{"id":304591,"date":"2020-09-27T13:50:20","date_gmt":"2020-09-27T11:50:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=304591"},"modified":"2020-09-27T13:50:20","modified_gmt":"2020-09-27T11:50:20","slug":"cfare-eshte-kolegji-elektoral-si-zgjidhet-presidenti-amerikan-edhe-pa-voten-popullore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/cfare-eshte-kolegji-elektoral-si-zgjidhet-presidenti-amerikan-edhe-pa-voten-popullore\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kolegji elektoral? Si zgjidhet presidenti amerikan, edhe pa vot\u00ebn popullore"},"content":{"rendered":"<p><strong>A i mbani mend zgjedhjet e vitit 2016? Donald Trump u zgjodh president edhe pse mori rreth 3 milion\u00eb vota me pak se Hilary Clinton. Mund t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish dhe lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si zgjidhet presidenti n\u00eb SHBA.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kur amerikan\u00ebt do u drejtohen qendrave t\u00eb votimit n\u00eb n\u00ebntor, teknikisht nuk do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Donald Trump apo Joe Biden, por p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e atij q\u00eb quhet Kolegji Zgjedhor. Fjala \u201cKolegj\u201d i referohet nj\u00eb grupi njer\u00ebzish ose zgjedh\u00ebsish, t\u00eb cil\u00ebt ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb: zgjedhjen e presidentit t\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Sistemi daton m\u00eb shum\u00eb se 200 vite me par\u00eb. Themeluesit e Shteteve t\u00eb Bashkuara donin t\u00eb ngrinin nj\u00eb sistem demokratik, por druheshin se nj\u00eb votim popullor i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb presidenti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. \u201cZgjedh\u00ebsit\u201d u menduan si nj\u00eb kompromis.<\/p>\n<p>Secilit shtet ju caktua nj\u00eb num\u00ebr zgjedh\u00ebsish, bazuar kryesisht n\u00eb popullsin\u00eb e tij. Sot, ka 538 zgjedh\u00ebs dhe nj\u00eb kandidat i suksessh\u00ebm p\u00ebr presidenc\u00ebn duhet t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn 270 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e shteteve, kandidati q\u00eb fiton vot\u00ebn popullore, merr mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb Zgjedh\u00ebsve t\u00eb atij shteti. P\u00ebrshembull, edhe n\u00ebse merr 99% apo vet\u00ebm 51% t\u00eb votave n\u00eb Kaliforni, nj\u00eb kandidat siguron t\u00eb 55-t\u00eb zgjedh\u00ebsit e k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb humbas\u00eb vot\u00ebn popullore rreth vendit dhe prap\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb Kolegjit Zgjedhor dhe t\u00eb b\u00ebhet president. 2 prej 5 zgjedhjeve t\u00eb fundit jan\u00eb fituar nga kandidat\u00eb q\u00eb siguruan m\u00eb pak mb\u00ebshtetje popullore edhe pse kjo nuk kishte ndodhur prej me shum\u00eb se 100 vjet\u00ebsh para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/bvInsLL79do\" width=\"743\" height=\"443\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se fushatat p\u00ebrqendrohen kryesisht n\u00eb strategji q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb sigurimin e 270 votave t\u00eb Kolegjit Zgjedhor, t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb fituar. N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr jan\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201cfush\u00ebbeteja\u201d apo shtetet e l\u00ebkundura, e jo aq shum\u00eb shtetet q\u00eb tradicionalisht votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parti. N\u00eb fakt, n\u00eb zgjedhjet e fundit 2\/3 e tubimeve u mbajt\u00ebn n\u00eb vet\u00ebm 6 shtete.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, 538 pjes\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb zgjedhjen e presidentit amerikan. P\u00ebrgjat\u00eb viteve ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndryshuar sistemin zgjedhor por ithtar\u00ebt e tij thon\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr nj\u00eb rezultat bind\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb vendin. Dhe t\u00eb gjith\u00eb i din\u00eb rregullat e loj\u00ebs p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A i mbani mend zgjedhjet e vitit 2016? Donald Trump u zgjodh president edhe pse mori rreth 3 milion\u00eb vota me pak se Hilary Clinton. Mund t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish dhe lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si zgjidhet presidenti n\u00eb SHBA. Kur amerikan\u00ebt do u drejtohen qendrave t\u00eb votimit n\u00eb n\u00ebntor, teknikisht nuk do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":304592,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-304591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=304591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304591\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/304592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=304591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=304591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=304591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}