{"id":348231,"date":"2020-12-20T13:40:13","date_gmt":"2020-12-20T12:40:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=348231"},"modified":"2020-12-20T13:55:37","modified_gmt":"2020-12-20T12:55:37","slug":"e-verteta-me-fjale-veriu-dhe-trepca-histori-deshtimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/e-verteta-me-fjale-veriu-dhe-trepca-histori-deshtimi\/","title":{"rendered":"\u201cE v\u00ebrteta me fjal\u00eb\u201d- Veriu dhe Trep\u00e7a, histori d\u00ebshtimi"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Baton Haxhiu<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Veriu i Kosov\u00ebs, problem q\u00eb nga viti 1999, nga vrasjet dhe rojet e ur\u00ebs te ndarja dhe mbrojtja civile, nga djegia e pikave kufitare te vendosja e barrikadave, dhe nga marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizim, te normaliteti q\u00eb mungon. Q\u00eb prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, komunat veriore kan\u00eb marr\u00eb mbi 134 mln euro, nga shteti q\u00eb nuk e njohin, nuk e dim\u00eb sa kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb 10 vitet e para para pavar\u00ebsis\u00eb. Leposavi\u00e7i 41 milion\u00eb, Zve\u00e7ani 25 milion\u00eb, Zubin Potoku 26 milion\u00eb, Mitrovica Veriore 42 milion\u00eb. Brenda nj\u00eb dekade buxheti p\u00ebr shumic\u00ebn prej k\u00ebtyre komunave \u00ebsht\u00eb dyfishuar, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur n\u00eb komunat e tjera n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb 2013 \u00ebsht\u00eb krijuar Fondi Zhvillimor p\u00ebr Veriun, aty mblidhen t\u00eb gjitha t\u00eb hyrat publike, nga mallrat e importuara nga bizneset n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, Zubin Potok, Leposavi\u00e7 dhe Zve\u00e7an.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019 n\u00eb t\u00eb jan\u00eb derdhur 15.6 mln euro dhe jan\u00eb shpenzuar 11 mln euro n\u00eb 29 projekte, 19 infrastrukturore n\u00eb vler\u00eb 8.3 mln euro. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e k\u00ebtyre projekteve sipas auditorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm jan\u00eb keqrealizuar, ose nuk jan\u00eb realizuar fare. P\u00ebr rrym\u00ebn e veriut, paguante pjesa tjet\u00ebr e Kosov\u00ebs. N\u00eb 2017 gjykata themelore n\u00eb Prishtin\u00eb rr\u00ebzoi vendimin e vitit 2012 t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb rregullatorit t\u00eb energjis\u00eb, q\u00eb shton 3.5% t\u00eb fatur\u00ebs t\u00eb secilit konsumator p\u00ebr t\u00eb paguar rrym\u00ebn q\u00eb harxhohej n\u00eb veri. Pas k\u00ebtij vendimi Kosova pati probleme me \u201cENCO\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar nga rrjetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta furnizuar veriun duke ngadal\u00ebsuar or\u00ebt n\u00eb krejt Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe problemet me ligjin jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb veri. Nga kontrabanda n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb buxheti i Kosov\u00ebs humbet nga 20-40 milion\u00eb euro vit. Vet\u00ebm 4.7% e serb\u00ebve t\u00eb asaj pjes\u00eb i besojn\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, thuhet n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb 2019, t\u00eb qendr\u00ebs Kosovare t\u00eb Studimeve t\u00eb Siguris\u00eb. As shqiptar\u00ebt nuk ndihen rehat n\u00eb veri. Sipas nj\u00eb raportimi medial t\u00eb 2015 qeveria e Serbis\u00eb ka bler\u00eb mbi 350 sht\u00ebpi shqiptar\u00ebsh. 120 vet\u00ebm n\u00eb lagjen e boshnjak\u00ebve, llogariten q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb shitur 60% t\u00eb sht\u00ebpive dhe 50% t\u00eb banesave n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb. Teksa shqiptar\u00ebt ik\u00ebn nga veriu atje investon Serbia. 14 mln euro p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar 300 sht\u00ebpi n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quan Lugina e Diellit, ku do t\u00eb vendosen 1500 serb\u00eb. 10 mln euro n\u00eb sistemin e uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe projekte t\u00eb tjera infrastrukturore.<\/p>\n<p>Investime b\u00ebhen edhe n\u00eb minierat veriore t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, nd\u00ebrsa pjesa jugore raporton p\u00ebr humbje. Por jo p\u00ebr shkak se nuk ka pasur investime. Nga viti 2008 nga buxheti i Kosov\u00ebs n\u00eb Trep\u00e7\u00eb kan\u00eb shkuar 68 milion\u00eb euro, p\u00ebr pensionet e ish-pun\u00ebtor\u00ebve 49 milion\u00eb euro. N\u00eb total nga buxheti i shtetit n\u00eb 12 vite p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn jan\u00eb ndar\u00eb 117 milion\u00eb euro. Megjithat\u00eb Trep\u00e7a vazhdon q\u00eb t\u00eb operoj\u00eb me humbje dhe t\u00eb jet\u00eb e paqart\u00eb e ardhmja e saj. N\u00eb periudh\u00ebn 2012-17 e vetmja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta, Trep\u00e7a ka punuar me 9.3 milion\u00eb euro humbje, n\u00eb vitin 2016 kthehet n\u00eb nd\u00ebrmarrje aksionare, por vazhdon t\u00eb operoj\u00eb me humbje.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve tani borxhet e kombinatit jan\u00eb 8 mln euro. Vitin 2018 qeveria e shpalli vitin e Trep\u00e7\u00ebs, por at\u00eb vit dhe at\u00eb pasardh\u00ebs minator\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb grev\u00eb se nuk marrin pagat, i nj\u00ebjti skenar u p\u00ebrs\u00ebrit edhe sivjet. Rr\u00ebfimi i lidhjes emocionale me Trep\u00e7\u00ebn q\u00eb nis q\u00eb n\u00eb 1989 e mban gjall\u00eb akoma Kombinatin me t\u00eb nj\u00ebjtat arsye, ato ekonomike nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Miliona euro t\u00eb investuara n\u00eb Komunat Veriore q\u00eb edhe web faqet i ndajn\u00eb nga ato t\u00eb zyrtare Kosov\u00ebs dhe n\u00eb ballin\u00eb vendosin flamurin serb nga ku ikin shqiptar\u00ebt, investon Serbia dhe b\u00ebn sehir Kosova. Miliona euro t\u00eb investuara n\u00eb Trep\u00e7\u00eb q\u00eb gati cdo vit e mbyll me humbje dhe nuk arrin t\u00eb paguaj\u00eb as pagat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb k\u00ebrkon ndihm\u00ebn e shtetit dhe nuk funksionon pa t\u00eb dhe si suksese prezantohen raste t\u00eb izoluara. N\u00ebse suksesi duhet k\u00ebshtu, nuk do t\u00eb doja ta shihja d\u00ebshtimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Baton Haxhiu Veriu i Kosov\u00ebs, problem q\u00eb nga viti 1999, nga vrasjet dhe rojet e ur\u00ebs te ndarja dhe mbrojtja civile, nga djegia e pikave kufitare te vendosja e barrikadave, dhe nga marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizim, te normaliteti q\u00eb mungon. Q\u00eb prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, komunat veriore kan\u00eb marr\u00eb mbi 134 mln euro, nga shteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":348232,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-348231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/348231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=348231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/348231\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/348232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=348231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=348231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=348231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}