{"id":312239,"date":"2020-10-11T13:06:23","date_gmt":"2020-10-11T11:06:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=312239"},"modified":"2020-10-11T13:06:23","modified_gmt":"2020-10-11T11:06:23","slug":"deshtimi-i-projektligjit-per-rimekembje-ekonomike-po-e-rrezon-ekonomine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/deshtimi-i-projektligjit-per-rimekembje-ekonomike-po-e-rrezon-ekonomine\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtimi i projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike po e rr\u00ebzon ekonomin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vonesa e miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike COVID -19, po v\u00ebshtir\u00ebson aktivitetin e bizneseve private, thot\u00eb Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanis\u00eb \u201cSolid\u201d, sipas t\u00eb cilit, bizneset po punojn\u00eb me humbje.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ky projektligj, pas gjasht\u00eb d\u00ebshtimeve, do t\u00eb paraqitet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 12 shtator, n\u00eb seanc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u votuar n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Bizneset private, disa her\u00eb kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin se jan\u00eb grumbulluar problemet e shkaktuara nga kriza e pandemis\u00eb me koronavirus, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik mbijetes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bizneset q\u00eb pret ndihm\u00eb nga qeveria pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, \u00ebsht\u00eb kompania p\u00ebr prodhimin e k\u00ebpuc\u00ebve \u201cSolid\u201d n\u00eb Suharek\u00eb. Kjo kompani, p\u00ebrve\u00e7 tregut vendor, gjendet edhe n\u00eb tregjet e Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb, Greqis\u00eb, Italis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi, por edhe n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb fabrik\u00eb, Shpejtim Kuqi, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se institucionet shtet\u00ebrore nuk po i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje sektorit privat, konkretisht industris\u00eb prodhuese.<\/p>\n<p>Ai tregon se aktualisht n\u00eb kompani punojn\u00eb rreth 300 pun\u00ebtor\u00eb, kurse shitja dhe eksporti ka r\u00ebn\u00eb deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind. Kjo r\u00ebnie, ka ndikuar n\u00eb t\u00eb hyrat financiar, rrjedhimisht ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr prodhim.<\/p>\n<p>\u201cNumrin e pun\u00ebtor\u00ebve jemi duke e mbajtur t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, jemi duke e mbajtur me forcat tona, jo q\u00eb kemi pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, po mundohemi q\u00eb mos t\u00eb largojm\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga pun\u00eb. Thjesht, jemi duke nxjerr\u00eb para nga xhepi dhe po fusim n\u00eb biznes, luft\u00eb jemi duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb mos zvog\u00eblojm\u00eb numrin e pun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb mbajm\u00eb gjall\u00eb industrin\u00eb. Duke shpresuar gjithmon\u00eb se shteti i kthen syt\u00eb nga sektori privat\u201d, thekson Kuqi.<\/p>\n<p><strong>Qeveria duhet mbuloj\u00eb shpenzimet p\u00ebr paga t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Kuqi shpreson se me miratimin dhe zbatimin e Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, qeveria do arrij\u00eb t\u00eb subvencionoj\u00eb pagesat e pun\u00ebtor\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb gjendjen financiare t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe presim q\u00eb qeveria p\u00ebr tre muaj t\u2019i mbuloj\u00eb shpenzimet e kompanis\u00eb p\u00ebr paga dhe kontribute t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ndalim prodhimin. N\u00eb muajin mars-prill-maj, kompania ka paguar t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt dhe subvencionet e qeveris\u00eb nuk i kemi zbritur n\u00eb paga t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve\u201d, tha Kuqi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve mars dhe prill, Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Pakos Emergjente Fiskale, ka ndar\u00eb nga 170 euro n\u00eb muaj p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e gastronom\u00ebve, gjat\u00eb nj\u00eb proteste kund\u00ebr masave kufizuese, ia kishin dor\u00ebzuar \u201c\u00e7el\u00ebsat\u201d e bizneseve t\u00eb tyre Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike COVID- 19, \u00ebsht\u00eb dokumenti baz\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cilit po synohet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb financiare bizneset private, pas humbjeve t\u00eb shkaktuara nga pandemia me koronavirus. Ky projektligj kap vler\u00ebn e 385 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, nuk po e votojn\u00eb ligjin, me arsyetimin se nuk p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat e bizneseve.<\/p>\n<p>Votimi i k\u00ebtij projektligji, ve\u00e7 tjerash, do t\u2019iu mund\u00ebsonte qytetar\u00ebve kontributpagues t\u00eb t\u00ebrheqin 10 p\u00ebr qind t\u00eb mjeteve nga llogaria e tyre n\u00eb Fondin e Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, kurse qeveris\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.<\/p>\n<p><strong>FMN nuk p\u00ebrkrah t\u00ebrheqjen e mjeteve t\u00eb Trustit<\/strong><\/p>\n<p>Por, Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN), nuk e ka p\u00ebrkrahur iniciativ\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00ebrheqjen e 10 p\u00ebrqind\u00ebshit t\u00eb mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, pasi kjo zvog\u00eblon pensionet e ardhshme dhe kufizon madh\u00ebsin\u00eb e tregut t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb kapitalit.<\/p>\n<p>Kurse arsyeton fokusimin e nj\u00eb pjese t\u00eb mjeteve t\u00eb Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit (AKP) te masat zbut\u00ebse dhe t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes n\u00eb buxhetin e vitit 2021.<\/p>\n<p>Por, subjektet ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb, Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs, Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Aleanca Kosovare e Biznesit, Oda e Afarizmit dhe Klubi i Prodhueseve t\u00eb Kosov\u00ebs, disa her\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb Projektligjin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmben bizneset, pasi shum\u00eb nga to jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb shuarjes.<\/p>\n<p><strong>Lufta politike po shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mosmiratimi i k\u00ebtij projektligji n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, po ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb inateve politike n\u00eb mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, thot\u00eb Mejdi Bektashi, profesor n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Sipas tij, kjo luft\u00eb politike po shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb dhe pasojat jan\u00eb t\u00eb pariparueshme.<\/p>\n<p>\u201cDeputet\u00ebt duhet t\u00eb nd\u00ebrpresin mosmarr\u00ebveshjet e tyre politike dhe t\u00eb mendojn\u00eb seriozisht p\u00ebr mbijetes\u00ebn e bizneseve dhe shtresave m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb popullsis\u00eb. Sepse n\u00ebse vazhdon ky avaz, at\u00ebher\u00eb r\u00ebnia ekonomike n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb dy ose trefish m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb shtetet tjera t\u00eb rajonit. Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb aktualitetit dhe t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb funksionimit t\u00eb bizneseve. P\u00ebrndryshe, lufta politika kund\u00ebr ekonomis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrrimtare se \u00e7do tjet\u00ebr presion\u201d, tha Bektashi.<\/p>\n<p>Edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka th\u00ebn\u00eb se populli i Kosov\u00ebs dhe ekonomia e saj jan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb nga pandemia. Politikat fiskale dhe financiare kan\u00eb zbutur ndikimin e goditjes n\u00eb ekonomit\u00eb familjare dhe biznese, ndon\u00ebse mungesa e konsensusit politik deri m\u00eb tani ka parandaluar nj\u00eb reagim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb politikave.<\/p>\n<p><strong>Rukiqi: Mbi 30 mij\u00eb vende pune do t\u00eb humbin deri n\u00eb fund t\u00eb vitit<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi, ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb vetmit t\u00eb paprekur nga kjo kriz\u00eb n\u00eb ekonomi, jan\u00eb ata (deputet\u00ebt) n\u00eb parlament q\u00eb marrin vendime, kurse familjar\u00ebt e tyre i kan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb institucionet publike.<\/p>\n<p>Humbjet e deritashme n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb shkaktuara nga pandemia, sipas tij, jan\u00eb nj\u00eb miliard euro, kurse deri n\u00eb fund t\u00eb vitit mund t\u00eb humbin mbi 30 mij\u00eb vende pune, ka th\u00ebn\u00eb Rukiqi n\u00eb rrjetin social Facebook.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb miratimit t\u00eb Projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator ka ndar\u00eb 60 milion\u00eb euro, p\u00ebr t\u2019i rikuperuar humbjet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar nga pandemia COVID-19, shum\u00eb kjo q\u00eb ende nuk ka filluar t\u00eb transferohen te kompanit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Transferimi i 60 milion\u00eb eurove, \u201ct\u00eb jet\u00eb transparent\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Transferimi i k\u00ebtyre mjeteve duhet t\u00eb ndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente, ka k\u00ebrkuar Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Mjetet e planifikuara duhet t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohen vendet e pun\u00ebs n\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Sipas FMN-s\u00eb kriteret p\u00ebr kualifikim p\u00ebr k\u00ebto mjete duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe listat e p\u00ebrfitueseve duhet t\u00eb b\u00ebhen publike.\/REL\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vonesa e miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike COVID -19, po v\u00ebshtir\u00ebson aktivitetin e bizneseve private, thot\u00eb Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanis\u00eb \u201cSolid\u201d, sipas t\u00eb cilit, bizneset po punojn\u00eb me humbje. Ky projektligj, pas gjasht\u00eb d\u00ebshtimeve, do t\u00eb paraqitet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 12 shtator, n\u00eb seanc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u votuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":312240,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-312239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=312239"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312239\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/312240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=312239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=312239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=312239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}