{"id":34495,"date":"2019-05-08T11:52:36","date_gmt":"2019-05-08T09:52:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=34495"},"modified":"2019-05-08T11:52:36","modified_gmt":"2019-05-08T09:52:36","slug":"cmendet-shqiperia-do-te-frikesoheni-nga-cmimet-e-banesave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/cmendet-shqiperia-do-te-frikesoheni-nga-cmimet-e-banesave\/","title":{"rendered":"\u00c7mendet Shqip\u00ebria: Do t\u00eb frik\u00ebsoheni nga \u00e7mimet e banesave"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb bregdet jan\u00eb rritur k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Sarand\u00eb, ku nj\u00eb met\u00ebr katror shkon deri n\u00eb 3,000 euro. Agjencit\u00eb kryesore t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme thon\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr prona n\u00eb bregdet \u00ebsht\u00eb rritur, ndon\u00ebse t\u00eb huajt kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb stepje krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Cilat jan\u00eb zonat e preferuara t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe si e ka zgjuar s\u00ebrish interesin p\u00ebr Durr\u00ebsin dhe Vlor\u00ebn p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Pranvera \u00ebsht\u00eb sezoni m\u00eb intensiv i pun\u00ebs p\u00ebr agjencit\u00eb e pasurive t\u00eb paluajtshme ve\u00e7an\u00ebrisht, ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb zonat e bregdetit. Eron \u00c7umani, drejtues i agjencis\u00eb Saranda Invest Property, tregon p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se \u00e7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb qytetin bregdetar s\u00eb fundmi jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme. Tashm\u00eb n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs mund t\u00eb gjesh prona \u00e7mimi t\u00eb cilave shkon edhe 3000 euro p\u00ebr met\u00ebr n\u00eb kartor.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve n\u00eb bregdet, sipas agjencive kryesore n\u00eb vend, ka ardhur nga disa faktor\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari ata pohojn\u00eb se ka nj\u00eb shtim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, p\u00ebr blerje apo dhe investim, edhe pse v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb stepje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga t\u00eb huajt nga situata politike. S\u00eb dyti, p\u00ebr shkak t\u00eb pritshm\u00ebrive pozitive t\u00eb pronar\u00ebve ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pronave n\u00eb bregdet. S\u00eb treti, n\u00eb zonat t\u00eb caktuara ka ndikuar edhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Klajdi Memajdini, menaxher shitjesh i nj\u00eb prej agjencive m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb vend, Devinf, shprehet se edhe viti 2019 \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr apartamente n\u00eb bregdet, por nuk ka munguar as k\u00ebrkesa p\u00ebr vila, megjith\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb reduktuara n\u00eb num\u00ebr se sa p\u00ebr apartamente.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta p\u00ebr komplekset e banimit. Komplekset n\u00eb zon\u00ebn e Qerretit dhe t\u00eb Gjirit t\u00eb Lal\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb preferuarat nga klient\u00ebt q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kjo p\u00ebr shkak edhe t\u00eb distanc\u00ebs q\u00eb k\u00ebto dy destinacione kan\u00eb me kryeqytetin\u201d, \u2013 pohon Memajdini.<\/p>\n<p>Individ\u00ebt q\u00eb vendosin t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb bregdet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb prona q\u00eb ndodhen n\u00eb komplekse banimi, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb administrimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Memajdini shton se pranvera zgjon edhe interesin e t\u00eb huajve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb bregdetin shqiptar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Xheni Jahja, nga Tirana Real Estate, shikon nj\u00eb reduktim t\u00eb k\u00ebrkesave nga t\u00eb huajt n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs politike, e cila ka marr\u00eb jehon\u00eb edhe n\u00eb mediat e huaja. \u201cKjo ka ndikuar q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ishin bler\u00ebs potencial\u00eb, t\u00eb shtyjn\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb\u201d, \u2013 sqaron inxhiniere Jahja.<\/p>\n<p>Jonian Antoni, drejtues i Century 21, thot\u00eb se bregdeti shqiptar \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr bler\u00ebsit, kryesisht ata t\u00eb huaj, t\u00eb ndikuar nga \u00e7mimi i lir\u00eb i pronave krahasuar me vende fqinje si Mal i Zi, Kroacia apo Greqia. \u201cN\u00eb bregdet, pronat kan\u00eb nj\u00eb \u00e7mim mesatar prej 55,000 eurosh p\u00ebr apartamente nd\u00ebrsa vilat jan\u00eb rreth 90,000 euro. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme nga bler\u00ebsit e huaj\u201d, \u2013 thot\u00eb Antoni i Century 21.<\/p>\n<p>Antoni shton se ndon\u00ebse prej \u00e7mimit t\u00eb lir\u00eb gjithmon\u00eb ka pasur interes t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bler\u00ebsve t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb dob\u00ebt q\u00eb ofron vendi yn\u00eb, vet\u00ebm 1\/8 e t\u00eb interesuarve arrijn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb realisht.<\/p>\n<p>\u00c7mimet, Durr\u00ebsi mbetet varianti m\u00eb ekonomik<\/p>\n<p>Sipas agjencis\u00eb Devinf, mbi pronat q\u00eb ajo ka n\u00eb portofolin e saj, \u00e7mimet p\u00ebr komplekset e banimit n\u00eb Qerret dhe n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit variojn\u00eb nga 900 \u20ac\/m\u00b2 deri n\u00eb 1300 \u20ac\/m\u00b2. Pronat q\u00eb ndodhen jasht\u00eb komplekseve, n\u00eb bregdet, si p.sh. n\u00eb Durr\u00ebs, kushtojn\u00eb m\u00eb lir\u00eb duke filluar dhe nga 600 ose 700 \u20ac\/m\u00b2 n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p>Referuar pronave q\u00eb ka n\u00eb portofolin e agjencis\u00eb s\u00eb saj, Xheni Jahja shpjegon se objektet e nd\u00ebrtuara n\u00eb zon\u00ebn e Durr\u00ebsit mbi rrug\u00eb mbesin pas n\u00eb shitje, p\u00ebr shkak t\u00eb aksesit t\u00eb kufizuar me bregun e detit, pasi n\u00eb zon\u00ebn e plazhit ka munges\u00eb t\u00eb mbikalimeve, ndon\u00ebse nd\u00ebrtimet mund t\u00eb jen\u00eb cil\u00ebsore dhe me \u00e7mime konkurruese.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Golemit, nga ana e shinave, apartamentet jan\u00eb mjaft t\u00eb lira dhe mund t\u00eb blihen edhe me 300 euro\/m2. Nd\u00ebrsa n\u00eb Jug, \u00e7mimi varion 800 deri n\u00eb 1200 euro\/m\u00b2. Kjo varet dhe nga cil\u00ebsia e nd\u00ebrtimit, vendndodhja dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb ofron zona.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nj\u00eb variacion shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb \u00e7mimin e pronave, \u2013 shpjegon Antoni i Century 21. Ai argumenton se kjo lidhet me tipologjin\u00eb e blerjes.<\/p>\n<p>\u201cVilat me truall (q\u00eb kan\u00eb pjes\u00eb toke p\u00ebrreth) jan\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se apartamentet. Edhe zona ku ndodhet prona krijon nj\u00eb variacion t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb \u00e7mim. Saranda, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb shtrenjta turistike p\u00ebr apartamente, e ndjekur nga Vlora dhe Durr\u00ebsi. P\u00ebr vilat dominon n\u00eb \u00e7mime Gjiri i Lal\u00ebzit, i ndjekur nga disa zona t\u00eb reja n\u00eb Rivier\u00ebn Shqiptare. Zonat me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme jan\u00eb zonat veriore, ku bler\u00ebsit jan\u00eb kryesisht nga tregu i Kosov\u00ebs dhe i Maqedonis\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb \u00e7mime t\u00eb lira. Flasim p\u00ebr Sh\u00ebngjinin\/Lezh\u00ebn apo edhe Velipoj\u00ebn, ku \u00e7mimet jan\u00eb n\u00eb nivelin 600-650 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u201d, \u2013 shprehet Antoni duke iu referuar pronave q\u00eb ka t\u00eb regjistruara.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me fshatrat turistik\u00eb, ai thot\u00eb se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar mir\u00eb, kan\u00eb siguri dhe past\u00ebrti m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ato parap\u00eblqehen shum\u00eb, sidomos nga bler\u00ebsit e huaj. K\u00ebto sh\u00ebrbime m\u00eb cil\u00ebsore i b\u00ebjn\u00eb fshatrat turistik\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm nga nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i vog\u00ebl bler\u00ebsish.<\/p>\n<p>Infrastruktura, si po ndikon n\u00eb zona t\u00eb caktuara<\/p>\n<p>Xheni Jahja nga Tirana Real Estate thot\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se k\u00ebrkesa n\u00eb rritje n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e plazhit. Nd\u00ebrtimi i sh\u00ebtitores n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ka rritur vler\u00ebn e pronave n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ilir Konomi, nga Albania Property Group, pohon se m\u00eb n\u00eb fund, infrastruktura n\u00eb zon\u00ebn e Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs, po rregullohet, ku ka edhe nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb, Gjiri i Lal\u00ebzit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opsion m\u00eb i mir\u00eb investimi.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsues p\u00ebr Konomin \u00ebsht\u00eb betonizimi i disa zonave turistike, si zona e Qerretit n\u00eb Kavaj\u00eb. \u201cNd\u00ebrtim tej mase n\u00eb zon\u00ebn e Qerretit, ku m\u00eb s\u00eb shumti po nd\u00ebrtohen nj\u00ebsi akomoduese, po betonizon zon\u00ebn dhe ndoshta mund t\u00eb penalizoj\u00eb turizmin\u201d, \u2013 thot\u00eb Konomi.<\/p>\n<p>Jonian Antoni, nga Century 21, thot\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs po shoq\u00ebrohet edhe me rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe rrjedhimisht, kjo sjell edhe rritjen e \u00e7mimeve. Edhe n\u00eb Vlor\u00eb, me p\u00ebrfundimin e punimeve dhe infrastruktur\u00ebs, \u00e7mimet jan\u00eb rritur \u2013 thot\u00eb Konomi.<\/p>\n<p>Zonat m\u00eb t\u00eb p\u00eblqyera<\/p>\n<p>Sipas agjencive t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, bler\u00ebsit familjar\u00eb zgjedhin zon\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr aeroportit dhe qyteteve t\u00eb m\u00ebdha. Nd\u00ebrkoh\u00eb, individ\u00ebt q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb bregdet kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr infrastruktur\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse, si sh\u00ebrbim spitalor apo af\u00ebrsin\u00eb me qytetet e m\u00ebdha. Qytetet bregdetare, me plazh ranor jan\u00eb t\u00eb preferuara nga familjet me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Bler\u00ebsit e nj\u00eb moshe pak m\u00eb t\u00eb madhe (t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb m\u00eb t\u00eb rritur) drejtohen n\u00eb zona me bukuri natyrore dhe me plazhe m\u00eb cil\u00ebsore, si zona e Rivier\u00ebs Shqiptare dhe sidomos qyteti i Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb Sarand\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb \u00e7mimet n\u00eb 2019<\/p>\n<p>N\u00eb disa prej nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb bregdetit, \u00e7mimet shkojn\u00eb edhe 2000 deri n\u00eb 3000 euro p\u00ebr met\u00ebr n\u00eb katror. Edhe pse n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar, sipas \u00c7umanit, k\u00ebto lloj banesash, me p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb, rritjen e taksave dhe kostove p\u00ebr nd\u00ebrtuesit, gjithsesi nuk e justifikojn\u00eb \u00e7mimin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse pak vite m\u00eb par\u00eb mund t\u00eb blije nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr 70 mij\u00eb euro, tani ka prenotime p\u00ebr prona q\u00eb shkojn\u00eb nga 100 deri n\u00eb 300 mij\u00eb euro\u201d, \u2013 thot\u00eb \u00c7umani p\u00ebr \u201cMonitor\u201d. Rritja e \u00e7mimeve ka ardhur kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, megjithat\u00eb ai shpreh rezerva p\u00ebr abuzim t\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebr \u00e7mimet deri diku t\u00eb kripura.<\/p>\n<p>Pronat q\u00eb dalin me \u00e7mime relativisht t\u00eb larta synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin klient\u00eb me t\u00eb ardhura mbi mesatare. \u201cN\u00eb pak vite, Saranda mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet si Monte Carlo, p\u00ebr sa u p\u00ebrket klient\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqen,- shton \u00c7umani, i cili mbetet skeptik se si do t\u2019i p\u00ebrgjigjet qyteti bler\u00ebsve potencial\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi probleme me infrastruktur\u00ebn dhe nuk iu p\u00ebrgjigjemi me sh\u00ebrbime, pasi kjo kategori, p\u00ebrve\u00e7 buxhetit, kan\u00eb edhe k\u00ebrkesat e larta, ndaj mund t\u00eb zhg\u00ebnjehen n\u00eb rast se nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet infrastruktura\u201d,- shpjegon \u00c7umani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e pronave jan\u00eb rinxjerr\u00eb n\u00eb shitje nga t\u00eb huajt dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb me qytetin. Saranda i vuan edhe sot pasojat e nd\u00ebrtimeve jocil\u00ebsore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb bregdet jan\u00eb rritur k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Sarand\u00eb, ku nj\u00eb met\u00ebr katror shkon deri n\u00eb 3,000 euro. Agjencit\u00eb kryesore t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme thon\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr prona n\u00eb bregdet \u00ebsht\u00eb rritur, ndon\u00ebse t\u00eb huajt kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb stepje krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Cilat jan\u00eb zonat e preferuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":21216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-34495","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34495\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}