{"id":322736,"date":"2020-10-31T12:39:06","date_gmt":"2020-10-31T11:39:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=322736"},"modified":"2020-11-02T14:21:31","modified_gmt":"2020-11-02T13:21:31","slug":"tri-fazat-e-degradimit-te-komunikimit-publik-mediet-nuk-duhet-tu-japin-hapesire-degraduesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/tri-fazat-e-degradimit-te-komunikimit-publik-mediet-nuk-duhet-tu-japin-hapesire-degraduesve\/","title":{"rendered":"Tri fazat e degradimit t\u00eb komunikimit publik \u2013 mediet nuk duhet t\u2019u japin hap\u00ebsir\u00eb degraduesve"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 40px; text-align: right;\">Autor: <strong>Muhamet Jahiri<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Fatkeq\u00ebsisht, sot, k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb komunikimit publik t\u00eb degraduar, t\u00eb ftuarit publik e kan\u00eb bartur edhe n\u00eb mediet tradicionale, e sidomos n\u00eb debatet televizive, t\u00eb cilat realisht bartin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore n\u00eb krijimin e opinionit publik dhe q\u00eb deri m\u00eb sot, kan\u00eb prezantuar vlerat kryesore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Mediet kredibile dhe profesionale, sot, duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb at\u00eb drejtim q\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb dekadenc\u00ebs, duke i vendosur vet\u00ebs kritere t\u00eb larta profesionale, etike dhe duke e minimizuar hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb nuk prezantojn\u00eb vlera t\u00eb komunikimin n\u00eb publik, nuk kan\u00eb komunikim t\u00eb strukturuar dhe q\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00eb vulgar\u00eb dhe jo p\u00ebrmbajtjesore.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Komunikimi publik n\u00eb vendin ton\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fundit ka degraduar, madje nj\u00eb komunikim i till\u00eb nuk mbahet n\u00eb mend me aq pak argumente e ide, e me aq pak p\u00ebrmbajtje e struktur\u00eb, por, me aq shum\u00eb fyerje e ofendime, denigrim, stereotipe, stigmatizim e gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes. Nga legjislativi, tek rrjetet sociale, e nga viralet aty, e deri tek debatet televizive, sot, kemi shum\u00eb fjalime e diskutime me nj\u00eb gjuh\u00eb joformale, t\u00eb pastrukturuar, t\u00eb paargumentuar e me nj\u00eb kriter minimal t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb t\u00eb folurit publik.<\/p>\n<p>Madje sot, nuk mund t\u00eb imagjinojm\u00eb q\u00eb ta kalojm\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje pa ndonj\u00eb skandal q\u00eb prodhohet n\u00eb komunikimin publik, e q\u00eb m\u00eb pas ky diskutim vazhdon n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku participojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, at\u00eb t\u00eb rrjeteve sociale.<br \/>\nN\u00eb mediet tradicionale dikur kishte nj\u00eb komunikim normal publik, por, zhvillimi i teknologjis\u00eb e bashk\u00eb me t\u00eb edhe transformimi i medies e shkundi p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebsh k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb, duke sjell\u00eb ndryshim t\u00eb shpejt\u00eb dhe duke i z\u00ebn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb tranzicion t\u00eb pap\u00ebrgatitur n\u00eb aspektin e komunikimit publik, e t\u00eb pa p\u00ebrgatitur n\u00eb aspektin e gjykimit kritik.<\/p>\n<p>Para nj\u00eb dekade problemi m\u00eb i madh n\u00eb komunikimin publik ishte me komentet e lexuesve, q\u00eb kishin mund\u00ebsi dhe qasje t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do teksti. Aty, nisi edhe degradimi, lin\u00e7imi e gjuha e urrejtjes, q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr koh\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vinin. Kjo gjuh\u00eb dhe ky komunikim i paorganizuar, p\u00ebrdorej nga qytetar\u00ebt e r\u00ebndomt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb esenc\u00eb nuk kishin pesh\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin institucione e nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin kategori t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ky komunikim q\u00eb p\u00ebrvidhej n\u00eb hap\u00ebsira publike, zhvillohej kryesisht n\u00eb fund t\u00eb teksteve t\u00eb gazetave online, t\u00eb cilat t\u00eb gjendura n\u00ebn presion, shumica nga to filluan filtrimin e k\u00ebtyre p\u00ebrmbajtjeve, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre mbyll\u00ebn hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr komentim. M\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb k\u00ebtij degradimi iu gjet p\u00ebrgjigja edhe pse ishte goxha autoritare n\u00eb esenc\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillimi i rrjeteve sociale paraqet faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb degradimit n\u00eb komunikimin publik. Megjithat\u00eb, mediet tradicionale dhe ato me kredibilitet t\u00eb lart\u00eb profesional dhe etik, q\u00ebndronin t\u00eb pal\u00ebkundura n\u00eb parimet e tyre. Nd\u00ebrkaq, e gjith\u00eb gjuha denigruese, lin\u00e7uese, e urrejtjes, e personave privat e publik, mori hov n\u00eb rrjetet sociale, aty ku nuk ekzistonin rregulla t\u00eb loj\u00ebs dhe aty ku diskutimi publik m\u00eb nuk i takonte vet\u00ebm njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fjal\u00ebn e tyre publike. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike u konfirmua mungesa e kultur\u00ebs s\u00eb debatit, mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike dhe mungesa e etik\u00ebs s\u00eb komunikimit. Jo rrall\u00eb her\u00eb diskutimet e zhvilluara n\u00eb rrjetet sociale dhe komunikimi desturktiv, p\u00ebrcaktuan edhe komunikim publik t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ardhshme. Ky komunikim i cili zhvillohet paralel m\u00eb zhvillimet dhe debatet q\u00eb e p\u00ebrcjellin shoq\u00ebrin\u00eb, sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme edhe diskutimet q\u00eb paraqesin probleme serioze dhe d\u00ebmtim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, sot, k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb komunikimit publik t\u00eb degraduar, t\u00eb ftuarit publik e kan\u00eb bartur edhe n\u00eb mediet tradicionale, e sidomos n\u00eb debatet televizive, t\u00eb cilat realisht bartin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore n\u00eb krijimin e opinionit publik dhe q\u00eb deri m\u00eb sot, kan\u00eb prezantuar vlerat kryesore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Mediet kredibile dhe profesionale, sot, duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb at\u00eb drejtim q\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb dekadenc\u00ebs, duke i vendosur vet\u00ebs kritere t\u00eb larta profesionale, etike dhe duke e minimizuar hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb nuk prezantojn\u00eb vlera t\u00eb komunikimin n\u00eb publik, nuk kan\u00eb komunikim t\u00eb strukturuar dhe q\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00eb vulgare dhe jo p\u00ebrmbajt\u00ebsore.<br \/>\nKjo lloj diskrepance n\u00eb komunikimin publik, sot ka prodhuar polarizim n\u00eb shoq\u00ebri, munges\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ideve, koncepteve p\u00ebrmbajt\u00ebsore, por edhe shkelje t\u00eb standardeve t\u00eb komunikimit dhe vlerave etike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb debatet publike, diskutimet e tyre nuk orientojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut, por, realisht jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb mbrojtur q\u00ebndrime politike, parapolitike apo t\u00eb grupeve t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sot, diskutimet publike duke filluar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs e tutje, nuk prezantojn\u00eb p\u00ebrmbajtje, nuk paraqesin ide, nuk trajtojn\u00eb probleme konkret, por, i gjith\u00eb diskutimi mendohet dhe organizohet p\u00ebr klikim dhe shp\u00ebrndarje virale, duke i ikur p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb gjuhe formale t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ballafaqim t\u00eb ideve dhe nj\u00eb etike t\u00eb lart\u00eb t\u00eb komunikimit publik.<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb profesor n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Muhamet Jahiri Fatkeq\u00ebsisht, sot, k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb komunikimit publik t\u00eb degraduar, t\u00eb ftuarit publik e kan\u00eb bartur edhe n\u00eb mediet tradicionale, e sidomos n\u00eb debatet televizive, t\u00eb cilat realisht bartin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore n\u00eb krijimin e opinionit publik dhe q\u00eb deri m\u00eb sot, kan\u00eb prezantuar vlerat kryesore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Mediet kredibile dhe profesionale, sot, duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":322737,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-322736","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322736\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}