{"id":30146,"date":"2019-04-30T11:24:00","date_gmt":"2019-04-30T09:24:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=30146"},"modified":"2019-04-30T11:24:00","modified_gmt":"2019-04-30T09:24:00","slug":"ish-mesfushori-francez-shqiptaret-i-urrejne-te-huajt-dhe-i-shesin-ndeshjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/sport\/ish-mesfushori-francez-shqiptaret-i-urrejne-te-huajt-dhe-i-shesin-ndeshjet\/","title":{"rendered":"Ish-mesfushori francez: Shqiptar\u00ebt i urrejn\u00eb t\u00eb huajt dhe i shesin ndeshjet"},"content":{"rendered":"<p>Arnaud Guedj \u201cshfryn\u201d ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nKur kan\u00eb kaluar 3 muaj q\u00eb nga largimi i tij, mesfushori 21-vje\u00e7ar u zbulon francez\u00ebve problemet q\u00eb ka hasur gjat\u00eb aventur\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr stilin e jetes\u00ebs nuk kishte ankesa, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrjetuar n\u00eb futboll nuk u kursye.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb interviste, mesfushori q\u00eb luajti 634 minuta me bardhekuqt\u00eb akuzon se lojtar\u00ebt vend\u00ebs ishin kund\u00ebr t\u00eb huajve. Ai p\u00ebrmend edhe nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb ka zhvilluar me nj\u00eb lojtar shqiptar, por pa sakt\u00ebsuar emrin e ekipit ku ai luante. Sipas asaj q\u00eb thot\u00eb Guedj, i kan\u00eb rr\u00ebfyer se presidenti u kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb humbnin nj\u00eb ndeshje pa interes n\u00eb fundin e nj\u00eb sezoni.<\/p>\n<p><strong>Pas aventur\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, si kaluat te Sk\u00ebnderbeu?<\/strong><\/p>\n<p>Pasi k\u00ebrkova nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs nga Ukraina dhe ata e pranuan, duhet t\u00eb hiqja dor\u00eb nga disa paga q\u00eb ata m\u00eb kishin borxh. Isha n\u00eb kontakte gjat\u00eb asaj kohe me Shatoru, ekip q\u00eb donte q\u00eb un\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaja. Por nuk e mbylla, pasi lojtari q\u00eb duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoja nuk iku. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb klub shqiptar m\u00eb k\u00ebrkonte, Sk\u00ebnderbeu. Her\u00ebn e par\u00eb nuk pranova. Ata u kthyen tek un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, duke qen\u00eb se isha ende i lir\u00eb. Mendova t\u00eb pranoja pasi ishin klubi kryesor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kishin kan\u00eb disa pjes\u00ebmarrje n\u00eb Lig\u00ebn e Evrop\u00ebs. Pastaj fakti q\u00eb nuk hoq\u00ebn dor\u00eb prej meje m\u00eb bindi q\u00eb ta filloja at\u00eb aventur\u00eb. Ishte edhe fundi i merkatos s\u00eb transferimit dhe isha pa ekip, ndaj pranova.<\/p>\n<p><strong>Shkuat te kampion\u00ebt i Shqip\u00ebris\u00eb, por q\u00eb ishin edhe t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Kupat e Europ\u00ebs p\u00ebr 10 vite dhe kishin marr\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb t\u00eb madhe nga UEFA. A e dinit k\u00ebt\u00eb para se t\u00eb pranonit ofert\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>I dija dy-tre gj\u00ebra para se t\u00eb shkoja, por nuk ishte asgj\u00eb krahasuar me at\u00eb q\u00eb gjeta atje. Bisedova me disa lojtar\u00eb q\u00eb kishin luajtur disa sezone n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb than\u00eb se klubi ishte n\u00eb r\u00ebnie, sidomos duke pasur parasysh rezultatet. Dhe ashtu si n\u00eb Ukrain\u00eb, kishte probleme me rrogat. N\u00eb Ukrain\u00eb e nd\u00ebrpreva kontrat\u00ebn sepse kisha probleme n\u00eb klub. Un\u00eb nuk jam nj\u00eb njeri i keq, por te Sk\u00ebnderbeu lojtar\u00ebt vend\u00ebs ishin kund\u00ebr t\u00eb huajve!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di n\u00ebse kjo ndodhte pasi un\u00eb po u merrja nj\u00eb vend n\u00eb formacion, por ishte e pazakont\u00eb. Disa gj\u00ebra nuk shkonin, por me siguri q\u00eb nuk ishte p\u00ebr fajin ton\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, agjenti q\u00eb m\u00eb prezantoi Sk\u00ebnderbeun, m\u00eb tha se nuk e kuptonte se p\u00ebrse kur luaja, shok\u00ebt nuk m\u00eb pasonin. Ata m\u00eb vendosin shkopinj n\u00ebn rrota dhe ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjeja hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb \u201cletrat\u201d e trajnerit.<\/p>\n<p><strong>A e keni ndier \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit te Sk\u00ebnderbeu apo n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk e ndjeva. Sepse ata duhej t\u00eb qet\u00ebsonin situat\u00ebn pas sanksioneve nga UEFA. Korrupsioni gjithsesi ishte m\u00eb pak flagrant se n\u00eb Ukrain\u00eb, ku nuk fshiheshin fare. Nga ana tjet\u00ebr, kam takuar disa lojtar\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr shqet\u00ebsimet lidhur me situat\u00ebn e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre m\u00eb tha se n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb sezoni, kur klubi ku ai luante, nuk kishte objektiva, presidenti i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb humbnin ndeshjen. Disa nuk e kuptuan dhe po e luanin me gjith\u00eb shpirt. Por n\u00eb pushim t\u00eb ndeshjes, kur shkuan n\u00eb dhomat e zhveshjes, iu b\u00eb presion.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb kampionatin shqiptar shum\u00eb pak ndeshje kan\u00eb stadiume t\u00eb mbushura. Pse ndodh kjo?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo ka lidhje me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndeshjes. Kur luajt\u00ebm kund\u00ebr Partizanit, stadiumi ishte plot dhe atmosfera fantastike. Jav\u00ebn e ardhshme, n\u00ebse do luaje me nj\u00eb ekip m\u00eb pak t\u00eb vler\u00ebsuar, stadiumi do ishte bosh\u2026 K\u00ebshtu ndodhte.<\/p>\n<p><strong>Po infrastruktura si ishte?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ke luajtur n\u00eb Le Mansh apo Nis\u00eb, e sigurt q\u00eb do t\u00eb duket si nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. Dhomat e zhveshjes t\u00eb krijonin p\u00ebrshtypjen sikur ishe n\u00eb nj\u00eb lagje, terrenet n\u00eb kompleks ishin katastrof\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nesh (i referohet Sk\u00ebnderbeut), q\u00eb kishim fush\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kampionat. P\u00ebr t\u00eb luajtur, kushtet nuk ishin ideale. Mbaj mend q\u00eb disa ndeshje i kemi luajtur n\u00eb fshatra, pran\u00eb xhamive apo nd\u00ebrtesave t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ju kujtohet nga jeta n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Ishim vet\u00ebm dy frankofon\u00eb n\u00eb ekip dhe nuk ishte maksimumi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb. Sidoqoft\u00eb, kisha mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb merrja v\u00ebllain me vete dhe ai luante me U-19 e Sk\u00ebnderbeut. Ata donin q\u00eb ta p\u00ebrfshinin edhe n\u00eb ekipin e par\u00eb, por kjo nuk ndodhi pasi nis\u00ebn problemet e mia me klubin. Njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb mikprit\u00ebs se n\u00eb Ukrain\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, qyteti i Kor\u00e7\u00ebs ishte shum\u00eb m\u00eb i zhvilluar se ai q\u00eb luaja n\u00eb Ukrain\u00eb. Klima ishte shum\u00eb e bukur dhe ndonj\u00ebher\u00eb shkoja n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur. Jeta jasht\u00eb sportit ishte e mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjasht\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb u larguat nga Shqip\u00ebria. Si e shihni t\u00eb ardhmen tuaj tani?<\/strong><\/p>\n<p>Kur e p\u00ebrfundova kontrat\u00ebn time, kam pasur disa propozime nga klubet e Europ\u00ebs Lindore, si: Armeni, Bosnj\u00eb dhe Letoni. Kam biseduar me agjentin tim, por preferova t\u00eb prisja p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb projekt bind\u00ebs nga merkatoja e ver\u00ebs. P\u00ebrpar\u00ebsia ime \u00ebsht\u00eb ende p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb projekt t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Franc\u00eb. S\u00eb fundi, disa pyetje t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p><strong>Cilin zgjidhni mes ushqimit shqiptar dhe atij ukrainas?<\/strong><\/p>\n<p>Specialitete shqiptare.<\/p>\n<p>Gra shqiptare apo ukrainase?<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb t\u00eb dashur (qesh). Por ukrainaset jan\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura se shqiptaret.<\/p>\n<p>Gjuha shqipe apo ukrainase?<\/p>\n<p>Gjuha shqipe. \/Panorama\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arnaud Guedj \u201cshfryn\u201d ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeut. Kur kan\u00eb kaluar 3 muaj q\u00eb nga largimi i tij, mesfushori 21-vje\u00e7ar u zbulon francez\u00ebve problemet q\u00eb ka hasur gjat\u00eb aventur\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr stilin e jetes\u00ebs nuk kishte ankesa, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrjetuar n\u00eb futboll nuk u kursye. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste, mesfushori q\u00eb luajti 634 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":30147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[],"class_list":["post-30146","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30146\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}