{"id":344057,"date":"2020-12-11T20:30:41","date_gmt":"2020-12-11T19:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=344057"},"modified":"2020-12-11T23:03:07","modified_gmt":"2020-12-11T22:03:07","slug":"supremja-kunder-vendimit-te-per-kthimin-e-babes-se-tendereve-ne-mit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/supremja-kunder-vendimit-te-per-kthimin-e-babes-se-tendereve-ne-mit\/","title":{"rendered":"Supremja kund\u00ebr vendimit p\u00ebr kthimin e &#8216;Bab\u00ebs s\u00eb Tender\u00ebve&#8217; n\u00eb MIT"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli i Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil t\u00eb Kosov\u00ebs, ka marr\u00eb vendim q\u00eb ta kthej\u00eb n\u00eb pun\u00eb Nexhat Krasniqin, i njohur ndryshe edhe si \u201cbaba i tender\u00ebve\u201d.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nexhat Krasniqi, me ndihm\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga LDK-ja, synonte t\u00eb rikthehej n\u00eb pun\u00eb. Kjo atij do t\u2019i mund\u00ebsohej p\u00ebrmes K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur Mbikqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil (KPMSHCK), ku Krasniqi n\u00eb vitin 2018 edhe kishte b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb, por aso kohe ishte hedhur posht\u00eb.<\/p>\n<p>Portali ka raportuar p\u00ebr vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil t\u00eb dat\u00ebs 4 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebrmes s\u00eb cilit aprovohet si e bazuar ankesa A.nr.77\/2019 e dat\u00ebs 7 shkurt t\u00eb vitit 2019 e parashtruar nga Nexhat Krasniqi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vendim, si\u00e7 m\u00ebsohet, \u00ebsht\u00eb anuluar vendimi 888 i dat\u00ebs 29 janar t\u00eb vitit 2019 i Komisionit p\u00ebr Zgjidhjen e Kontesteve dhe t\u00eb ankesave i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, si dhe vendimi i U.D. Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, dhe mbetet n\u00eb fuqi vendimi i dat\u00ebs 2 mars 2018 num\u00ebr 1925.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, vendimi i KPMSHC-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktvendimin e Gjykat\u00eb Supreme, ku Nexhat Krasniqi e kishte humbur betej\u00ebn me sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb ishte ushtrues detyre n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit.<\/p>\n<p>Me vendimin e Gjykat\u00ebs Supreme n\u00eb fund t\u00eb muajit n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, Nexhat Krasniqi ishte larguar p\u00ebrfundimisht nga pozita e tij t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Divizionit t\u00eb Prokurimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin ndaj tij, Nexhat Krasniqit i b\u00ebhej e qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebrfundimisht nga posti i udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Divizionit t\u00eb Prokurimit, p\u00ebr shkak t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Ballkani.info ka k\u00ebrkuar sqarime nga Gjykata Supreme pas vendimit t\u00eb KPMSHCK-s\u00eb p\u00ebr kthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Krasniqit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet d\u00ebrguar sot (e premte), Gjykata Supreme b\u00ebn t\u00eb ditur se kjo Gjykat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb Vendimit t\u00eb KPMSHC p\u00ebr kthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Nexhat Krasniqit, pasi q\u00eb kjo Gjykat\u00eb me Aktvendimin CML.nr.12\/2019 dat\u00eb 18.11.2019 duke vendosur lidhur me K\u00ebrkes\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Mbrojtje t\u00eb Ligjshm\u00ebris\u00eb KMLC.nr.138\/2019 dat\u00eb 22.8.2019 ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb fuqie aktvendimin e KPMSHC n\u00eb Kosov\u00eb nr.6897 dat\u00eb 16.11.2018 mbi pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs nr. protokollit 10641 dat\u00eb 12.11.2018 p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs Nexhat Krasniqit.<\/p>\n<p>\u201cKjo, pasi q\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb dit\u00eb pas nxjerrjes s\u00eb k\u00ebtij vendimi\/aktvendimi t\u00eb KPMSHCK, nr.6897 dat\u00eb 16.11.2018, KPMSHC kishte nxjerr\u00eb aktvendimin p\u00ebrfundimtar lidhur me ankes\u00ebn e N.K., me t\u00eb cilin vendim hedhet posht\u00eb si e pa lejuar ankesa e parashtruesit N.K., me arsyetim se i nj\u00ebjti fillimisht nuk i ka shterrur burimet e brendshme t\u00eb ankimimit duke paraqitur ankes\u00eb n\u00eb Komisionin p\u00ebr zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e lart\u00ebp\u00ebrmendur. Pas nxjerrjes s\u00eb k\u00ebtij vendimi t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb KPMSHC n\u00eb Kosov\u00eb, N.K., kund\u00ebr vendimit t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs nr. protokollit 10641 dat\u00eb 12.11.2018 ka paraqitur ankes\u00eb n\u00eb Komisionin e lart\u00ebp\u00ebrmendur p\u00ebr zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktures, i cili Komision me vendimin nr.01-888 dat\u00eb 29.01.20219 refuzon si t\u00eb pabazuar nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb N.K., dhe l\u00eb n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs. M\u00eb tutje, me ecurin\u00eb e procedur\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike, Gjykata Supreme nuk ka njohuri\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se a mundet KPMSHC-ja t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr kthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb personit t\u00eb cilit me aktvendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme i \u00ebsht\u00eb konfirmuar shkelja dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar vendimi i Komisionit Disiplinor t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, n\u00eb situat\u00ebn e p\u00ebrshkruar n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb par\u00eb, Gjykata Supreme n\u00eb p\u00ebrgjigjet d\u00ebrguar sot Ballkani.info thot\u00eb k\u00ebshtu: \u201cNuk ka mund\u00ebsi q\u00eb KPMSHC n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb merr vendim tjet\u00ebr p\u00ebr kthim t\u00eb N.K. n\u00eb pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, ne nuk dijm\u00eb n\u00ebse, N.K., ka paraqitur ankes\u00eb n\u00eb KPMSHCK kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur p\u00ebr zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktures, nr.01-888 dat\u00eb 29.01.20219, lidhur me refuzimin e ankes\u00ebs s\u00eb till\u00eb (t\u00eb N.K.) me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimi i lart\u00ebp\u00ebrmendur p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs, dhe duke vepruar sipas k\u00ebsaj ankese KPMSHCK ka mundur te nxjerr\u00eb vendimin tjet\u00ebr p\u00ebr kthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb, i cili vendim, natyrisht mund t\u00eb sfidohet n\u00eb procedura t\u00eb m\u00ebtejshme gjyq\u00ebsore, t\u00eb parapara me ligj\u201d, thekson Supremja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb pyetjen se cili organ n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm, Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs apo KPMSHC, Gjykata p\u00ebrgjigjet k\u00ebshtu: \u201cT\u00eb dy k\u00ebto institucione jan\u00eb t\u00eb fuqishme brenda kompetencave dhe autorizimeve te tyre ligjore, mir\u00ebpo, Gjykata Supreme, brenda autorizimeve dhe kompetencave t\u00eb dh\u00ebna me Ligjin p\u00ebr Gjykatat n\u00eb Kosov\u00eb, vendos n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb fundit lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb edhe t\u00eb vendimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga KPMSHC, n\u00eb konteste pune\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb kujtojm\u00eb se p\u00ebrkund\u00ebr se Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs dhe Gjykata e Apelit, i kishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi Krasniqit, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk kishte ndodhur edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin ndaj tij, Nexhat Krasniqit i b\u00ebhej e qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebrfundimisht nga posti i udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Divizionit t\u00eb Prokurimit, p\u00ebr shkak t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Krasniqi, q\u00eb njihet si \u2018baba i tender\u00ebve\u2019, ishte treguar mjaft\u00eb problematik qysh n\u00eb fillim t\u00eb vendimit p\u00ebr t\u2019u larguar nga posti i lart\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs. P\u00ebrkund\u00ebr vendimit t\u00eb sekretarit q\u00eb ishte n\u00eb postin e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs, ai kishte refuzuar t\u00eb largohej nga zyra.<\/p>\n<p>Madje, Krasniqin nuk kishin arritur q\u00eb ta largonin as Policia e Kosov\u00ebs, kur p\u00ebrkund\u00ebr se u ishin ftuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ata nga zyra nuk kishin arritur ta largonin at\u00eb. Madje ai kishte vazhduar pun\u00ebn normalisht edhe pse ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo kishte qen\u00eb rezistenca e dyt\u00eb q\u00eb Krasniqi kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mos t\u2019u larguar nga posti i tij.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb kishte qen\u00eb kur ai ishte akuzuar n\u00eb rastin e njohur si MTPT, ku s\u00eb bashku me Fatmir Limajn dhe t\u00eb tjer\u00ebt, Krasniqi akuzohej p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare dhe marrje ryshfeti, por q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ishin shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit m\u00eb 12 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018 kishte marr\u00eb vendim q\u00eb ndaj Krasniqit t\u00eb \u201cNd\u00ebrpritet Marr\u00ebdh\u00ebnia e Pun\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebrbimin Civil\u2019 p\u00ebr shkak t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale \u201ckeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritet zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrballjet p\u00ebr vendimin q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrpritet marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs, kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur p\u00ebr Krasniqin \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb largohet nga ai post p\u00ebr shkak t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, AVONET konsideronte se n\u00eb rastin e Krasniqit ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjykat\u00ebsi Arton Fazliu, p\u00ebr t\u00eb cilin dyshohet se i ka sh\u00ebrbyer Nexhat Krasniqit dhe ka shkelur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>AVONET theksonte se p\u00ebrmes nj\u00eb hulumtimi q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb kuptuar se p\u00ebrderisa ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar si Drejtor i Prokurimit n\u00eb MTI, Nexhat Krasniqi \u00ebsht\u00eb larguar nga puna, bazuar n\u00eb Aktgjykimin t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs PKR 144 i dat\u00ebs 21 shtator 2015, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me dy vjet e dy muaj burgim, gjegj\u00ebsisht 26 muaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, Aktgjykim t\u00eb cilin Gjykata e Apelit e ka v\u00ebrtetuar me Aktgjykimin q\u00eb ka l\u00ebshuar m\u00eb dat\u00eb 20 maj 2016, ku t\u00eb nj\u00ebjtit i \u00ebsht\u00eb shqiptuar d\u00ebnimi me burgim nj\u00eb vit gjasht\u00eb muaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, ky aktgjykim \u00ebsht\u00eb i plot\u00ebfuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb edhe Gjykata Supreme e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kishte nxjerr\u00eb Aktgjykim me dat\u00eb 2 mars 2017, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar Aktgjykimi i dat\u00ebs 20 maj 2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Prishtin\u00eb, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim nj\u00eb vit e gjasht\u00eb muaj p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Duke kontestuar drejt\u00ebsin\u00eb, AVONET thoshte se Krasniqi ka parashtruar edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Aktgjykimit t\u00eb dat\u00ebs 2 mars 2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila k\u00ebrkes\u00eb me an\u00eb t\u00eb Aktvendimit (si Aktvendim p\u00ebrfundimtar) p\u00ebr papranueshm\u00ebri m\u00eb dat\u00eb 5 shkurt 2018 \u00ebsht\u00eb refuzuar si e papranueshme.<\/p>\n<p>\u201cDuke u bazuar n\u00eb Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb dat\u00eb 21 shtator 2015, Aktgjykimin m\u00eb dat\u00eb 20 maj 2016, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Prishtin\u00eb, Aktgjykimin me dat\u00eb 2 mars 2017 i Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Aktvendimin p\u00ebr papranueshm\u00ebri me dat\u00eb 5 Shkurt 2018 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Nexhat Krasniqi ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201ckeqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim nj\u00eb e gjasht\u00eb muaj\u201d, thuhej n\u00eb reagimin e AVONET.<\/p>\n<p>AVONET theksonte se mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij aktgjykimi Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u.d i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit me vendimin nr.01.10641 dat\u00eb 12.11.2018 Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Divizionit t\u00eb Prokurimit Nexhat Krasniqit i \u00ebsht\u00eb shqiptuar masa disiplinore \u201cNd\u00ebrprerje e Marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebrbimin Civil\u201d. N\u00eb nenin e shpallur thuhej se \u201cN\u00ebse n\u00ebpun\u00ebsi civil shpallet fajtor dhe d\u00ebnohet p\u00ebr kryerje t\u00eb vepr\u00ebs penale, autoritetet kompetente administrative detyrohen q\u00eb nga ato elemente t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs kompetente, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb parimeve dhe t\u00eb rregullave administrative, duhet t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb shkarkimin e n\u00ebpun\u00ebsit civil\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij vendimi, ai ka parashtruar ankes\u00ebn A.Nr.745\/2018 t\u00eb dat\u00ebs 16.11.2018 n\u00eb K\u00ebshillin e Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil t\u00eb Kosov\u00ebs(KPMSHCK), t\u00eb cil\u00ebn me vendimin nr.7520\/2018 dat\u00eb 10.12.2018 e ka hudhur posht\u00eb si t\u00eb palejuar.<\/p>\n<p>\u201cNexhat Krasniqi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e propozuesit ka parashtruar propozim me dat\u00eb 22.11.2018 p\u00ebr p\u00ebrmbarim n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb-Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm-Divizioni Civil, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij propozimi Gjykata ka nxjerr\u00eb Aktvendimin Cp.nr. 2257\/18 me t\u00eb cilin ka detyruar Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit q\u00eb t\u00eb lejoj Nexhat Krasniqin t\u00eb ushtroi detyr\u00ebn e Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Divizionit t\u00eb Prokurimit dhe t\u00eb mos marr\u00eb asnj\u00eb veprim tjet\u00ebr administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb deri n\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebrfundimtar\u00eb nga ana e K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil t\u00eb Kosov\u00ebs (KPMSHCK), lidhur me ankes\u00ebn e ankuesit, duke mos e prezantuar vendimin e KPMSHC p\u00ebr hudhje posht\u00eb t\u00eb ankes\u00ebs. Nga shkresa shihet se vendimi nuk kishte baz\u00eb p\u00ebr ekzekutim dhe ligj\u00ebrisht nuk duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej p\u00ebrmbarimit nga ana e gjyqtarit\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e AVONET-it.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb-Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm me rastin e v\u00ebrtetimit t\u00eb plot\u00ebfuqishm\u00ebris\u00eb t\u00eb aktvendimit Cp.nr.2257\/18 me dat\u00eb 25.07.2019 nga gjykat\u00ebsi Arton Fazliu, sipas AVONET-it, ka b\u00ebr\u00eb shkelje absolute t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAVONET konsideron se nj\u00eb veprim i institucionit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nuk duhet t\u00eb ndikohet nga interesat personale dhe grupore t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb gjykimit i \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar vepra penale nga te gjitha instancat gjyq\u00ebsore. Gjykata dhe gjykat\u00ebsi i ka sh\u00ebrbyer m\u00eb s\u00eb keqi drejt\u00ebsis\u00eb, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rendin juridik dhe parimin e siguris\u00eb publike, nj\u00ebher\u00ebsh duke ulur edhe besimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ulje t\u00eb imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe proceseve t\u00eb saja, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rruga drejt integrimit dhe liberalizimit t\u00eb vizave. AVONET k\u00ebrkon nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb filloj hetimet ndaj gjykat\u00ebsit Arton Fazliu, sepse raste t\u00eb tilla nxisin dyshime p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs dhe besimit n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, p\u00ebrfundonte reagimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil t\u00eb Kosov\u00ebs, ka marr\u00eb vendim q\u00eb ta kthej\u00eb n\u00eb pun\u00eb Nexhat Krasniqin, i njohur ndryshe edhe si \u201cbaba i tender\u00ebve\u201d. Nexhat Krasniqi, me ndihm\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga LDK-ja, synonte t\u00eb rikthehej n\u00eb pun\u00eb. Kjo atij do t\u2019i mund\u00ebsohej p\u00ebrmes K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur Mbikqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":344058,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-344057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/344057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=344057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/344057\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/344058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=344057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=344057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=344057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}