{"id":34069,"date":"2019-05-07T15:01:34","date_gmt":"2019-05-07T13:01:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=34069"},"modified":"2019-05-07T15:01:34","modified_gmt":"2019-05-07T13:01:34","slug":"historia-e-basketbollistit-te-nba-qe-po-agjeron-perkunder-qe-luan-ne-play-offs","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/sport\/historia-e-basketbollistit-te-nba-qe-po-agjeron-perkunder-qe-luan-ne-play-offs\/","title":{"rendered":"Historia e basketbollistit t\u00eb NBA q\u00eb po agj\u00ebron p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb luan n\u00eb play-offs"},"content":{"rendered":"<p class=\"has-medium-font-size\"><strong>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, rreth or\u00ebs 4 t\u00eb m\u00ebngjesit, Enes Kanter do t\u00eb zgjohet, do ta haj\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb leht\u00eb me jogurt, fruta dhe gjalp\u00eb kikiriku, si dhe do t\u00eb pij\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb q\u00eb t\u00eb mundet. Pastaj, p\u00ebr rreth 16 or\u00ebt mes lindjes dhe per\u00ebndimit t\u00eb diellit n\u00eb Portland t\u00eb Oreganos, qendra e Portland Trail Blazers do ta l\u00eb anash ushqimin, pijet e madje edhe ila\u00e7et p\u00ebr supin q\u00eb e l\u00ebndoi para dy jav\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>P\u00ebr Kanterin \u2013 turk i lindur n\u00eb Zvic\u00ebr, q\u00eb ka agj\u00ebruar p\u00ebrderisa luante basketboll gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit \u2013 kjo rutin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, rrethanat jan\u00eb t\u00eb reja: Asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb ai nuk ka agj\u00ebruar duke luajtur n\u00eb faz\u00ebn play-offs t\u00eb NBA,\u00a0<em>shkruan New York Time<\/em>s, transmeton Gazeta Express. K\u00ebt\u00eb vit, ai do t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb p\u00ebrderisa Portland Trail Blazers do t\u00eb p\u00ebrballet me Denver Nuggets. Kanter i ka sh\u00ebnuar mesatarisht 30 pik\u00eb dhe i ka b\u00ebr\u00eb dhjet\u00eb k\u00ebrcime p\u00ebr ndeshje n\u00eb serin\u00eb kund\u00ebr Denver. Ai ka surpriza q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb ndryshimin p\u00ebr Blazers, pas Damian Lillard.<\/p>\n<p>N\u00eb islam, Ramazani e p\u00ebrkujton muajin kur Zoti filloi t\u2019ia shpall\u00eb Kuranin Profetit Muhamed. \u00c7do vit rreth 1.5 miliard njer\u00ebz e agj\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, kur u ndalohet edhe pirja e duhanit, seksi dhe p\u00ebrtypja e \u00e7am\u00e7ak\u00ebzit. N\u00eb vendet me shumic\u00eb islame, si Turqia, ku Kanteri u rrit, bizneset dhe shkollat e p\u00ebrshtatin orarin e tyre rreth k\u00ebtij muaji. N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, puna vazhdon n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si zakonisht p\u00ebr rreth 3.45 milion\u00eb mysliman\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Kanterin. Ai \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Kanter filloi t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb p\u00ebrderisa ishte duke u st\u00ebrvitur p\u00ebr basketboll. Ai ishte 16-vje\u00e7ar, jetonte n\u00eb Turqi dhe luante p\u00ebr nj\u00eb ekip t\u00eb madh atje. At\u00eb vit, Ramazani filloi n\u00eb fund t\u00eb gushtit \u2013 \u00e7do vit l\u00ebviz prapa p\u00ebr rreth 11 dit\u00eb \u2013 dhe st\u00ebrvitjet e para, dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, ishin rraskapit\u00ebse p\u00ebr Kanterin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb luaja kund\u00ebr lojtar\u00ebve q\u00eb ishin 30 e 35-vje\u00e7ar\u00eb dhe un\u00eb isha i vetmi q\u00eb agj\u00ebronte. Kur e p\u00ebrfundoja agj\u00ebrimin, pija aq shum\u00eb uj\u00eb saq\u00eb mendoja: \u201cNuk kam m\u00eb vend p\u00ebr ushqim\u201d, thot\u00eb Kanter.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, Kanteri e ka kaluar Ramazanin n\u00eb Kaliforni. N\u00eb Lexington, ai ishte zgjedhur t\u00eb luaj\u00eb p\u00ebr Universitetin e Kentuckyt dhe pastaj luajti n\u00eb tri klube t\u00eb NBA para Trail Blazers: Utah Jazz, Oklahoma City Thunder dhe New York Knicks.<\/p>\n<p>Edhe pse ka pasur edhe t\u00eb tjer\u00eb mysliman\u00eb n\u00eb NBA (Kareem Abdul-Jabbar u konvertua n\u00eb islam n\u00eb vitin 1968, nj\u00eb vit para se ta fillonte karrier\u00ebn 20-vje\u00e7are n\u00eb NBA, dhe Hakeem Olajuwon njihej q\u00eb luante p\u00ebrderisa agj\u00ebronte), Kanteri sigurohet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb klubeve obligimet e tij fetare.<\/p>\n<p>\u201cPara se t\u00eb shkoj n\u00eb k\u00ebto skuadra, un\u00eb u them: \u201cHej, un\u00eb jam mysliman dhe duhet t\u00eb falem pes\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb\u201d. Ata e respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb aq shum\u00eb saq\u00eb ma japin nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u2019u falur. K\u00ebshtu q\u00eb para ndeshjeve, pas ndeshjeve, para st\u00ebrvitjeve, para se t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb ndeshje, un\u00eb mund ta p\u00ebrdori at\u00eb dhom\u00eb kurdo q\u00eb t\u00eb dua dhe t\u00eb falem\u201d.<\/p>\n<p>Kanteri zbuloi se kur i bashkohet nj\u00eb klubi t\u00eb ri, ka gjithmon\u00eb pyetje si pse nuk konsumon alkool, mir\u00ebpo ato b\u00ebhen me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fakt, nj\u00eb prej trajner\u00ebve n\u00eb Oklahoma City Thunder kishte qen\u00eb aq kureshtar p\u00ebr Ramazanin, saq\u00eb ai i kishte agj\u00ebruar dy apo tri dit\u00eb p\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb situat\u00ebn e Kanterit. Ekipet i ofrojn\u00eb Kanterit edhe ushqime t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb cilat p\u00eblqehen shum\u00eb edhe prej bashk\u00eblojtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cSteven Adams ishte tifoz shum\u00eb, shum\u00eb i madh i ushqimit hallall dhe e mbaj mend dit\u00ebn q\u00eb un\u00eb u shk\u00ebmbeva n\u00eb Knicks, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i m\u00ebrzitur. Ai m\u00eb tha: \u201cNjeri, un\u00eb s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb ha m\u00eb ushqim hallall\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse Ramazan\u00ebt e kaluar kan\u00eb qen\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur sezoni p\u00ebr Kanterin ve\u00e7se kishte p\u00ebrfunduar, Kante e shijon aq shum\u00eb agj\u00ebrimin saq\u00eb agj\u00ebron nj\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Kjo rutin\u00eb e siguron at\u00eb q\u00eb ta mbaj\u00eb kontrollin mbi d\u00ebshirat e tij p\u00ebr t\u00eb h\u00ebng\u00ebr, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet m\u00eb s\u00eb shpeshti rreth 15 minuta pas ndeshjeve t\u00eb basketbollit.<\/p>\n<p>Madje as udh\u00ebtimet nga bregu i lindjes n\u00eb at\u00eb t\u00eb per\u00ebndimit, q\u00eb i shkon tri or\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb koh\u00ebn e agj\u00ebrimit, nuk e tronditin Kanterin. \u201cN\u00ebse mund t\u00eb agj\u00ebrosh 15 or\u00eb, mund t\u00eb agj\u00ebrosh edhe 18\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Agj\u00ebrimi nuk paraqet problem sa i p\u00ebrket vlerave ushqimore q\u00eb i nevojiten trupit t\u00eb Kanterit, sipas Dr. Richard Bloomer, dekan i Shkoll\u00ebs s\u00eb Studimeve t\u00eb Sh\u00ebndetet dhe Qendr\u00ebs p\u00ebr Mir\u00ebqenie dhe Fitnus n\u00eb Universitetin e Memphisit.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb: \u201cO Zot, rezervat e mia t\u00eb karbohidrateve apo glikogjene mund t\u00eb zbrazen\u201d. Kjo do t\u00eb ishte problematike, por realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse han n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate gjat\u00eb koh\u00ebs kur nuk agj\u00ebron, njer\u00ebzit mund ta rezervojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb q\u00eb u nevojitet\u201d, tregon Bloomer.<\/p>\n<p>Studimet e fundit kan\u00eb treguar se agj\u00ebrimi mund t\u00eb ndihmoj\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb performanc\u00ebn e nj\u00eb atleti. Dr. Bloomer beson se p\u00ebrvoja e nj\u00eb lojtari mund t\u00eb varet edhe nga mend\u00ebsia e tyre. N\u00ebse Kanteri beson se agj\u00ebrimi do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb paraqitjet e tij, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, agj\u00ebrimi nuk paraqet asnj\u00eb problem p\u00ebr Kanterin. \u201cN\u00eb fakt, un\u00eb punoj edhe m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb Ramazanit sepse trupi im \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar ashtu\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Tareq Azim, nj\u00eb trajner i NFL n\u00eb San Francisco, i cili luante p\u00ebr Fresno State para se t\u00eb pensionohej, e ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim. \u201cNiveli i qart\u00ebsis\u00eb s\u00eb mendjes gjat\u00eb Ramazanit ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e \u00e7mendur. Teknikisht, un\u00eb b\u00ebhesha edhe m\u00eb i mir\u00eb gjat\u00eb atij muaji. Nuk mb\u00ebshtetesha edhe shum\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb dhe forc\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Azim e mban mend nj\u00eb ndeshje specifike kund\u00ebr Colorado State, kur ai ishte n\u00eb fush\u00eb edhe pasi dielli kishte per\u00ebnduar. Gjat\u00eb nj\u00eb pushimi, nj\u00eb bashk\u00eblojtar i tij, i brengosur, ia kishte sp\u00ebrkatur pak uj\u00eb n\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi m\u00eb tha: \u201cDuhet ta prish\u00ebsh agj\u00ebrimin njeri. Ti ke di\u00e7ka\u201d. Un\u00eb ndihesha aq i leht\u00eb saq\u00eb ndihesha sikur po fluturoja. Dhe gjithmon\u00eb e mbaj mend at\u00eb moment kur jam af\u00ebr p\u00ebr ta prishur agj\u00ebrimin. \u00cbsht\u00eb pothuajse sikur ta gjesh nj\u00eb fuqi rezerv\u00eb brenda vetes\u201d.<\/p>\n<p>Si Kanter, Azimi ka m\u00ebsuar, me kalimin e viteve, se si t\u00eb p\u00ebrballet me sfidat e agj\u00ebrimit gjat\u00eb Ramazanit. N\u00eb klas\u00ebn e pest\u00eb, ai kishte tentuar t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb. Ai zgjohej bashk\u00eb me prind\u00ebrit e tij rreth or\u00ebs 4 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe hante syfyr, vaktin e ushqimit para lindjes s\u00eb diellit.<\/p>\n<p>\u201cIshte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rrije zgjuar dhe t\u00eb haje buk\u00eb. Un\u00eb q\u00ebndroja i ulur dhe ndoshta m\u00eb binte koka n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjumit edhe me nj\u00eb cop\u00eb veze n\u00eb goj\u00eb\u201d, tregon Azim.<\/p>\n<p>Pas edhe disa or\u00ebve t\u00eb tjera gjum\u00eb, Azimi agj\u00ebronte p\u00ebr aq sa mundte, por me asgj\u00eb n\u00eb bark, ai nuk e kishte t\u00eb leht\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u201cNganj\u00ebher\u00eb duroja deri n\u00eb or\u00ebn 10 t\u00eb m\u00ebngjesit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Kanter po p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy ndeshjet e radh\u00ebs me Nuggets, ai duhet t\u00eb\u00a0 sigurohet q\u00eb t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb energji p\u00ebrmes ushqimit n\u00eb syfyr, p\u00ebr ta mbajtur veten edhe p\u00ebr 15 or\u00eb t\u00eb tjera. Ai e ka nj\u00eb plan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e vendosi gjithmon\u00eb telefonin larg shtratit, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb marr\u00eb gjumi p\u00ebrs\u00ebri dhe t\u00eb m\u00eb ik\u00eb syfyri\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, rreth or\u00ebs 4 t\u00eb m\u00ebngjesit, Enes Kanter do t\u00eb zgjohet, do ta haj\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb leht\u00eb me jogurt, fruta dhe gjalp\u00eb kikiriku, si dhe do t\u00eb pij\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb q\u00eb t\u00eb mundet. Pastaj, p\u00ebr rreth 16 or\u00ebt mes lindjes dhe per\u00ebndimit t\u00eb diellit n\u00eb Portland t\u00eb Oreganos, qendra e Portland [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":34070,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[],"class_list":["post-34069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34069"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34069\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}