{"id":317578,"date":"2020-10-21T17:10:36","date_gmt":"2020-10-21T15:10:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=317578"},"modified":"2020-10-21T17:13:15","modified_gmt":"2020-10-21T15:13:15","slug":"takimi-i-washingtonit-kritike-me-vend-apo-xhelozi-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/takimi-i-washingtonit-kritike-me-vend-apo-xhelozi-politike\/","title":{"rendered":"Takimi i Washingtonit, kritik\u00eb me vend apo xhelozi politike?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Rejhan Vuniqi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>U kritikua jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb kryeministri Hoti, u kritikua marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb Washington, u analizua n\u00ebp\u00ebr debate televizive, shkruan t\u00eb gjitha mediat dhe s\u00eb fundmi, kryeministri Hoti u thirre edhe n\u00eb interpelance. Mir\u00ebpo, nga t\u00eb tjer\u00ebt, nga ata q\u00eb na shohin nga larg, faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo ishte nj\u00eb ngjarje e madhe dhe e nevojshme ku me gjas\u00eb shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb politik\u00ebs kosovare do d\u00ebshironin t\u00eb ishin n\u00eb vend t\u00eb Hotit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Dikush thot\u00eb se kryeministri ishte i dob\u00ebt, jo p\u00ebrfaq\u00ebsues, madje dhe i paligjsh\u00ebm. Mir\u00ebpo \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb ne? Nuk krijuam unitet rreth tij, ndon\u00ebse ai na ftoi n\u00eb takime t\u00eb ndryshme; e sulmuam njeriun ton\u00eb; iu shmang\u00ebm ftes\u00ebs amerikane, k\u00ebsisoj edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsise, t\u00eb cil\u00ebn e mori kryeministri. M\u00eb duket se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk na e ka fajin Amerika, dhe as kryeministri Hoti, por e kemi ne vet.<\/p>\n<p>Firmosja e marr\u00ebveshjes n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale, pas negociatave t\u00eb gjata, me pranin\u00eb e Presidentit amerikan, ishte nj\u00eb ngjarje e jasht\u00ebzakonshme. Pa maska, d\u00ebshmi besimi, e respekti ndaj nesh, drejtp\u00ebrdrejt, n\u00eb qendr\u00ebn e pushtetit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs, ne sh\u00ebnuam p\u00ebrparim n\u00eb zgjidhjen e nj\u00eb konflikti q\u00eb na ka kushtuar jet\u00eb njer\u00ebzish, koh\u00eb, energji, burime financiare, etj. Me gjas\u00eb, po t\u2019i ishim p\u00ebrgjigjur m\u00eb par\u00eb ftes\u00ebs amerikane, po t\u00eb ishim b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb si n\u00eb Rambuje, apo Vjen\u00eb, mund t\u00eb kishim nj\u00eb marr\u00ebveshje akoma m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mir\u00ebpo, kush ka sabotuar bashkimin n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb ankohet sot. Miqt\u00eb amerikan\u00eb, trajtuan me ndjeshm\u00ebri krejt ankesat tona, madje e pranuan pa m\u00ebdyshje dhe nd\u00ebrrimin e negociatorit-dikur Presidentit Tha\u00e7i. Pra, nuk munde ti bejme fajtor per asgje.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe. Vet\u00eb ceremonia, respekti q\u00eb nikoqiri na dha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me pal\u00ebn tjet\u00ebr, organizimi i bised\u00ebs telefonike me kryeministrin izraelit, dor\u00ebzimi i njohjes izraelite me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Presidentit Trump, ishin shfaqja m\u00eb e fuqishme e subjektivitetit ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shfaqja qe u dha ate dite ne zyren ovale, s\u00eb bashku me Njohjen e Izraelit, q\u00eb n\u00ebnkupton tre hapa bashk\u00eb- njohje, vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe hapja ambasadave, \u00ebsht\u00eb fushata jon\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs. Lufta jon\u00eb p\u00ebr integrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar tanim\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb OKB, dhe jo n\u00eb vende t\u00eb ve\u00e7anta anemban\u00eb globit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e SHBA-ve n\u00ebp\u00ebrmjet Presidentit Trump e dinamizoi p\u00ebrfshirjen e shteteve kryesore t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb dialogun ton\u00eb. Vet\u00ebm pas letr\u00ebs s\u00eb tij pam\u00eb angazhim t\u00eb dy kancelarive kryesore, asaj franceze dhe asaj gjermane. Amerikan\u00ebt e kuptuan nevoj\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me miqt\u00eb europian\u00eb dhe takimi i Uashingtonit ishte plot\u00ebsisht i koordinuar, si e konfirmoi ambasadori Grenell. Ndaj ne nuk mund t\u2019iu k\u00ebrkojm\u00eb amerikan\u00ebve, di\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ta kryejn\u00eb europian\u00ebt. Tabloja duhet par\u00eb e plot\u00eb, dhe jo pjes\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu kjo marreveshje ka nje rendesi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ekonomike.<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb ekonomia budalla\u201c, ka qen\u00eb nj\u00eb slogan elektoral i Presidentit Klinton. Ekonomia \u00ebsht\u00eb politik\u00eb dhe kush nuk e kupton k\u00ebt\u00eb, jo thjesht ngat\u00ebrron konceptet, por \u00ebsht\u00eb total i painformuar. Disa prej nesh kan\u00eb b\u00ebr\u00eb naivisht, apo me keqdashje, loj\u00ebn e p\u00ebrfshirjes midis europian\u00ebve dhe amerikan\u00ebve; midis demokrat\u00ebve dhe republikan\u00ebve. Evropian\u00ebt, si duket nuk kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb entuziast\u00eb me takimin e Washingtonit dhe tash ne nuk mund t\u2019u themi miqve amerikan\u00eb, pse nuk b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka ata, por u lan\u00eb ende pun\u00eb evropian\u00ebve n\u00eb Bruksel nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Le t\u00eb mos merremi as me triumfalizma pas takimit t\u00eb Washingtonit dhe as duke hedhur gure n\u00eb \u00e7atin\u00eb amerikane. T\u00eb mos e kritikojme Hotin, nd\u00ebrsa e lam\u00eb vet\u00ebm, nd\u00ebrsa dezertuam nga fronti i negociatave. E vler\u00ebsoj shum\u00eb konsultimin e fundit t\u00eb Kurtit me nj\u00eb ekspert t\u00eb famsh\u00ebm ekonomie, dhe idet\u00eb q\u00eb dol\u00ebn prej tij, ndon\u00ebse nd\u00ebrlidhja e tij me ekspertiz\u00ebn ekonomike duhet t\u00eb kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb. Faktori koh\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrkryejm\u00eb pozit\u00ebn ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe n\u00eb negociatat e Brukselit, duke korrigjuar gabimin q\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb Washington. Megjithat\u00eb takimi n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ishte nj\u00eb vitrin\u00eb e shk\u00eblqyer e Kosov\u00ebs, pas koh\u00ebve t\u00eb err\u00ebta t\u00eb pandemis\u00eb dhe vet\u00ebizolimit tone dhe ecje p\u00ebrpara, krijim I klim\u00ebs s\u00eb dialogut dhe adresim I disa temave kryesore t\u00eb tij. E kuptoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb far\u00eb deklasimi t\u00eb kalosh nga shoq\u00ebria e Presidentit Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardhe, tek ajo e Laj\u00e7akut n\u00eb Bruksel, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebrct\u00eb qortuar amerikan\u00ebt, n\u00eb llogari t\u00eb evropian\u00ebve, q\u00eb hesapet mes tyre i b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb m\u00eb mir\u00eb- pa ndihm\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Rejhan Vuniqi U kritikua jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb kryeministri Hoti, u kritikua marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb Washington, u analizua n\u00ebp\u00ebr debate televizive, shkruan t\u00eb gjitha mediat dhe s\u00eb fundmi, kryeministri Hoti u thirre edhe n\u00eb interpelance. Mir\u00ebpo, nga t\u00eb tjer\u00ebt, nga ata q\u00eb na shohin nga larg, faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo ishte nj\u00eb ngjarje e madhe dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":317581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-317578","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=317578"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317578\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/317581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=317578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=317578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=317578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}