{"id":331790,"date":"2020-11-17T11:19:28","date_gmt":"2020-11-17T10:19:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=331790"},"modified":"2020-11-17T11:19:58","modified_gmt":"2020-11-17T10:19:58","slug":"ish-guvernatori-i-bqk-se-do-te-kompensohet-mbi-200-mije-euro-per-arrestimin-dhe-mbajtjen-e-tij-ne-paraburgim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ish-guvernatori-i-bqk-se-do-te-kompensohet-mbi-200-mije-euro-per-arrestimin-dhe-mbajtjen-e-tij-ne-paraburgim\/","title":{"rendered":"Ish-guvernatori Hashim Rexhepi do t\u00eb kompensohet mbi 200 mij\u00eb euro p\u00ebr arrestimin dhe mbajtjen e tij n\u00eb paraburgim"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e ka aprovuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb ish-guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK), Hashim Rexhepi, i cili kishte k\u00ebrkuar nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs (KGJK), kompensimin e d\u00ebmit material dhe jo material n\u00eb shum\u00ebn prej 1,953,104.00 euro, p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes s\u00eb tij n\u00eb paraburgim si dhe masave tjera p\u00ebr sigurimin e pranis\u00eb s\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai e kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve se nga 23 korriku e deri m\u00eb 23 n\u00ebntor 2010 ishte mbajtur n\u00eb paraburgim, ku pas k\u00ebsaj atij i ishin shqiptuar edhe masat tjera si dor\u00ebzania dhe paraqitja n\u00eb Stacionin e Policis\u00eb deri m\u00eb 16 shkurt t\u00eb vitit 2011, ku sipas padis\u00eb edhe ishte liruar nga aktakuza me aktvendim nga ish-Gjykata e Qarkut n\u00eb Prishtin\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Nga shuma totale prej 1,953,104.00 eurove, q\u00eb ai kishte k\u00ebrkuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmit material dhe jo material q\u00eb i ishin shkaktuar me rastin e arrestimit t\u00eb tij dhe q\u00ebndrimit n\u00eb paraburgim p\u00ebr kat\u00ebr muaj, si dhe masat tjera, me aktgjykimin e 27 tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti, Rexhepi do t\u00eb kompensohet nga shteti n\u00eb shum\u00ebn prej 204,307.00 euro.<br \/>\nM\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim, gjykata pjes\u00ebrisht e ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit Rexhepi, ashtu q\u00eb ka detyruar t\u00eb paditur\u00ebn, Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u2013 K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb atij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmit jo material t\u2019ia paguaj shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 45,500.00 euro, me kamat\u00eb ligjore si p\u00ebr mjetet e deponuara n\u00eb banka pa destinim t\u00eb caktuar, duke u p\u00ebrllogaritur nga data e marrjes s\u00eb aktgjykimit deri n\u00eb pages\u00ebn definitive, k\u00ebshtu duke e refuzuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb sa i p\u00ebrket d\u00ebmit jo material.<\/p>\n<p>Gjykata, sipas k\u00ebtij aktgjykimi, kishte vler\u00ebsuar se periudha brenda s\u00eb cil\u00ebs pal\u00ebs padit\u00ebse i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebmi moral p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb prestigjit, d\u00ebmtimit t\u00eb imazhit dhe reputacionit \u00ebsht\u00eb periudha prej 172 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjykata ia kishte falur besimin ekspertiz\u00ebs psikiatrike ku thuhet se padit\u00ebsi ka p\u00ebrjetuar dhimbje shpirt\u00ebrore t\u00eb intensitetit t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb kufizimit t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr muaj, si dhe p\u00ebr periudh\u00ebn prej 172 dit\u00ebve, ku dhimbjet shpirt\u00ebrore thuhet se kishin qen\u00eb t\u00eb intensitetit t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket d\u00ebmit material sipas k\u00ebtij aktgjykimi gjykata ia ka aprovuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si t\u00eb bazuar k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit, duke detyruar t\u00eb paditur\u00ebn q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fitimit t\u00eb humbur nga t\u00eb ardhurat personale t\u00eb parealizuara dhe benefitet tjera p\u00ebrcjell\u00ebse, duke ia falur besimin ekspertiz\u00ebs financiare me versionin nga periudha kur padit\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pushuar nga puna m\u00eb 23 korrik 2010 e deri n\u00eb skadenc\u00ebn e mandatit t\u00eb guvernatorit m\u00eb 26 mars 2013, atij t\u2019ia paguaj shum\u00ebn prej 109,834.00 euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pagave neto, nd\u00ebrsa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kontributit pensional shum\u00ebn prej 12,864.00 euro, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tatimit n\u00eb pag\u00eb shum\u00ebn prej 12,204.00 euro, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kursimeve n\u00eb sigurimin Slloveno-Kosovar, kontributin n\u00eb shum\u00ebn prej 15,543.00 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjykata e ka refuzuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb sa i p\u00ebrket periudh\u00ebs prej skadimit t\u00eb mandatit t\u00eb guvernatorit t\u00eb BQK-s\u00eb, prej 26 marsit 2013 e deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2019.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjykata i ka aprovuar edhe shpenzimet e procedur\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb shum\u00eb prej 3,328.00 euro, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij aktgjykimi gjykata n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave ka v\u00ebrtetuar se e paditura me vet\u00eb ujdin\u00eb e propozuar p\u00ebr barazim gjyq\u00ebsor t\u00eb KGJK-s\u00eb m\u00eb 8 mars 2012, me t\u00eb cil\u00ebn nuk ishte pajtuar pala padit\u00ebse, e nj\u00ebjta ka legjitimitet t\u00eb plot\u00eb q\u00eb padit\u00ebsit t\u2019ia kompensoj d\u00ebmin material, fitimin e munguar dhe d\u00ebmin moral t\u00eb cilin ai e kishte p\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb procedurave penale, q\u00ebndrimit n\u00eb paraburgim dhe masave tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim thuhet se gjykata me rastin e aprovimit t\u00eb pjes\u00ebrish\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb s\u00eb padit\u00ebsit p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmit material dhe jo material, ka aplikuar dispozit\u00ebn e nenit 354.1 t\u00eb KPPK-s\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn parashihet e drejta e paraqitjes s\u00eb kompensimit t\u00eb d\u00ebmit t\u00eb p\u00ebsuar p\u00ebr d\u00ebnim t\u00eb paarsyesh\u00ebm dhe procedura ligjore t\u00eb pa drejta, si dhe nenin 200 al.1.1, nenin 155 dhe 277 t\u00eb LMD-s\u00eb, p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmit material dhe jo material me kamat ligjore, si dhe nenin 452.1 t\u00eb LPK-s\u00eb, p\u00ebr shpenzimet e krijuara gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 6 tetor 2020, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i padit\u00ebsit Adnan Pacolli me an\u00eb t\u00eb parashtres\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb precizimin e k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs padit\u00ebsi ka k\u00ebrkuar nga gjykata q\u00eb t\u00eb detyrohet e paditura, Republika e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht KGJK-ja, q\u00eb atij t\u2019ia kompensoj\u00eb d\u00ebmin jomaterial n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 1,630.000.00 euro, si dhe d\u00ebmin material dhe fitimin e humbur shum\u00ebn prej 323,104.00 euro, me kamat ligjore prej 8% nga data 27 mars 2012, si dhe shpenzimet e procedur\u00ebs kontestimore n\u00eb shum\u00ebn prej 3,382.50 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit kryesor q\u00eb ishte mbajtur m\u00eb 9 tetor 2020, ishte dh\u00ebn\u00eb fjala p\u00ebrfundimtare nga pal\u00ebt nd\u00ebrgjyq\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas padis\u00eb s\u00eb ushtruar m\u00eb 27 mars 2012, padit\u00ebsi Hashim Rexhepi, po k\u00ebrkon nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, kompensimin e d\u00ebmit material dhe jo material, p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij n\u00eb paraburgim p\u00ebr kat\u00ebr muaj si dhe masat tjera si ajo e dorzanis\u00eb dhe paraqitjes n\u00eb Stacionin Policor\u00eb gjer m\u00eb 16 shkurt 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb padi thuhet se ai gjat\u00eb asaj kohe ishte em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Bank\u00ebs Q\u00ebndrore t\u00eb Kosov\u00ebs, ku i nj\u00ebjti k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kishte ushtruar gjer m\u00eb 23 korrik t\u00eb vitit 2010, dhe t\u00eb nj\u00ebjtit i ishte nd\u00ebrprer\u00eb kjo detyr\u00eb pasi q\u00eb kund\u00ebr tij ishte caktuar masa e paraburgimit nga kjo dat\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thuhet n\u00eb padi paraburgimi ndaj padit\u00ebsit ishte caktuar me arsyetimin se kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb zhvilluar procedur\u00eb penale sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Prokurori Special i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr disa vepra t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas padis\u00eb, padit\u00ebsi Rexhepi, n\u00eb paraburgim ka q\u00ebndruar nga 23 korrik deri m\u00eb 23 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2010, pas mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj padit\u00ebsit jan\u00eb shqiptuar edhe masat tjera t\u00eb siguris\u00eb si\u00e7 jan\u00eb dorzania dhe masa e paraqitjes n\u00eb Stacionin Policor dhe at\u00eb deri m\u00eb 16 shkurt 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb padi thuhet se padit\u00ebsi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb nxjerr m\u00eb 11 janar 2011, \u00ebsht\u00eb liruar nga aktakuza dhe nga kjo del p\u00ebrfundimi se ndaj padit\u00ebsit \u00ebsht\u00eb zhvilluar procedur\u00eb pa baz\u00eb ligjore, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson baz\u00eb ligjore p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb padi zhvillimi i procedur\u00ebs kund\u00ebr padit\u00ebsit q\u00ebndrimi n\u00eb paraburgim dh\u00ebnia e dor\u00ebzanis\u00eb si dhe masa e paraqitjes n\u00eb Stacionin Policor, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb padit\u00ebsi t\u00eb p\u00ebsoj d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm material dhe moral, ku nga ky d\u00ebm atij iu kishte mbyllur karriera si dhe konsiston n\u00eb humbjen e pag\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ai e b\u00ebnte ashtu edhe n\u00eb fitimin e humbur sidomos n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre masave \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsuar q\u00eb ai t\u00eb realizoi t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb padi thuhet se KGJK, padit\u00ebsit i ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr ujdi jasht\u00ebgjyq\u00ebsore p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmit material dhe jo material n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 15,903.03 euro, ku kjo ofert\u00eb ishte konsideruar tejet e ul\u00ebt nga padit\u00ebsi dhe marr\u00ebveshja nuk ishte arritur.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj padie ai po k\u00ebrkon nga gjykata q\u00eb t\u00eb detyrohet KGJK-ja, q\u00eb atij t\u2019ia kompensoj d\u00ebmin material dhe jo material t\u00eb shkaktuar p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes s\u00eb tij n\u00eb paraburgim si dhe masave tjera p\u00ebr sigurimin e pranis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e ka aprovuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb ish-guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK), Hashim Rexhepi, i cili kishte k\u00ebrkuar nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs (KGJK), kompensimin e d\u00ebmit material dhe jo material n\u00eb shum\u00ebn prej 1,953,104.00 euro, p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes s\u00eb tij n\u00eb paraburgim si dhe masave tjera p\u00ebr sigurimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":331793,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140,21],"tags":[],"class_list":["post-331790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=331790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331790\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/331793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=331790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=331790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=331790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}