalendarike, por sa i p\u00ebrket momentit relativ kur u vendos kufizimi i kontakteve, q\u00eb quhet nganj\u00ebher\u00eb edhe Lockdown.<\/p>\n<p>Epidemia filloi tek ne m\u00eb von\u00eb. Rastet e para t\u00eb koron\u00ebs u kthyen n\u00eb epidemi n\u00eb fillim t\u00eb muajit shkurt, dhe jo n\u00eb janar. Rastet e para t\u00eb importuara u mbajt\u00ebn n\u00ebn kontroll e nuk u p\u00ebrhap\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb mbase arsyeja pse trajtimi yn\u00eb ishte eficient. Mbas Lockdown, le t\u00eb themi pas mesit t\u00eb majit, n\u00eb Gjermani ka pasur pak raste dhe kjo gjendje nuk ka ndryshuar. Deri tani, megjith\u00ebse jemi duke pare nj\u00eb rritje t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb infeksioneve.<\/p>\n<p><strong>Tani jemi n\u00eb vjesht\u00eb dhe kemi dimrin para. Si mendoni, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb dhe parametrave t\u00eb tjer\u00eb ndryshimet mes vendeve europiane jan\u00eb t\u00eb pakta. K\u00ebshtu q\u00eb ne duhet t\u00eb shohim nga Franca, Britania e Madhe dhe Spanja. Ajo q\u00eb ndodh atje do t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb Gjermani, n\u00ebse nuk reagojm\u00eb shpejt dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e durueshme p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe me synime t\u00eb qarta. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh momentin e duhur n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb masat e marra deri tani.<\/p>\n<p><strong>Si\u00e7 e that\u00eb edhe ju ne do t\u00eb na duhet t\u00eb mbajm\u00eb maskat p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kur do t\u00eb na lejohet s\u00ebrish t\u00eb p\u00ebrqafohemi?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb rajonale. Un\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7uditesha n\u00ebse vitin e ardhsh\u00ebm pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb jen\u00eb me popullsi t\u00eb mbrojtur. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ata do ta ken\u00eb kap\u00ebrcyer epidemin\u00eb, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb mosh\u00ebs, nuk ka qen\u00eb epidemi e r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb Afrik\u00eb p\u00ebr shembull mund t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilat koncepti \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet penguar p\u00ebrhapja e virusit dhe duhet pritur futja e vaksin\u00ebs, mund t\u00eb presim q\u00eb maskat t\u00eb mbahen deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebsh parashikime t\u00eb sakta, por viti i ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb na duhet t\u00eb mbajm\u00eb maska.<\/p>\n<p>Prof. Dr. Christian Drosten \u00ebsht\u00eb drejtor i Institutit p\u00ebr Virologjin\u00eb n\u00eb spitalin Charit\u00e9 t\u00eb Berlinit. N\u00eb vitin 2003 ai ka qen\u00eb nj\u00eb nga zbuluesit e virusit t\u00eb par\u00eb SARS t\u00eb koron\u00ebs. N\u00eb vitin 2020 ai prodhoi analiz\u00ebn e par\u00eb diagnostikuese t\u00eb SARS-CoV-2.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koron\u00ebs gjerman\u00ebt d\u00ebgjonin k\u00ebshillat e virologut, Christian Drostenit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen ai paralajm\u00ebron se kemi p\u00ebrpara nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. DW: Dhe sa koh\u00eb do t\u00eb na duhet t\u00eb jetojm\u00eb me pandemin\u00eb e koron\u00ebs? Christian Drosten: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh prognoza globale. N\u00eb Europ\u00eb ne kemi gjendje me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":227108,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-300535","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/300535","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=300535"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/300535\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=300535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=300535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=300535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}