{"id":324437,"date":"2020-11-03T14:42:23","date_gmt":"2020-11-03T13:42:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=324437"},"modified":"2020-11-03T14:42:23","modified_gmt":"2020-11-03T13:42:23","slug":"radikalizmi-ura-qe-lidh-ideologjine-me-ekstremizmin-dhe-terrorizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/radikalizmi-ura-qe-lidh-ideologjine-me-ekstremizmin-dhe-terrorizmin\/","title":{"rendered":"Radikalizmi, ura q\u00eb lidh ideologjin\u00eb me ekstremizmin dhe terrorizmin!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Esheref Haxhiu<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb preambul\u00ebn e kushtetut\u00ebs s\u00eb UNESCO-s shkruan: \u201cp\u00ebrderisa luft\u00ebrat fillojn\u00eb n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve, jan\u00eb pik\u00ebrisht mendjet e njer\u00ebzve ku mbrojtja e paq\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet\u201d. Pra, shpesh her\u00eb , n\u00ebse jo \u04abdo her\u00eb , \u04abdo veprim i dhunsh\u00ebm, para se t\u00eb jet\u00eb veprim, fillimisht ekzistion si ide, bindje apo besim.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Grumbullimi i ideve dhe besimeve t\u00eb caktuara n\u00eb lidhje me at\u00eb se si duhet rregulluar nj\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs apo edhe vet jeta n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, njihet si ideologji. Rrjedhimisht, logjikisht, cilado ideologji, qoft\u00eb ajo fetare apo politike, sa do e p\u00ebrgjith\u00ebsuar dhe e avancuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, prap\u00ebseprap\u00eb \u00ebsht\u00eb e pjesshme. E pjesshme, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrfshirje, p\u00ebr shkak se, jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit identifikohen apo b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb lloj ideologjie. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse demokracit\u00eb dhe civilizimi per\u00ebndimor gjithnj\u00eb e ka promovuar dhe e promovon konceptin e diversitetit apo llojllojshm\u00ebris\u00eb. Respekti p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb mendojn\u00eb dhe besojn\u00eb ndryshe nga ne \u00ebsht\u00eb garantues i paqes dhe prosperitetit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, koncepti i deversitetit nuk \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr radikalist\u00ebt. P\u00ebr shkak se radikalist\u00ebt nuk shohin alternativ\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrpos ideologjis\u00eb s\u00eb tyre. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb jet\u00eb i zhytur n\u00eb ideologjin\u00eb e vet, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet njohja dhe pranimi i prezenc\u00eb s\u00eb ideologjive t\u00eb tjera. Sa m\u00eb pak q\u00eb dikush i njeh\u00eb dhe i pranon ideologjit\u00eb e tjera, aq m\u00eb shum\u00eb rritet pozicionimi n\u00eb ideologjin\u00eb e caktuar. Ky lloj cik\u00ebl, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesisht e karakterit social dhe psikologjik, mund t\u00eb qoj n\u00eb radikaliz\u00ebm. Radikalisti n\u00eb parim tenton q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoj versionet e tjera, p\u00ebrve\u04ab asaj q\u00eb ai apo ajo beson.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb radikalist ndjen\u00eb se grupit apo ideologjis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai identifikohet po u b\u00ebhet e padrejt\u00eb, kjo p\u00ebrjetohet si padrejt\u00ebsi ndaj vet personit. Pra, n\u00ebse grupi apo ideologjia k\u00ebrc\u00ebnohet, vet personi ndjehet i k\u00ebrc\u00ebnuar. P\u00ebr shkak se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00ebp\u00ebrmjet ideologjis\u00eb njer\u00ebzit i japin kuptim simbolik ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet. Prandaj, kur kjo pjes\u00eb e identitetit simbolik k\u00ebrc\u00ebnohet, njeriu tenton q\u00eb t\u00eb mbroj grupin dhe ideologjin\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht vet\u00ebn, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve t\u00eb dhunshme. Nd\u00ebrkaq, kur dikush e arsyeton dhe p\u00ebrkrah p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs si mjet p\u00ebr realizimin e bindjeve t\u00eb caktuara, tashm\u00eb kjo konsiderohet si ekstremiz\u00ebm. Pra, ekstremisti n\u00eb parim p\u00ebrkrah dhun\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb mbrojtjes dhe avancimit t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb vet. Nd\u00ebrkaq, kur nj\u00eb veprim i dhunsh\u00ebm shkaktohet, dhe ky veprim nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj pal\u00ebn e sulmuar, por, mbi t\u00eb gjitha me an\u00eb t\u00eb atij veprimi synohet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapet frik\u00eb tek masa e gjer\u00eb e njer\u00ebzve, ky fenomen tashm\u00eb e arrin\u00eb shkall\u00ebn e terrorizmit.<\/p>\n<p>Pra, terroristi e p\u00ebrdor dhun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur frik\u00eb tek masa e gjer\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht tek ata q\u00eb mendohet se u p\u00ebrkasin ideologjive t\u00eb tjera, ndryshe nga ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn beson ekstremisti terrorist. Pra, nj\u00eb terrorist, para se t\u00eb jet\u00eb terrorist ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ekstremist, nd\u00ebrkaq, para se t\u00eb jet\u00eb ekstremist ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb radikalist. Prandaj, radikalizmi \u00ebsht\u00eb ura q\u00eb duhet rr\u00ebnuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pengohet kalimi nga ideologjit\u00eb tek ekstremizmi dhe terrorizmi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Esheref Haxhiu N\u00eb preambul\u00ebn e kushtetut\u00ebs s\u00eb UNESCO-s shkruan: \u201cp\u00ebrderisa luft\u00ebrat fillojn\u00eb n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve, jan\u00eb pik\u00ebrisht mendjet e njer\u00ebzve ku mbrojtja e paq\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet\u201d. Pra, shpesh her\u00eb , n\u00ebse jo \u04abdo her\u00eb , \u04abdo veprim i dhunsh\u00ebm, para se t\u00eb jet\u00eb veprim, fillimisht ekzistion si ide, bindje apo besim. Grumbullimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":324438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-324437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324437\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}