{"id":332428,"date":"2020-11-18T15:49:32","date_gmt":"2020-11-18T14:49:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=332428"},"modified":"2020-11-18T15:49:32","modified_gmt":"2020-11-18T14:49:32","slug":"hashim-rexhepit-nuk-i-mjaftojne-204-mije-euro-demshperblim-deshiron-me-shume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/hashim-rexhepit-nuk-i-mjaftojne-204-mije-euro-demshperblim-deshiron-me-shume\/","title":{"rendered":"Hashim Rexhepit nuk i mjaftojn\u00eb 204 mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim, d\u00ebshiron m\u00eb shum\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebr d\u00ebme materiale dhe jo materiale, shteti i Kosov\u00ebs do t\u2019ia paguaj\u00eb 204 mij\u00eb e 307 euro, ish guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Rexhepi.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Por, kjo shum\u00eb e mjeteve financiare po iu duket pak Rexhepit, n\u00eb krahasim me ato t\u00eb cilat i ka p\u00ebrjetuar dhe d\u00ebmi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar, pas arrestimit, mbajtjes n\u00eb paraburgim dhe zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs penale ndaj tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Rexhepi bashk\u00eb me avokatin e tij, Adnana Pacolli, do t\u00eb ushtrojn\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Insajderi, avokati Adnan Pacolli, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson padit\u00ebsin, Hashim Rexhepi.<\/p>\n<p>\u201cPas analizimit t\u00eb aktgjykimit rezulton q\u00eb gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje me kategorit\u00eb e d\u00ebmit jo material ka vendosur shuma jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vogla n\u00eb krahasim me k\u00ebrkes\u00ebn e padit\u00ebsit dhe n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb padit\u00ebsi ka p\u00ebrjetuar n\u00eb momentin e arrestimit dhe gjat\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs ndaj tij. Shumat e gjykuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmit jo material jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ul\u00ebta, ndaj edhe n\u00eb konsultim me Hashim Rexhepin kemi vendosur q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ankes\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto shuma t\u00eb rrit\u00ebn. Ankes\u00ebn e kemi p\u00ebrgatitur dhe besojm\u00eb se sot ose nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes do ta deponojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Pacolli p\u00ebr Insajderin.<\/p>\n<p>Rexhepi kishte b\u00ebr\u00eb padi para rreth 10 viteve p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar pasi ishte arrestuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb vitin 2010 dhe ndaj tij ishte zhvilluar nj\u00eb preces gjyq\u00ebsor ku kishte q\u00ebndruar edhe n\u00eb paraburgim p\u00ebr 172 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Pacolli, shuma e llogaritur nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar shum\u00ebn prej 45 mij\u00eb euro p\u00ebr shkaktim t\u00eb d\u00ebmit jo material, jan\u00eb pak dhe nuk paraqesin satisfaksion p\u00ebr padit\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Hashim Rexhepin.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet jo materiale q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dhimbjeve shpirt\u00ebrore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb reputacionit, identitetit, personalitetit, prestigjit, t\u00eb gjitha k\u00ebto ka gjykuar shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro. Konsiderojm\u00eb q\u00eb kjo shum\u00eb as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi nuk korrespodon, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion me at\u00eb q\u00eb i d\u00ebmtuari n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Hashim Rexhepi ka p\u00ebrjetuar. Dhe, assesi nj\u00eb shum\u00eb prej 45 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb paraqet nj\u00eb satisfaksion p\u00ebr padit\u00ebsin\u201d, shtoi Pacolli, duke th\u00ebn\u00eb se pamjet e arrestimit jan\u00eb transmetuar n\u00eb media vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pacolli \u00ebsht\u00eb i bindur se Gjykata e Apelit do ta marr\u00eb parasysh ankes\u00ebn e tyre dhe shumat e gjykuara do t\u00eb ndryshohen dhe se do t\u00eb rrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e padit\u00ebsit.<\/p>\n<p>Aktgjykimi p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e Rexhepit, Gjykata Themelore e ka marr\u00eb duke llogaritur 172 dit\u00ebt e kaluara n\u00eb procedur\u00eb me 100 apo 200 euro dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Pacolli, shuma e d\u00ebmshp\u00ebrblimit nuk \u00ebsht\u00eb as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi asaj q\u00eb ka k\u00ebrkuar padit\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb vuajtjeve psiqike t\u00eb intensitetit t\u00eb lart\u00eb me nga 200 euro, nd\u00ebrsa, p\u00ebr vuajtjet psiqike t\u00eb integritetit t\u00eb ul\u00ebt nga 100 euro. Kjo duke u bazuar n\u00eb ekspertiz\u00ebn e ekspertes s\u00eb psikiatris\u00eb. K\u00ebrkesat e padit\u00ebsit t\u00eb cilat jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkuar pran\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr precizimin e k\u00ebrkes\u00eb padis\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta dhe duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kategorin\u00eb e d\u00ebmit material dhe at\u00eb jo material q\u00eb konsiston me fitimin e humbur p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb rrog\u00ebs qoft\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e guvernatorit apo pas mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb mandatit t\u00eb guvernatorit ka pasur t\u00eb kthehet n\u00eb vendin e pun\u00ebs q\u00eb e ka pasur me kontrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme q\u00eb ka pasur n\u00eb pozit\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsguvernatorit dhe shef i mbik\u00ebqyrjes s\u00eb kompanive t\u00eb sigurimit, e gjitha kjo e kap vler\u00ebn e 1.6 milion\u00eb euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shum\u00ebs p\u00ebr shkaktimin e d\u00ebmeve jo materiale, Gjykata ka vendosur edhe d\u00ebmet materiale, p\u00ebr humbjen e fitimit qoft\u00eb nga paga e guvernatorit por edhe fitimi pas kryerjes s\u00eb mandatit si guvernator.<\/p>\n<p>Caktimi i shum\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit p\u00ebr d\u00ebme materiale, Gjykata ka pasur para vet\u00ebs tri versione t\u00eb ekspertit financiar.<\/p>\n<p>\u201cAjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb llogaritur nga eksperti financiar n\u00eb tri versione n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs. N\u00eb versionin e par\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn sa ka qen\u00eb n\u00eb paraburgim, n\u00eb versionin e dyt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr aq sa ka mandat si guvernator dhe n\u00eb versionin e tret\u00eb, eksperti financiar e ka llogaritur t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebn prej kur \u00ebsht\u00eb larguar padit\u00ebsi nga puna e deri me kthimin e tij n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Nd\u00ebrsa, Gjykata n\u00eb rastin e vendosjes i ka fal\u00eb besimin vet\u00ebm versionit t\u00eb dyt\u00eb kur \u00ebsht\u00eb llogaritur fitimi i humbur vet\u00ebm gjat\u00eb mandatit sa i nj\u00ebjti ka pasur ta ushtroj\u00eb mandatin e guvernatorit\u201d, ka sqaruar avokati Pacolli.<\/p>\n<p>Ish-guvernatori Hashim Rexhepi, ishte arrestuar me 23 korrik 2010, bashk\u00eb me disa t\u00eb tjer\u00eb, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs apo pozit\u00ebs zyrtare, marrje t\u00eb ryshfetit, shmangie t\u00eb tatimit, ushtrim t\u00eb ndikimit dhe larje t\u00eb parave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr d\u00ebme materiale dhe jo materiale, shteti i Kosov\u00ebs do t\u2019ia paguaj\u00eb 204 mij\u00eb e 307 euro, ish guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Rexhepi. Por, kjo shum\u00eb e mjeteve financiare po iu duket pak Rexhepit, n\u00eb krahasim me ato t\u00eb cilat i ka p\u00ebrjetuar dhe d\u00ebmi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar, pas arrestimit, mbajtjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":332433,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-332428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=332428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/332428\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/332433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=332428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=332428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=332428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}