{"id":34038,"date":"2019-05-07T14:12:49","date_gmt":"2019-05-07T12:12:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=34038"},"modified":"2019-05-07T15:13:25","modified_gmt":"2019-05-07T13:13:25","slug":"draft-rezoluta-per-denimin-e-gjenocidit-serb-pritet-te-procedohet-ne-kryesine-e-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/draft-rezoluta-per-denimin-e-gjenocidit-serb-pritet-te-procedohet-ne-kryesine-e-kuvendit\/","title":{"rendered":"Draft-rezoluta p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit serb, pritet t\u00eb procedohet n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Ad-hoc p\u00ebr hartimin e Projekt-Rezolut\u00ebs p\u00ebr gjenocidin, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka miratuar draft-rezolut\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit, krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nga ana e Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb procedimit m\u00eb tej n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb mbledhjen e komisionit deputet\u00ebt treguan q\u00ebndrimet e tyre p\u00ebr dokumentin, dhe u pajtuan q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb konstatoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtet agresor ka kryer gjenocid n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti Sami Kurteshi foli edhe p\u00ebr takimin q\u00eb u mbajt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, me ftes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit, q\u00eb sipas tij, ishte hap i shpejt\u00eb, i cili ka degraduar rezolut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cE pam\u00eb dje q\u00eb u mbajt seanca, \u00ebsht\u00eb hap shum\u00eb i shpejt\u00eb, n\u00eb vend se ne me i mbledh d\u00ebshmit\u00eb, faktet, u shua instituti, ne nuk kemi vepruar, por edhe k\u00ebtu kishim mund t\u2019i tejkalojm\u00eb, por ne nuk kemi asnj\u00eb aktgjykim t\u00eb nj\u00eb gjykate t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e ka d\u00ebnuar nj\u00eb kriminel t\u00eb luft\u00ebs, ku ka konstatuar q\u00eb ka pasur vep\u00ebr gjenocidi. Dhe un\u00eb po frik\u00ebsohem, dhe kan\u00eb me na th\u00ebn\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb kjo prej nga po konstaton q\u00eb ka pas krim gjenocidi? Sepse po nisemi nga ideja e gabueshme se ata duhet me shqiptuar nj\u00eb d\u00ebnim, aktgjykim ku konstatohet se \u00ebsht\u00eb kryer vepra e gjenocidit duhet me e shqiptuar vet\u00ebm nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo, \u00e7do gjykat\u00eb q\u00eb e shqipton dhe \u00e7do gjykat\u00eb e \u00e7do shteti q\u00eb pranohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pranuar Kosova, ajo \u00ebsht\u00eb e vlefshme n\u00eb bot\u00eb. Mendoj q\u00eb pak e kemi degraduar, kjo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb degraduar me veprimin e djesh\u00ebm\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Por sipas kryetarit t\u00eb komisionit, Bilall Sherifi, kjo nuk duhet t\u00eb shihet si penges\u00eb, meq\u00eb themelimi i Tribunalit dhe rezoluta mund t\u00eb shkojn\u00eb paralel.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj q\u00eb duhet t\u00eb shihet si penges\u00eb e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Mendoj q\u00eb duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb me rezolut\u00ebn, t\u00eb punojm\u00eb ta kalojm\u00eb n\u00eb Kuvend dhe nisma e kryetarit t\u00eb Kuvendit duhet t\u00eb shihet ndaras nga kjo, madje un\u00eb besoj q\u00eb miratimi i rezolut\u00ebs i jep kuptim pastaj t\u00eb gjitha veprimeve t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sa i p\u00ebrket rezolut\u00ebs, q\u00eb po thua se munden me na th\u00ebn\u00eb kush e konstatoi, cila gjykat\u00eb, q\u00eb ka pasur gjenocid, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb brenga jon\u00eb e fundit apo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb breng\u00eb fare, sepse edhe n\u00ebse nj\u00eb gjykat\u00eb vendore do t\u00eb merrte nj\u00eb aktgjykim t\u00eb till\u00eb, prap\u00eb do t\u00eb na thoshin se ishte e nj\u00ebanshme, ka qen\u00eb subjektive, nuk ka reflektuar realitetin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e kat\u00ebrt t\u00eb k\u00ebtij komisioni, ku edhe u votua dokumenti, deputet\u00ebt dhan\u00eb v\u00ebrejtjet e tyre. M\u00ebrgim Lushtaku propozoi t\u00eb shtohet edhe termi zhdukje biologjike, meq\u00eb si\u00e7 sqaroi ai, ka pasur tendenc\u00eb p\u00ebr zhdukje biologjike.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shtohet edhe fjala zhdukja biologjike. Ata kan\u00eb pasur tendenc\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e zhdukjes biologjike dhe besoj q\u00eb ka ardhur nj\u00eb dokument i kompletuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por kjo \u00ebsht\u00eb fryma politike e nj\u00eb shteti q\u00eb ne duam t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb nj\u00eb akt makab\u00ebr t\u00eb shtetit serb dhe besoj q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb Kuvend\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Aida D\u00ebrguti tha se rezolut\u00ebs do t\u00eb mund t\u2019i shtohej edhe lista e masakrave.<\/p>\n<p>\u201cKjo pjesa ku jan\u00eb listuar masakrat n\u00eb fund mund t\u00eb shtohet fusnot\u00eb, e cila sqaron q\u00eb rezolut\u00ebs i bashk\u00ebngjitet lista me t\u00eb gjitha masakrat, mund ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, nuk jan\u00eb p\u00ebrmend t\u00eb gjitha, por n\u00eb fusnot\u00eb mund t\u00eb jepet sqarimi q\u00eb rezolut\u00ebs i bashk\u00ebngjitet si shtojc\u00eb lista me t\u00eb gjitha masakrat\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deputeti i LDK-s\u00eb, Armend Zemaj, tha se \u00ebsht\u00eb arritur te nj\u00eb finalizim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj rezolute, q\u00eb si\u00e7 tha ai, s\u00eb paku institucionet, Kuvendi i Kosov\u00ebs konstaton q\u00eb nj\u00eb shtet agresor ka kryer gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deputetja Duda Balje propozoi q\u00eb n\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrmendet p\u00ebrqindja e shqiptar\u00ebve, meq\u00eb si\u00e7 tha ajo, ka pasur edhe pakica, ani pse 97 p\u00ebr qind ishin shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs e krijoi komisionin ad-hoc n\u00eb prill me q\u00ebllim t\u00eb hartimit t\u00eb nj\u00eb rezolute q\u00eb d\u00ebnon krimet e Serbis\u00eb. Dokumenti sot mori miratimin e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit, ku t\u00eb gjitha grupet parlamentare kishin p\u00ebrfaq\u00ebsues, dhe pritet t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Kryesi.\/kp<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Ad-hoc p\u00ebr hartimin e Projekt-Rezolut\u00ebs p\u00ebr gjenocidin, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka miratuar draft-rezolut\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit, krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nga ana e Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb procedimit m\u00eb tej n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit. N\u00eb mbledhjen e komisionit deputet\u00ebt treguan q\u00ebndrimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33855,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34038","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34038","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34038"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34038\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}